E martë, 23/04/2024, 13:00
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukata Islame

Formojeni vetëbesimin e fëmijës tuaj
 

 

 
 
Njëra nga gjërat më të rëndësishme që prindërit mund të bëjnë për fëmijët e tyre është tu ndihmojnë atyre të zhvillojnë një vetëbesim të lartë dhe një imazh pozitiv të vetes. Vetëbesimi është evoluimi i informacioneve për të përbrendësuara në vete konceptin e personit. Vetëkoncepti është kombinimi i termeve që personi përdorë për ta përshkruar veten e tij/saj.

Vetëbesimi është i rëndësishëm sepse shihet si faktor qendror që mundëson të përshtaturit pozitiv social dhe emocional. Fëmijët me vetëbesim të lartë janë në gjendje të marrin vendime të mira, janë krenar me arritjet e tyre dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe të aftë të përballen me frustrimet. Pra, ata janë nga ana sociale më kompetent, përformojnë më mirë në shkollë dhe janë më të favorizuar në shmangien e problemeve serioze në të ardhmen si përjashtimi nga shkolla dhe problemet e drogës.

Prindërit dhe rrethi familjar luajnë një rol krucial për zhvillimin e një vetëbesimi të lartë te fëmija. Në qoftë se fëmijët ndjejnë se dëgjohen, merren seriozisht dhe janë në kujdes të duhur, vetëbesimi i tyre është i lartë. Në vijim i keni disa sugjerime të cilat mund tu shërbejnë në formimin e vetëbesimit të fëmijës suaj.

 

1. Nurtyra (edukata) dhuratë e veçantë nga Allahu

? do fëmijë është i lindur në gjendje natyrale të nënshtrueshmërisë ndaj Allahut (fitrah) dhe bashkë me të vije edhe personaliteti unik, temperamenti, shkathtësitë, veçoritë dhe dhuntitë e shumta nga Allahu. Këto dhunti janë të dhuruara nga Allahu për një qëllim dhe ato duhet të stimulohen dhe lejohen të zhvillohen në kapacitetin e tyre të plotë. Prindërit e luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, në atë që fillimisht identifikojnë këto dhunti pastaj gjejnë mënyra të stimulimit të tyre. Këto detyra do bëhen më të lehta me rritjen e fëmijës, por disa elemente janë të rëndësishme prej moshës së hershme. Arritjet, hobitë, organizimet, sporti dhe interesa tjera janë të gjitha kuptime që këto dhurata të veçanta mund të filtrohen. Kjo pikë është e rëndësishme veçanërisht për vajzat të cilat shpesh janë të injoruara në këtë mirësi. Po që se kapacitetet natyrore të fëmijës nuk lejohen të zhvillohen kjo do të shkaktoj pasoja të dëmshme për vetëbesimin. Nëse fëmija shtyhet në një fushë, drejtim, në të cilën ai/ajo nuk tregon interesim apo aftësi, ai apo ajo do të jenë më të ndjeshëm të kenë vetëbesim të ulët dhe nuk do t'i jetësojnë pritjet e prindërve të tyre.

 

2 . Komuniko më fëmijën tënd

Një statistikë mahnitëse është që një fëmijë amerikan harxhon mesatarisht 1680 minuta në javë përballë një makine (TV-së) dhe vetëm 38.5 minuta në diskutime domethënëse me prindërit e tij/saj. S'është për tu habitur që fëmijët ngecin në aftësitë sociale dhe familjet kanë aq shumë probleme. ? shtë shumë me rëndësi që prindërit të komunikojnë me fëmijët e tyre për ? DO DIT ? , jo vetëm për plotësimin e vetëbesimit, por edhe për shumë arsye të tjera.

Elementi më kritik për një komunikim më të suksesshëm është dëgjimi (dëgjimi i vërtetë). Kjo do të thotë që t'ia kushtoni  fëmijës suaj vëmendjen tuaj të plotë dhe për një moment t'i leni anash mendimet dhe ndjenjat tuaja dhe të përpiqeni t'i kuptoni ato të fëmijës suaj. Idetë, ndjenjat dhe emocionet e tij duhet të merren seriozisht. Prindi duhet  tu tregoj që atë që ata bëjnë është me rëndësi dhe me vlerë, dhe të bisedohet me ta për aktivitetet e  interesat e tyre. Do jetë e nevojshme që të shprehen besimet dhe vlerat, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të qetë dhe të përcillen me racionalitet.

