E hënë, 30/12/2024, 20:06
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukata Islame

ÇFARË DUHET TË MËSOJMË QË TË BËHEMI MUSLIMANË OSE MUSLIMANE?
ÇFARË DUHET TË MËSOJMË QË TË BËHEMI MUSLIMANË OSE MUSLIMANE?

RËNDËSIA E LEXIMIT TË KUR’ANIT

Ebu Umame, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut,

paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, të thotë: "Lexoni Kur’anin, se ai do të vijë në Ditën e Gjykimit e të bëjë shefat (të ndërmjetësojë) për lexuesit e tij."

Transmeton Uthman ibn Affani,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, që Resulull-llahu, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kur’anin e pastaj ua mëson atë të tjerëve."

Aishja,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, i përcjell këto fjalë të të Dërguarit: "Ai që lexon Kur’an bukur do të jetë në shoqëri të shkruesve (melekëve) të ndershëm, ndërsa kush e lexon duke hasur në vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar."

Ebu Musa el-Eshari,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, rrëfen se i Dërguari ka thënë: "Shembulli i besimtarit që lexon Kur’an është si shembulli i qitros: ka erë (aromën) të mirë dhe shije të mirë; e shembulli i besimtarit që nuk lexon Kur’an është si shembulli i hurmës: nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël; shembulli i munafikut (dyfytyrësit) që lexon Kur’an është si shembulli i borzilokut: ka aromë të mirë, e shijen e ka të hidhur; ndërsa munafiku (dyfytyrësit) që nuk lexon Kur’an është si kungull i egër: nuk ka aromë, e shijen e ka të hidhët."

Transmeton Umer ibn el-Hattab,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, se i Dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Vërtet, Allahu i Madhërishëm me këtë Libër (Kur’anin) i ngre disa popuj e i nënçmon disa të tjerë."

Ibn Mes’udi,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të,transmeton se i Dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kush e lexon një harf - shkronjë nga Libri i Allahut (Kur’ani), do të ketë shpërblim, e shpërblimi do të dhjetëfishohet. Unë nuk them që ‘Elif Lam Mim’ është një harf - shkronjë, por, ‘Elif’ është harf, ‘Lam’ është harf dhe ‘Mim’ është harf."

Ibn Abbasi,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, tregon se Resulull-llahu, alejhis-selam, ka thënë: "Ai në gjoksin e të cilit nuk ka asgjë nga Kur’ani (nuk di asgjë përmendsh nga Kur’ani) është sikur një shtëpi e lënë dhe e rrënuar."

Transmeton Abdull-llah Ibn ‘Amr el-As;

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, se i Dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Lexuesit të Kur’anit do t’i thuhet në Ditën e Gjykimit: ‘Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që lexon.’"

ËSHTË DETYRIM QË TË RUHET KUR’ANI DHE TË MOS LIHET NË HARRESË

Tregon Ebu Musa,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kujdesuni dhe ruajeni Kur’anin (atë që e keni mësuar prej tij), se pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti i Muhammedit, ai (Kur’ani) harrohet më shpejt sesa që i duhet devesë për t’u liruar prej kapistrës së vet (litarit me të cilin i lidhet këmba)."

ËSHTË MIRË QË KUR’ANI TË LEXOHET ME ZË TË BUKUR

Transmeton Ebu Hurejre,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, se Resulull-llahu, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu nuk i kushton kujdes askujt sikur një të dërguari që ka zë të bukur, i cili e këndon Kur’anin me zë të qartë dhe të bukur.

NXITJA NË LEXIMIN E AJETEVE DHE SUREVE TË CAKTUARA TË KUR’ANIT

Ebu Se’id Rafi’ Ibn Mu’alla,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, thotë: "Më tha i Dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: ‘A dëshiron të ta mësoj suren më të madhe të Kur’anit para se të dalësh nga xhamia? Pastaj më mori përdore dhe kur deshëm të dalim, unë i thashë: ‘O i Dërguar i Allahut, më the se do të ma mësosh suren më të çmuar në Kur’an?’ Ai m’u përgjigj: ‘El-hamdul-lahi rabbil-alemin (Fatiha) - ato janë shtatë ajetet që përsëriten (‘Esseb’ul-methani’) dhe Kur’ani i madhërishëm që më është dhënë."

Transmeton Ebu Se’id el-Hudri,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë për ‘Kul hu vAllahu ehad’: "Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, ajo është e barabartë me një të tretën e Kur’anit!"

Në një transmetim tjetër qëndron se Resulull-llahu,

paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, u ka thënë shokëve të vet: "A nuk ka mundësi që secili prej jush ta lexojë një të tretën e Kur’anit për çdo natë?" Pasi atyre kjo u duk e rëndë, ata thanë: "E kush nga ne mund ta bëjë këtë, o i Dërguar i Allahut?" E ai iu përgjigj atyre: "Kul hu vAllahu ehad - kjo është një e treta e Kur’anit."

Tregon Ebu Seid el-Hudri : "I Dërguari i Allahut kërkonte strehim (tek Allahu) prej xhinëve dhe shikimit të njerëzve (syrit të keq), derisa iu shpallën "muavidhatani" - suret El- ‘Felek’ dhe ‘Nas’, e kur iu shpallën ato, i lexonte ato duke i lënë të tjerat."

Transmeton Ebu Hurejra,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, prej të Dërguarit të Allahut se ka thënë: "Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza (duke mos u falur në to), se vërtet shejtani largohet nga shtëpia në të cilën lexohet surja El-Bekare."

Transmeton Ebu Derda,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, se Resulull-llahu, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kush i mëson (përmendsh) dhjetë ajetet e para të sures El-Kehf, do të jetë i mbrojtur nga Dexhali."

Në një transmetim tjetër qëndron:"...dhjetë ajetet e fund-it të sures el-Kehf."

Grumbullimi me qëllim të leximit dhe mësimit të Kur’anit është i lavdëruar

Transmeton Ebu Hurejre,

kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur njerëzit tubohen në ndonjë nga shtëpitë e Allahut (xhamitë) që ta lexojnë Librin e Allahut (Kur’anin) dhe e studiojnë atë me njëri-tjetrin, zbret mbi ta qetësia,dhe i mbulon mëshira e Allahut, i rrethojnë melekët dhe Allahu i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai." (Muslimi)

Kategori: Edukata Islame | Shtuar nga: Argjendi (18/08/2009)
Klikime: 1050 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024