E shtunë, 21/12/2024, 19:22
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukata Islame

Mbulesa

Mbulesa

"Turpi vjen nga besimi."

Muhammedi a.s.

Nevoja për mbulim

Në Dhiatën e Vjetër janë disa pjesë ku flitet për lakuriqësinë si gjë e turpshme, dhe pjesë ku urdhërohet mbulimi.
Në Dhiatën e Re thuhet kështu:
"Secilit burrë që lutet dhe secili burrë që kryen punë të shenjta, do ta zhvleftësojë kokën e vet, por secila grua që lutet me kokë të zbuluar, ose secila grua që kryen punë jo të shenjta... do ta zhvleftësojë kokën e vet... Nëse gruaja nuk mbulohet le ta nënqethë flokun; e nëse turpërohet të rruhet, le të mbulohet. Gruaja për burrin paraqet krenarinë, ngase burri nuk është krijuar për gruan por gruaja është krijuar për burrin..."

Sipas botëkuptimit Islam, gruaja nuk është krijesë satanike e krijuar për keqbërje. Përkundrazi, gruaja është krijesa e parë që i ka besuar Islamit, dhe, krijesë e respektuar që u bë martire për Islam.

"Xhenneti është nën këmbët e nënave".

Vetëm ajo mund ta humbë lehtë vlerën e vet dhe bujarinë e vet, duke u mashtruar lehtë dhe duke u eksploatuar për shkak të bukurisë së trupit të saj, gjentilitetit, ndjenjave, pastërtisë së shpirtit dhe sinqeritetit të saj.

Në Kur’an, ajetet, me fjalë të buta dhe respekt flasin për gratë e burrat që janë haram për martesë njëri tjetrit, të mos e shikojnë njëri tjetrin dhe t’i ruajnë vendet e turpshme prej njëri tjetrit. Kurrë nuk është pranuar njeriu si burim i imoralitetit dhe nuk është shquar si një qenie e tmerrshme ose si një armik kundër nderit. Kuptohet në urdhërat e ndalesat për mbulim, është sjellur me kujdes dhe vazhdimisht ka qenë në rend të parë parimi, që t’u frenohen epshet atyre personave që në zemër bartin "sëmundjen e prostitucionit". Në ajetin ku u urdhërohet besimtarëve t’i mbyllin sytë para namahremit (namahrem: njerëzit që nuk kanë afërsi që pengon kurorëzimin, gruaja e burri që s’kanë lidhje familjare që të pengohet kurora):

"...e ajo është më e pastër për ta..."

Ekziston edhe një porosi e drejtuar besimtarëve, ku thuhet:

"...kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre..."

Në ajetin ku urdhërohen gratë besimtare të vejnë shami, kur të dalin në rrugë, thuhet:

"...pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen...

Nuk mund të jetë e vërtetë ajo që thuhet: Islami, me urdhërin që të mbulohet gruaja, atë e ka bërë krijesë të pavlerë, ia ka marrë të drejtën dhe lirinë e saj. Përkundrazi, feja Islame me urdhërin për mbulim, dëshiron ta ruajë gruan, ta rritë vlerën e saj, dhe të tregojë se ajo është personalitet që meriton respekt.

Disa pohojnë se mbulimi nxit për seks. Është ky mendim i gabueshëm. Kur qëllimi i mbulimit nuk është shfaqje e pjesëve të bukura duke i mbuluar ato më pak të bukura, por është mbulim i vërtetë, atëherë ai nuk do të jetë tërheqës për seks. Ai (mbulimi) mund të zgjojë kërshëri të përgjithshme për trupin e gruas tek meshkujt. E kjo do ta sjellë njeriun në kurorëzim të dëshirueshëm. Por, mosmbulimi do ta sjellë njeriun, respektivisht kërshërinë e tij, në marrëdhënie të drejtëpërdrejta e papërgjegjësi, e kjo me një fjalë tjera, quhet prostitucion.

"Nëse tek një grua nuk ka vlerë ruajtja e nderit, me detyrimin e saj të mos përzihet me meshkuj dhe të mbulohet, kjo nuk do të thotë virtyt. Gruaja duhet ta ketë në shpirt nderin, përndryshe ai nuk do të realizohet vetëm me mbulimin e saj..."

