E shtunë, 21/12/2024, 19:12
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukimi i fëmijëve

KUSHTET (SHTYLLAT) E IMANIT

KUSHTET (SHTYLLAT) E IMANIT

Çfarë jemi të detyruar të dimë që të jemi muslimanë ose muslimane?

Që të jemi muslimanë dhe muslimane, jemi të obliguar të besojmë në të vërtetat themelore të besimit (imanit).

Prej çka përbëhet besimi islam?

Besimi islam përbëhet prej gjashtë të vërtetave themelore të besimit ose gjashtë kushteve të imanit.

Cilat janë të vërtetat themelore të besimit?

Të vërtetat themelore të besimit janë:

1) Amentu bil-llahi - Unë besoj Allahun (Krijuesin dhe Sund-uesin e botëve).

2) Ve melaiketihi - Dhe melekët e Allahut (qenie të arsye-shme shpirtërore).

3) Ve kutubihi - Dhe Librat e Allahut (Librat e shpallur ndo-njërit prej pejgamberëve).

4) Ve rusulihi - Dhe të Dërguarit e Allahut (Pejgamberët).

5) Ve jevmil-ahiri - Dhe Ditën e Fundit (Ditën e Gjykimit).

6) Ve bil-kaderi hajrihi ve sherrihi minAllahi tea’la - Dhe besoj se çdo gjë që ndodh, ndodh me dëshirën dhe caktimin e Allahut.

Çfarë duhet besuar fort dhe duhet ditur përmendsh?

Duhen besuar fort dhe duhen ditur përmendsh gjashtë të vërtetat themelore të besimit, ngase kush nuk i di dhe nuk beson në të gjitha këto gjashtë të vërtetat fetare nuk mund të bëhet musliman ose muslimane.

Si quhen të vërtetat themelore të besimit ?

Të vërtetat themelore të besimit quhen rukne (shtylla) të imanit (besimit), dhe besimi në to është kusht për të qenë musliman ose muslimane.

Kategori: Edukimi i fëmijëve | Shtuar nga: Argjendi (18/08/2009)
Klikime: 1722 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024