E diel, 22/12/2024, 06:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Gruaja në Islam

E drejta për arsimim
E drejta për arsimim
 
"...A janë të barabartë ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?"
 
 
Arsimimi është kusht i parë që gruaja ta kuptojë humanizmin e vet. Gjatë historisë, në periudha dhe mjedise të ndryshme, gruaja ishte trajtuar në mënyrë të ndryshme. Gruaja nga Perëndimi, të cilës i ishin marrë të gjitha të drejtat mdaje edhe trajtimi si njeri, luftën e vet e filloi me arsimim. Ajo dinte t’i kërkojë të drejtat e veta dhe vendosmërisht e vazhdoi luftën e vet. Sa i përket gruas nga Lindja islame edhe ajo duke i lakmuar shoqes së saj nga Perëndimi, dëshiroi ta shfrytëzojë armën e njëjtë. Por, pozita e saj si njeri ishte e pranuar me të drejtat e saja të njohura nga Islami. Ajo këtë nuk e dinte dhe kishte nevojë që ta kuptojë.

Urdhëri i parë i Kur’anit Famëlartë që është shpallur para katërmbëdhjetë shekujsh për ta shpëtuar njerëzinë nga errësira, është:

"Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me penë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte."

Edhe gruaja, sikurse burri është rob i All-llahut. Ajo do të dënohet ose do të lavdërohet për veprat e veta:

"...Unë nuk ia humbë mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër."

"Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtare, të tillë hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie."

Nga kjo rrjedh se edhe gruaja sikurse burri është e obliguar që aktivitetet e veta t’i realizojë sipas urdhërave të All-llahut dhe të mos dalë jashtë këtyre kornizave. Për këtë arsye, ajo duhet t’i mësojë urdhërat e Tij. Sepse:

"All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët.

dhe:

"A janë të barabartë ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?"

"O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej zjarrit (Xhehennemit)!"

Aliu r.a. ajetin e Kur’anit Famëlartë me këtë kuptim e komentoi si vijon:

"Edukoni fëmijët tuaj e jepuni dituri."

Rëndësia e arsimimit për gruan

Gruaja është edukatorja më e përsosur e fëmijëve. Që t’i japë fëmijës, në një periudhë të gjatë, gjatë zhvillimit të tij një edukim të përsosur, ajo duhet të jetë e arsimuar, të ketë përvojë dhe edukatë morale. Secilit i është e ditur rëndësia e shprehive që i fiton fëmija në moshën më të re. "Ajo që hyn në djep, del në varr".

Gruaja e arsimuar dhe e edukuar, është më e dashur për burrin, të cilit i ndihmon në punët e tij. Pejgamberi a.s. për Hatixhen r.a. thotë:

"Betohem se All-llahu xh.sh. nuk më ka falë grua më të aftë se atë: Atëherë kur nuk më besonin njerëzit, ajo më besoi. Derisa mua nuk më pranonin, ajo më afirmoi. Derisa më lanë të varfër, ajo më ndihmoi me mallin e saj."

Thuhet se kinse arsimimi e dërgon gruan në amoralitet!

Kjo nuk është e vërtetë. Por, para së gjithash duhet të thuhet se injoranca nuk mund të jetë më e vlefshmme dhe më e dobishme se dituria. Veçanërisht në kohën tonë arsimimi është i nevojshëm edhe për burrin edhe për gruan.

Dituria, arsimimi dhe edukimi në kuptimin absolut të fjalës nuk kanë asnjëfarë lidhje me amoralitetin. Por, në institucionet arsimore që janë larg parimeve morale, disiplinës dhe rregullit, morali i të rinjëve që janë në moshën e zhvillimit mund të vijë në rrezik. Arsimimi i gruas në shoqërinë islame, nuk don të thotë se ajo duhet të qëndrojë bashkë me shokët meshkuj, të flertojë me ta ose, nuk don të thotë shëtitje të përbashkët të femrave me meshkuj nëpër mësonjtore, korridore dhe vende të tjera. Dituria nuk e arsyeton stolisjen si një valltare, të bëjë grim si një aktore. Përkundrazi ajo duhet të gërditet nga ato. Të theksojmë këtë se kur flasim për arsimimin dhe edukimin, mendojmë në shoqërinë islame si një mjedis. Në institucionet arsimore të një shoqërie të këtillë, ballafaqoheni jo me epsh por me dituri dhe vlera relevante.

Arsimimi i gruas nga prizmi i sunnetit

Fjalët që vijojnë dhe që pa të drejtë i mvishen Pejgamberit a.s. e që kanë këtë kuptim:

"Gratë mos i ulni nëpër qoshke, ato mos i mësoni të shkruajnë e të lexojnë, por i mësoni të tjerrin dhe të lexojnë suren Nur" janë të trilluara dhe jo të vërteta - nuk kanë të bëjnë fare me hadithin. Fjalë të tilla, prej gojës së të Dërguarit a.s. nuk kanë dalë. Përkundrazi, i I Dërguari a.s., e ka nxitur dhe e ka urdhëruar arsimimin e grave. Kështu Shifahatunit, një gruaje nga as’habët i kishte urdhëruar që gruas së Pejgamberit, Hafsasë, t’ia mësojë shkrimleximin dhe disa gjëra tjera.

