E premte, 26/04/2024, 13:03
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Poligamia

Poligamia

"Njeriu që ka dy gra në kurorë dhe ka simpati në njërën më shumë se në tjetrën, në Ditën e Gjykimit do të vijë me njërën anë të paralizuar."

Muhammedi a.s.

Martesa me shumë gra në sistemin e vjetër juridik religjioz

Në të drejtën e vjetër egjiptase e cila iu jepte më shumë të drejta grave, në krahasim me atë greko-romake, gruaja, nëse nuk i ka takuar klasës klerikale, në kushte të caktuara burri mund të merrte më shumë se një grua.
Në të drejtën e Babilonit, sipas ligjeve të Hamurabit, nëse gruaja nuk mund të lindë ose nëse lëngon nga ndonjë sëmundje e rëndë, burri mund të merr robëreshë.
Ndërsa në të drejtën kineze, burri mund të martohet me gra nga rendi i dytë, nëse e lejojnë kushtet financiare. Por, me kusht që fëmijët që do të lindin nga këto gra, të numrohen si fëmijë të vërtetë të gruas së parë.
Tek brahmanët e vjetër, sipas librit të Vishnus, burrat sipas klasave që u takojnë, mund të marrin një, dy, tri ose katër gra. Ndërsa në librin Apastamba, vërehet një kufizim: nëse një grua i plotëson obligimet e veta dhe, nëse mund të lind djalë, burri i saj nuk mund të martohet me një grua tjetër. E në të kundërtën, mund të martohet. Sipas Manu rregullave, një burrë duhet ta zgjedhë gruan e parë nga kasta e vet. Si grua të dytë mund të marrë një grua nga kasta më e ulët. Dhe në fund sipas institucioneve të Naradës, burri sipas kastave mund të martohet me një, dy ose tri gra. E sipas disa institucioneve edhe gruaja ka pasë të drejtë që ndonjëherë të ketë më shumë burra.

Edhe në Persinë e lashtë qe aprovuar poligamia. Në të drejtën romake ekziston istifrashi që don të thotë-bashkëjetesa me një grua pa kurorëzim ligjor.

Në Dhiatën e Vjetër theksohet se Davudi a.s. qe martuar me disa gra. Kur shpjegohen dispozitat që bëjnë fjalë për ndarjen e pasurisë së babait midis fëmijëve nga dy gra, flitet në mënyrë normale, pa fare turpi. Prandaj, nga kjo kuptohet se edhe tek hebrejtë kishte poligami.

Në Dhiatën e Re nuk ekziston asnjë pasus me të cilin ndalohet martesa me më shumë se një grua. Por, këshillohet se "Një grua është e mjaftueshme për një njeri". Martesa me më shumë gra në botën krishtere, deri në shekullin XVI ishte gjë normale. Westermarck në veprën e tij historike këtë e thekson duke dhënë edhe shembuj. E dijmë edhe atë se në botën krishtere bashkë me robërimin ekzistonte edhe istifrashi.

Në siujdhesën arabike ku lindi dhe u zgjërua Islami, nuk kishte kurrëfarë kufizimi lidhur me këtë. Si ka mundur burri të marrë sa gra të dojë, ashtu ka qenë e mundur edhe të këmbehen gratë midis burrave. Kanë ekzistuar edhe gra "të lehta" që llogariteshin si pronësi e përgjithshme.

Poligamia në Islam

Islami me ajetin 3 të sures en-Nisa lejon të merret më shumë se një grua. Ajeti është si vijon:

"Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, tri a me katër. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni."

Në këtë ajet theksohet "nëse nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve." Lidhur me të ja se ç’shpjegim jep Aisheja r.a.:

"Bonjakja ndodhet nën kujdesin e zotëriut dhe ai dëshiron ta merr atë me ndonjë mehr të thjeshtë duke vënë merak në bukurinë dhe pasurinë e saj. Të këtillëve u ndalohet martesa me bonjaket, edhe nëse japin mehr të caktuar dhe nëse sillen në mënyrë të drejtë- u është urdhëruar të marrin gra tjera përveç bonjakeve."

Ndërsa Ibën Xherir et-Taberi shënon edhe këtë: Disa kanë thënë se domethënia e këtij ajeti është:

"Sikur që frikësoheni nga pamundësia e plotësimeve të të drejtave ndaj bonjakeve, në të njëjtën mënyrë duhet të frigoheni nga prostitucioni me gratë. Mos bëni prostitucion, por nga gratë që u janë të lejuara merrni nga dy, tri ose katër."

Edhe Shevkani përmend domethënien e njëjtë në tefsirin e vet "Fethu’l-kadir".

