Përfundimi
Thirrje për Arsyetim
Idea se e gjithë kjo strukturë e tanishme e universit është fryt i rastësisë, është një ide krejtësisht e çmendur. Me nocionin "të çmendur" nuk nënkuptoj qëllimin zhargon të fjalës por e përdor plotësisht me kuptimin teknik psikologjik. Faktikisht një ide e këtij lloji përngjan me mo-delin e ideve skizofrenike.
Karl Stern, psikiatër i Universitetit të Montrealit 101
Në hyrje të këtij libri folëm rreth konceptit të Parimit Human (Anthropic Principle), i cili pranohet gjerësisht nga bota e shkencës. Ashtu siç e cilësuam edhe më parë, Parimi Human do të thotë se universi nuk është një lëmsh materiesh të rastësishme dhe të paqëllimta por në të kundërt është i projektuar në një mënyrë tepër delikate sipas një qëllimi shërbyes për jetën njerëzore.
Që nga fillimi i librit e deri këtu pamë argumente të ndryshme të këtij fakti. Bëmë analiza të hollësishme mbi strukturën e universit që nga shpërthimi i Big Bengut deri në ekuilibret fizike të atomeve, nga raportet e katër forcave themelore në procesin alkimik të yjeve, nga sistemi misterioz i hapësirës në projektimin e sistemit Diellor. Zbuluam se atmosfera, struktura e brendshme apo përmasat e pla-netit Tokë janë pikërisht ashtu siç duhet të jenë. U bëmë dëshmitarë se drita e ar-dhur nga Dielli, uji që pijmë apo atomet që formojnë trupin tonë ose që formojnë ajrin që çdo sekondë e thithim në mushkëri, janë jashtëzakonisht të përshtatshëm për jetën tonë.
Shkurtimisht çdo studim i bërë rreth universit na shfaq një projektim të mahnitshëm të tij që kultivon jetën njerëzore. Të ngrihesh e të refuzosh këtë projektim, ashtu siç e cilësoi edhe psikiatri Karl Stern në shprehjen e tij, do të thotë të dalësh jashtë kufijve të logjikës.
Është e qartë se ç'nënkuptohet me këtë projektim. Sigurisht që një projektim i fshehur në çdo detaj të universit është njëkohësisht provë e ekzistencës së një Krijuesi që çdo detaj të universit e zotëron me një forcë dhe inteligjencë të pafund. Po ky Krijues është ai që shfaqi teorinë e Big Bengut dhe krijoi universin nga mosekzistenca.
Ky përfundim i arritur nga shkenca është një fakt që e mësojmë nga Kurani që 14 shekuj më parë. Allahu ka krijuar universin nga mosekzistenca dhe e ka sistemuar:
"Vërtet, Zoti juaj, Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij...". (Araf, 54)
Interesant është fakti se argumentet e këtij realiteti të nxjerra në pah nga shkenca, disa shkencëtarë i ka shqetësuar tej mase dhe vazhdon t'i shqetësojë akoma. Këta shkencëtarë janë persona, të cilët shkencën e quajnë të barazvlefshme me ideologjinë materialiste. Ata besojnë se shkenca kurrë nuk mund të përputhet me fenë dhe se të qenit shkencor është kuptimplotë me të qenin ateist. Ata janë rritur në frymën se universi dhe jeta janë formuar falë rastësisë pa asnjë projektim. Për këtë arsye, përballë realitetit kaq të qartë mbi krijimin, është i natyrshëm refu-zimi dhe konfuzioni i tyre.
Për të parë më mirë këtë gjendje ku kanë rënë materialistët, le t'i hedhim një sy shkurtimisht origjinës së jetës.
Origjina e Jetës
Origjina e jetës, pra, pyetja se si u formuan qeniet e para të gjalla në tokë, është dilema më e madhe e materializmit që prej 150 vjetësh. Sepse edhe qeliza, të cilën e pranojmë si organizmin më të thjeshtë, zotëron një kompleks kaq të ndërlikuar saqë nuk mund të krahasohet me asnjë teknologji të dorës njerëzore. Llogaritjet e probabilitetit kanë provuar se jo qeliza, por madje as proteinat, të cilat janë baza më themelore e qelizës, nuk mund të shfaqen rastësisht. Kjo sigurisht që është provë e krijimit.
