E mërkurë, 24/04/2024, 11:37
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Liria në martesë

Liria në martesë

"Pa shprehjen e qartë të vejushës dhe pa lejen e virgjëreshës, nuk mund të lidhet kurorë. Leja e virgjëreshës është heshtja e saj."

Muhammedi a.s.
 

BashkshortesiaA janë të lirë gruaja dhe burri të zgjedhin bashkëshort para martesës? Sipas imam Malikut dhe Shafiut, meqë gruaja mund të mashtrohet nga ndjenjat, nuk mund të zgjedhë bashkëshortin e ardhshëm, pasiqë mund të gënjehet. Edhe nga ky aspekt, pa lejen e prindit ajo nuk mund të martohet. Ndërsa për hanefijtë gruaja edhe të jetë virgjëreshë, edhe të jetë e vejë është e lirë të zgjedhë bashkëshortin. Nuk mund ta japin pa lejen e saj. Nëse e japin, ka të drejtë të zgjedhë vet, e po deshi mund ta prishë kurorën. Kështu ndodhi edhe me zonjën Hansa e cila iu drejtua Pejgamberit a.s., e ai ia dha të drejtën që ta anulojë kurorën. në të njëjtën mënyrë një virgjëreshë u lajmërua tek Ai, e Pejgamberi a.s. i dha leje ta pranojë ose ta refuzojë kurorën.

Martesa e një muslimaneje
me një jomusliman

Në Islam ekziston një përjashtim lidhur me lirinë e kurorës. Një grua muslimane nuk mund të martohet me një jomusliman. Këtu i rrezikohet edhe feja edhe tradita. Arsimimi i fëmijëve që do të lindin do të jetë larg Islamit. E një dukuri e këtillë është kundër qëllimit të Islamit për zgjerim.

Edhe në të drejtën romake që ishte burim i të drejtave themelore, ishte e ndaluar të martohen palët me religjione të ndryshme.

Kur shohim se një katolik nuk martohet me një të krishterë të sektës tjetër, atëherë kuptojmë se Islami është shumë tolerant. Dhe, e dijmë se edhe hebrejtë, si njerëz të huaj për ta, nuk ua japin vajzat.

Duhet theksuar edhe këtë se në Islam, çdo akt i një besimtari është i lidhur me fenë dhe ai duhet lartësuar, madhëruar Zotin. Në Kur’anin Famëlartë kurora quhet "hududull-llah": "kufi që e ka caktuar All-llahu".

Muslimani është njeri që me çdo akt i shërben Islamit, gjë kjo që don të thotë se nëpërmjet Islamit, njerëzit thirren në shpëtim.

Gruaja muslimane s’mund të martohet për një jomusliman, madje as për dikë besimi i të cilit është i prishur deri në atë shkallë kur largohet nga besimi, ani pse shtiret se është musliman. Nëse lidhet një kurorë e këtillë, kjo do të prishet. Palët që e kanë bërë këtë akt dhe ata që kanë ndërmjetësuar, do të marrin dënim përkatës.

T’ua tregojmë një ngjarje historike që bën fjalë lidhur me një rast kur njerëzit nëpërmjet të kurorës u thirrën në Islam:

Në kohën e Pejgamberit a.s. Ebu Talha para se të bëhet musliman i propozoi martesë Ummi Sulejmes (Rumejsës). Ummi Sulejme tha:

-Të ta them të vërtetën, edhe unë dëshiroj të martohem me ty. Njeriun si je ti s’duhet kapërcyer. Por, ti je njeri i pafe, ndërsa unë jam muslimane. Nuk është e rrugës të martohemi.

Dialogu vazhdoi më tutje. Ebu Talha i tha:

-Ç’po ngjet me ty Rumejsa?

-E ç’po ngjet?

-E ç’do të thoje për të verdhin e të kuqin (arin dhe argjendin)?

