Eselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu Vëlezër dhe motra të nderuara dhe ju dashamirë të faqes Sinqeriteti, ju njoftojmë se nga data 01.10.2010 fillojmë me një projekt të ri i cili do të quhet "MËSIME DITORE" , ligjërues do jetë hoxha i nderuar nga Bujanoci Ulvi Fejzullahu, i cili për ç'do ditë do na e përgatis nga një këshillë të shkurtë të ilustruar mirë me ndonjë ajet Kur'anorë ose ndonjë porosi nga i Dërguari i Allahut Muhammedi (alejhi selam). Lusim Allahun subhanehu we teala që ky projekt të shërbej në dobi të të gjithëve duke synuar kështu arritjen e kënaqësisë së Allahut (Amin).