E hënë, 30/12/2024, 19:12
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukata Islame

Të drejtat reciproke mes të rriturve dhe të rinjve

 

 
 
Më të vjetrit e një shoqërie janë të këshilluar që të jenë të dashur dhe të dhembshur ndaj më të rinjve. Meqë ata janë më rritur dhe më të eksperiencuar, është e preferueshme që më të rinjtë t'i drejtojnë në rrugë të mbarë dhe të njëjtit t'i lejojnë që të përfitojnë nga përvoja e tyre. Të rriturit duhet të posedojnë sjellje dhe veti të mira me qëllim që të rinjtë pastaj të kenë model për të mirë. Islami ka vënë rregull që të gjithë njerëzit të urdhërojnë për të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja, megjithatë kjo detyrë në mënyrë të veçantë është e pozicionuar në supet e më të vjetërve kundrejt të rinjve.
Të rinjtë duhet, gjithashtu, të kenë respekt ndaj më të vjetërve. Është thënë se ata që i respektojnë të vjetrit kur vetë janë të rinj, do të gëzojnë respekt prej njerëzve tjetër kur të plaken. Sipas një thënieje tjetër, ta nderosh një të moshuar nënkupton nderimin e përvojës; ta nderosh muslimanin nënkupton nderim ndaj Islamit; ta nderosh një hafiz nënkupton nderimin e Kur`anit dhe ta nderosh një udhëheqës të drejtë nënkupton nderim ndaj drejtësisë!!! Respekti dhe nderimi ndaj më të vjetërve mund të shfaqet kur t'i përshëndesësh nëse i takon, t'ua lëshosh vendin nëse nuk ka vend për ta dhe t'u bindesh kur të ndalojnë nga ndonjë gjë e keqe. Krahas gjithë kësaj, thuhet se të moshuarit janë aq të mençur sa janë të vjetër, andaj është mirë që të merret prej mençurisë së tyre...

Argumente nga Sunneti

1. Ibën Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Nuk është prej nesh ai që nuk është i butë ndaj të rinjve, ose që nuk tregon respekt ndaj më të moshuarve, ose që nuk urdhëron për të mirë e nuk ndalon nga e keqja!". [Transmeton Tirmidhiu]
2. Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Nëse i riu tregon respekt ndaj një të moshuari, All-llahu do t'ia dërgojë atij një njeri për ndihmë kur të plaket!". [Transmeton Tirmidhiu]
3. Ebu Musa (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Prej zbukurimeve që i ka lënë All-llahu në këtë botë është respekti që i demonstrohet një muslimani të moshuar, një memorizuesi të Kur`anit dhe një udhëheqësi të drejtë!". [Transmeton ebu Davudi]

 

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 14.02.2008

shkëputur nga libri: Kodi Social dhe Moral në Islam
autor: Muhammed el-Kudri

Kategori: Edukata Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 681 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024