E premte, 26/04/2024, 06:42
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 9
Vizitorë: 9
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Gruaja në Islam

Jeta e lirë - nëpunësia
Jeta e lirë - nëpunësia
 
"Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme..."

Një grup mendimtarësh për problemin e gruas, e mbrojnë mendimin që ajo të jetë tërësisht e lirë jashtë kontrollit. Por këta nuk bëjnë fjalë për virtytet e gruas, për ruajtjen e tyre. Ata i mbyllin sytë para bukurive, siç janë: ecjes së hapur (të pambuluara), përdorjes së alkoolit, bixhozit dhe pjesëmarrjes në argëtime si dhe përzierjes së gruas me burrin në këto aktivitete. Dhe, kështu kinse do të arrihet civilizimi i Perëndimit, do të jetohet një liri e tipit perëndimor. "Gruaja në Perëndim, doli në treg, kaloi në sokaqe, shkoi nëpër fabrika, hyri nëpër lokale nate duke fituar për jetën e saj. Me këtë ajo u shfrenua. Gruaja u keqpërdor në tregëti. U bë shitëse dhe manekene. Për të holla femëria dhe personaliteti i saj u nxorr në treg. U zhduk nderi dhe respekti i saj. Tani është një robëreshë e lirë nën kamxhikun e nevojave dhe varfërisë, e sjellur në tregun e robëreshave. Jo si në kohën e lashtë kur shitej si shërbëtore nëpër familje, tash shitet për të punuar në tregëti, afarizëm. Atje, për një copë bukë që ta evitojë urinë e saj, ajo e ofron, si një femër, gjenë më të çmueshme të saj, si mallin."

Grupi tjetër i mendimtarëve e shikojnë anën e kundërt të problemit, kështuqë nuk e lënë gruan as të merr frymë. Meqë këta nuk kanë një teori të caktuar dhe numri i tyre nuk është i madh, këtë nuk do ta shqyrtojmë më tepër.

Midis këtyre dy ekstremeve qëndron një mendim i tretë, ky është mendimi Islam. Sipas tij, gruaja nuk është qenie satanike, e cila me kënaqësitë fizike e shfrytëzon çdo rast. Ajo paraqet një qenie të pafajshme njerëzore me ndjenja të holla dhe me fizikus delikat. Por, shumë e lehtë është që të nxirret nga rruga e drejtë dhe të keqpërdoret.

Detyrat primare të gruas

Gjatë ndarjes së detyrave nga ana e Krijuesit, duke u nisur nga konstruksioni trupor dhe përmbajtja specifike psikike, gruas, i janë ndarë katër detyra të mëdha: Shtatzënia, lindja, të dhënurit gji dhe edukimi i fëmijës. Secila prej tri detyrave të para kanë specificitetin e vet, madje edhe rrezikun. Për t’i kryer këto me sukses, ajo duhet të mundohet me punë të rënda dhe të lodhshme. Në aftësinë psikike të fëmijës, roli i jetës së nënës ka ndikim të madh, madje prej momentit të shtatzënisë. Padyshim, edukimi ka ndikim të madh në inteligjencën dhe karakterin e fëmijës. Mjekët e sotëm që i japin rëndësi të madhe trashëgimisë, nuk duhet t’i harrojnë ligjet për zhvillim dhe evolucion të Darvinit, dhe nuk duhet ta mohojnë ndikimin e edukimit dhe të rrethit. Në paraqitjen e një numri të madh të neurozave, edukimi ka rolin e vet. Edhe në psikozë, edhpse roli i edukimit është më i vogël, ai padyshim u jep një formë reaksioneve.

"Fëmija nuk mund të edukohet posa të lind. Shqisat e tij gradualisht i edukojnë nervat. Mendohet se ushqimi në kohë të duhur, fjetja në kohë të duhur, pushimi në kohë të shtatëzanisë ia përcjellin edukatën fillestare fëmijës që gjendet në stomakun e nënës. Pas lindjes së fëmijës ky ndikim reflektohet me fjetjen dhe zgjimin e fëmijës me kohë. Qysh gjatë tajitjes, fëmija mësohet për një rend. Tajitja pë çdo tri orë, pushimi gjashtë orë pa qumësht gjatë natës, është edukimi i parë që i jepet fëmijës."

Nuk është e mundur që një grua e inkuadruar t’i kryejë të gjitha këto në përpikëri. Bile gruaja në punët e veta jashtë shtëpisë edhe materialisht dhe shpirtërisht lodhet dhe vjen në pozitë të mos i kryejë detyrat më të natyrshme të saja.