Një rezistencë lidhur me këtë nuk është e logjikshme, sepse virtyti, realizohet pak edhe me ndihmën e fuqisë. Nuk mund të fitohet shprehi pa përdorimin e forcës dhe pa përgatitur kushte. Një detyrim i këtillë do të bëhet i arsye-shëm, do të na mbrojë dhe kështu do të krijohet shprehia dhe do të realizohet virtyti. Mbulimi dhe mospërzierja me burra do t’i evitojë pasojat e këqia. Si janë të mundura mendime të kundërta nga ato që i përmendëm, nëse merret parasysh natyra e njeriut dhe vetitë e tij? Edhe t’a tërheqësh vëmendjen e meshkujve, të jesh bashkarisht me ta e të mos i nxisish epshet e tyre - a duhet besuar kësaj?

Burri duhet ta përvetësojë shpirtin e gruas. E nëse nuk e përvetëson, atëherë ç’dobi do të ketë mbulimi?

Përgjigje: e para - secila grua nuk ka burrë. Më pastaj s’është lehtë të përvetësohet shpirti. "Gruaja jeton me emocione". Zemrat ndryshojnë. Ato nuk qëndrojnë në pika të njëjta. Shpirti i gruas është si lum pa pendë, që të mund të pushtohet, atij lumi duhet t’i ndërtohet një pendë. Ja, ky është qëllimi i mbulimit.

"Sa gra janë të mbuluara me ferexhe, dhe janë imorale. Më shumë se ato të zbuluarat?!"

Këto fjalë janë të tepruara. Për shembull, të parafytyrojmë se janë të vërteta. Nëse një grua e mbuluar është imorale dhe do të bëjë kontakt me dikë. Por, kjo nuk do të ndikojë seksualisht tek të rinjtë e virgjër, të painformuar e të cilët përbëjnë shumicën. Ndërsa një grua e zbuluar, çfarëdo që të ketë si nijet dhe ide, me konstruktin dhe veshjen e saj, do të ndikojë tek njerëzit potent, e ata do t’i nxisë në shqetësime seksuale. Secili njeri është i mirë dhe i drejtë derisa nuk vërtetohet e kundërta. Por, duhet të respektohen ndenjat e tjerëve si me sjellje, ashtu edhe me veshmbathje. Nuk duhet të ketë agresivitet.

Njeriu vjen në botë duke patur me veti dhe dëshira të ndryshme. Midis njerëzve ka shumë sish të respektuar dhe të dashur si edhe të atillë që janë të poshtër dhe të këqinj deri në shkallën e fundit. Nëse e kuptojnë se çka dëshirojnë ndonjëherë shpirtërat tonë, shokët tonë më të ngushtë, nuk do të na shikojnë me sy të njeriut. Cipa e hollë që i mbulon dëshirat e këqia dhe të ulta të njeriut, është turpi. Kur të hiqet ajo perde, njeriu duket si një shtazë e egër. Turpi është stolia e njeriut, njerëzia e njeriut. E për gruan turpi është begatia më e çmuar... Një grua mund të humbë çdo gjë, por s’guxon ta humbë turpin. Një ditë, një grua me emrin Ummi Halid me fytyrë të mbuluar erdhi tek Pejgamberi a.s. dhe e pyeti për të birin e vet, i cili kishte rënë martir në një luftë ku kishte marrë pjesë edhe Muhammedi a.s. Dikush nga as’habët i tha asaj:

"-Ke ardhur ta pyesish për djalin, e fytyra e jote është e mbuluar. - ajo u përgjegj:

-Nëse e kam humbur djalin, nuk e kam humbur edhe turpin."

Mbulimi është pranimi i Urdhërave të All-llahut, të All-llahut, Krijuesit tonë e të gjithësisë. E në lidhje me zbulimin, me shfrytëzimin e një lirie të thjeshtë, ne, në realitet bëhemi fli të robërimeve të ndryshme. Para së gjithash, kjo është kundër traditës kombëtare të veshmbathjes. Është imitim i Perëndimit. Kjo, në fund, don të thotë, të na robërojnë ata që ishin në strehimin tonë për një kohë të gjatë. Më pastaj, vallë nuk fshihet diç tjetër pas shëtitjeve të hapta? Unë s’besoj se zbulimi është vetëm shfrytëzim i të drejtës për liri. Gruaja, e cila ka një liri të madhe, ka shkuar shumë më larg se burri dhe ka hapur shtigje që burri nuk shikon se ka nevojë t’i hapë ato. Ndaj, këtu është në pyetje vetëm dominimi i egos, dëshirës, modës, pasioneve... Nuk mund të pranohet se trupi i gruas, pjesët që e tregojnë feminizmin e saj nuk ndikojnë në palën e kundërt. Atëherë edhe burrat janë të dënuar nga pala tjetër. Duket se një liri e thjeshtë shkakton robërime të ndryshme dhe dënime të shumta. Dhe konsekuencat nga këto, janë shumë tragjike.

