Begati e shëndetit nga këndvështrimi i Muhammedit a.s.
Jetëshkrimi i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. gjithnjë do të jetë pikëvrojtim historik, burim i pashtershëm nga i cili do të frymëzohen gjenerata të reja, kureshtarë të etshëm, të cilët janë trashëgimtarë të pejgamberisë, pishtarë të besimit, flakadani i të cilëve do të flakërojë përgjithmonë, e aureoli i dritës së tyre do të përhapet vazhdimisht.
Kush e ka studiuar me përkushtim rrugën e jetës së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe i ka kushtuar rëndësi të mjaftueshme vlerave të tij ideore, meditative dhe praktike, sheh zinxhirin e pashkëputur të ngjarjeve interesante dhe të jashtëzakonshme historike, në të cilat i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe një grup i vogël besimtarësh kanë mbizotëruar qysh në atë kohë me shumë njohuri shkencore. Prejardhja e materies, shkaqet e gravitacionit të Tokës dhe shumë njohuri të tjera nga Kur'ani ua kanë ngritur atyre njerëzoren në shkallë të paparë dhe të panjohur deri atëherë në gjininë njerëzore. Kush thellohet më tepër në jetën dhe në veprën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. ndeshet me një transformim misterioz nga historia e thatë, sterile e boshe, që i ngjason shkretëtirës, në një histori të begatë porsi toka e pasur e pjellore nga e cila mbin e më vonë rritet njerëzorja, dituria, qytetërimi, kultura, civilizimi dhe bukuria.
Nga burimi i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. njerëzit shuan etjen nga kopshti i tij i trëndafilave ata volën frute dhe lule aromatike.
Historia e deritanishme nuk njeh personalitet si i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i cili ka pasur durim në fatkeqësi, qëndrueshmëri në drejtësi, karakter të fortë dhe të qetë në vrungullimat e tundimet e kësaj bote.
Tërë jeta e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është caktuar dhe rregulluar sipas dispozitës hyjnore. Kjo i ngjason bimës e cila merr dritën e Diellit nga qielli, pa të cilën nuk mund të ketë jetë.
Çdo fjalë dhe çdo mendim i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. përmban në vetvete porosi. Ai ka zgjidhje për çdo problem, ofron shtegdalje nga çdo situatë e vështirë dhe udhëzon në shtigjet e ndriçuara nëpër të cilat duhet ecur.
Fjalët e tij janë formulë, sipas së cilës duhet të jetojë njeriu. Hija e tij duhet ta ndjekë atë si ndërgjegjja që udhëhiqet nga arsyeja. Ne me vetëdije nuk mund t'i ikim hijes sonë, e as ndërgjegjes sonë, andaj me vetëdije nuk guxojmë të largohemi nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s.
Fjala e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. është thënë ose është shprehur për ta bartur domethënien a porosinë e cila duhet të jetësohet. Ai flet me zemër, e cila rrezaton iman dhe me Kur'an. Pas fjalëve të tij qëndron Allahu i Lartësuar.
Shpirti nuk mund të fluturojë dhe të ngritët në lartësi, për aq kohë sa njeriu nuk e kupton qëllimin e lindjes, të jetës, të vdekjes dhe të ringjalljes së vet. Këtë mund ta kuptojë vetëm ai i cili ka pasur për Pejgamber, Muhammedin a.s.
Fjalët e tij forcojnë besimin e njeriut. Ato rrezatojnë dritë dhe japin shpresë. Dashuria ndaj tij na ngrohë zemrat dhe jep fuqi e vullnet për të jetuar, na jep kur ajo që të mos humbasim guximin, të mos ligështohemi dhe të mos rrëshqasim në ambiset e errësirës.
Muhammedi a.s. ka treguar se ekzistojnë dy lloj diturish: dituria mbi fenë (dituria religjioze) dhe dituria mbi trupin. Ai ka thënë: "Për çdo sëmundje të cilën e ka dhënë Allahu, Ai e ka përcaktuar edhe ilaçin" (Buhariu).