Duket se martesa me më tepër se një grua, dy, tri e në fund katër nuk është ndonjë obligim farz ose urdhër vaxhib, por është një leje në mënyrë që t’i iket prostitucionit. Por edhe kjo leje është kushtëzuar me mundësitë dhe drejtësinë. Ajeti na shpjegon se në bashkëshortësi është kryesore të kënaqesh me një grua, duke theksuar se martesa me një grua është më afër plotësimit të së drejtave.

Kështu, mund të japim një rezyme lidhur me poligaminë në Islam, para lindjes të së cilit, nuk pati ndonjë përkufizim:

1. Përkufizmi i numrit. Është e lejuar martesa me katër gra më së shumti. Ajeti që e cekëm më lartë e shpreh këtë sipas specifikës së gjuhës arabe. Vërtetimi se martesa me më shumë se katër gra është e lejuar, duke u mbështetur në këtë ajet, është gabim, mos njohje e gjuhës arabe. Pejgamberi a.s. i urdhëroi ata që u bënë musliman të rinjë dhe kishin më shumë se katër gra, të shkurorëzohen me ato mbi katër sish.

2. Drejtësia si kusht.

3. Urdhëroi të kënaqet vetëm me një, nëse nuk ka mundësi për drejtësi.

Duhet patur llogari për drejtësinë midis grave si në ushqim, veshmbathje, strehim, në respektim, në dashuri e kështu me radhë. Ta veçojmë vetëm dashurinë. Është e mundur që barabarsisht të duhen gratë e bukura dhe ato më pak të bukura, ato të rejat dhe ato më të vjetrat? Po s’qe e mundur, atëherë nuk ka drejtësi. E kur nuk ka drejtësi atëherë njeriu duhet të kënaqet vetëm me një grua. E në këto kushte nuk krijohet poligamia.

Disa vërtetojnë se, në Islam është asgjësuar kjo leje, me qëllim që të pengohet poligamia. Por, ky është mendim i gabuar, me që nyja është zgjidhur me ajetin ku flitet për poligaminë. Tani e tutje, njeriu që don të ketë më tepër se një e më së shumti katër gra, do ta kryej obligimin ndaj shpirtit të vet që s’varet nga ai, pas plotësimit të kushteve materiale siç është ushqimi, veshmbathja, strehimi e të tjera, bile edhe fjetjen pranë tyre:

"Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni krejtësisht nga njëra e ta leni tjetrën të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni (padrejtësisë), All-llahu ju falë dhe ju mëshiron."

Pejgamberi a.s. bënte drejtësi midis grave të tij, dhe thoshte kështu:

"O Zot, kjo është drejtësia që kam në duart e mia. Mos më merr si përgjegjës nga drejtësia që ke Ti e unë nuk disponoj me të."

Burri respekton barabarësinë në të gjitha sjelljet e veta përveç në dashuri, që nuk varet prej tij. Pejgamberi a.s. thotë:

"Njeriu që ka dy gra në kurorë dhe ka më tepër simpati në njërën se në tjetrën, në Ditën e Gjykimit do të vijë me njërën anë të paralizuar."

Nëse njëra nga gratë nuk është muslimane ajo gëzon të njëjtat të drejta si gratë tjera.

A ka nevojë për poligami?

Siç dihet, kurora në Islam mbështetet në qetësinë dhe paqën, dashurinë, simpatinë, ndershmërinë shpirtërore dhe në vazhdimësinë e gjeneratave, e jo vetëm në kënaqësinë seksuale. Pejgamberi a.s. duke bërë fjalë për këtë, thekson:

"Martohuni, por mos shkurorëzoni, meqë All-llahu i Lartësuar nuk i don burrat dhe gratë që varen në kënaqësitë (pasionet)."

Duke folur kështu ai e ndaloi eksploatimin e martesës në favor të kënaqësive të ulëta. Atëherë nuk është i drejtë pohimi se gratë janë të robëruara për kënaqësitë e burrave, duke e vërejtur lejimin e poligamisë në Islam. Të përsërisim se poligamia nuk është ndonjë gjë e urdhëruar, kryerja e së cilës është e domosdoshme si farz ose vaxhib, por është një mënyrë e ruajtjes nga prostitucioni dhe nga imoraliteti. Siç do të shpjegojmë më tutje, Islami mundohet t’i mbyllë rrugët për të hyrë në prostitucion kështuqë parasheh dënime madje edhe me vdekje.