Problemet duhet diskutuar pa shkaktuar, nxitur, turp, apo të komentohen në karakterin e fëmijës. Po që se fëmijët e dinë që aty është një problem dhe nuk ndjehen të sulmuar ata do jenë më të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

 

3. Nxitë përgjegjësi dhe pavarësi

Në mënyrë të pashmangshme fëmijët tanë do të duhet të marrin vendimet e pavarura dhe  do jenë përgjegjës për veprat e tyre para Allahut. Një komponentë e veçantë e një vetëbesimi të shëndoshë dhe e vendimmarrjes është mundësia e të mësuarit dhe zhvilluarit të këtyre aftësive. Prindërit duhet tu ndihmojnë fëmijëve të tyre t'i mësojnë këto aftësi, aftësi të vendimmarrjes dhe të zgjidhjes së problemeve, dhe t'i inkurajojnë t'i përdorin ato në bazë të rregullt apo rregullisht.

Këto shkathtësi mund të nxiten (përforcohen) me anë të dhënies përgjegjësi fëmijëve dhe në mënyrë graduale tu lejohet atyre më shumë liri dhe kontroll për jetën e tyre, posaçërisht kur ata i ofrohen adoleshencës. Këto përgjegjësi duhet të jenë të arsyeshme varësisht prej moshës së fëmijës dhe prindi duhet të ofrojë mbështetjen kur e kur është e nevojshme. Fëmijëve të cilëve iu ipen këto mundësi do të ndjehen më të nevojshëm, me vlerë dhe kompetent. Kjo do të  nxis forcimin e shkallës së besimit të raporteve ndërmjet prindërve dhe fëmijëve i cili është element kritik për secilin raport.

 

4. Duaje fëmijën tënd pa kushte

Kjo do të thotë se sa ju kujdeseni dhe tregoni fëmijës tuaj që ju e doni atë në mënyrë të vazhdueshme. Po ashtu do të thotë që ju të kaloni kohë me fëmijën tuaj kurdo që do të jetë e mundur, luajtja e lojërave, bisedat, marrja së bashku me aktivitetet e juaja më të pëlqyera, të shëtiturit, të falurit dhe të lexuarit Kur'an. Kjo listë është e pafund. Kur prindërit bisedojnë me fëmijët e tyre ata duhet të përdorin fraza të tilla që përforcojnë vetëbesimin si: "Faleminderit për ndihmë", "Kjo ishte një ide e shkëlqyer!", "Je i mahnitshëm", " ? farë pune të shkëlqyer!", "Masha'Allah". Lëvdatat, mirënjohjet, privilegje të veçanta, apo përgjegjësi të ngritura duhet të ipen për detyrat dhe sukseset. Kontakti fizik është shumë me rendësi siç është mbajtja në krahëror, përqafimet, përkëdheljet, puthjet. Një sens i humorit hyn po ashtu në rrugën e gjatë që ndihmojnë përballjen me shumë situata për forcimin e raporteve prind-fëmijë. Ne duhet t'ia kujtojmë vetes që Profeti Muhammed, sal-Allahu aleihi ue selam, ishte gjithnjë i sjellshëm, respektues dhe i butë me fëmijë. Këto janë vetëm disa nga rrugët, mënyrat që prindërit mund të zhvillojnë dhe përkrahin vetëbesimin e fëmijëve të tyre. Pasi që fëmija të ketë zhvilluar njëherë një ndjesi pozitive për veten e tij/saj, kjo do të shpërndahet në sferat e tjera të jetës dhe fëmija do të bëhet i suksesshëm, kompetent dhe i vetësigurt. Vetëbesimi i lartë nuk ka efekte pozitive vetëm për fëmijën, por edhe për tërë familjen e cila ngritet dhe forcohet. Kjo do t'i bëjë lidhjet familjare të forta dhe do krijohet një ambient i mrekullueshëm për prindër dhe fëmijë që është pjese e planit të tërësishëm të Allahut, subhanehu ue teala, që ka vendosur për një bashkësi familjare.

 

 

Nga Dr Aisha Hamdan
Përktheu dhe përshtati: Lule Uka

Kategori: Edukata Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 1063 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024