E premte, 29/03/2024, 03:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Pengesat në martesë

Pengesat në martesë

Në të drejtën e vjetër iraniane, nuk respektoheshin pengesat, bile edhe preferohej martesa midis vëllaut dhe motrës. Sipas të drejtës iraniane, në vend se të ndalohej prostitucioni midis njerëzve që nuk duhej të martohen mes veti, vëllezërve me motra, prindërve dhe fëmijëve si dhe kushërinjëve dhe farefisit, kjo përkrahej. E njëjtë është gjendja edhe në të drejtën e Egjiptit të Vjetër. Sipas të drejtës kineze, edhepse nuk mund të kurorëzoheshin kushërirët nga ana e babait, ata nga ana e nënës kishin të drejtë të kurorëzohen.
Ajetet 22-24 nga sureja en-Nisa si dhe disa hadithe, e lajmërojnë muharrematin në Islam (njerëz midis të cilëve është i ndaluar kurorëzimi).

Kështu mund t’i radhisim:

1. Ata të cilëve u është ndaluar kurorëzimi për shkak të farefisnisë dhe afërsisë të gjakut nëna, bija, motra, halla, tezja dhe mbesa.

2. Për shkak të lidhjes miqësore midis familjeve, vjehrrat, vajza nga kurora tjetër, nusja, njerka.

3. Për shkak të qumështit. Ndalesat e lartpërmendura për shkak të lidhjes miqësore dhe afërsisë së gjakut njëkohësisht përfshijnë edhe ndalesat edhe për shkak të qumështit: tajat, motrat nga taja, bija nga taja dhe tajën e bashkëshortes...

4. Siç do të theksojmë në vazhdim, nëse ekzistojnë kushte, Islami e lejon martesën me katër gra. Mirëpo martesa me më tepër se katër gra është e ndaluar.

5. Nuk është e lejuar që burri të martohet me gra që mes vete janë të afërta njëra me tjetrën. Për shembull, të merr dy motra ose tezen dhe mbesën.

6. Nuk guxon të martohet me një grua që është e martuar me dikë tjetër, ose me ndonjë që pret iddet pas ndarjes ose vdekjes së burrit.

7. Nuk mund të martohet me gra që s’janë muslimane dhe që nuk besojnë në njërin nga librat hyjnorë.

8. Gratë që janë absolutisht të ndara nuk mund të rimartohen me ata nga të cilët janë ndarë, me përjashtim të atyre të cilat pas ndarjes përsëri janë martuar e më pas janë ndarë, ose nëse bashkëshorti i dytë ka vdekur.

Afërsia e qumështit

Kur në Kur’anin Famëlartë theksohen gratë me të cilat nuk duhet kurorëzuar, atëherë thuhet:

"...nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri..."

Edhe Pejgamberi a.s. thotë:

"Ato që janë të ndaluara (për kurorëzim) sipas farefisnisë së gjakut, ato janë të ndaluara edhe sipas qumështit".

Imamët e katër medhhebeve janë pajtuar se ato që janë të ndaluara sipas farefisnisë të gjakut, janë të ndaluara edhe sipas qumështit. Kësaj i kundërshtohet vetëm Ibën Tejmijje.

Për qëllimin dhe arsyen e afërsisë sipas qumështit, në Kur’an nuk janë theksuar të dhëna të veçanta, ndërsa në hadithe theksohen urtësitë në disa pika. Shtrohen dy arsye të rëndësishme për ndalimin e kurorëzimit të atyre që janë në farefisni të gjakut dhe të atyre që janë miqësuar sipas qumështit. Arsyeja e parë është ajo materiale: ato veti që ka trashiguar mashkulli dhe femra të cilat janë kushëri, pasi që janë të ngjshme (vetitë), me martesën e tyre, fëmijët do t’u lindin jo të talentuar, jo normal, madje edhe të çmendur. Arsyeja e dytë është ajo shpirtërore dhe morale: ata respektohen mes vete, por pasi kurorëzohen, nuk do ta nderojnë njëri tjetrin, e kjo është kundër botëkuptimeve njerëzore, natyrës së njeriut dhe moralit.

E tani këto t’i shqyrtojmë nga aspekti i afërsisë së qumështit.

Gjatë thithjes fëmija ushqen organizmin dhe i formohen mishi dhe eshtrat. Në këtë substancë të çuditshme ushqyese e cila i përmban elementet kryesore ushqyese, vallë, a i përcillen fëmijës edhe elemente shpirtërore? Nëse nëna ka aftësi të imunitetit ndaj disa sëmundjeve ose nëna gjatë tajitjes lëngon nga ndonjë sëmundje ngjitëse, mjekësia ka vërtetuar se këto përcillen edhe tek foshnja.

Në hadith thuhet:

"Një dhe dy thithje nuk shkaktojnë pengesë për kurorë."

Sipas njërit nga dy rrëfimet e Imam Ahmedit dhe Imam Shafiut, që të formohet respekti nëpërmjet qumështit, fëmija duhet të ushqehet me pesë shujta dhe pesë herë të thithë. Sipas disa të tjerëve, mjaftojnë tri thithje. Mirëpo hanefijtë që ishin më të rezervuar dhe më të kujdesshëm për thithjen, kontrollimi i së cilit është shumë i rëndë, kanë thënë se ndalesa për kurorë do të jetë formuar madje edhe vetëm me një thithje. Në një hadith tjetër thuhet:

"Kushërirësi e tajës formohet vetëm gjatë kohës së urisë (nevojë për qumësht);

Kushërirësi të tajës nuk formohet pas periudhës së thithjes (pas moshës dyvjeçare e mëtutje).