Në një hadith të tij thotë:

"Ai që e edukon mirë dhe i jep një sjellje dhe arsimim xharijes së tij, nga ana e All-llahut shpërblehet sevap të dyfishtë."

Nëse kjo gjë është sevap për gruan jo të lirë, është sevap edhe për femrat tjera.

Në Medinetu’l-Munevvere ishin tubuar gratë dhe kishin shkuar tek i Dërguari a.s.:

"Burrat vazhdimisht po vijnë tek ti dhe mësojnë dituri. Po mësojnë atë që nuk e dijnë, duke mos na dhënë rast që të vijmë tek ti. Na cakto një ditë kur të vijmë të të dëgjojmë dhe t’i mësojmë ato gjëra që nuk i dijmë."

I Dërguari a.s. u kishte caktuar një ditë. Atë ditë ai u kishte mbajtur va’z dhe i kishte udhëzuar. Në komentin e këtij hadithi, Ajni e arsyeton diskutimin e grave dhe bisedën e tyre me meshkujt lidhur me problemet fetare.

Kështu në Medine, gratë muslimane, për të gjitha problemet e tyre janë këshilluar dhe kanë marrë mësim nga Pejgamberi a.s. Sikur t’ishte mëkat arsimimi dhe edukimi i grave, vallë a do ta bënte këtë Pejgamberi a.s.? Aisheja thotë:

"Sa të mira janë gratë ensare, turpi nuk i ka penguar të mësojnë për fenë e vet."

Njëra nga gratë të kohës së Pejgamberit a.s. që i kishte dhënë rëndësi diturisë, ishte edhe gruaja e të Dërguarit a.s. Aisheja. Ajo mirrej me dituri, kur dëgjonte diç që deri atëherë nuk e ka ditur, pyeste përsëri derisa nuk do ta mbante në mend atë. As’habi Ebu Musa thotë kështu:

"Nuk ekzistonte problem i rëndë për ne (as’habët) për të cilin Aisheja nuk do të gjente zgjidhje."

Një as’hab tjetër, Musa b. Talha thotë:

"Nuk kam parë dikë tjetër të flet më qartë dhe haptazi se sa Aisheja. Dihet se i transmeton dy mijë e dyqind e dhjetë hadithe të Pejgamberit a.s."

Përveç Aishes edhe Fatimja, vajza e Ebu Bekrit, Esma dhe Ummu’d - Derda janë të njohura si gra që kanë dhënë fetva.

‘Umeri, në kohë të halifatit të vet, një ditë del në minberin e të Dërguarit të Zotit dhe i këshillon muslimanët që në martesë të mos japin mehër të madh. Nga xhemaati i femrave një grua e lartë del duke thënë:

-‘Umer, nuk ke të drejtë të flasish kështu!; dhe citoi ajete nga Kur’ani Famëlartë, ‘Umeri tha: All-llah, All-llah! Një grua diskuton me ‘Umerin dhe atij ia mbyllë gojën; dhe e tërhoqi fjalën. Një ditë tjetër duke ecur në rrugë me shokët e vet, takohet me vajzën e Malikut, Havlen dhe e përshëndet. Pasi e pranon përshëndetjen, Havleja e këshillon kështu halifin dhe e mëson si duhet ta kryejë detyrën e burrështetit: Prit ‘Umer! Të njoh prej kohës kur në panairin e Ukazit të thërrisnin ‘Umer i vogël dhe kur me shkopin tënd i frikësoje fëmijët. Pas kalimit të një kohe filluan të të thërrasin ‘Umer. Prap pasi nuk kaloi shumë kohë e more titullin emirul-mu’minin (udhëheqës i besimtarëve, kryetar shteti). Frikësohu prej Zotit për njerëzit që i udhëheq! Dije mirë se për atë që frikësohet nga dënimi i All-llahut, Dita e Gjykimit që duket larg, i vjen shumë shpejt. Ai që i frikësohet vdekjes shqetësohet prej zhdukjes... Pas këtyre fjalëve njëri nga shoqëria e ‘Umerit, Xharudi, i drejtohet Havles: Zonjë, shumë e zgjate me Emirul-mu’minin! ‘Umeri menjëherë ia tërhoqi vërejtjen Xharudit: Lere, a s’e njohe Xharud? Kjo është gruaja e Ubade b. Samitit, Havleja, ankesën e së cilës All-llahu e ka dëgjuar nga shtatë qiejt. Sa i përket ‘Umerit, i betohem All-llahut se jam i detyruar ta dëgjoj. Edhe në periudhën pas as’habëve, në botën islame, numri i grave që janë arsimuar dhe kanë bërë va’z e kanë dhënë fetva, ka qenë i madh. Në veprën e rahmetli haxhi Zihni Efendiut "Meshahiru’n-nisa" kanë vend biografitë e shumë prej tyre. Midis tyre ajo e Fatime Fakihes dhe Fatimes nga Bagdadi, janë shumë të njohura.

Kategori: Gruaja në Islam | Shtuar nga: Argjendi (20/08/2009)
Klikime: 890 | Ranguar: 4.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024