Me martesë nuk fitohet vetëm bashkëshortja, por një botë krejtësisht e re. Që atëherë e deri në fund të jetës sate, gruaja jote do të jetë partneri, shoqëruesi dhe shoku yt më i mirë. Do të ndajë me ty momentet, ditët dhe vjetët tuaja. Do të ndajë me ty kënaqësitë dhe momentet e pikëlluara që ti i ke pasur, përpjetat dhe tatpjetat tuaja, do të ndajë me ty ëndërrat dhe frikën tënde. Kur je i sëmurë- ajo do të përkujdeset për ty. Kur të duhet ndihmë, do të bëjë çka të mundet për ty. Kur të keshë ndonjë fshehtësi, ajo do t'a ruaj atë. Kur do të keshë nevojë për këshillë, ajo do të t'a jap këshillën më të mirë.
Ajo çdo herë do të jetë me ty. Kur të zgjohesh në mëngjes, gjëja e parë që do të shohësh janë sytë e saj. Gjatë ditës, nëse fizikisht nuk mundesh të jeshë afër saj, ajo do të mendoj në ty dhe me gjithë zemër, shpirt dhe mendje do t'a lus All-llahun për ty. Kur të biesh në gjumë, gjënë e fundit që do të shohësh është ajo, bile edhe kur je në gjumë ajo do të jetë në ëndërrat tuaja. Thënë shkurtë, ajo do të jetë bota jote ndërsa ti e saj.
Përshkrimi më i mirë i afërsisë ndërmjet burrit dhe gruas të cilin unë e kam lexuar është ajeti kur'anor: "Ato janë prehje për ju, ashtu siç jeni ju prehje për to."(El-Bekare:187)
Me të vërtetë, burri dhe gruaja janë si teshat ndaj njëri tjetrit, sepse njëri tjetrit i ofrojnë mbrojtje, ngushëllim, strehim, përkrahje dhe të gjitha ato stoli të cilat veshja ia ofron njerëzve. Paramendoni udhëtimin në Alaskë pa rroba! Bëshkëshortet tona janë mbrotja jonë në rrugëtimin tonë të jetës.
Raporti në mes burrit dhe gruas është më i përsosuri nga të gjtha raportet ndërnjerëzore: përmban dashurinë dhe joshjen, intimitetin dhe afërsinë, mëshirën dhe dhembshurinë, paqen dhe qetësinë të cilat i kaplojnë zemrat e bashkëshortëve. Shpjegimi i vetëm i arsyeshëm për këto ndjenja më të mira është se kjo ëshë Vepër e All-llahut, subhanehu ue te'ala: " All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj..."(Nahl:72)
Vetëm All-llahu, subhanehu ue te'ala, me Fuqinë, Mirësinë dhe Urtësinë e Tij mund të krijojë dhe të mbjellë në zemra këso ndjenja të bukura dhe të bekuara. Në të vërtetë All-llahu i Lartësuar i përkujton ata të cilët i kërkojnë shenjat e Tij në gjithësi, se këto shenja në zemrat e bashkëshortëve janë shenja të cilat duhet t'i udhëheqin njerëzit drejt besimit. I Lartësuari në Kur'an thotë:"Dhe nga Treguesit e Tij është se Ai krijoi për ju gra nga vetë ju, që ju të mund të gjeni prehje tek to dhe Ai vendosi mes jush dhembshuri dhe dashuri. Vërtetë që në të ka tregues të qartë për popullin që vërtetë e vret mendjen."( Er-Rum:21).
Mirëpo, All-llahu i Lartësuar e dinë se zemra e njeriut nuk është statike, se ndjenjat ndërrojnë, se dashuria mund të zbehet dhe gradualisht të humbet! Lidhja bashkëshortore dobësohet nëse nuk i kushtohet shumë kujdes! Lumturia në martesë nuk mund të merret si gjë e garantuar, sepse lumturia e qëndrueshme kërkon dhënie dhe heqje dorësh të dyanshme.
Përkujtoni se Pejgamberi ynë (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem) gjeti kohë që me gruan e tij Aishen r.a.të shkojë në shkretirë dhe të vrapojnë. Përkujtoni se Pejgamberi ynë (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem) e priti gruan e tij, derisa ajo i shikonte Abesinët e rinj që po luanin vallet e tyre popullore.
Shfaqja e ndjenjave është e domosdoshme nëse dëshirojmë që t'a ruajmë lidhjen tonë bashkëshortore nga shembja dhe prishja. Përkujtoni se do të shpërbleheni nga All-llahu i Lartmadhëruar për çdo ndenjë të shfaqur ndaj gruas suaj, sikurse thotë Pejgamberi (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem):"Njeriu do të shpërblehet për çdo gjë që bënë duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, bile edhe për kafshatën e ushqimit të cilëne vendos në gojën e gruas së tij."
Asnjëherë mos i nënvlerësoni gjërat e imta dhe të vogla, siç është vendosja e ushqimit në gojën e gruas, hapjen e derës së automobilit gruas sate etj. Pejgamberi (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem) e shtriu gjurin e tij që ti ndihmojë gruas së tij për të hypur në devë. Përpiquni të gjeni kohë që të faleni së bashku. Forcimi i lidhjes suaj me All-llahun është garancë më e fortë, se lidhja e juaj bashkëshortore do të jetë e fortë dhe rezistente.
Përpiquni vazhdimisht që me fjalët dhe veprat tuaja të jeni të mirë ndaj gruas suaj. Flisni me të, qeshuni me të, kërkoni këshillë dhe mendim nga ajo, me të kaloni kohë të bukur dhe gjithmonë keni parasysh fjalët e Pejgamberit (salAll-llahu 'alejhi ue sel-lem): "Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët ndaj grave të tyre"!
Burimi: Klubi kulturor
|