Këto hadithe tregojnë se vetitë që i ka marrë fëmija, materiale dhe shpirtërore, nëpërmjet të qumështit, e formojnë bazën e kushërirësisë së tajës.

Arsyeja morale që e pengon martesën midis atyre të farefisnisë, qëndron edhe në qumësht. Gruaja që e merr një fëmijë në prehër dhe e tajit, duke e ushqyer gjakun, mishin dhe eshtrat e tij, ajo meriton respektin e nënës.

Shah Velijjullah ed-Dihlevi thotë:

"Femra që është tajë i gjason nënës së vërtetë, nga pikëpamja se ajo është shkaktare e rritës dhe zhvillimit të fëmijës dhe të ngritjes së tij në këmbët e veta. Derisa nëna e vërtetë e ka bartur fëmijën në stomak, taja ia plotëson nevojën për ushqim (me qumësht) pas lindjes së fëmijës. Kështu nënë është edhe taja. Edhe fëmijët e tajës kësaj foshnjeje i janë vëllezër e motra. Kur ajo ia fali gjinin një fëmijës, ia fali edhe të drejtën prindore. Kështu, fëmija në të e gjeti rehatinë. Ndaj, nuk mund të pranohet që fëmija atë ta përvetësojë si grua dhe të bëjë marrëdhënie me të. Si do ta bënin njerëzit këtë, kur as kafsha nuk bën marrëdhënie me kafshën që e ushqen."

 

Martesa me gruan e pamoralshme

"Laviri nuk do të duhej të martohet me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja, me të nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtarë. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët."

Juristët japin shpjegime të ndryshme lidhur me këtë ajet të sures en-Nur.

A mund një musliman të martohet me një lavire? Shumica mendojnë se një grua lavire, mund të lidh kurorë me një burrë. E, sipas një të thëne të Aliut, Aishes, Bera’s dhe Ibën Mes’udit martesa me një lavire nuk guxon të bëhet. Ibën Kajjim e pëkrah mendimin e dytë. Ai thotë: Në Kur’an besimtarit i urdhërohet të martohet me një grua të ndershme. Kurora është valide me këtë kusht. Kur nuk plotësohet ky kusht, nuk mund të bëhet kurorë. Njeriu që do të martohet ose e pranon ligjin e Zotit ose jo. Nëse nuk e pranon, ai do të jetë pabesimtar, ose do të jetë njeri që i mvesh shok Zotit. Nëse e pranon por nuk e aplikon ose martohet me një lavire, kësaj rradhe nuk i vlen kurora dhe, edhe vetë do të llogaritet si lavir. Ja, kjo është rëndësia e ajetit që u citua. Ibën Kajjim jep edhe shpjegime tjera lidhur me këtë temë.

Çdo grua që hynë në laviri, nuk është e njëjtë. Disa prej tyre kërkojnë falje. Të këtillave s’ka ç’tu thuhet. Disa të tjera deri në këtë tragjedi kanë ardhur pa dashje. Nëse do të gjendeshte dikush ta shpëtojë, ajo do të ishte mjaft e lumtur. Do të ishte shumë mirë që të shpëtonte kështu. E disa e kënaqin shpirtin e epshin e tyre vetëm me laviri. Edhe sikur të martohej një e këtillë, syri do t’i ngelte tek tjetri. Ja, pra, martesa me një grua të këtillë, don të thotë pranim të lavirisë, don të thotë të jetosh me një krijesë që në Kur’an quhet "habith: e fëlliqur". E kjo nuk i gjason një besimtari.

Sipas të drejtës romake, ishte e ndaluar martesa me një grua që ishte lavire, artiste dhe e gjykuar. Njerëzve të dalluar dhe familjeve të tyre u ishte ndaluar martesa me skllevët e liruar ose më fëmijët e aktorëve teatral.

Martesa e përkohëshme

Kurora është një akt që mbështetet në qetësi e paqë si dhe në dashuri e në mëshirë, e që ka për qëllim që, duke formuar familje, të lindin fëmijë. S’quhet akt kurore, madje edhe atëherë kur ka dëshmitarë dhe bëhet marrëveshje me një grua për kurorë të përkohshme. Edhe sikur të jetë për dhjetë a njëzet vjet. I Dërguari a.s. këtë e ndaloi në mënyrë absolute. Fjalët e Abdull-llah b. Abbasit, që mendon se kurora e përkohshme është e pranueshme, nuk janë të drejta. Nga as’habët, muxhtehidët e njohur të Islamit që nxjerrin gjykime nga ajetet dhe hadithet dhe nga tabiinët (ata që janë takuar me njerëz të cilët e kanë parë Muhammedin ose kanë dëgjuar hadithet e tij) askush nuk e pranon një kurorë të këtillë.

Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 994 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 blerim  
0
s/alejkum//un kam nje pyetje dhe shpresoj te me jepni pergjygje/ un e dua nje vajz dhe deshiroj te martohem me te por nena ime me thot qe jemi fis me te por kurr skemi hyr dhe skemi dalur me te unn dhe ajo vajza jemi brezi i 5 me radh a me lejohet martesa me te ose.jo//

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024