E shtunë, 20/04/2024, 16:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukata Islame

Një burrë i mençur.
 
 
 
Burrë i mençur është ai që së pari e din qëllimin e martesës me një grua, me anë të martesës ai realizon disa qëllime: dikush dëshiron që me anë të martesës të shtojë numrin e ummetit, e dikush dëshiron jetën e tij ta ndaj me një grua, duke bërë të pamundurën ti largohen të keqes dhe të punojnë atë që e kënaq Allahun, derisa të dy së bashku të takojnë Allahun.

- Burrë i mençur është ai që më shumë ofron se sa pranon, është ai që zbukurohet për gruan e tij ashtu siç donë ta shoh ai gruan e tij.

- I mençur është ai që e ka kuptuar se gruaja është një qenie njerëzore njëjtë si ai, duke mos e degraduar gruan më poshtë se veten.

- I mençur është ai që distancohet nga gjërat që e shqetësojnë gruan, e bëjnë atë të ndjehet e ç'vlersuar ose e dobët.

- ai nuk e këshillon gruan në publik, nuk e turpëron atë para familjes dhe shoqërisë.

- Burrë i mençur është ai që nuk e përqesh gruan e tij as fshehtas e as para dikuj edhe nëse nuk i pëlqen paraqitja apo veshja e saj.

- Është ai që din metoda se si ta këshilloj bashkëshorten, është i mëshirshëm i dashur dhe i kuptueshëm, madje nuk e krahason me ndonjë grua tjetër, dhe vazhdimisht i thotë në fytyrë se ai e pëlqen atë, dhe nuk imagjinon se mund të ekzistojë ndonjë grua tjetër më e bukur dhe më e moralshme se ajo.

- Është ai që din të mbaj ekuilibër në dashuri, të dashuron gruan e tij mirëpo në anën tjetër të mos e harroj familjen, dhe poashtu të respektoj familjen e gruas.

- Nuk është burrë i mirë ai që për shkak të nënës e lëndon gruan e tij, dhe anasjelltas. Për të mbajtur një baraspeshë mes gruas dhe nënës ai duhet të dijë metoda të përshtatshme, dhe njëkohësisht të jetë besnik, i sinqertë, i devotshëm.

- Ai duhet të zbut situatën mes gruas dhe nënës në raste konfliktesh, duke marrë shembull Pejgamberin s.a.v.s, se si ka punuar ai me gratë dhe familjen e tij.



Nga anglishtja: Hafsa XHEMAILI

Kategori: Edukata Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 928 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024