E premte, 26/04/2024, 15:04
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Martesa

Martesa

"Martohuni me gruan e cila lindë dhe e cila e don familjen. Ditën e Gjykimit do të mburrem me ju para ummeteve tjera me numrin tuaj."

Muhammedi a.s.

Nevoja për martesë

BashkshortesiaRruga legale e kënaqësisë seksuale është martesa. Të ikurit nga martesa është rrugaçësi dhe shkas, që energjia me të cilën posedon njeriu të bëhet shumë e rrezikshme. Secili njeri ndjen nevojë për kënaqësi seksuale. Kjo, po nuk u realizua në mënyrë legale do të kalojë në punë jo legale: onanizëm, homoseksualitet, marrëdhënie me fëmijë e me kafshë... Dhe shkak për të gjitha këto anomali të çoroditura është mos martesa. Kjo dhe mosplotësimi i nevojave seksuale për organizmin dhe shpritin e njeriut janë jo vetëm të dëmshme, por edhe të rrezikshme. Ikja nga martesa bazohet në shtimin e pronësisë, largimi nga obligimet dhe frika nga krijimi i familjes e cila shoqërisë do t’i sillte dobi. Po ua ktheu kurrizin virtyteve shpirtërore duke e trajtuar materjen si një gjë të shenjtë, do të teprohej, e shoqërisë do t’i merrej liria e pavarësia dhe do të bëhej rob i epsheve dhe shfrenimeve të tepërta.

Duke e kërkuar ekzistencën, vazhdimësinë, njerëzit gjetën rrugëdalje me detyrimin e të rinjëve që të martohen. Në perandorinë Romake, institucioni familje qe luhatur për shkak të rritjes së numrit të beqarëve dhe të bredhjeve të tyre poshtë e lartë. Për këtë shkak, me ligjet që solli perandori Augusti, secili ishte i detyruar të martohet me një person sipas klasës që i takon, madje secili ishte i obliguar të ketë fëmijë. Kush nuk i respektonte këto dispozita ligjore, ballafaqohej me konsekuenca të rënda. Njeriu që martohet dhe e don familjen e vet, din t’i dojë edhe njerëzit tjerë. Me siguri njohim shumë pleq të pamartuar të cilët janë nervozë, të pacipë, zemërngushtë, të padobishëm dhe të dëmshëm. Turqët, kur duan të theksojnë mëshirën thonë: "Ty a nuk të lindi nëna, a nuk ke ti fëmijë..."

Kur Musa a.s. ia la fisin vëllait të vet, Harunit dhe shkoi të marrë levhat (pllakat e shenjta), fëmijët izraelitë lëshuan rrugën e drejtë. Dhe, kur u kthye Musa a.s., shikoi gjendjen e mjerë dhe me zemrim e rrëmbeu të vëllanë. E Haruni iu drejtua vëllait të zemruar kështu:

"O djali i nënës sime..."

Kështu, duke e përkujtuar nënën si burim urtësie, dashurie e mëshire, ai e qetësoi të vëllanë.

Janë të njohura fjalët e mareshalit Peten që ua drejtoi francezëve të cilët pësuan në luftë:

"O miqtë e mi, neve na shkatërroi ahengu". Dhe pati shtuar: "Kur t’i peshoni gabimet, do të gjeni gabime edhe më të mëdha. Nuk dëshironit fëmijë dhe braktisët jetën familjare. I lëshuat vyrtytet dhe vlerat shpirtërore... Nga të gjitha anët kërkuat epshmëri..."

Gjykimet për martesën

Në Kur’anin Famëlartë ekziston urdhëri për martesë. Ky urdhër shkallëzohet nga farzi (urdhër që patjetër duhet kryer) e shkon duke u zbutur, varësisht nga rangu shoqëror dhe nevoja seksuale. Në ajet gjithashtu përmendet shkaku i mosmartesës si rrjedhë e gjendjes financiare, edhe pse Kur’ani na njofton se kur martohen dy të varfër, Zoti, do t’i ndihmojë: robi me marrëveshje se do të lirohet, personit të posamartuar që don të jetë i pamëkatë dhe atij që lufton në luftë të shenjtë, në rrugë të Zotit. Në hadithet tjera thuhet:

"Njeriu me martesë plotëson gjysmën e fesë. Për gjysmën tjetër le të frikësohet nga Zoti"

"Po erdhi dikush te ju e jeni të kënaqur me karakterin dhe besimin e tij, të kërkojë vajzë, martojeni. Po nuk e bëtë atë, do të lind përçarja dhe intriga.

O i Dërguar i Zotit, thanë: nëse ai është i varfër dhe nuk i takon familjes bujare?

Nëse vjen dikush tek ju të kërkojë vajzë, martojeni! -dhe këtë e përsëriti tri herë."

Në Kur’an për martesën legale përdoret termi "ihsan", "ngritja e murit rreth e përqark, ruajtja e tij". Kjo ngase secili çift me aktin e martesës do të mbrohet nga mëkati, nga sulmet epshore dhe nga rreziqet e jetës Po kështu edhe marëdhëniet jo legale dhe prostitucioni janë quajtur "sifah", që don të thotë rrjedhje - të dy palët, njëri tjetrit ia dëmtojnë lëngun jetësor. Spermën e shpenzojnë kot nasikoti.

Duke e përfunduar temën lidhur me nevojën për martesë, të shtojmë edhe këtë se martesa dhe të disponuarit me fëmijë është rruga jetësore edhe e Pejgamberit a.s..

Ç’është martesa?

Martesën, për të cilën është fjala, do ta definojmë sipas ajeteve të Kur’anit. Ky s’do të jetë definicion juridik. Më tepër do të jetë përcaktim i qëllimit dhe e rezultateve të kurorës si dhe marëdhënieve dhe sekreteve të lartësuara midis palëve në kurorë.

Në suren er-Rum, ajeti 21, lidhur me specifikën e kurorës ceket: Mashkulli (burri) te gruaja të gjejë qetësinë. Kjo qetësi sa është shpirtërore aq është edhe trupore si mbrojtje nga tronditja jetësore. E njëjta gjë vlen edhe për gruan. Elementi i dytë është krijimi i dashurisë. Dhe në fund, simpatia midis dy gjinive. Specifika e tretë është virtyt që përmban çdo gjë. Në një ajet tjetër, duke iu drejtuar meshkujve, thuhet:

"...ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për to."

Duke u bërë veshje për shokun e jetës, mbulesa mund të thotë pengim në rrugë të liga me zbulimin e epsheve të veta, si dhe plotësim të njëri tjetrit, natyrisht duke e ndjerë nevojën e ndërsjellë.

Si shembull, nëse marrim një mollë dhe e përgjysmojmë, atëherë kemi dy copa të njëjta molle, gjysma është gruaja e gjysma tjetër burri. Kur të bashkohen dy gjysmat, atëherë na japin njeriun. Në këtë mënyrë ata e plotësojnë njëri tjetrin. Pra, njeriu i pamartuar është "gjysmak" e jo i plotë.

Për regjenerimin, si rezlutat i kurorës, flet një ajet, duke thënë se gratë janë një arë nga e cila burrave u sjellin fëmijë. Mendoj se këto tri ajete, shpjegojnë kurorën (martesën), si mënyrë e vetme legale në Islam për kënaqësitë seksuale.

Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 1147 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024