E enjte, 28/03/2024, 15:17
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Dashuria

"Kush dashurohet, ruan pastërtinë e shpirtit dhe vdes duke e fshehur dashurinë e vet, ai është martir."

Muhammedi a.s.

BashkshortesiaFeja Islame pranon dhe predikon se secila grua e secili mashkull, njëri ndaj tjetrit ndjejnë simpati të madhe. Kjo simpati ka mjaft rëndësi për vazhdimësinë e gjeneratave dhe ekzistencën njerëzore në botë. Njerëzit që llogariten si normal s’mund të paramendojnë t’i shmangen kësaj simpatie. Njëri ndër as’habët, Sa’d b. Ebi Vekkas thotë: "Uthman b. Maz’un kërkoi leje nga Pejgamberi a.s. që të tërhiqet nga bota dhe t’u shmanget grave, por i Dërguari i All-llahut nuk e lejoi. Po t’i jepte leje, ne do të sterilizoheshim".
Në ajetin e 14 të sures Ali Imran flitet për gratë si faktorin e parë, për të cilin njerëzit janë të lidhur me epsh.

"Dhe ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni..."

Në tregimin për Jusufin a.s. thuhet si vijon: Zelihaja kur i mbylli dyert dhe kur u sigurua, iu afrua Jusufit, dhe kishte qëllimet e veta. Ndërsa Jusufi a.s. sikur të mos mbrohej me një fuqi hyjnore, për pak do t’i dorëzohej Zelihasë. Simpatia e fortë dhe e ndërsjellë midis burrit dhe gruas, nuk është turp, madje nuk është asgjë e keqe. Islami e pranon njeriun, bashkë me të gjitha elementet e krijimit. Islami nuk premton se duke e tejkaluar krijimin, njeriun ta bëjë engjëll, as edhe duke ia rritur nevojat trupore që ta sjellë atë në nivelin e kafshës. Islami nevojat e organizmit të njeriut i kënaq duke i ngritur në nivelin e një qëllimi të drejtuar kah Zoti. Hadithet e Pejgamberit a.s. për këtë çështje janë mjaftë interesante.

"Bota është kënaqësi, ndërsa kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë."

"Kush dashurohet e ruan pastërtinë e shpirtit dhe vdes duke e fshehur dashurinë e vet, ai është martir."

Feja Islame i dënon nerëzit që i kërkojnë kënaqësitë e veta seksuale jashtë rrugës legale, e në anën tjetër, ajo ua tregon rrugën e drejtë. Gruaja që veten e ka lëshuar në stuhitë e seksit, si një epsh i fortë, i ka të tmerrshme, hilet, pispëllimet, dhelpëritë. Në suren Jusuf, hilet dhe dhelpëritë e grave, përmenden një herë nga goja e Azizit nga Egjipti dhe dy herë nga goja e Jusufit a.s. Për këtë arsye Pejgamberi a.s. thotë:

"Pas meje nuk u lash asgjë burrave, asgjë më të madhe se sa intrigën e rrezikshme siç është gruaja.",

Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 1048 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024