Probabiliteti i daljes në pah rastësisht i 2000 llojeve të ndryshme të proteinave që ndodhen në një bakterie të thjeshtë është 1 në 1040.000. Te njeriu gjenden përafërsisht 200.000 lloje proteinash. Për të përkufizuar një probabilitet të tillë fjala "e pamundur" është e pafuqishme. |
Nga kjo temë, të cilën në shqyrtimet e kaluara e kemi shtjelluar me shumë imtësi, le të marrim disa shembuj.
Në faqet e mëparshme të librit kemi shpjeguar se nuk është e mundur që ekuilibret në univers të formohen si fryt i rastësisë. Ndërsa tani do të shpjegojmë se as organizmat më të thjeshta nuk mund të formohen rastësisht. Një nga punimet ku mund të zbatohet kjo temë është llogaritja që ka bërë profesori i kimisë dhe specialisti i ADN-së në universitetin e Nju Jorkut, Robert Shapiro. Ky i fundit që është evolucionist darvinist, llogariti probabilitetin e daljes në pah të rastësishëm të 2000 llojeve të ndryshme të proteinave që ndodhen në një bakterie të thjeshtë. Shifra që shtiu në dorë ishte një probabilitet 1 në 1040.000.102(Ky numër formohet me vendosjen e 40 mijë zerove pas numrit 1 dhe është një numër që nuk ka të barazvlefshëm në univers.)
Sigurisht që është e qartë se ç'kuptim ka ky numër: Materializmi, i cili mundohet të komentojë jetën me rastësinë dhe Darvinizmi janë të pavlefshëm. Mbi llogaritjet e Shapiros, profesor i Astronomisë dhe Matematikës së Aplikuar në Universitetin e Kardifit, Çandra Uikramasinge, shprehet kështu:
"Ky numër (1040.000) është i mjaftueshëm për të groposur darvinizmin dhe të gjithë teorinë e evolucionit. Në këtë apo në një tjetër planet, asnjëherë nuk ka patur një jetë primitive dhe meqë zanafilla e jetës nuk mund të realizohet rastësisht, duhet të jetë fryt i një inteligjence të vullnetshme".103
Për të njëjtën temë astronomi i njohur Sër Fred Hoil bën këtë koment:
"Faktikisht është aq e qartë që jeta është e shfaqur prej një ekzistence inteligjente saqë habitem përse ky fakt nuk është përqafuar gjerësisht nga njerëzit. Shkaku i mospranimit nuk është shkencor por psikologjik".104
Si Hoil ashtu edhe Uikramasinge janë persona që gjatë karrierës së tyre shkencore patën përvetësuar materializmin si ideologji bazë. Por ky realitet i shfaqur para tyre, është krijimi i jetës dhe ato e miratuan diçka të tillë. Sot në botën e shkencës shumë më tepër biologë dhe biokimistë e kanë braktisur plotësisht përrrallën rreth zanafillës së jetës me rastësi.
Ata, të cilët tregohen të mëshirshëm ndaj darvinizmit dhe që akoma mbështesin idenë se jeta është fryt i rastësisë, nuk janë gjë tjetër veçse të hutuar nga ky realitet. Biokimisti i njohur Mikael Behe tek thotë se "koncepti i projektimit të jetës prej një inteligjence të epërme për ne të cilët jemi mësuar ta perceptojmë jetën si rezultat i ligjeve të thjeshta të natyrës, ka krijuar një efekt shokues",105i cili është një shok që i ka tronditur njerëzit për të konceptuar ekzistencën e Allahut, Zotit që i ka krijuar.
