Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Gruaja në trashëgimi
Gruaja në trashëgimi
"Meshkujve u takon pjesë nga pasuria që e lënë prindrit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit, le të jetë pak ose më shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti).
Kur’ani (4): 7
Trashëgimia dhe gruaja para Islamit
Tek egjiptasit e vjetër edhe vajzat edhe djemtë barabartë i trashëgonin etërit e tyre. E djalit më të madh i takonte pak më shumë. Sipas ligjeve të Hamurabit, pasuria e babait ndahej midis djemve ndërsa vajzat nuk mund të trashëgonin gjë. Në të drejtën kineze, nga fillimi, vajzat nuk mund të trashëgonin. Më pastaj u bë një ndryshim me të cilin vajzave u pranohej kjo e drejtë, po s’kishte trashëgimtarë nga meshkujt. Trashëgimia nuk bartej në prindët e të ndjerit. Tek japonezët, djemt e trashëgonin nga një e vajzat nga gjysmë pjese. Në të drejtën e vjetër brahmane, djemtë merrnin pjesë të barabarta të trashëgimisë, por djali i madh merrte diç më tepër. Vajzat nuk kishin të drejtë trashëgimie. Në të drejtën e vjetër iraniane, djemtë dhe vajzat e pamartuara pa testament trashëgonin pjesë të barabarta.
Për vajzat e martuara, paja që e merrnin nga babai, llogaritej një pjesë e trashëgimisë.
Në të drejtën romake, nëpërmjet të testamentit pasuria ndahej midis trashëgimtarëve legal. Vajzat dhe djemtë merrnin pjesë të barabarta. E drejta e trashëgimisë hebreje, vajzat totalisht i shmangte nga trashëgimia. Por, sipas gjykimeve të Dhiatës së Vjetër:
"Nëse dikush vdes dhe pas vetes lë një djalë, vajzat nuk mund të jenë trashëgimtare. Por, nëse nuk lë djalë pas, atëherë trashëgimia hidhet në vajzat.
Por, vajza që merr trashëgim nga i ati, s’mund të martohet me njerëz të tjerë veç atyre nga farefisi, meqë nuk lejohet që trashëgimia nga një fis të kalojë në tjetër. Çdo fis duhet të mbajë trashëgiminë e paraardhësve të tyre (gjyshërve, stërgjyshërve etj.)"
Para Islamit, tek arabët, ata që nuk ishin të aftë të bartin armën, fëmijët e vegjël dhe gratë që s’ishin në gjendje ta mbrojnë vendin, nuk mund të ishin trashëgimtarë. Pronësia e të ndjerit duhej të trashëgohej nga mashkulli (burri) më i afërt, që mundej të luftojë.
Gruaja në të drejtën trashëgimtare islame
Islami, me ajetin e 7 të sures en-Nisa i shpëtoi fëmijët e vegjël si dhe gratë nga një padrejtësi e madhe - ngelja pa të drejtën e trashëgimisë. Si mund të jenë trashëgimtarë burrat ashtu mund të jenë edhe gratë. Në kohën e Pejgamberit a.s. gratë dhe dy vajzat e Sa’d b. Rebias që ra martir në Uhud, erdhën para të Dërguarit a.s. dhe i thanë:
-O i Dërguar i All-llahut, këto janë të bijat e Sa’dit. Babai i tyre ra martir në luftën e Uhudit, e xhaxhai i tyre ua ka grabitur pasurinë dhe nuk u ka lënë asgjë. Këto vajza nuk mund të martohen pa kurrfarë prone. Pejgamberi a.s. u përgjegj:
-All-llahu për këtë gjë do të na shpallë gjykimin e vet. Më pastaj zbriti ajeti mbi trashëgiminë.
Kur zbriti ajeti për trashëgiminë dhe i caktoi fëmijët dhe prindërit për trashëgimtarë, muslimanët duke i parë tendencat e përgjithshme në shoqërinë e vet deri në atë kohë edhe tek vendet fqinje, u çuditën shumë, bile edhe u brengosën. Si mund t’i jepet gruas një e katërta ose një e teta pjesë, vajzës një e dyta pjesë, madje edhe djali i vogël të gëzojë trashëgiminë. Askush nga ata nuk dilte që të luftojë kundër armikut dhe të fitojë pre lufte. Kjo tregon madhësinë dhe rëndësinë e revolucionit që e bëri Islami lidhur me trashëgiminë.
Sistemi i ndarjes dy me një
Sipas ajeteve që bëjnë fjalë për trashëgiminë, rrugët themelore të trashëgimisë (trashëgimia nga prindërit, nga bashkëshorti ose bashkëshortja), një burrë merr sa dy gra. Një ndarje e këtillë dy me një i zmadhoi kritikat e atyre që thonë se Islami gratë i pranon si "gjysmë krijesa" të parëndësishme. Para se të shpjegojmë arsyen e kësaj çështjeje të rëndësishme, duhet të theksojmë një gjë që do t’i ndriçojë të gjitha vështirësitë që do të dalin para nesh.
Shkencëtarët Islam, thonë se do të na çuditte ajo sikur t’i analizonim gjykimet e fesë Islame nga lëmenjë të ndryshëm duke zgjeruar disa prej tyre dhe t’i shqyrtojmë të nxjerrura jashtë sistemit të përgjithshëm. Si s’mundemi ta montojmë një pjesë të orës së murit në orën e dorës, ashtu nuk mundemi ta shqyrtojmë vetëm të drejtën islame, në krahasim me sistemet tjera juridike dhe problematikën e gjykimeve islame vetëm brenda në sistem, por duhet bërë krakasime me ndonjë sistem tjetër. Ky është një parim i përgjithshëm. Pa qenë të njohtuar sa duhet për institucionin - familje, në të drejtën islame, nuk do të mund të kuptonim as parimin
"Pjesa e një burri është sa pjesa e dy grave".
