I Dërguari i Allahut, Muhamedi (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), i përgëzonte shokët me këtë rast të veçantë duke i thënë: “Ju ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët. Allahu në këtë muaj ka (veçuar) një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë.”1