E diel, 22/12/2024, 14:40
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Shegat (Narët) (1) (lat. Punicagranatum; arab. Rumman)
 
Shegat (Narët) (1) (lat. Punicagranatum; arab. Rumman)
 
Shegat janë përmendur në Kur'an. Në përshkrimin që i bën Kur'ani krijimit të Tokës dhe asaj që e përmban ajo për t'iu shërbyer nevojave të njerëzve, All-llahu i gjithëfuqishëm përmend: "...ka hurma e ka shegë". (Er Rrahman, 68; po ashtu El En'amë, 141 dhe 99)

Ibn Abbasi , r.a., ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: "Nuk është asnjë shegë e juaj që nuk është pjalmuar me farën e shegës së Xhennetit". (2)

Shega e pjekur është e nxehtë dhe e lagësht, i ndihmon fytit, mushkërive dhe bronkeve, vepron si lehtësues dhe qetësues i kollës dhe është i mirë për vrerin. Shega i bën mirë edhe lukthit, vepron si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin e bukës në lukth dhe është më e fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave ushqyese për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtëzakonshëm dhe të lehtë, e nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës, megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë.

Shega e athët është e ftohtë dhe e thatë. Ajo vepron si mjet i lehtë shtrëngues, ndihmon në shërimin e pezmatimeve të mukozës së lukthit dhe rrit nxjerrjen e urinës më shumë sesa shegat e tjera. Kjo shegë e qetëson gjithashtu vrerin, e ndalë zbrazjen e zorrëve, i ndal të vjellat, e forcon lukthin, i zbut jashtëqitjet, e zbut parregullsinë e mëlçisë, rrit tendosjen e trupit, i zvogëlon të rrahurat e pulsit, ndihmon në dhembjet e përkohshme që lidhen me zemrën, zvogëlon dhembjet që lidhen me lukthin dhe e kthen athtësinë e vrerit të verdhë dhe të gjakut.

Lyrja e kapakëve të syrit me pastën që është përfituar duke zier lëngun e shegës me gjithë bërthamë dhe të përzier me pak mjaltë ndihmon në shërimin e verdhësisë së kornesë dhe i pastron sytë nga sekrecionet e dendura të trupit, që shkaktohen nga mungesa e ekuilibrit ndërmjet vrerit të verdhë ose sekrecionit të këlbazës. Lyerja e gojës me pastën e përmendur më sipër ndihmon gjithashtu në raste të plagëzave gangrenoze recidivuese. Pirja e lëngut të nxjerrë nga shega që është zier me gjithë bërthamën e saj e nxit punën e zorrëve, e shpërlan mukusin tepër të kalbëzuar të zorrëve, ndihmon në shërimin e temperaturës terciare të zgjatur dhe ndalon athtësinë e vrerit të verdhë dhe të gjakut.

Sa i përket shegës së athtë-të ëmbël, që është diçka ndërmjet, d.m.th. edhe e ëmbël edhe e athët, ajo është më e afërt me shegën e thartë. Melhemi i bërë nga farat e shegës dhe i përzier me mjaltë përshpejton shërimin e thonjve të infektuar dhe mollëzave, që njihen zakonisht si ndërgishtëza (arab. Dahis), të të thatëve të athët dhe të tumoreve të vegjël të lëkurës (lat. Xanthom).

Lulesa e shegës (pers. Xhallanar) përdoret në mjekësi si mjet për mbyllje të plagëve, si mjet për zhdukjen e bubave në zorrë dhe për mbytjen dhe nxjerrjen e shiritit (metili i bubave të rendit Castoideae).

Ngrënia e bërthamës së shegës e ngjyros lukthin në të gjelbër. Transmetimi i njohur shkon aq larg në mugëtirën e kohës dhe thotë se edhe ngrënia e vetëm tri shegave brenda një viti mund të pengojë konjuktivitisin në atë vit. All-llahu e di më së miri.

 

.
1. Shega përmban 14% saharozë, 17.57% ekstrakte, 0.30% materie tajitëse, 0.52% proteina, 0.17% citrus dhe 0.73% pluhur bimor. I takon familjes Punicacea.
2. Hadithi është i sajuar.


.
MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/09/2009)
Klikime: 1116 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024