|
Në ligjëratën e sotme jemi me Musain a.s., birin e Imranit, trimin e heroin e tregimeve kuranore të cilat Allahu ia shpalli Muhammedit s.a.v.s. dhe shokëve të tij për t'i gëzuar, ngushëlluar dhe forcuar dhe nga këto tregime për të marrë mësim e përvojë: "Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson." (Jusuf, 111) |