E enjte, 25/04/2024, 23:54
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Pozita e gruas në familjen islame

Pozita e gruas në familjen islame

"Xhenneti gjendet nën këmbët e nënave."

Muhammedi a.s.

Aftësitë fiziologjike dhe psikologjike të burrit dhe gruas

E vërtetë e pamohueshme është se gruaja dhe burri, nga pikëpamja e formimit, nuk janë të njëjtë. Shkencëtarët që bëjnë fjalë për të drejtat e gruas, tentojnë të shpjegojnë arsyet e ndryshme të këtij dallimi. Disa prej tyre vërtetojnë se ky ndryshim fiziologjik me kohë do të evitohet, kështu që gruaja dhe burri, edhe psikikisht një ditë do të barazohen. Nëse e lëmë në një anë këtë debat dhe nëse e shqyrtojmë pozitën e sotme, do të shohim se gruaja dhe burri, njeri prej tjetrit, ndryshojnë vetëm nga pikëpamja e formimit të trupit të tyre, organizmit të tyre dhe aktiviteteve. Fiziologjikisht mashkulli dhe femra veprojnë ashtu siç iu mundëson struktura trupore. Ashtu siç një mashkull nuk mund të lind fëmijë, ashtu edhe një femër nuk mund të mbarsë. Pasi që "instikti seksual nuk është vetëm vlerë e mëvetësishme psiko-fizike, por është element i personit me të cilin është i lidhur në mënyrë të pandashme... Duhet të dijmë edhe atë se analiza e instiktit seksual mund të na dërgojë kah veçantitë (specifikat) e karakterit të një njeriu."

Me siguri do të ketë dallime të mëdha edhe në sferën psikike, varësisht nga struktura fiziologjike. Tek mashkulli nuk mund të gjenden emocione gjithnjë të ndryshme siç janë të hajthme ato te gruaja. Mashkulli është një qenie e tillë që mund t’u kundërvehet dukurive të ashpra të vazhdueshme të natyrës, si dhe sulmeve të numërta të jetës. Fiziologët i shpjegojnë dallimet shpirtërore midis mashkullit dhe gruas. Në familje për burrin gjë elementare është t’i dalë në krye gruas, ndërsa për gruan është kryesore t’i dhurohet mashkullit, ruajtja e personalitetit deri në shkallën e mundur dhe përpjekja që të jetë e simpatizuar dhe e pranuar nga ana e mashkullit, si dhe ruajtja e mashkullit në "pishinën e saj shpirtërore dhe trupore". Për mashkullin, familja është një pasuri, ndërsa për gruan është fortifikatë. Gruaja disponon me veti varësisht nga fiziologjia dhe organizmi. Te gruaja janë më të shprehura: temperatura, pulsi dhe frymëmarrja. Forca muskulare ngadhnjen te mashkulli. Një gjendje e këtillë gruan e vendos ndërmjet mashkullit dhe fëmijës.

Gina Lambroso e cila e ka studiuar psikologjinë e femrës me një mençuri dhe urtësi në veprat "L’ame de la famme", "La famme dans la societe actuelle", shqyrton shumë çështje interesante:

"Gruaja, për shkak të dashurisë që e ndjen ndaj të tjerëve, është e varur prej tyre. Egoizmi i burrit është një fanar i ndritshëm që tregon rrugët nëpër të cilat duhet kaluar. Ndaj, mashkulli nuk kërkon udhërrëfyes dhe nuk mbështetet në askë. Ndërsa flijimi i gruas, atë e shtyen të mbështetet në të tjerët dhe pengohet të përparojë pa udhërrëfyes. Diç e këtillë nuk i përket vetëm asaj të duash dhe të jesh e dashur, por, ndoshta edhe vetëkontrollimit. Gruaja është si një kacavjerrës, madje edhe sikur t’i thaheshin rrënjët, sikur të gjente ndonjë degë të thatë ose ndonjë mur, do ta vazhdonte jetën. Tragjedia më e madhe për të është kur ngel pa mbështetje. Ka njerëz, të cilët, një dobësi të këtillë - (e kjo për gruan është forcë e të kërkuarit të mbështetjes dhe të varësisë nga të tjerët) e shpjegojnë me mungesë të edukatës. Por, edhe gruaja që ka edukatë më të madhe, përsëri ka nevojë për të (mbështetje)."