Kjo thënie e fuqizon shpirtin e pacientit dhe e trimëron mjekun për të kërkuar dhe hulumtuar "ilaçin e vërtetë".Në realitet kur pacienti ndien se ka ilaç të vërtetë për sëmundjen e tij, shpirtin e tij e prek fryma shpresëdhënëse, i mënjanohet brenga, i kthehet fuqia për ta mposhtur sëmundjen.
Para 14 shekujve tregoi më shumë masa preventive që kanë qëllim ruajtjen e shëndetit të njeriut, të cilat sot i vërteton mjekësia bashkëkohore. Në lidhje me këtë Muhammedi a.s. ka thënë: "Nëse dëgjoni se ka rënë murtaja në ndonjë vend, mos hyni aty, por nëse ajo ka rënë në vendin ku jeni ju, mos ikni prej andej" (Buhariu).
Kjo ndalesë e të Dërguarit të Allahut, që u është urdhëruar njerëzve që të mos i afrohen vendit të përfshirë nga murtaja, është parandalimi më i mirë kundër përhapjes së mëtejme të saj. Si dhe këshilla e tij: "Ikni nga lebrosa sikur ikni prej luanit."
Përveç masave preventive në ruajtjen e shëndetit, Muhammedi a.s. ka nxitë në shërimin alternativ të shumë sëmundjeve. Kështu ai këshillon në shërimin me farën e zezë, qimoni i zi, karrabati (Nigela sativa, ar. habbetus - sevda), për të cilën ka thënë: "Përdorni rregullisht farën e zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes" (Buhariu 10/121; Muslimi, 2215).
Drejtoria për kontrollin e ilaçeve dhe ushqimit në SHBA në vitin 1966 ka lejuar pë rdorimin e vajit nga fara e zezë, për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene, parandalimit të efekteve të padëshiruara të hemoterapisë dhe forcon sistemin imunologjik të organizmit.
Shkencëtarët sot kanë zbuluar se kokrra e kimit të zi është shumë e pasur me selen. Mënyra e të ushqyerit tonë dhe evropianëve është e varfër me selen, kurse mungesa e tij shkakton probleme shëndetësore. Seleni jo vetëm q ë është një mineral antioksidativ, por luan rol të veçantë në rregullimin e tajitjes së hormonit testosteronit.
Mungesa e selenit shkakton rënien e flokëve, miopati dhe artritis. Një njeri me peshë 65 kg ka nevojë për 21 mikrogramë selen në ditë. Mungesa e selenit nën 19 mikrogramë në ditë shkakton dobësim të muskulit të zemrës (kardiomiopati).
Kokrra e kimit të zi rrit imunitetin, është ilaç antisklerotik, karminativ, rregullon peristaltikën, forcon muskujt (veçanërisht muskulin e zemrës), qetëson dhe lehtëson sëmundjet reumatike, është antikancerogjen, rregullon proceset oksidoreduktive, dhe vendos ekuilibrin e sistemit endokrin.
Muhammedi a.s. para 14 shekujve ka treguar edhe një mënyrë efikase të shërimit - lëshimi i gjakut (flebotomia) me anë të prerjes së lëkurës në kupëzore (shishe me grykë të ngushtë ku rrjedhë gjaku). Ibn Abbasi ka shënuar që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: "Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës (hixham)." Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.
Sot kjo metodë e shërimit aplikohet në shumë shtete dhe është tejet efikase te këto sëmundje: tensioni lart, sëmundjet kardiovaskulare, cerebrale (parapengon insultin cerebrovaskular), sëmundjet e veshkave, prostatës, diabetit, kokëdhëmbjet, etj.
Hixhami (cupping) sot tërësisht në mënyrë legale bëhet në Kinë, Finlandë, Greqi, Francë dhe shumë vende të tjera të botës.
