Fjala "babi" është shumë e çmueshme dhe tingëllon shumë bukur në veshin e një prindi, kjo fjalë vërteton se ai është "koka e familjes" dhe dominon në grupin "nëna, dhe fëmijët". Por kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve atëherë nuk vepron vetëm koka e familjes, por edhe "qafa e familjes" apo NËNA.
Në të shumtën e rasteve burri ia le krejt përgjegjësinë gruas, për neglizhencën dhe sjelljen e keqe të fëmijëve e fajëson gruan duke I thënë "sjellja e tyre është pasqyrë e jotja".
Mirëpo që në përgjegjësi të mos fajësohet vetëm nëna dhe që të ketë një rezultat të mirëfilltë në edukimin e fëmijëve, është e patjetërsueshme që babai të luaj rolin e tij që i është besuar që në lindjen e fëmijës.
Shumë njerëz besojnë se në një çerdhe mund të edukohen fëmijët nëpërmjet edukimit formal dhe me angazhimin e pedagogëve. Ekziston një thënie e vjetër "nusja regjistrohet në çerdhen e saj të re, në shkollën e burrit të saj" që nënkupton se nusja mëson shumë nga familja e saj e re, nga shoqëria që e rrethon nga tradita e tyre, dhe nga ambienti në të cilin ajo e gjen veten.
Burri është shembull për familjen e tij, ai vepron me mençuri, ai i hedh pas shpine të gjitha gjestet e papjekura të gruas së tij, duke u përpjekur ta frymëzoj atë me pjekurinë e tij, ai është i kujdesshëm dhe i dashur për familjen.
Orët e para të mësimit fëmijët i kalojnë me nënën e tyre, ku ajo ua përgatit trurin fëmijëve se si ata t'i kuptojnë mësimet e babait, ai gjen metoda të përshtatshme se si t'i disiplinoj fëmijët, duke ndarë një pjesë të kohës së tij për tua mësuar islamin, praktikisht në këtë mënyrë ngritët vetëdija shoqërore.
Çfarë duhet të bëj një burrë për të qenë prind i mirë?
Ai para se të martohet e përgatit veten që të jetë i durueshëm, tolerant, i dashur, zemërbutë, dhe i gatshëm për çdo gjë që e pret në jetën bashkëshortore.
Jeta në Shtëpi:
Për të krijuar një atmosferë të mirë në shtëpi, dirigjent kryesor janë babai dhe nëna, duke u caktuar fëmijëve një orar se si ta kalojnë ditën, kuptohet që brenda orarit të ketë vend edhe për rekreacion, për zbavitje, dhe doemos një kohë të caktuar të flitet për islam, duke u ndërruar, herë babai e herë nëna që të mos u bëhen monoton fëmijëve, kështu do të munden që të krijojnë një ambient fetarë në shtëpi, duke u bazuar në ajetin kur'anor: "O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej zjarri'' (Et- Tahrim, 66 / 6)
Poashtu kemi ajetin kur'anor: "Thuaj: Të dështuar në ditën e kiametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet, Vini re: ky është ai dështim i njëmendtë" (Ez- Zumer, 39 / 15)
Burrit i takon që ta kënaq edhe gruan e tij, me shaka me fjalë të mira që veshi i saj kënaqet t'i dëgjojë. Kështu në njëfarë mënyre gruas i shtohet dashuria ndaj burrit të saj, atëherë ajo kënaqet t'i nënshtrohet burrit, të jetë e kujdesshme, besnike dhe të rruaj pasurinë e burrit në kohën kur burri largohet nga shtëpia.
Këtë e përshkruan hadithi i pejgamberit s.a.v.s: "Gruaja më e mirë është ajo, të cilën, kur e shikon, të gëzon, kur e urdhëron, të dëgjon dhe respekton, e kur largohesh nga ajo e ruan pasurinë tënde dhe vetveten e saj" (Ebu Davud, Hakim)
Allahu përveçse krijoi mashkullin dhe femrën për të bashkëjetuar, Ai mes tyre rrënjosi dashuri dhe mëshirë që të mund të jetojnë të qetë dhe të rehatshëm.
Në Kur'an thuhet: "Dhe nga faktet e madhërisë së Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato, dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë" (Err- Rrum, 30 / 21)
Do e përfundojmë me një anekdote arabe: "Syri i dashurisë është gëlltitës i çdo të mete bashkëshortore, ndërsa syri i urrejtjes është demaskues (zbulues) i çdo të mete, kështu që në dashuri nuk ka dhomë për keqkuptime, dhe në emër të mëshirës çdo mëkat, çdo gabim është i falur"
Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI
|