"Qysh në kohën më të lashtë, burrat ishin të angazhuar me ndonjë profesion. Kohëve të fundit edhe gratë, si edhe burrat, qenë të detyruara të përfshihen në luftë për jetë. Gjithsesi, edhe ato do t’i pësojnë pasojat nga profesioni i tyre. Tani takojmë histeri, neurosteni, melankoli, më së shumti tek arsimtaret vajza dhe gra. Profesioni më i mirë dhe më i shëndoshë i gruas është ai i bashkëshortes dhe nënës. Kujdesi ndaj fëmijëve dhe të sëmurëve, puna në kopsht dhe në shtëpi janë punët më të shëndosha të një gruaje. Meqë roli i gruas dhe nënës i rrit ndjenjat altruiste, higjiena mentale ia rekomandon si profesione më të preferuara."

Biologjia komparative vërteton se foshnja, pas lindjes, paraqet krijesën më të pafuqishme dhe periudha e fëmijërisë më së shumti zgjat tek njeriu. Për këtë arsye Claparede pyet: "Për çka shërben fëmijëria?" Kush mundet me kujdes më të madh ta rris fëmijën, gjatë një periudhe më të gjatë të zhvillimit të tij? Kush mundet të përgjigjet në nevojat dhe dëshirat e tij që ndërrohen vazhdimisht? E vërteta është që nuk mund të gjendet mik më i afërm për foshnjen se sa nëna e tij, askush përveç saj nuk mund t’i ofrojë kujdes më të madh. Gruaja e punësuar nuk mund t’i kushtojë këtë kujdes fëmijës së vet. Një pengesë tjetër për punësimin e gruas është pamundësia që fëmijës t’i japë edukatë seksuale. Këta fëmijë ose rritën pa kontroll ose bëhen lëndë argëtimi në duart e edukatorëve.

"Vajza martohet. Në rrethin e familjes gjen hapësirë për zhvillimin e aftësive të veta emocionale. Lind fëmijë".

"Në periudhën e më pastajme ajo bëhet bosht për fëmijët dhe frymën familjare e jo lëndë për tërheqje dhe koketim. Gruaja, tërheqësinë e vet seksuale e realizon në shtëpi, në një atmosferë të këndshme."

Në qoftëse psikologjia e femrës nuk adaptohet me këtë situatë, nëse manifestimet e burimet shpirtërore nuk i realizon në një hapësirë normale, në hapësirën familjare, nëse në kohën kur duhet të jetë nënë vazhdon me koketime dhe "aventura seksuale", ballafaqohemi me një tip të një femre të një moshe mesatare e cila e luan rolin e një vajze gjithnjë të re. Atëherë paraqiten konflikte shpirtërore dhe mungesa të adaptimit tek gruaja. Kjo gjendje mund të çojë edhe deri te diçka që aspak s’është e lavdishme."

"Gruaja bëhet robëreshë e egoizmit vetiak kalimtar, e jo e rrethit, familjes dhe shoqërisë së saj."

"Këto situata jo të lakmueshme janë shkase të tragjedive që i shikojmë në salla të kinemave, romane dhe në jetën e përditshme."

Nga punësimi i saj gruaja nuk ka ndonjë dobi të madhe. Të hollat që do t’i fitojë nuk janë më të mëdha se shpenzimet që i bën për punët e shtëpisë dhe në rritjen e fëmijëve, veçanërisht për veshmbathje dhe aspekte të tjera të nevojshme, ngase ajo një pjesë të kohës e kalon jashtë shtëpisë, midis njerëzve. Nga ana tjetër meshkujt që ngelin pa punë, për arsye të çrregullimeve psikike që rrjedhin nga papunësia, bëhen një faktor rreziku për shoqërinë.

Me largimin e gruas nga rrethi familjar, dobësohen edhe lidhjet familjare. Gruaja si një qenie me konstruksion fizik e shpirtëror delikat, që i kalon orët e ditës duke punuar nën komandën e tjetrit dhe lodhet në valët e luftës së përditshme, dalngadalë bëhet nervoze dhe e zemëruar. Në mbrëmje kur kthehet e lodhur në shtëpi e kundërshton burrin, zihet me fëmijët. Askujt nuk i është mirënjohëse. Bukën e vet e fiton me duart e veta. Kur të dëshirojë vjen në shtëpi. Kur të dëshiron mund të dalë. Shkon në shoqërinë që e dëshiron dhe në argëtime që i zgjedh vetë.

Statistikat flasin se deri tek ndarja arrihet para se të lindin fëmijët. Njëri ndër shkaqet më të mëdha për moslindje është pjesëmarrja e gruas në jetën e lirë.

