Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Jeta grua - burrë
Jeta grua - burrë
"Në jetën shoqërore të sotme kënaqësia, mjerimi, dëshira e flaktë për stoli, veçanërisht jeta qytetare, mbledhjet dhe argëtimet, qejfet me pije, në tryezën e bixhozit: gruas i bëhet truri vërdallë dhe në këtë rrugë ndjen një dobësi..." Këto fjalë dalin nga vepra " Tradhëtia" autor i së cilës është një mjek që i është rrekur temës "Seksi dhe kurora". Shoqëria islame s’është shoqëri ku nuk takohet asnjë grua në vendet publike, siç është rruga, tregu... Është gjë normale se gruaja do të del në rrugë, do të shkojë në treg që të kryej punët e veta, për nevojat e veta, madje edhe për rekreim. Por nuk është ajo shoqëri islame ku gruaja dhe burri pa kurrfarë kushtesh dhe nevoje gjenden njëri pranë tjetrit intimisht të përzier.
Bile edhe ata shkencëtarë të seksologjisë dhe ata shkrimtarë të cilët nuk i marrin parasysh rregullat morale dhe fetare, si dhe parimet shpirtërore, thonë se në afërsinë e dy gjinive ekzistjnë ca parime dhe rregulla. Psh. flerti. Në leksikone, flerti definohet kështu: "Dashuri midis dy palëve pa shkuar larg në të". Në librat e seksologjisë e njëjta gjë shprehet kështu: "Një marrëveshje e sinqertë midis femrës dhe maskullit në kufinjtë të edukatës që do të dashurohen dhe do ta ngazëllejnë njëri tjetrin dhe të provojnë se a do të vazhdojë ky ngazëllim dhe argëtim." Nëse këto definicione shprehin sinqeritetin, atëherë na imponohet një pyetje: Cili do t’i kontrollojë këta të rinjë që dashurohen dhe gjejnë kënaqësi dhe ngazëllim ndaj njëri tjetrit, që të mos e teprojnë deri sa janë në lidhje dashurie e të mos i tejkalojnë kufijtë? Vallë vetë ata do ta kontrollojnë derdhjen e ujit të kënaqësive fizike, kur digjen në flakën e dëshirave seksuale? Këtë e demanton (përgënjeshtron) vetë natyra e njeriut, e mbi të gjitha realiteti dhe praksa e sotme. Nëse ekziston sinqeritet në mendimet e përkrahësve të flertit, feja Islame nuk e lejon këtë marrëzi, nuk e lejon as hipokrizinë dhe gënjeshtrën.
Mund të ketë dobi nga shoqërimi midis femrës dhe mashkullit. Në çfarëdo sistemi qoftë, nuk është e thënë të mos ketë dobi nga ky shoqërim. Vehen në peshojë punët se cilat janë të dobishme e cilat jo. Cila anë të peshojë, për atë anë jepet gjykimi. Po u pyet vjedhësi, ai do të thoshte - s’ka gjë më të dobishme se vjedhja.
Theksohen dy dobi nga shoqërimi i meshkujve dhe femrave:
1. Ky shoqërim gruas i sjell dituri, përvojë dhe sprovë. Dituria për jetën nuk fitohet në shkollë por në vetë jetën. Kjo mund të arrihet në një jetë të përbashkët midis gjinive. E burri do të mësojë për sjelljet e mira dhe gjentile si dhe për bukuritë e këtij shoqërimi.
2. Një shoqëim i këtillë midis dy gjinive do të nxisë kërshërinë e cila epshet e dëshirat e palëve do t’i zbusë, e kështu do të bëhet edhe edukimi seksual e nga ana tjetër do të zvogëlohet prostitucioni.
Por, një shoqërim i këtillë nuk do t’i japë gruas dituri të mjaftueshme. Detyra e gruas është që ajo të jetë nënë. E kjo gjë nuk mësohet nga mashkulli. Progresi perëndimor në planin material vyshket për shkak të shoqërimit të burrave me gra. Dhe, nëse pajtohemi se shoqërimi i gjinive ka kontribuar në diçka, dëmet janë shumë më të mëdha: degjenerimi në planin moral, rritja e kriminaliteteve të ndryshme.
Nuk mund të pranohet as ajo se jeta e përzier zvogëlon kërshërinë midis gjinive, as ajo se prostitucioni do të zhduket. Përzierja nuk zvoglon entuziazmin. Sikur t’ishte ashtu, burri nuk do të duhej të hynte në marrëdhënie me gruan e vet pas martesës. Gruaja sado që do të shoqërohet me burra, do t’i rritet epshi dhe fillon të harxhojë për veshmbathje dhe për gjëra luksoze. E kjo është një goditje financiare. Vendet e Evropës, ku më së shumti praktikohet jeta e përzier midis femrave dhe meshkujve, janë vende ku më së shumti është i zhvilluar prostitucioni. Nëse përzierja me gra, meshkujve u sjell njëfarë ftohje, njëfarë neverie, edhe kjo nuk është gjë e lavdishme. Mospasje të njëfarë tendence, ndjenje ndaj femrës, don të thotë "feminizim i tij", rënia ose asgjësimi i burrërisë së tij. Kuptohet, edhe kjo nuk është gjë e dëshirueshme.
