I është thënë Hasan el Basriut: “Cila është fshehtësia e asketizmit (zuhdit) tënd në këtë botë?" Tha: “E kam ditur që rizkun tim nuk mund ta marrë askush dhe mu qetësua zemra në të. E kam ditur që punën time nuk e kryen askush dhe fillova të punoj. E kam ditur që Allahu është i njohur për çdo gjë dhe u turpërova që ta takoj Atë me mëkate. E kam ditur që vdekja më pret dhe u përgatita për takimin me Allahun.” |