|
Jetëshkrimi i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. gjithnjë do të jetë pikëvrojtim historik, burim i pashtershëm nga i cili do të frymëzohen gjenerata të reja, kureshtarë të etshëm, të cilët janë trashëgimtarë të pejgamberisë, pishtarë të besimit, flakadani i të cilëve do të flakërojë përgjithmonë, e aureoli i dritës së tyre do të përhapet vazhdimisht. |