Ilaçet për të cilët i Dërguari i Allahut s.a.v.s. veçanërisht ka shprehur lavdërim janë: mjalti dhe aloa vera.
Ummu Kajs bint Mihsan ka thënë: "Kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Shërbehuni me drurin e alojës, sepse ajo është shëruese për shtatë sëmundje, në mes së cilave edhe inhalimi në hundë tek dhembja e kokës, veçanërisht te inflamimi i pleurës (pleuriti)" (Buhariu, Sahih - "Kitab el tibb", nr.5260).
Një rëndësi të veçantë në ruajtjen e shëndetit dhe mbajtjes se vitalitetit, Muhammedi a.s. i jep fikut dhe ullirit.
Para një viti Prof.dr.Taha Ibrahim, profesor i biologjisë në Universitetin e El - Azhar, zbuloi si një shkencëtar japin nga lëmi i bujqësisë pranoi islamin pasi zbuloi një mrekulli nga Kur'ani. Hulumtuesi i tij shkencor trajtoi efektet shëruese të fikut dhe ullirit. Taha Ibrahim thotë: "Një substancë e quajtur methaleutanids sekreton truri i njeriut dhe kafshëve në sasi të vogla. Përbëhet nga proteinat dhe përmban sasi të vogla të squfurit. Kjo substancë lehtë lidhet me zink, hekur dhe fosfor. Kjo materie është tejet e rëndësishme për jetën e njeriut, sepse zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe rregullon metabolizmin, forcon muskulin e zemrës dhe rregullon frymëmarrjen." Profesori konkludoi se tajitja e kësaj substance nga truri fillon gradualisht nga mosha 15 deri 35 vjeçare e pastaj zvogëlohet e sidomos pas moshës 60 vjeçare.
Kur hulumtimet u orientuan në gjetjen e kësaj substance magjike hulumtuesit japan në mesin e bimëve gjetën e këto janë: fiku dhe ulliri.
Por kishte mbetur një dilemë: si ta bëjnë përzierjen e tyre. Dr.Taha Ibrahim u sugjerojë që përzierjen ta bëjnë në proporcion 1:7 në favor të ullirit, sepse në Kur'an, fiku përmendet një herë, ndërsa ulliri shtatë herë. Pasi u vërtetua efikasiteti i këtij ilaç grupi hulumtues japan mbeti i mahnitur me realitetin shkencor të Kur'anit.
Dhe për fund një thënie interesante e Muhammedit a.s:
"Kur gjeli kukurik, lavdëroni Zotin se ai i sheh melekët, ndërsa kur pallë gomari, kërkoni mbrojtje nga shejtani, sepse ai sheh shejtanin."
Një oftalmolog i njohur nga Egjipti këtë e shpjegoi kështu: "Gjeli i sheh rrezet ultravjollcë, ndërsa syri i gomarit i sheh rrezet infra të kuqe. Shejtani është i përbërë nga rrezet infra të kuqe, ndërsa melekët nga rrezet ultravjollcë. Prezenca e melekut, largon shejtanin. Rrezet ultravjollcë kur janë prezente zhdukin rrezet infra të kuqe."
Për fund i ceki disa vargje nga dijetari i ndjerë nga Shqipëria, Hafiz Ibrahim Dalliu:
"Ti je Diell i diturisë
Ja ke ndriçu sytë njerëzisë
Je i dashur i Perëndisë.
Ç'pare bëjnë lavdatat e mia
Ty t'ka lavdua vet Perëndia
Ty ta ka huva gjithë bota
Se i ke mund besimet e kota Me shumë argumente të forta.
Hafiz Ibrahim Dalliu si shpërpitet
farë njeriu
Për ty digjet si qiriu
Lutju pra fort Perëndisë
Si fëmija s'amës për sisë
Për Muhammedin e gjithë njerëzisë
Për bashkim gjithë shqiptarisë..."
Prim.dr.med.sc.Ali F. Iljazi
|