Më pastaj, çështjet tjera siç janë: Shkurorëzimi, poligamia, mbulesa, prostituciuoni janë të ngjajshme. Të nënvizojmë se problemet sociale që paraqiten në shoqërinë, ku nuk është aplikuar Islami (si një tërësi e bazave të besimit, gjykimet e ibadetit dhe moralit), nëse nuk mund të evitohen me vendime e formulime të veçanta, për një gjendje të këtillë nuk mund të fajësohet dhe përgjigjet feja Islame. Në veprën e vet të titulluar "Huxh-xhetu’llahu’l baliga" Shahu Velijullah ed-Dihlevi (fq. 671 dhe vazhdimi) ku i numëron bazat e të drejtës së trashëgimit në Islam, shënon edhe këtë: tërë puna dhe mundi i njeriut në botë, është që të kujdeset dhe të rritë një zëvendës (pasardhës) që do ta mbaj vendin pas tij dhe do t’ia trashëgojë emrin dhe gjininë (fisin).
Kjo për të, është një dëshirë e përhershme. Siç dihet, as gruaja, as vajza, as motra nuk mund ta ruajnë fisin dhe emrin familjar. Këtë mund ta bëjë djali, e ndoshta edhe vëllau. Gruaja, mundet që, pas vdekjes së burrit të martohet me ndonjë burrë tjetër. Edhe vajzat edhe motrat do të martohen dhe do ta vazhdojnë fisin tjetër. Vetëm djali është ai që do ta vazhdojë rendin dhe punën e bërë me nder e djersë të të ndjerit dhe do ta bartë emrin e babait. Për këtë arsye i jipet pjesa më e madhe që të mos dëmtohet rendi i formuar juridikisht dhe dëshirat e pronarit, respektivisht të të ndjerit, Në Islam, trashëgimia është caktuar sipas nevojave dhe përgjegjësisë së invdividëve. Kështu, trashëgimia prej bashkëshortit në bashkëshortin ose nga prindërit në fëmijë, faktor kryesor i ndarjes së saj është parimi - një burrit sa dy pjesë të grave.
a) Nëse vajza s’është e martuar, është vetëm një njeri. Përveç personalitetit të vet, s’ka kë të mbikëqyrë tjetër. Po qe e martuar, detyra e burrit të saj është që t’ia plotësojë të gjitha nevojat, jo vetëm asaj por edhe fëmijëve të vet. Por, për këtë gjë kemi folur më parë. Më pastaj, kur të martohet, do të merr mehrin dhe shumë dhurata tjera. Po u bë fjalë për vëllain që do të merr dy fish më tepër, ai është ose i martuar ose do të martohet. Në të dyja rastet është përgjegjës t’i shikojë shumë anëtarë dhe të kujdeset për ta, ose, së paku duhet të kujdeset për veten dhe bashkëshorten. Kur të martohet, ai do të japë mehrin dhe do të ketë shpenzime tjera. Malli, gruas së martuar nuk do t’i zvogëlohet fare, madje, me autorizimin që i është dhënë nga e drejta islame, duke qarkulluar kapitali i saj, ai edhe do të smadhohet. Nga ana tjetër alimentcioni, po pati nevojë për të, është në kurriz të burrit. Ndërsa vëllau do të shpenzojë trashëgiminë e ngelur nga babai, që të kujdeset për fëmijët e vet. Veç kësaj, motra e pamartuar, po s’mundi të kalojë me trashëgiminë që ia ka lënë babai, do të ketë ndihmë nga i vëllai.
b) E njëjta gjë vlen edhe për gruan që ka trashëguar bashkëshortin. Nëse ajo ngel vejushë, do të jetë vetëm një individ dhe mund të jetojë me trashëgiminë që e ka marrë nga burri, madje ndodh që të trashëgojë edhe nga prindërit. Nëse martohet rishtazi kësaj radhe për nevojat e saja do të kujdeset burri i ardhshëm.
Duket qartë se në një sistem të këtillë, u është dhënë kujdes i duhur obligimeve.
Barabarësia midis gruas dhe burrit, që qartë duket në disa situata, përveç këtyre dy rrugëve themelore të trashëgimisë, vërteton se gruaja në trashëgimi nuk llogaritet si "e parëndësishme, gjysma e burrit."
"Në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij i takon vetëm një e gjashta."
"Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët, pasi nuk ka as prindër as fëmijë por ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta"
Në këto dy raste, marrin pjesë të barabarta edhe babai edhe nëna që janë grua e burrë, madje edhe vëllau edhe motra nga e njëjta nënë. Nuk ka ndryshim midis tyre. Por, kjo s’është rruga kryesore e trashëgimisë. Gruaja nëse llogaritej absolutisht si gjysma e burrit, në këtë rast duhej të merrte gjysmën e pjesës në krahasim me burrin.
Ajetet që flasin për trashëgimi, në Kur’anin Famëlartë, përfundojnë kështu;
"Këto janë (dispozita) të caktuara prej All-llahut. Kush i bindet All-llahut (urdhërave të tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në Xhennete, nën të cilët burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh."
|
Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
|
Klikime: 950
| Ranguar: 0.0/0 |
|
|