E shtunë, 20/04/2024, 13:44
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Ç’është hul-le (tahlil)

Ç’është hul-le (tahlil)

Shkurorëzimi absolut do të bëhet kur të shkëputen tri lidhjet (tre shprehjet e talakut), që llogariten se ishin midis bashkëshortëve. Pas kësaj, për njëri tjetrin, gruaja dhe burri janë të huaj. Sipas të drejtës islame, këta nuk mirren rishtas.
Të përmendim edhe një herë se në Islam kurora themelohet në bazë të dashurisë dy palëshe, të paqës dhe mirëkuptimit. Kurora e përkohshme nuk është valide. Qëllimi i kurorës është bashkësia familjare, kujdesi ndaj fëmijëve, çështje këto që i respekton Islami. Çiftet që bëjnë shkurorëzim, na realitet e braktisin begatinë e kurorës, duke mos i marrë parasysh qëllimet e larta të saj. Si dënim për këtë, ata nuk mund të kurorëzohen përsëri. Martesa e sërishme midis palëve të njëjta, pas shkurorëzimit, pa kurrfarë pengese, do të smadhonte numrin e shkurorëzimeve. Palët mund të shkurorëzohen për ndonjë arsye të vogël, duke menduar se mund të merren përsëri pasi të pendohen. Me kohë ata kanë krijuar familje, kanë provuar njëri tjetrin e në fund janë shkurorëzuar, duke menduar se nuk mund ta vazhdojnë jetën bashkëshortore. Tani nuk është me vend martesa e sërishme e palëve të njëjta, para se të fitojnë edhe një përvojë, dhe para se të "piqen" edhe pak.

Në të drejtën bashkëkohore, gjykatësi do t’ia pengojë martesën për një kohë të caktuar, palës fajtore për shkurorëzim një ose dy vjet.

Por, burri që është shkurorëzuar nga gruaja, duke e shfrytëzuar autorizimin e vet, nuk mund të marrë të njëjtën grua përsëri.

Por, nëse gruaja martohet me një burrë tjetër qoftë edhe një ditë, pasi të ndahet prej tij, ose ai vdes, pas pritjes së iddetit të duhur, mundet ta marrë bashkëshortin e parë. Në Kur’an thuhet:

"E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk i lejohet më që ta kurorëzojë, derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata të dy, poqese mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesa të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozitat të All-llahut që ia sqarojnë një popullit që kupton."

Sipas këtij ajeti, gruaja e shkurorëzuar tri herë nga ana e burrit (me tre talakë), do t’i jetë hallall të njëjtit njeri vetëm pas kurorës me një njeri tjetër. Pra martesa e gruas së ndarë me burrë tjetër do ta bëjë martesën me burrin e parë hallall.

 

Mendimet e juristëve Islam
lidhur me hul-len

Ajeti që e cekem më lartë, flet qartë se në të drejtën islame gruaja që është është ndarë nga burri, do të jetë hul-le nëse ndahet nga burri i dytë dhe përsëri mund të mirret me burrin e parë. Së pari të përmendim disa hadithe lidhur me këtë çështje. Abdullah b. Mes’udi thotë:

"I Dërguari i All-llahut e mallkon atë që bën hul-le dhe për të cilin bëhet hul-le."

E i Dërguari a.s. thotë:

"Dëshironi t’ju lajmëroj kush është cjap i huazuar?" kur i thanë - po, o i Dërguar i All-llahut, ai shtoi: -Është njeriu që bën hul-le. Atij që bën hul-le dhe për atë për të cilin bëhet hul-le, All-llahu le t’i mallkojë."

Hazreti ‘Umeri ka thënë:

"Nëse më sjellin dikë që bën hul-le, dhe atë njeri të cilit i bëhet hul-le, do t’i dënoj me vdekje duke i qëlluar me gurë."

E pyetën Abdullah b. ‘Umerin:

Nëse një tjetër e merr gruan e njëjtë përkohësisht, që t’i bëhet hallall atij që e ka lëshuar por që është penduar, ç’duhet të bëjë? E ai u përgjegj kështu: Që të dy janë prostitutë bile edhe nëse jetojnë njëzet vjet bashkë.

Iu drejtua edhe një pyetje së cilës i dha këtë përgjigje:

Një kurorëzim i këtillë, artificial, nuk do të jetë i pranueshëm, për gruan dhe nuk do t’ia bëjë hallall burrit të parë. Këto punë ne i llogarisnim si zina në kohën e Pejgamberit a.s.

Nga shpjegimet e deritanishme, kuptohet se kurorëzimi në mënyrë artificiale, dhe me tahlil është haram, i ndaluar. Ç’mund të jetë punë më e keqe se ajo që e ka mallkuar i Dërguari a.s.?