"S'ka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve por shumica e njerëzve nuk e dijnë". (Gafir, 57) |
Kjo dilemë është e pashmangshme për ato njerëz, të cilët zotërojnë një besim materialist. Sepse këta njerëz janë duke refuzuar realitetin edhe pse diçka të tillë e shohin fare qartë. Këtë gjendje në të cilën kanë rënë këta njerëz me një besim materialist, Allahu në Kuran e shpjegon kështu:
"Për qiellin plot rrugë. Ju gjendeni në një thënie kontradiktore, Nga ai (besimi) zmbrapset ai që ishte zmbrapsur. Mallkuar qofshin gënjeshtarët! Ata, të cilët janë të harruar në injorancë (në verbëri, në padituri)". (Dharijat, 7-11)
Në këtë aspekt ajo që na takon neve është që t'i bëjmë thirrje për të arsye-tuar të gjithë atyre njerëzve që kanë dalë jashtë logjikës, të indoktrinuar nga filozofia materialiste. Një thirrje për të pranuar, duke lënë mënjanë çdo paragjykim që projektimi i jashtëzakonshëm në organizma dhe univers është një provë e qartë e krijimit të Allahut.
Faktikisht, ai që e bën një apel të tillë është Allahu. Zoti, që u ka dhënë formë dhe ka krijuar nga mosekzistenca si tokën dhe qiejt, u bën një thirrje për arsyetim njerëzve, të cilët i ka krijuar:
"Vërtet Zoti juaj është Allahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetësues nuk do të ketë vetëm po qe se lejon Ai. Ky, madhëria e Tij është Allahu, Zoti juaj, pra, adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim"? (Junus, 3)
Në një ajet tjetër u drejtohet kështu njerëzve:
"Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni"? (Nahl, 17)
Shkenca moderne në fakt e ka provuar të vërtetën mbi krijimin. Tani ka ar-dhur radha që bota e shkencës ta përqafojë këtë realitet dhe të nxjerrë mësime prej tij. Të gjithë ato, të cilët vite me radhë kanë mohuar apo i janë shmangur ekzistencës së Zotit dhe që predikimet e tyre i bëjnë gjoja në emër të shkencës, duhet të shohin se janë brenda një mashtrimi të thellë dhe të heqin dorë nga kjo rrugë.
Nga ana tjetër ky realitet që shkenca zbuloi, për ata që mendojnë "unë si-gurisht që besoj në ekzistencën e Zotit dhe se universi është i krijuar prej Tij" nxi-rret një tjetër mësim. Mbase këta persona këtë besim të tyre e kanë vetëm sipërfaqësor dhe nuk i kanë mbështetur bindjet e tyre në argumente të maftueshme. Për këtë arsye këtë besim të tyren nuk e perfeksionojnë deri në gradën e duhur. Këta njerëz përshkruhen në këtë mënyrë nga Allahu në Kuran:
"Thuaj: "E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?" Ata do të thonë: "E Allahut". Atëherë thuaju: "Përse pra, nuk mendoni?" Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?" Ata do të thonë: "Allahu!" Thuaju: "E pse nuk frikësoheni, pra?" Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të dojë), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?" Ata do të thonë: "Në dorë të Allahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?" (Muminun, 84-89)
Njerëzit pasi të arrijnë të dallojnë ekzistencën e Allahut dhe se gjithçka është e krijuar prej Tij, vetëm me një ndikim "magjie" mund të qëndrojnë indiferent kundrejt tyre. Ai që ka krijuar në mënyrë të padyshimtë posaçërisht për ne botën dhe universin e më pas na krijoi neve, është Allahu dhe njeriu duhet ta pranojë këtë si të vërtetën më të madhe të jetës. Allahu është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe gjithçkaje që ndodhet mes tyre. Për këtë arsye edhe njeriu duhet ta pranojë Allahun si Zotin e tij dhe t'i përulet Atij me falenderim. Këtë fakt Allahu e deklaron si më poshtë:
"Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe çka ka në mes tyre, pra, Atë adhuroje, e në adhurim ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë që i ngjason (në emër)"! (Merjem, 65)
|