E premte, 29/03/2024, 11:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukata Islame

Edukata islame
 
 
 
 
 
Edukimi është një formë e veçantë, e cila i është dhënë shpirtit të njeriut për qëllime të posaçme, sepse nëse njeriu nuk merr edukatë, ai apo ajo do të rritet në një mënyrë ashtu që të jetë i pa dobishëm për shoqërinë dhe qëllimet tona. Ne e sajojmë njeriun që kur të rritet, ai apo ajo të jetë i dobishëm për shoqërinë.
Prindërit janë shkaktar që sjellin fëmijën në këtë botë, prandaj ato janë të detyruar që përveç ushqimit dhe veshmbathjes ta pajisin fëmijën e tyre me arsimim, edukatë të përgjithshme dhe edukatë fetare. Edukata është fytyra më e pastër. Thotë shkrimtari dhe filozofi gjerman Gëte: "Është dëshirë e përjetshme e baballarëve të shohin të realizuar te bijtë e vet dy jetë: atë që u takon vetë bijve dhe atë që kanë lënë pa realizuar në jetë vetë baballarët." "Po të ishin nënat e edukuara edhe fëmijët e tyre do të lindnin të edukuar.."

Fëmijët janë pasqyrë e prindërve, nëse ato shohin tek fëmijët gjëra që nuk ju pëlqejnë thënë shkurt mos edukim le të kthehen dhe ta edukojnë veten duke lexuar libra të veçanta për edukimin e fëmijëve,të mos bëhet vonë pasi riedukimi është më i rëndë sesa vet edukimi. (O njeri, që e pandeh veten për njeri, lexo vetveten). A ka gjë më të bukur sesa kur shohin prindërit të mbjellur në shpirtrat e fëmijëve të tyre edukatën e si rezultat i kësaj ato e harmonizojnë ditën me punë që e kënaqin All-llahun??!!! A nuk është fakt se çdo gjë kur të shtohet lirohet përveç edukatës e cila sa herë shtohet bëhet edhe më e shtrenjtë. Bujaria, mëshira dhe durimi janë virtyte të njeriut të edukuar mirë thotë (Hasan el-Basri,në librin e tij "NDJEJ SHUSHURIMËN MIKUN NUK E SHOH"), d.m.th. njeriu i edukuar mirë njihet përmes bujarisë, mëshirës dhe durimit. Kurrë të mos mendoj ndonjë prind se rrobat dhe ushqimi janë gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut tënd, gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut është EDUKATA-përkatësisht "Edukata Islame". Islami sot ka nevojë për student të suksesshëm në mësime,ka nevojë për shkencëtar që të ndikojnë në zhvillimin teknologjik e mbi të gjitha ka nevojë për nëna të suksesshme në edukimin e fëmijëve.

O ju prindër ! Nëse doni që jetën tuaj ta kaloni (jetoni) me nderime, respektime të ndërsjella, mbjelle tek fëmiu yt edukatën dhe mirëkuptimin,kushtoni kujdes të veçantë sidomos edukatës fetare sepse një gjë të tillë e kërkon besimi islam.
All-llahu në Kur'anin famëmadh thotë: "O besimtar! Ruani vetveten dhe familjen tuaj nga zjarri." Nëse prindërit fëmijët e tyre i edukojnë në frymën islame dhe i udhëzojnë të kryejnë vepra të mira dhe fisnike,me atë i kanë mbrojtur prej zjarrit njëkohësisht prej vetes kanë hequr një përgjegjësi të madhe. Në të kundërtën, i pret dënimi i All-llahut xh.sh. Dihet se çdo prind përpiqet që fëmijëve të vet tu lë miraz (trashëgim). Këtë askush nuk do ta sheh për të madhe mirëpo Muhammedi (Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: "Babai nuk mund ti jap fëmijës së tij diçka më të mirë sesa edukata e mirë", "Fëmijët e edukuar mirë janë një kapital i madh dhe pasuria më e madhe. E kush ka fëmijë të mirë edukuar nuk duhet t'i frikësohet varfërisë në pleqërinë e vet. Fëmijë e rritur dhe të edukuar janë pensioni më i mirë." Madhëria e njeriut fisnik është edukata e tij,ndërsa devotshmëria e sinqertë është prejardhja e tij (Hasan el-Basri).

Fëmiu është një pupël në shkretëtirë që era e lëviz....

Ibn Kajjimi thoshte: "O ti me vullnet të dobët. Kjo është një rrugë në të cilën u thinj Nuhu plot 950 vjet. U ther në këtë rrugë Jahjaja, u sharrua me sharrë Zekerijaja, u hodh në zjarr Ibrahimi dhe u torturua Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) kurse t'i kërkon Islam të kollajtë dhe të lehtë që të të vijë te këmbët !!!

 

 

Shkruan: Amra XHEMAILI

Kategori: Edukata Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 665 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024