Vendet që duhet mbuluar

Para Islamit gratë arabe nuk e respektonin mbulimin. Gjendja në atë kohë ishte e njëjtë me gjendjen e sotme nëpër qytetet e mëdha. Gruaja shëtiste në mesin e burrave me krahëror të hapur. Shpesh bënte ekzibicione, e tregonte qafën, bistekun dhe vathët.

Tek meshkujt

Në Kur’an, edhe meshkujve edhe femrave u janë dhënë urdhëra të veçantë, që të mos i shikojnë namahremët dhe t’i mbulojnë vendet e turpshme:

"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimin (prej haramit) të ruajnë ojesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata."

Pejgamberi a.s. ka thënë:

"Avreti (pjesa që duhet mbuluar) i burrit është pjesa midis barkut dhe gjunjëve."

Për barkun dhe gjunjët është zhvilluar diskutim i madh. Sipas hanefijve kapaku i gjurit është auret ndërsa barku jo.

Tek femrat

Për mbulimin e gruas, në Kur’an, flasin disa ajete. Edhe ajetet që u drejtohen grave të Pejgamberit a.s. vlejnë për të gjitha gratë muslimane.

"...e kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit a.s.) ndonjë send, atë kërkojeni pas derës, kjo është më e pastër për zemrat e tuaja dhe të tyre..."

"O Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tua dhe grave të besimtarëve, le të vejnë shamitë (mbulesat) e veta mbi trupin e tyre, se kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara. Ai është Mëshirues."

Ajeti i dytë, shpall se gratë duhet të mbulohen kur të dalin në rrugë. Në ajet, veshja është "xhilbab". Kjo është veshja e jashtme, respektivisht të mbuluarit e tërë trupit me mbulesë.

Ajeti i tretë që bën fjalë lidhur me mbulimin është ajeti i 31-të i sures en-Nur. Në ajetin në fjalë, pas dhënies së urdhërit të duhur besimtarëve të gjinisë mashkullore, thuhet:

"Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, etërve të vet, vëllezërve të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, ose grave të tyre ose robëreshave që i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femra ose fëmijëve që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim."

Në këtë ajet u urdhërohet grave që të mos shikojnë në namahremin, ta ruajnë nderin e tyre. U tërhiqet vërejtja që shamitë e tyre t’i vejnë mbi jaka e të mbulohen. Fjala "humur" në ajet është shumësi i fjalës hamr (h me pikë e arabishtes). Hamr është send me të cilin mbulohet koka. Me shprehjen "le t’i vejnë shamitë mbi krahërorin e tyre", don të thotë - të jetë e mbuluar koka, veshët, gjoksi dhe qafa. "Të mos zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme..." Lidhur me këtë shprehje, shpjegimet e as’habëve të ndershëm, në përgjithësi janë të harmonizuara në pikën se vetëm fytyra dhe duart mund të jenë të zbuluara. Qëllimi i stolive dhe stolisjes natyrore është edhe zbukurimi i fytyrës, ose vendeve për stolisje. Edhe këtu mund të zbulohen vetëm duart dhe fytyra. Është diskutuar edhe për shputat, se a mund të zbulohen ose jo, shumica mendojnë se nuk duhet të zbulohen. Pjesa e duarve dhe fytyrës që mund të zbulohet është pjesa e krahut deri te zokthi i dorës dhe pjesa e fytyrës që pastrohet në rast abdesi (veç flokut, veshëve dhe nënmjekrës). Edhepse ka leje që kjo pjesë e fytyrës të zbulohet, nuk është e drejtë që meshkujt të shikojnë fytyrën e gruas me epshe seksuale. Kjo, siç theksohet në hadith, do të jetë prostitucion me sy (me shikim). Bëhet përjashtim, vetëm atëherë kur ky shikim bëhet me qëllim martese. (Për këtë temë, është bërë fjalë në temat e mëparëshme të këtij libri)

Pejgamberi a.s. thotë:

"All-llahu nuk do ta pranojë namazin e gruas pas pubertetit pa shami.