Në vazhdim t’i shqyrtojmë mendimet e medhhebeve:

Të gjithë juristët ndajnë mendimin se gruaja që nuk ka hyrë në gjerdek me burrin e dytë ose nëse vdes ai para se të shkurorëzohen, nuk do të mundet të rimartohet me burrin e parë. Medhhebet janë bashkuar rreth mendimit se një grua e martuar nuk do t’i bëhet hallall burrit të parë edhepse është dhënë kusht për hul-le gjatë kurorëzimit të saj të dytë, edhe sikur të ishte thënë kjo gjë s’është valide për drejtësinë, meqë kjo është një dredhi. Nuk ndryshon nga kurora e përkohshme. E kurora e përkohshme sipas mendimit të përgjithshëm është kurorë e rrejshme, jo e drejtë. Sipas juristëve malikij dhe hanbelij, kurora është valide, nëse nijet për hul-le pati nga dy palët, edhepse kjo nuk u theksua gjatë kurorëzimit. Sipas Imamit Shafi, si dhe një rivajeti nga Ebu Hanife, akti i bërë me kusht që mos të theksohet tahlili, është valid pa marrë parasysh ç’nijet do të ketë. Pas gjerdekut, burri, po të dëshirojë mund të vazhdojë të jetojë me gruan, e po deshti, mund ta lëshojë atë. Në mendime të këtilla dominon parimi që të jipet gjykim vetëm për situatën që duket edhe nuk mirret parasysh nijeti. Kjo don të thotë se kur një proces i tillë do të shtrohet para gjykatësit, ai do t’i shikojë argumentet materiale dhe do të vendos se kurorëzimi është i shëndoshë, nëse në aktin e kurorëzimit nuk është vënë kusht për tahlil. Gjykatësi nuk është përgjegjës për zbulimin e qëllimeve që dy palët i fshehin në zemër. Por, Imami Muhammed dhe Ebu Jusufi nga hanefijtë, mendojnë se nuk është valide kurora me qëllme të hul-les madje edhe nëse ekzison vetëm nijeti. Në realitet, një e thënë që vjen nga Ebu Hanife, e thotë gati të njëjtën gjë - se një kurorë e këtillë nuk do të ishte e shëndoshë. Sipas një të thëne të tretë, Imami Azam, thotë se kurora është e shëndoshë, por kushti për hul-le është i padrejtë.

Rezyme

Në të drejtën islame, e drejta e ndarjes normale është pranuar për burrin. Por, janë marrë masa të ndryshme që të mos shfrytëzohet kjo e drejtë pa nevojë ose të bëhet me trillime të ndryshme. Njëra ndër këto masa, është ndalimi i martesës së sërishme me gruan e shkurorëzuar. Por, mund të martohen përsëri nëse gruaja martohet me një burrë të dytë dhe nëse ndahet nga ai, ose ai vdes. Pas kalimit nëpër një fazë të këtillë të përvojës, pas të menduarit të gjatë dhe "vendimit për mbrojtjen e bashkësisë bashkëshortore martesa ndërmjet tyre bëhet e lejuar." Por, nëse ndodh që kurora e dytë e gruas të shkurorëzuar të jetë me një ujdi (muvazaa), dredhi dhe kurorëzim artificial, kjo do të jetë "tahlil" (hul-le). I Dërguari a.s. i ka mallkuar ata njerëz që bëjnë hul-le. Atë që bën hul-le e ka quajtur "cjap i huazuar, njeri i mallkuar." ‘Umeri dhe i biri i tij Abdullahu, e kanë pranuar hul-len si zina dhe thanë se dënim të njëjtë do të aplikojnë për të. Edhe drejtimet juridike, me shumë argumente, kanë prurë vendim se hul-le është haram, dhe kanë dhënë mendime të ndryshme nga pikëpamja e argumenteve materiale me të cilat do të merret gjykatësi, e këto nuk e ndryshojnë faktin se hul-le është haram.

Veç kësaj, sipas të drejtës islame, një grua e ndarë nga burri duhet të presë iddet para se të ketë të drejtë të martohet me një burrë tjetër. Një pritje e këtillë zgjat mesatarisht tre muaj (tri periudha pastrimi). Nëse gruaja është shtatëzane, duhet të pres deri në lindje të fëmijës. Ndaj nëse dëshirohet të shkatërrohet kjo formë e mallkuar e shkurorëzimit, duhet pritur pas ndarjes me burrin e parë tre muaj, dhe ndarjes nga burri i dytë, përsëri tre e më shumë muaj, e më pastaj mund të bëhet martesa me burrin e parë. S’është puna për një natë, siç mendojnë disa. Veç kësaj nuk numërohet kurorëzim vetëm një akt, ose ngelja vetë në dhomë për disa orë. Kushti kryesor është që burri i dytë të mos jetë impotent, fëmijë, plak ose i sëmurë. Në kohën e Pejgamberit a.s., një grua që dëshironte t’i kthehet burrit të parë, për shkak të moskënaqjes me burrin e dytë, nga i Dërguari i All-llahut nuk e fitoi lejen. E këtu nuk është fjala për ndonjë dredhi të saj, por e tërë kjo mbështetet në mos kënaqjen seksuale nga burri i dytë.

Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 723 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024