Shkencëtarët e Islamit kështu i radhisnin disa nga arsyet pse poligamia do të ishte e nevojshme;

1) Kur gruaja të jetë e sëmurë prej lindjes nga impotenca dhe të mos ketë ndjenja për seks;

2) Të jetë e sëmurë, kështuqë nuk mund t’i kryej detyrat e bashkëshortësisë;

3) Të mos mund të lind fëmijë.

Shkurorëzimi do të sillte dëme dhe halle më të mëdha nga rimartesa. Gruaja që do të përjetonte këtë, nuk do të mundte të martohet me të tjerë dhe do të shkallmohej.

4) Gruaja kalon nëpër periudha të menstruacionit mesatarisht një javë në muaj ndërsa pas secilës lindje, dyzet ditë lehoni. Në këto periudha sipas Islamit, është haram të bëjë marëdhënie seksuale. Veç kësaj, veçanërisht gjatë kohëve të fundit të shtatzënisë, s’mund të kryhet obligimi ndaj bashkëshortit. E disa burra nuk qëndrojnë ndaj anojnë kah prostitucioni.

5) Potenca seksuale e gruas, dobësohet dhjetë deri njëzet vjet më parë në krahasim me atë të burrit. Ndërsa, sipas gjendjes familjare, mund të dëshirohet madje edhe fëmijë gjatë kësaj kohe.

6) Mungesa e meshkujve për shkak të tragjedive, kryesisht nga luftërat. Shembull më i mirë është Gjermania pas luftës së Dytë Botërore. Të gjithë e dijmë gjendjen e mjerueshme të grave gjermane madje edhe kërkesat e tyre për "importimin e burrave". Faraoni në kohën e Musës a.s. i vriste bijt e izraelitëve ndërsa bijat e tyre i linte të jetojnë. Një jobaraspeshë të këtillë, Kur’ani e quan "torturë, dhembje të madhe dhe shkatërrim."

Evropa që rreptësisht e sulmon poligaminë në Islam, të gjitha këto domosdoshmëri dëshiron t’i mbulojë me një gjë: "mosvërejtjen e prostitucionit". Prostitucioni, prostituteja dhe fëmija jolegjitim, preferohen në vend të kurorës legale, gruas dhe fëmijës legal. Mirëpo, mendimtarët evropianë filluan në mënyrë pozitive të shikojnë në poligami, të cilën, e pranuan për shkak të disekuilibrit në numër mes gruas dhe burrit, për ta ruajtur nga shkatërimi jetën e burrave dhe të pronësive të tyre për shkak të dashnorëve të grave dhe shtimit të vrasjeve e abortimeve, me qëllim të pengimit të fëmijëve jolegjitim.

Westermarck, në veprën e tij historike, thotë:

"Poligamia, pas ndalimit në Perëndim, s’është shmangur nga praksa. Më pastaj, a është sistemi më i përkryer dhe i fundit, ai në të cilin do të kënaqet njerëzimi vetëm me një grua?"

Përgjigjet janë të ndryshme. Sipas Herbert Spenserit, sistemi i fundit është monogamia. Ndërsa sipas Lebonit:

"...ligjet evropiane për një kohë të shkurtër do ta lejojnë poligaminë."

Prof. Ehrenfeli mendon se poligamia është e domosdoshme për shkak të ruajtjes së racës ariane. Shpjegim më të mirë lidhur me këtë çështje nxjerrim nga vepra e prof. Muhammed Hamidullahut:

"Monogamia faktikisht, është dukuri më e rrallë në krahasim me bigaminë, që llogaritet si gabim i rrezikshëm dhe mosrespektim i ndalimeve dhe gjërave të shenjta. Përveç kohëve të fundit, kur në mënyrë të shpejtë u zhvillua kultura e Perëndimit, s’mund të gjendet një nocion ideal dhe parimor, kuptim që s’mund të shtrembërohet. Madje edhe në doktrinën krishtere, asgjë s’është thënë që të japë argumente të një pasqyre të këtillë.