Akademiku Maz’har Osman Uzman, pas studimit të dallimeve organike dhe psikike midis mashkullit dhe femrës, konstaton:

"Në kohëra të vjetra nuk ka ekzistuar mendim për barazi juridike, siç është sot mendimi i feministëve të rinj. Barazia juridike nuk mund të kënaq dy gjenerata që s’janë krijuar në të njëjtën mënyrë dhe që nuk kanë dëshira dhe ideale të njëjta. Edhe kafshët e gjinisë mashkullore janë të vrazhda ndaj atyre të gjinisë femrore. Dikur gruaja këmbehej, blehej, vidhej, grabitej e shitej. Pra, ajo nuk ishte pronare e vërtetë e vetëvetes, por ishte vetëm një lëndë për vazhdimësinë e racës... Madje edhe në ato vende ku gruaja nderohej si kurorë, martesa akoma i sjellte mishërim, bënte që plotësisht të humbë personalitetin e vjetër. Kjo prej zonjushës do të bëhet zonjë, do të mbajë mbiemrin e bashkëshortit dhe do të njihet si pronë e filan fallanit. Por, nuk ndryshon te burri, asgjë. Martesa sado që të jetë zbukuruese, gruan përsëri e vë në shërbim të burrit. Detyra e gruas në Angli, është të dashurojë, të shërbejë dhe të jetë e dëgjushme, e thënë kjo që përcillet prej gojës në gojë. Poeti Schiler thotë: "Në rruzullin tokësor, dëgjueshmëria është obligimi i gruas". Kundër dominimit të dukshëm të burrit, gruaja ka rezistencën e fshehur. Që të mundë burrin, gruaja shërbehet me natyrën e vet të butë dhe në mënyrë të pahetuar, burrin mund ta sjellë deri në atë gjendje që e dëshiron. Në një martesë fatlume, hidhërimi ose zemërimi i njërës palë zëvendësohet me gjentilitetin e palës tjetër. Njëra palë dëshiron të dominojë deri në shkallën e dhunës, ndërsa pala tjetër fiton me modesti, me dorëzim të parezervë, me varshmëri e dëgjueshmëri. Ja, këto janë mëlmesat e bashkëshortësisë. Vetë krijimi i dy gjinive aq të ndryshme, lind respekt dhe dashuri të ndërsjellë.

 

Ndarja e obligimeve

Në institucionin familje, feja Islame ka bërë ndarjen e obligimeve midis gruas dhe burrit sipas mundësive materiale dhe shpirtërore të tyre. Secilës palë ia ka dhënë detyrën që mund ta kryej dhe e ka respektuar aftësinë e tyre. Gruas i ka dhënë detyra që mund t’i kryej, e nuk e ka ngarkuar me përgjegjësi që nuk mund t’i bartë. Në Kur’an Zoti xh.sh. më shpesh njerëzve u drejtohet vetëm në gjininë mashkullore. Kjo rrjedh nga specifika e gjuhës arabe. Në arabisht përdoret gjinia mashkullore, kur i drejtohemi një grupi grash e burrash, për shembull edhe paraqitja "ja ejjuhel ledhine amenu: o ju besimtarë" është në gjininë mashkullore. Nga aspekti i përbërjes dhe kuptimit, i përfshin të gjithë besimtarët, pa marrë parasysh gjininë.

Para Islamit, ashtu si edhe në vendet tjera të botës, në Arabi, gruaja nuk kishte të drejta. Feja Islame gruas i solli të drejtat e merituara dhe e vendosi në pozitën e saj të lartë. Në një liri të këtillë që erdhi nga kjo reformë e papritur dhe e jashtëzakonshme, gratë mundeshin në mënyrë të haptë t’i shprehnin mendimet e tyre. Siç u theksua më lartë, edhe pse në Kur’anin Famëlartë shprehjet përgjithësisht janë në gjininë mashkullore për shkak, siç u theksua, të specifikës gjuhësore, gratë kërkonin të zbresin edhe ajete të atilla në të cilat do të përmenden edhe ato. Një ditë, zonja Ummi Umare nga muslimanët ensarë erdhi te i Dërguari a.s. dhe i tha:

"O Pejgamber i Zotit, shikoj se çdo gjë është për meshkujt, pse vallë nuk përmenden gratë?"

Më pas zbriti ky ajet:

"Nuk ka dyshim as për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, adhuruesit dhe adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblimi të madh."

Edhe një muslimane që dëshiron barazi totale me burrin nga aspekti i vlerës para Zotit, shpërblimin shpirtëror dhe sevapin... Nëna e jonë, gruaja e Pejgamberit a.s. Ummi Seleme shprehet: "Ç’do të bëhej sikur të ishim meshkuj, do të luftonim si ata, do të fitonim shpërblime si ata!" më pas zbret ky ajet:

"Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send."

