E diel, 22/12/2024, 14:28
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Mrekullia e Krijuesit - Bima mizëgjuajtëse
Mrekullia e Krijuesit - Bima mizëgjuajtëse

 

Përveç krijesave të panumërta që krijoi Krijuesi i Plotfuqishëm ekzistojnë edhe bimë që "gjuajnë" duke u shërbyer me metoda vërtet të jashtëzakonshme. Njëra prej këtyre është bima mizëgjuajtëse e cila ushqehet me insektet që vendosen në të.

Sistemi i gjuajtjes i kësaj bime vepron në këtë mënyrë: miza e cila kërkon ushqimin në mesin e bimëve shpejtë vendoset në bimën e cila është shumë tërheqëse mizëgjuajtësa. Kjo bimë, ngjason në duar që mbajnë pjatën, është shumë tërheqëse ngjyra e saj kuqe, dhe çka është me rëndësi, aroma e ëmbël që lëshojnë gjëndrat e renditura rreth petaleve të saj.

A Venus flytrap, Dionaea muscipula  Image:VFT ne1.JPG

Miza e tërhequr nga kjo aromë e këndshme pa u luhatur fluturon dhe ateron te kjo bimë. Duke lëvizur kah burim i ushqimit, ajo patjetër prekë në shikim të parë qimet e parrezikshme të bimës. Shpejtë pas kësaj, bima menjëherë mbyllë petalet e saja. Miza ngecë e ndrydhur fuqishëm në mes dy petaleve. Bima mizëgjuajtëse atëherë fillon tajitjen e lëngut për "zbërthimin e indeve" e cila bën që miza të transformohet në një substancë xhelatinoze, të cilën e thithë bima.

Shpejtësia me të cilën kjo bimë e kapë mizën është e pabesueshme. Shpejtësia me të cilën ajo mbyllë petalet e saj është më e madhe se shpejtësia e mbylljes së shuplakës të cilën mund ta bëjë njeriu.

A thua si kjo bimë, e cila nuk ka muskuj as eshtra, mund ta bëjë këtë lëvizje kaq të shpejtë?

Hulumtimet shkencore treguan se brenda bimës mizëgjuajtëse ekziston një sistem elektrik i cili funksionon në këtë mënyrë: prekja e qimeve të kësaj bime, përcillet deri te receptorët nën qime. Nëse prekja mekanike është mjaft e fuqishme, këta receptor dërgojnë sinjale elektrike, si valët e ujit deri te petalet. Këto sinjale transmetohen deri te qelizat e motorit i cili lëvizë petalet, dhe kështu përfundimisht aktivizojnë sistemin i cili rrëmben mizën. Sistemi mekanik me të cilin kurtha mbyllet gjithashtu është konstruktuar në mënyrë të përkryer.

Në brendinë e bimës pasi pranohet stimuluesi elektrik, qelizat e ndryshojnë koncentrimin e ujit në të. Atëherë qelizat në brendinë e kurthës e lëshojnë ujin nga trupi i saj. Në anën tjetër qelizat nga ana e jashtme e kurthës e pranojnë tepricën e ujit dhe rriten. Kështu kurtha mbyllet në të njëjtën mënyrë sikurse njeriu kur shtrëngon shuplakën, një muskul tkurret e tjetri relaksohet. Miza e kapur brenda bimës padyshim shumë herë prekë qimet, duke kontribuar që forca elektrike përsëri të lirohet, dhe kurtha edhe më fort mbyllet. Në ndërkohë aktivizohen gjëndrat për tretje, që ekzistojnë në kurthë. Si rezultat i stimulimit këto gjëndra e mbysin insektin dhe fillojnë ta tretin. Kështu bima thithë lëngun e begatë me albuminë. Në fund të tretjes, mekanizmi i cili bëri që kurtha të mbyllet, përsëri aktivizohet dhe hapet.

Ky sistem e ka edhe një veçori kryesore interesante: për tu aktivizua kurtha, qimet duhet të preken dy herë radhazi. Prekja e parë shkakton ndryshim elektrik statik, por kurth nuk mbyllet. Kurth mbyllet vetëm gjatë prekjes së dytë, pasi që ndryshimi statik arrin një vlerë të caktuar dhe paraqitet zbrazja. Pra, meqë kemi të bëjmë me sistem të dyfishtë të aktivizimit, bima mizëgjuajtëse asnjëherë nuk mbyllet pa arsye.

P.sh: Kurtha nuk aktivizohet kur në të bie pika e shiut.

Të mendojmë tani këtë sistem, të jashtëzakonshëm që krijoi Krijuesi i Plotfuqishëm. Tërë ky sistem që ekziston te kjo bimë, e ne e dimë se bimët nuk janë insektengrënëse, për ta kapur gjahun e saj dhe ta tretë në mënyrë adekuate. Mungesa vetëm e një elementi do të thoshte vdekje për këtë bimë. P.sh: nëse në brendinë e petaleve nuk do të kishte qime bima nuk do të mbyllej, sepse reaksioni asnjëherë nuk do të fillonte pa marrë parasysh që insekti do të sillej rreth dhe brenda bimës.

Nëse sistemi për mbyllje do të ekzistonte, por bima nuk do të kishte veçorin e tajitjes së substancës për tretjen e insektit, tërë sistemi do të ishte i pavlerë. Shkurtimisht mungesa e cilit do element të sistemit do të thoshte vdekje për bimën. Kjo bimë, që nga momenti kur është krijuar, ka pasur gjithnjë karakteristikat e përmendura. Dhe me siguri as "aktet magjike të rastësishme" nuk e kanë bërë këtë bimë të jetë gjuajtës profesional

Më e rëndësishme në tërë këtë është fakti që kjo gjuajtëse profesioniste nuk ka aftësi të mendoj. Përfaqësuesit e teorisë së evolucionit pa dyshim këtu do të ngecin pa përgjigje. Këtu kemi një sistem gjuajtës të bimës, organizëm i cili nuk ka strukturë nervore apo diç të ngjashëm me të, dhe sigurisht që nuk ka vetëdije.

Ajo është e krijuar nga Allahu i Plotfuqishëm me sistem me ndihmën e të cilit vet pa kurrfarë mundi të ushqehet, sikur që bëjnë edhe bimët tjera.

Mesazhi i Kuranit fisnik është i qartë: "Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?" (En - Nahl, 17)

 

 

    Prim.dr.med.sc.Ali F.Iljazi

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 743 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024