-Unë s’po kërkoj as ari as argjend. Ti je njeri që përkulesh para një gjësendi që as dëgjon, as shikon dhe as që ka ndonjë vlerë. A s’turprohesh të falesh para një copë druri që e solli nga mali duke e zhagitur një rob i zi. Nëse ti bëhesh musliman le të jetë kjo prika (mehri) për martesë. Asgjë tjetër nuk kërkoj.

-E kush mundet t’ma sjellë Islamin, Rumejsa?

-i Dërguari a.s., shko tek ai.

Ebu Talha u drejtua tek i Dërguari i All-llahut, i cili ishte duke qëndruar me as’habët e vet. Kur e shikoi, tha:

"Po vjen Ebu Talha dhe po i shkëlqen nuri Islam..."

Ky e pranoi Islamin para Pejgamberit a.s. dhe ia përcolli fjalët Rumejsës. Kështu Pejgamberi a.s. i kurorëzoi sipas kushteve të Rumejsës.

Pejgamberi a.s. rrëfen:

"Shikoj, kam hyrë në Xhennet. Para meje rrapëllimë hapash. E ç’të shikoj - Rumejsa!"

Martesa me femër jomuslimane

Përkundër asaj se femra muslimane nuk mund të martohet me një jo musliman, sipas të drejtës islame, një mashkull musliman mund të martohet me një femër jo muslimane. I vetmi kusht është që ajo të besojë në njërin nga librat hyjnorë. S’mund të martohet me një femër që i beson zjarrit, diellit, yjeve dhe idhujve. Nuk mund të martohet as me femrat që, edhe pse duken se janë muslimane, nuk respektojnë urdhërat dhe ndalesat e fesë, të cilat nuk përfillin njërin nga gjyqet që janë konstituar me argumente të forta dhe me ato që haramin e kanë kuptuar si diçka që është hallall.

Ekzistojnë mendime të kundërta midis shkencëtarëve të Islamit, në temën, martesa me femra që u besojnë librave të shenjtë. Një shumicë e madhe janë të mendimit, se u lejohet kjo martesë. Abdullah Ibën ‘Umeri, llogarit se ky mendim është i gabuar.

Në kohën e halifit ‘Umer, ushtria islame, çliron disa vende duke bashkuar shumë toka të reja me shtetin islamik. Në ndërkohë, muxhahidët islamikë dhe disa nga as’habët, u martuan me femra që u besojnë librave të shenjtë. Halifit ‘Umer, që mendonte se kjo mund të jetë gjë e rrezikshme për familjet muslimane, nuk i pëlqente martesa me femrat jo muslimane. Hudhejfe, njëri ndër as’habët, u martua me një hebreje, ndërsa halifi ‘Umer i tha atij "Lëshoje". Kur Hudhejfe e pyeti: "Është haram kjo?" ‘Umeri iu përgjegj kështu: "Jo, por po frikësohem se do të kesh punë me dikë që moralisht është i dobët."

Kuptohet se ‘Umeri nuk e llogariste haram martesën me një femër jomuslimane, por këtë e llogariste si një akt të rrezikshëm nga aspekti i ardhmërisë së gjeneratave muslimane. Kur e pyetën Abdullah Ibën ‘Umerin për gjykimin e tij lidhur me martesën me një hebreje ose të krishtere, u përgjegj kështu:

"Zoti ua ka bërë haram meshkujve femrat që Zotit i mveshin rival. Unë nuk njoh tradhëti më të madhe se ajo grua që thotë: Zoti im është Isa ose filan fallani tjetër (ndonjë rob i All-llahut)"

Sipas të drejtës islame, ndryshimi midis besimeve është një pengesë për trashëgiminë, ndaj një femër jomuslimane nuk mund të fitojë trashëgimi nga një mashkull musliman. Edhe nga ky aspekt martesa me një femër jomuslimane është akt i papëlqyeshëm.

Takimi i bashkëshortëve të ardhshëm

Para së gjithash kërkohet bashkëshort që e duam. Siç mund të kuptohet nga thelbi i hadithit, femra dhe mashkulli, paraqesin gjysmërrethe të një rrethi të përbashkët. Ata vazhdimisht notojnë në gjithësinë ekzistuese. Kur e gjejnë gjysmërrethin adekuat, bashkohen dhe formojnë rrethin e plotë. E ky rreth e paraqet themelin e jetës.