Mashkulli nuk mund të bëhet si femra

Nëna e Merjemes, Hanne, kur ishte me barrë (me Merjemen) duke e paramenduar si djalë, ia përkushtoj fëmijën Shtëpisë së Shenjtë (Bejt-ul Mukaddes). Por, kur i lindi vajzë, e brengosur shprehu brengën duke thënë: "Zoti im, unë e linda femër!?". All-llahu që shumë mirë e dinte ç’kishte lindur Hanne, urdhëroi: "Mashkulli nuk është si femra". Pra, djali që e deshe ti nuk mund të jetë si vajza që ta dhash Unë, djali nuk mund të jetë i suksesshëm në shërbim të Shtëpisë së Shenjtë.

Dominimi i burrit

Pas këtyre sqarimeve mund të thuhet se në institucionin familje:

"Edhe atyre (grave) u takon e drejta, sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i Plotëfuqishëm, i Urtë."

Ajeti i cili e shpall këtë prioritet është si vijon:

"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjera dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre."

Këtë ajet shpeshherë e kanë marrë në gojë shumë kritikë jomuslimanë duke pohuar se gruaja i nënshtrohet urdhërit të burrit dhe është dhënë nën shërbimin e tij.

Që të mund të kuptojmë më mirë këtë, duhet të ndalemi në fjalën "kavvamun: përgjegjës" që ka dy kuptime:

1. Interesim për fatin dhe nevojat (e saj) dhe,

2. Mbikqyrje ndaj saj. Kuptimi i parë nuk flet asgjë kundër gruas, përkundrazi, flet në dobi të saj. Kur gjendemi tek kuptimi i dytë, tek e drejta e burrit për mbikëqyrjen, mbrojtjen e gruas, kjo ka norma të caktuara në Islam.

Gruaja nëse është jo muslimane por hebreje ose e krishterë, atëherë burri nuk mund të intervenojë në besimin e saj. Burri nuk mund të përzihet as në pasurinë e saj personale. Gjatë vënies së kurorës, gruaja merr mehrin prej burrit. Kjo është pasuri personale e saj. Bashkëshorti nuk gëzon asnjë të drejtë në të. Gruaja nuk është e obliguar që nga mehri të përgatisë pajë. Faktikisht, gruaja as gjatë martesës as më pas nuk ka obligime financiare.

Gruaja nëse disponon me ndonjë pasuri tjetër përveç mehrit, madje edhe po pati nevojë burri, ajo gëzon të drejtën absolute ndaj asaj pasurie. Ka autorizim që nëpërmjet tregëtisë ta shtojë pasurinë, ta huazojë ose t’ua dhurojë personave të tretë... Për këtë gjë s’ka nevojë të kërkojë leje nga burri. Edhe pse bashkëshorti nuk ka autorizim të japë sadaka nga prona e bashkëshortes, gruaja ka të drejtë të japë sadaka prej pasurisë së vet pa marrë leje nga bashkëshorti. Në vendin ku përmendet bashkëshorti dhe bashkëshortja, për gratë përdoret shprehja "maruf: legale, diç që është e njohur, diç që u përgjigjet zakoneve (adeteve)". Nëse burri nuk i kënaq nevojat e fëmijëve dhe të bashkëshortes për shkak të koprracisë, gruaja ka të drejtë pa dijen e burrit të shpenzojë për vete dhe për fëmijët, nëse kjo bëhet në mënyrë hallall dhe nëse është e lejuar me zakone.

Gruaja, nga aspekti juridik, nuk është e obliguar të punojë në shtëpinë bashkëshortit dhe të kryejë punë amvisërie. Mirëpo, duke patur parasysh dashurinë, ndihmën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë nuk do të duhej të mbetet indiferente ndaj këtyre punëve.

Bashkëshortet e as’habëve, përveç që i kryenin punët shtëpiake, u ndihmonin edhe bashkëshortëve në punët e tyre. E dimë se duart e nënës sonë Fatimes, janë shtypur në mullirin e dorës. Motra e gruas Muhammedit a.s., e bija e Ebu Bekrit-nëna e jonë Esma, ka punuar punët e bashkëshortit të saj Zubejrit, ka kryer edhe punët rreth ushqimit, përgatitjes së kalit, ka bartur fara dhe bërthama të hurmës në kokë në një largësi prej një kilometri. Ndihma e këtillë e ndërsjellë, midis dy bashkëshortëve, që gjendet në shkallën më të lartë të dashurisë dhe lidhshmërisë, nuk është barrë, por kënaqësi. Kur Esved b. Jezid e pyeti Aishen se me çka merret i Dërguari a.s. kur gjendet në shtëpi, mori këtë përgjigje:

"U ndihmon njerëzve të shtëpisë në punët e tyre, e kur e dëgjon ezanin shkon në namaz."