Motra e gruas së Pejgamberit a.s. dhe e bija e Ebu Bekrit, Esma, një ditë hyri te i Dërguari i All-llahut me një veshje të hollë, e Pejgamberi a.s. duke e larguar shikimin, i tha:

"Esma! Gruas pas pubertetit nuk i është lejuar t’i zbulojë pjesët e trupit, përveç kësaj (ia tregoi duart e fytyrën)."

Qëllimi i mbulimit është, që vendet e turpshme të mos duken fare. Ndaj rroba e tejdukshme që i tregon gjymtyrët s’mund të llogaritet si mbulesë. Në këtë mënyrë, pjesët e trupit dalin edhe më tërheqëse. Të njëjtën gjë e thekson Pejgamberi a.s. kur bën fjalë për gratë të cilat kurrë nuk do ta nuhasin erën e Xhennetit, ato janë gratë që janë:

"Të veshura, por të cullakuara"

Veç kësaj, në hadithin e lartpërmendur në lidhje me Esmën, kjo çështje ishte shumë e qartë.

Në ajetin e sures en-Nur, 31, që e cituam më lartë, numërohen mahremët të cilët guxojnë t’i shikojnë stolitë, duart që duhet të zbulohen derisa gruaja punon në shtëpi, flokun dhe veshët, qafën, prej gjunjëve e deri më poshtë. Edhe ata që nuk janë përmendur në ajet nga farefisi, dajallarët, xhaxhallarët dhe disa mahremë tjerë, janë përfshirë në të, s’është mëkat të shikohet me ta.

Ajeti shpall se nuk ka asnjë dëm nga shikimi i njerëzve më në moshë, që janë larguar nga burrëria, as nga shikimi me njerëz impotentë nga lindja si dhe me fëmijët që ende nuk dijnë se ç’është femra.

Mundësia e hyrjes së njerëzve impotentë dhe fëmijëve tek gratë, flet se në Islam është urdhëruar mbulimi për shkak të nderit dhe shpëtimit të tij, dhe jo për atë që gruan ta shndërrojë në një krijesë të ulët ose krijesë të mbyllur në kafaz.

Enesi, (i cili i shërbeu Pejgamberit a.s. njëzet vjet me rradhë), pa u turpëruar hynte dhe dilte në shtëpinë e lumtur të Pejgamberit a.s. si një anëtar i shtëpisë pas zbritjes së ajetit për hixhab (mbulim), thotë:

"Pas zbritjes së ajetit për hixhab shkova në shtëpinë e të Dërguarit të Zotit si edhe më parë. E i Dërguari a.s. më tha: -Kthehu Enes! - dhe më pas lëshoi perdet."

Thënë shkurt, gruaja muslimane është e obliguar t’i mbulojë të gjitha pjesët e trupit, përveç fytyrës dhe duarve deri në zokth të dorës. Kjo s’është e thënë të bëhet me çarçaf. Përkundrazi, kjo duhet të jetë si shembull për gratë tjera - pastër e thjeshtë dhe bukur e mirë. Një grua e këtillë përhap respekt e jo epsh seksual. Këtë grua e lartëson Islami, e për të shpalli se Xhenneti është nën këmbët e saj.

Aisheja rrëfen për besimtarët e kohës së saj, se si i kanë respektuar urdhërat e All-llahut, duke i braktisur shprehitë e vjetra dhe modën:

"Për Zotin, unë nuk kam parë gra më të virtytshme se gratë ensare, në pikëpamje të besimit në librin e Zotit dhe bindjes se Ai e ka zbritur Kur’anin. Kur zbriti ajeti për mbulim, erdhën burrat e tyre tek ato dhe filluan të lexojnë ajetet që i zbriti All-llahu. Të gjthë i lexuan këto urdhëra për gratë, vajzat, motrat dhe personat tjerë. Të gjitha, pa përjashtim, u mbuluan me mbulesat e veta të leshta ose nga pambuku, duke i respektuar urdhërat e All-llahut - dhe për namazin e mëngjesit të mbuluara qëndruan prapa të Dërguarit a.s. dhe dukeshin sikur në kokat e tyre të qëndronin laraska". Rrëfimi i dytë i saj është ky:

"All-llahu t’u falë shpëtim atyre grave të mëdha - atyre muhaxhireve. Ato, kur zbriti ajeti për mbulim i prenë mbulesat më të trasha dhe u strukën brenda në to.

Kategori: Edukata Islame | Shtuar nga: Argjendi (19/08/2009)
Klikime: 1308 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024