E shtunë, 21/12/2024, 18:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Gruaja në Islam

Mendimet e disa dijetarëve të Perëndimit lidhur me të drejtat e gruas në Islam
 
Mendimet e disa dijetarëve të Perëndimit lidhur me të drejtat e gruas në Islam
 

Stanley Lane-Poole thotë se:

"Atë që ka bërë Muhammedi për çështjen e ndryshimeve relevante në favor të gruas, nuk e ka bërë asnjë ligjdhënës."

Ndërsa Will Durant, sa i përket gruas, shkruan:

"Muhammedi i dha fund vrasjes së fëmijëve të gjinisë femërore tek arabët. Në punët ekonomike dhe juridike, gruan e solli në pozitë të barabartë me mashkullin. Gruaja mund të mirret me çdo profesion ligjor. Mund të disponojë me fitimin e vet, mund të trashëgojë pasuri dhe me pronësinë e vet mund të udhëheqë si të dojë ajo personalisht. Muhammedi a.s. gjithashtu e ndërpreu edhe zakonin tek arabët që siguronte trashëgiminë e grave prej të jatit në të birin. Grave u pranohet gjysma e të drejtës trashëgimore të burrit."

Për barabarësinë midis gruas dhe burrit, profesori nga instituti islamik, Jascques C. Risler thotë:

"Në proçeset juridike gruaja është ngritur në status të barabartë me burrin. Prej atëherë gruaja filloi t’i gëzojë të drejtat për trashëgimi, të lë trashëgimi, dhe të punojë ndonjë punë ligjore."

Gaudefroy-Demombynes mendimin e vet e paraqet duke konstatuar se të drejtat e gruas në jurisprudencën islame janë në nivelin më të lartë se sa në ligjet evropiane:

"Ligjet e Kur’anit janë në shkallën më të lartë në favor të gruas dhe sigurojnë, së paku teoretikisht, pozitë më të mirë nga ajo që gruas i sigurojnë ligjet evropiane. Gruaja islame ka të drejta për kapital të veçantë në transakcionet financiare. Ajo deri në fund të jetës disponon me pasurinë që e ka fituar si dhuratë ose me trashëgimi, apo me mallin e fituar me djersën e vet personale. Edhe pse në realitet realizimi i këtyre të drejtave është i vështirë, asaj i janë siguruar varësisht nga pozita e saj, ushqimi, strehimi dhe kujdesi për të."

Filozofi frëng, Voltaire, thotë:

"Vëllait tim turk, do t’ia thoja këtë: Feja jote më duket se meriton respekt. I falesh vetëm një Zoti. Je i obliguar që një herë në vjet pjesën e 40 të fitimit ta japësh si zeqat dhe, në ditën e Bajramit të pajtohesh me armiqtë e tu. Priftërinjtë tanë ndoshta më mijëra herë ju akuzojnë para botës se ndoshta e keni aprovuar atë besim, vetëm për shkak se ajo i ka pranuar kënaqësitë. Këta të mjerë e kanë gënjyer tërë botën. Feja e jote është fe mjaft bujare."

I njëjti filozof për martesën me më shumë se një grua thotë:

"Problem i vërtetë i priftërve tanë ishte me turqët muslimanë. Duke mos mundur që me ndonjë mënyrë tjetër t’u kundërvihen pushtuesve të Stambollit, ata filluan të shkruajnë me qindra letra kundër tyre. Shkrimtarët tanë që në numër ishin më shumë se jeniçerët, u munduan që t’i përvetësojnë gratë. Gjoja Muhammedi nuk e llogaritte gruan si qenie intelegjente. Gjoja në ligjet e Kur’anit të gjitha gratë janë robëresha. Se nuk paskan kurrfarë të drejta ndaj s’kanë vend as në Xhennet.

Të gjitha këtyre gënjeshtrave, në fillim u besohej. Por, mjafton të lexohet sureja e III dhe e IV e Kur’anit dhe të zhveshen këto gënjeshtra.

Duket se pozita e gruas nuk është e keqe siç tregohej. Gjithsesi se si të krishterë nuk do ta argumentojnë se secila fjalë e Kur’anit është e vërtetë. Por, s’do të themi asnjë fjalë kundër doktrinës që e shtroi Islami për Zotin e vetëm, All-llahun. Që të pushtojë tërë Lindjen, më tepër se shpata, shërbyen këto fjalë të 122 sureve: "Thuaj: Ai, All-llahu është Një. All-llahut i mbështetet gjithçka. Nuk ka lindur e as është lindur. Atij asgjë nuk i gjason."

Kategori: Gruaja në Islam | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 642 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024