Moda
Në besimin islam shëndetit i jepet rëndësi e merituar. Gjërat që janë të dëmshme për shëndetin (pija, bixhozi etj) në Islam ndalohen.
All-llahu i krijoi njerëzit në dy gjini, femra dhe meshkuj. Forma e trupit të tyre ndryshon. Në Islam është i ndaluar mashkullarizimi i femrës dhe feminizimi i mashkullit, ose gjasimi meshkujve femrave dhe anasjelltas si me imitimin në të folurit dhe sjelljet e gjinisë së kundërt, ashtu edhe nëpërmjet të ndryshimeve të organeve trupore, madje edhe veshmbathjes. Është kjo humbje e personalitetit, rënie e moralit dhe sëmundje shpirtërore. Ibën Abbasi thotë kështu: Pejgamberi a.s. i mallkoi ata njerëz që tentojnë t’u gjasojnë grave, ose ato gra që tentojnë t’u gjasojnë burrave, dhe thotë: "Largoni nga shtëpitë tuaja!" Ai vet e shporri filanin, dhe ‘Umeri e largoi filanen (nga Medina). Para të Dërguarit a.s. e sollën një njeri që kishte vënë kanë (ngjyrë) në duar e këmbë. Kur ai e pyeti: Ç’është kjo?" ky u përgjegj se dëshiron t’u gjasoj grave. Pejgamberi a.s. lëshoi urdhër ta shporrin në Nakë. E pyeti as’habi: O i Dërguar i All-llahut, a ta vrasim? Pejgamberi a.s. i tha: "Më është ndaluar t’i vras ata që falen."
Profesori Maz’har Osman thotë kështu:
"Për mua është leksion histerie i pakohshëm grimi i një vogëlushje të bukur si kukull, të lyerit e buzëve të saj, fytyrës dhe syve të saj, stolisja e gishtave dhe e veshëve me xhingla. Gjithashtu veshja e vashave të vogla me petka meshkujsh dhe përpjekja që tek ajo të mbijë narcizmi dhe safizmi (narcizmi: të dashuruarit në vetëvete - vetëpëlqim, ndërsa safizmi - të ushtruarit e dashurisë midis dy femrave). Bredhjet dhe jeta e fëmijëve duhet të jenë të drejtuara me një mençuri."
Sipas shënimeve të Neveviut, floku i huaj nuk i vehet njeriut, meqë pjesët e trupit duhet të respektohen. Ato s’duhet të shfrytëzohen por, futen nën tokë. Nëse dikush dëshiron të stoliset me qime kafshësh, qimet duhet të pastrohen para se të vehen, po qe e mundur kjo gjë dhe po e dëshiroi këtë gjë burri. Me lejen e burrit është e lejuar podra për fytyrë dhe kana për duar. Pasi me këto nuk bëhet asnjë ndryshim në organet e trupit edhe kjo gjë bëhet për burrin e vet e jo për marrëdhënie të palejueshme me dikë tjetër. Nuk është mëkat që gruaja të përdorë kanën dhe parfumin, por vetëm për burrin e vet. Lidhur me këtë bën fjalë një hadith nga Aisheja r.a. Por, gjithsesi parfumi është i ndaluar për gratë që duan të dalin jashtë. Dihet mirë efekti i parfumit në marrëdhëniet seksuale. Pejgamberi a.s. thotë:
"Secili sy bën zina. Kështu është zina edhe parfumi i gruas që të kalojë pranë burrave."
Midis burimeve të "perversioneve seksuale", për të cilat psikiatrët bëjnë hulumtime të gjata, traditat dhe zakonet, edukata, dhe, me një fjalë, moda, zë vend të rëndësishëm.
Ta përfundojmë këtë temë me një hadith të Pejgamberit a.s.:
"Janë dy kategori të banorëve të Xhehennemit: ata që do të kenë në dorë kamxhikun si bisht lope, dhe me të rrahin popullin; dhe gratë me gjymtyrë të zhveshura (ato që duke i mbuluar pjesët jotërheqëse të trupit, i zbulojnë pjesët tërheqëse, ose ato që bartin petk të tejdukshëm, ku duket ngjyra e lëkurës së tyre) e shkojnë duke i thyer gjymtyrët me lazdrim dhe me kokë të rregulluar si deve Horosani. Këto nuk mund të hyjnë në Xhennet dhe as që mund ta nuhasin erën e Xhennetit. E aroma e Xhennetit ndihet aq larg."
|
Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
|
Klikime: 1205
| Ranguar: 0.0/0 |
|
|