"Askush nuk ka të drejtë të thotë se krishterizmi është ai që e detyron botën e civilizuar të Perëndimit në monogami, Krishterizmi nuk ka ndaluar në mënyrë të haptë poligaminë veç kryepeshkopëve dhe gjakonëve (Timotheu 3/2, 12)... Asnjë nga koncilët krishterë nuk e kundërshtuan poligaminë; nuk u pengua që kjo të vazhdojë as nga mbretërit, aty ku ekzistonte poligamia në kohën e idhujtarisë. Në mes të shekullit të VI mbreti i Irlandës Diarmait, kishte dy mbretëresha dhe dy robëresha. (D’Arbois de Jubainville, VI, 292). Poligamia është vënë në praksë pa kurrfarë pengesash gjatë kohës së mbretërisë së Merovingienit. Karli i Madh kishte dy mbretëresha dhe shumë robëresha, e njëri ndër ligjet e tij theksonte se poligamia nuk është e panjohur për murgjit . Më pastaj Filipe de Hesse dhe Frederic - Guillaume de Prusse nga sekti luterian marrin nga dy gra me lejen e murgëve. Lutheri personalisht ia lejoi bigaminë të përmendurit më lartë. Të njëjtën gjë e bëri edhe Melanchetoni. Shumë herë Lutheri vet personalisht, fliste për poligaminë me një tolerancë të madhe: "Kjo (poligamia) s’është e ndaluar nga Zoti... Nuk ka dyshim se poligamia preferohet në vend të shkurorëzimit." Më 1650 pas marrëveshjes së Westfalisë, Parlamenti Ushtarak i Frankonit (Kriegstag) lëshoi vendim, që prej atëherë, çdo burrë mund të marrë nga dy gra, si preventivë kundër zvogëlimit të popullatës, pas luftimeve tridhjetvjeçare. Disa sekte krishtere luftuan shumë për poligaminë. Më 1531, në Munster anabaptistët bënë përpjekje duke dashur që, në mënyrë të hapët ta zgjerojnë poligaminë dhe thanë se i krishteri i vërtetë duhet të ketë shumë gra. Dhe, siç e dimë, Mormonët e shikonin poligaminë si një institucion hyjnor.

Në njoftimin e princit gjerman Philippe de Hesse, që ia dërgoi teologut Marthin Bucer, lidhur me ca pyetje që i kërkoi t’u parashtrohen shkenctarëve tjerë fetar (Martin Lutherit dhe Filippe Melancheton), shënohet si vijon "(Paragrafi i X): "E di se Luteri dhe Melancheton e kanë këshilluar mbretin anglez që të martohet me një grua tjetër para se të ndahet prej të parës."

Gruas së parë në poligami, do t’i lëndohet krenaria. Do të ndjejë xhelozi dhe brenga për shkak të martesës së burrit të saj me një grua tjetër. Por, nga ana tjetër, në martesën jo legale që i takon jetës së prostitucionit me dashnore, ekzistojnë edhe rreziqe tjera: humbja e nderit të burrit që hyn në prostitucion dhe të gruas së tij, dëmin që do ta pësojë gruaja e një burri të atillë, për shkak të jetës së përbashkët me një njeri të pandershëm, dhe mundësia për kapjen e rrugëve të këqija që t’i revanshohet burrit, si dhe dëmi, që do ta pësojë burri për këtë gjë. Nga ana tjetër, nëse ajo grua është martuar e që ishte në marëdhënie me një burrë të këtillë, tradhëtinë që do ta pësojë burri i saj, madje edhe dëmin që do ta pësojë gruaja e atij burri që hyn në marrëdhënie me gruan që deshti t’i revanshohet burrit... Nga të gjitha këto marëdhënie jolegale paraqiten mbytja e fëmijëve, zgjerimi i sëmundjeve venerike, edhe armiqësia midis palëve... Duket se kur të ndalohet poligamia edhe pse ekziston nevoja dhe domosdoshmëria për të, njëra pas tjetrës vijnë tragjeditë deri atëherë kur të çthuret çorapi.

Të përkujtojmë se në të drejtën islame, gruaja ka të drejtë të kërkojë që të mos i martohet burri me një grua tjetër derisa është e lidhur kurora me të. Pas aktit që do të kryhet në mënyrë legale marrëveshja që do të bëhet, do të vazhdojë, nëse ajo bën fjalë për atë se burri nuk guxon të martohet rishtas, e nëse martohet, gruaja e parë ta mbajë të drejtën e shkurorëzimit. Në një hadith thuhet:

"Kushti që më së shumti meriton ta plotësoni është ai që e keni pranuar gjatë kurorëzimit."

Në këtë rast, gruaja, në poligami do të ketë të drejtë vote. Do të eliminohen dëmet shpirtërore që i takojnë. Në shumë vende të botës zyrtarisht nuk ekziston poligamia. Por, faktikisht ajo vazhdon të përhapet. Për këtë arsye, kohë pas kohe sillen ligje të ndryshme që të përcaktohet origjina e fëmijëve sipas sistemit juridik.

Në fund, mund të thuhet se feja Islame e ka aprovuar poligaminë për shkak të disa domosdoshmërive. Nëse njerëzia ende nuk e din dobinë e saj dhe nuk e aprovon poligaminë, s’mund të thuhet se një ditë, pas përvojave të ndryshme nuk do ta aprovojë.

Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 629 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024