Pas një sqarimi të këtillë, mund të themi se burri nuk mund të intervenojë në lirinë dhe autoritetin e gruas nga aspekti fetar, financiar dhe juridik. Atëherë, ku mbeti dominimi i burrit? Ta caktojmë regjionin e këtij dominimi.

Në ajet jipen dy aspekte të dominimit të burrit:

1. Nga aspekti i krijimit-burri është më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm se gruaja. Ka qëndresë dhe durim më të madh. Për këtë arsye, rreth termave nubuvvet (pejgamberi), prezidencë (kryetar shteti), dëshmitar, luftëtar, dhe pranimit të pjesës më të madhe të trashëgimisë mashkulli ka përparësi.

2. Burri, duke dhënë mehr gjatë kurorëzimit dhe duke siguruar ekzistencën në institucionin - familje, ka përgjegjësinë financiare. Pra, ky dominim i burrit rrjedh nga përgjegjësia e tij. Kjo mbështetet nga parimi që është i pranuar nga të gjithë "Pushteti dhe autoriteti janë proporcionale me përgjegjësinë".

Burri është personi përgjegjës dhe koka e familjes. Fëmijët janë të lidhur për të. Detyra e tij është të gjejë dhe të ruaj akomodimin. Ai e ka autorizimin për banim. Ai është pronar i shtëpisë. Për këtë arsye, kur burri nuk është në shtëpi, gruaja nuk guxon të lejojë dikush i huaj të hyjë në shtëpi. Thamë se burri është koka e familjes. Gruaja dëgjon urdhërin e burrit. Ajo nuk guxon të mos e dëgjojë burrin, i cili mban përgjegjësinë dhe është i obliguar që me mundin e vet të luftojë gjatë tërë jetës. Të mëdha janë punët e burrit. Pejgamberi a.s. thotë:

"Poqese ndonjërit i kisha urdhëruar t’i falet dikujt, pos All-llahut, atëherë grave do t’u kisha urdhëruar të falen para burrave të tyre".

Arsyeja për këtë është të drejtat që All-llahu u ka dhënë burrave mbi gratë. Një hadith tjetër thotë:

"Më është treguar Xhehennemi. Ç’të shihet, shumicën e pjesëtarëve të Xhehennemit e përbëjnë gratë. Ato janë në rrugët e pafesë (fyejnë, mallkojnë). - kur u pyet nga ana e një as’habi: -O i Dërguar i All-llahut, a janë ato në rrugë të pafesë kundër All-llahut? ai tha: Ato nuk iu falënderohen bashkëshortëve dhe mirësisë. Nëse njërës prej tyre me shekuj i bën të mirë, e tek ti heton diçka (që nuk i pëlqen), do të shprehet se kurrfarë të mire s’ka pasur prej teje."

Shtëpia është si një pushtet i vogël. Natyrisht, se do të ketë dikush që do të jetë kryesori. Ky, sipas qenies, obligimeve dhe përgjegjësisë është burri. Ky është prioritet dhe dominimi i burrit ndaj gruas që e pranon Islami.

Edhe sipas botëkuptimeve të sotme juridike, në institucionin e familjes ekzistojnë të drejta prioritare që i posedon burri, për dallim nga gruaja. Burri është koka e familjes. Ai e zgjedh vendbanimin. Gruaja e mban emrin familjar të burrit (mbiemrin e burrit). Gruaja është këshilltare dhe ndihmëse e burrit. Burri e përfaqëson bashkësinë familjare. Pa lejen e burrit gruaja nuk mund të mirret me ndonjë punë ose me ndonjë zeje. Në të drejtën islamike, gruaja, prej momentit të martesës e deri në fund të iddetit, pas ndarjes, kujdeset nga burri. Të gjitha shpenzimet e gruas dhe fëmijëve i mbulon burri. Gruaja nuk përzihet në këtë gjë. Mirëpo, në të drejtën bashkëkohore, edhe gruaja merr pjesë në mbulimin e shpenzimeve lidhur me furnizimin dhe edukimin e fëmijëve.

Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 887 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024