Për t’u dashuruar duhet takim dhe simpati. Islami i lejon bashkëshortët e ardhshëm të takohen më parë. Madje edhe e urdhëron këtë. I Dërguari a.s. një as’hab që dëshironte të martohej me një muslimane nga Medina, e pyeti: "A e ke parë?" dhe kur ai tha: "Jo", Muhammedi a.s. tha: "Shko dhe shikoje atë, pasi në sytë e femrave të Medines mund të gjendet diçka (ndonjë e metë e syve)."

Një njeriut tjetër që donte të martohet, Pejgamberi a.s. i tha kështu:

"Ta shikosh njëherë sepse kjo do të ndihmojë që kurora yte të jetë më e qëndrueshme."

Siç dihet, bukuria është relative. Nga njeriu te njeriu tjetër ajo ndryshon. Ndaj personalisht duhet të shihen bashkëshortët e ardhshëm. Përshkrimet e huaja nuk duhet përfillur.

Por edhe takimet kanë masën dhe kufirin e vet. Pasi midis të simpatizuarve nuk ka kurrfarë lidhjesh, të dy palët fshehen nga njëri tjetri. Në këso lloj takimesh njëri tjetrit mund t’ia shohin fytyrën, duart dhe thembrat. Trupi dhe pamja e përgjithshme janë gjëra të qarta. Ky takim, me këtë masë, mund të realizohet madje edhe në praninë e ndonjë personi që bën pjesë në kategorinë "mahrem".

Nëse dy palët dëshirojnë të mësojnë për moralin dhe mendimin e njëri tjetrit (edhe kjo është me rëndësi), këtë e mundëson pyetja që mund t’ua bëjnë fqinjëve dhe të njohurve ose ndonjë mënyrë tjetër e ngjajshme. Munden edhe të zhvillojnë bisedë të hapët në kushte të lartpërmendura. Bashkëjetesa pa kurorë është e ndaluar. Por, në rrethana të këtilla, kur secili paraqitet jogjentil dhe fsheh karakterin e vet të vërtetë, gjasat që të njihen janë të vogla. Në raste të këtilla mbretëron epshmëria, emocionet mbizotërojnë trurin. Pejgamberi a.s. thotë:

"Dashuria e yte ndaj diçkaje të verbëron dhe të shurdhon".

Shkrimtari i madh freng, Molieri, në veprën e tij "Mizantropi" me gojën e heronjëve të vet shpjegon, si ligj i dashurisë është ta gënjesh partnerin dhe si të gënjejë ai, dhe se palëve të dashuruara epshet u janë të larta deri në atë shkallë sa që nuk mund të vërehen gabimet e njëri tjetrit. Molieri këtë e shpjegon me fjalët:

"Të dashuruarve çdo gjë u duket simpatike në trupin e atij që e duan. Duke menduar se gabimet e tyre janë pjekuri, ato i emërtojnë me emra përkëledhës. Një pamje të mangët e shikojnë si jasemin i bardhë, të zezën e si zeshkane aq të ëmbël sa që duhet të përkulesh para kësaj ngjyre, gënjeshtari u duket si i mençur ndërsa i marri si një shpirtmirë".

Sot me emrin i ose e fejuar, shumë të rinjë takohen, argëtohen, kënaqen, e më pastaj bëjnë përpjekje që të ikin nga njëri tjetri, dhe kuptohet, më shpesh pala më e dëmtuar është femra. Por, me ligj s’mund të detyrohen të fejuarit të vënë kurorë.

Nga bashkëjetesa pa kurorë rrjedh edhe dëmi tjetër, atëherë kur në mënyrë hidhërake ndahen njëri nga tjetri, fillojnë t’i numërojnë e t’i shqiptojnë gabimet e njëritjetrit dhe në këtë mënyrë ardhmëria e tyre sillet në një gjendje jo të pëlqyeshme.

Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 1122 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024