Në Kur’anin Famëlartë, urdhërohet që gratë e Pejgamberit a.s. sipas kësaj edhe besimtaret tjera të rrijnë në shtëpi, të jetojnë në kushte krenarie, paqe dhe qetësie. Kjo flet se shtëpia për gruan është një rreth dhe një detyrë normale dhe e natyrshme. Por, kjo nuk don të thotë se gruaja assesi nuk mund të del nga shtëpia. Pejgamberi a.s. i ka urdhëruar gratë:

"All-llahu u ka lejuar të dilni për nevojat tuaja."

Dihet se në kohën e të Dërguarit a.s. gratë shkonin nëpër mesxhide që ta falin namazin pas tij. Pejgamberi a.s. ka thënë:

"Mos ua ndaloni grave, që janë robër të All-llahut, të vijnë në xhamia!"

Në një tjetër rast prap thotë:

"Mos i ndaloni gratë të shkojnë natën në xhamia!"

Shkuarja e gruas në xhami ka funsionin e vet. Shkaku për shkuarje në xhami është të falurit e namazit, dëgjimi i Kur’ani Famëlartë dhe va’zit. Në xhami, meshkujt dhe femrat, kanë vendet e ndara, s’mund të ndodhë të jenë të përzier. Pas namazit, kur Pejgamberi a.s. jepte selam, ky priste një kohë të caktuar që gratë të shkojnë e më pastaj ngrihej. Për këtë shkak i Dërguari a.s. një derë të mesxhidit në Medine, e kishte caktuar për hyrjen dhe daljen e grave. Abdullah b. ‘Umeri deri në vdekje nuk kishte hyrë as dalë nga ajo derë. Për këtë rregull të mesxhidit, i Dërguari a.s. ka thënë:

"(O ju gra), mos u parfumoni kur të shkoni në xhami. Ajo që parfumohet të mos hyjë në xhami."

Ndërsa Aisheja r.a. thotë kështu:

"Në qoftë se i Dërguari a.s. i sheh intrigat e grave të sotme, edhe ai do t’i largonte nga mesxhidi sikurse bënin izraelitët.

Sa mund të kuptohet nga gjithë kjo që u tha, në shoqërinë islame, nuk u lejohet femrave të sillen në jetë, të lira pa asnjë rregull. Në të njëjtën kohë, nuk është adet që gruaja të punësohet, për arsye se detyra e saj në shtëpi është në lidhje me edukimin dhe se ajo nuk është e obliguar të kontribuojë në ekonominë familjare. Por, nuk ka asnjë pengesë të punojë punë dhe nën kushte që të mos i lë prapa detyrat e vërteta të saja.

Gruaja dhe nëpunësia

Siç theksuam në nëntitullin "Detyrat e vërteta të gruas", jeta e lirë dhe nëpunësia janë gjëra që nuk pajtohen me natyrën fizike dhe psikike të saj. Një grua që largohet nga rrethi familjar, i humb karakteristikat e gruas, vendin e punës dhe detyrën e saj të punëtores, i shndërron në atmosferë shtëpiake. S’janë pak ato gra, që në vendin e punës, vazhdimisht flasin për fëmijët e tyre dhe në kohë të punës bëjnë punëdore.

Situata e grave të zbuluara dhe e meshkujve në jetën e lirë ose në vendet e punës është shqyrtuar në pjesën e deritanishme të kësaj vepre. Nuk ka pengesa që gratë të mirren me asilloj pune ku nën udhëzimet e Islamit do të jenë të sukseshme. Të themi edhe këtë se flasim për "gruan islame" në kuptimin absolut të fjalës. Nuk e marrim parasysh ndonjë shtet konkret islam të kohës sonë. Islamin e paramendojmë si një totalitet. Kur flasim për "Shoqërinë islame" mendojmë për shoqërinë ku zbatohen normat islame. Në një shoqëri të këtillë, nuk ka asnjë arsyetim që gruaja të mos bëhet tregëtare, mjeke... Por, duhet të përsërisim se duke i zbatuar këto detyra, ajo medoemos duhet t’i respektojë rregullat e moralit islam.

Jeta është specializim. Rezultatet më të mira arrihen, kur secili merret me punë në përputhmëri me natyrën e tij.

Shifahatuni, prej kurejshëve, që u përkiste muslimanëve nga Meka, ishte njëra prej muhaxhireve të para dhe njëra nga gratë më të njohura të kohës së Asri-Saadetit. Ajo e kishte mësuar Hafsanë të shkruajë e të lexojë. Halifi ‘Umer r.a. i jep rëndësi mendimit të saj, e pyeste për shëndetin, ia dinte vlerën dhe i jipte për detyrë t’i kontrollojë tregjet.

Kategori: Gruaja në Islam | Shtuar nga: Argjendi (20/08/2009)
Klikime: 846 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024