Sekretet e ujit ne Kur'an (për ata të cilët mendojnë)
Kur'ani i përmend llojet e ndryshme të ujit dhe i kategorizon sipas shkallës së pastërtisë. Kur'ani identifikon ujin e shiut si të pastër, kurse ujin e freskët nga lumi dhe krojet (burimet) e shënon si ujë të ëmbël, dhe ujin që përmban nivel të lartë të kripës e shënon si ujë të kripur (hidhur).
Uji i pastër
Kur'ani flet për ujin e destiluar. Allahu s.v.t. thotë: "Edhe Ai është, që i lëshon erëra myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër." (Furkan-48)
Duke menduar rreth këtij ajeti, vijmë në zbulim se ai na drejton në specifikimin të cilët shkencëtarët sot e shënojnë si ujë të destiluar. Ato kanë zbuluar se uji të cilën ne e pimë përmban shumë lloje të ndryshme të thërmive dhe organizma. Një gotë ujë për të pirë të cilën ne themi se është e pastër ajo në fakt përmban miliona organizma njësoj ka edhe bakterie dhe virus, si dhe elementet kimike, në mes të cilave ka edhe hekur, bakër, alumin, natriumi, magneziumi dhe kalcium këto janë edhe materie organike, si ulje, pluhur dhe të ngjashme. Gjitha këto gjenden në ujin të cilën ne e thërrasim ujë të pastër.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se uji i tillë mund të pastroj me anë të procesit të destilimit, me ngrohjen e ujit deri në pikën e vlimit, akumulimit. Si rezultat i këtij procesi fitohet uji i destiluar e cila është e pastër në masë të madhe. Shkencëtarët thonë se uji më i pastër i destiluar është uji i shiut para se të përzihet me të fëlliqurën, duke e pastruar me procesin e destilimit, me ngrohjen e ujit deri në pikën e vlimit dhe akumulimit.
Civilizimi modern ka sjell deri te fëlliqësia më e madhe. Lëshimi i pikave të shiut e pastron atmosferën, shiu , i cili është i destiluar, ka forcë të veçantë duke shfaq substanca të ndryshme. Ajo absorbon nga atmosfera sumpor dhe materie dhe minerale njësoj sikur plumbi toksik nga e cila bëhet e hidhur. Me dallim nga koha jonë, në kohët e lashta uji i shiut ka qenë plotësisht i pastër ngase atmosfera nuk ka qenë e ndotur.
Kur shiu arrin në toke, filtrohet duke kaluar rrugë të komplikuar nëpër tokë dhe male, gjatë atij udhëtimi bëhet shija bazike e shiut. Nga ato shkaqe gjejmë se uji i burimit ka shije, kurse uji destiluar nuk ka fare shije.
Uji i shiut në fakt është ujë i destiluar, bëhet si rezultat i avullimit të detrave, kondensimit të tyre në formë të reve dhe lëshimin në tokë në formë të shiut. Për atë shkak është më të vërtet e pastër.
Dielli Tokës i jep energji të madhe për t'u mbushur në formë rrezatimi solar, posaçërisht rrezatimi me infratëkuqe ose ngrohja. Ajo e ngroh krejt ujin e cila arrin në avull të paparë, e pastaj shpërndahet në atmosferë. Përafërsisht 22% rrezatimi i Diellit i cili arrin në Tokë i ngroh oqeanet, detrat, liqenet dhe lumenjtë duke e shndërruar ujin në ujë të avullit vetëm ujin e pastër, kurse mbeten mineralet e shkrira, sidomos në formë të kripës tek detrat. Ai proces faktikisht është destilimi (pastrami) i ujit me ndihmën e energjisë Diellore.
Shiu më mirë e largon papastërtinë sesa uji i thjeshtë, dhe përdoret si mjet për dezinfektim. Është e pastër nga viruset dhe bakteriet dhe posedon cilësi të madhe të absorbimit të metalit, gazrat dhe thërmitë e pluhurit me të cilat vijnë në kontakt, dhe për atë shkak është antiseptik për atmosferën.
Fjala "Tahara", e përdorur në këtë ajet, ka kuptimin largimin e papastërtisë. Nga këto që thamë mund të thuhet lirisht se ato plotësisht përgjigjen atë që Kurani thotë për ujin e shiut: " dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër". (Furkan-48)
Ekzistojnë zbulime të reja të shiut të cilët tregojnë shkencëtarët, siç është aftësia e ringjalljes së qelizave në trupin e njeriut, në masë të madhe se sa që posedon uji i thjesht. Vërtetohet gjithashtu se, shiu posedon energji, që pozitivisht ndikon dhe mban gjendjen psikike tek njerëzit. Nuk është për çudi se Kur'ani i përmend këto karakteristika të shiut, shumë qartë në ajetin në vazhdim thuhet: " Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoi prej jush shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t'ju përforcoj me të (me shi) këmbët tuaja". (Enfal-11)
Uji i freskët, i ëmbël
Qartë tregohet se Kur'ani bën dallimin mes fjalëve "tahur" (pastër) dhe "furat" ujë i (ëmbël)'
" dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër". (Furkan-48)
"... ky i ëmbël shuan etjen" . (Fatir-12)
Ujin të cilin e pimë nga lumi, burimi dhe bunari ka shije të ëmbël por përmban materie të caktuara si hekur të cilit ujë i jep shije të ëmbël. Shiu, uji i destiluar, nuk kanë shije, por kur arrin në tokë, përzihet me mineralet dhe kripen, atëherë merr shije karakteristike, dhe bëhet "furatan", ujë i ëmbël me shije të pranueshme. Ashtu sikurse Kur'ani flet për ujin e lumit, ujin për të pirë e thekson si të "ëmbël" e jo të " pastër".
Ujë i hidhur, i kripur
Duke lexuar ajetin në vazhdim: "35:12." E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg..."(Fatir-12)
Shihet qartë se Allahu xh.sh., të dy llojet e ujit i përshkruan si dy cilësi, për dallim nga uji i shiut të cilët e përshkruan vetëm njëherë. Pse? Nga sqarimi i mëparshëm pamë se shiu nuk ka as shije as erë, ajo është plotësisht ujë i pastër, dhe se vetëm një atribut "i pastër" plotësisht e përshkruan. Dhe për ujin e cekët, e cila lëviz çdoherë, edhe për këtë Allahu xh.sh. e përshkruan me fjalën "e freskët" dhe " e ëmbël". Edhe uji i detit është përshkruar me dy atribute si: " e kripur" dhe "e hidhur".
Kur'ani nuk e përshkruan si cilësi vetëm si atribut për kripshmëri në vetvete, pra nuk është thënë "kurse tjetra është e kripur", përkundrazi, thuhet se: " kurse tjetra është e kripur dhe e hidhur". Nga aspekti shkencor do të ishte e pamundur të thuhet se uji i detit përmban krip, ngase edhe uji i ëmbël përmban lloje të ndryshme të kripës. Dhe për këtë shkak duhet të përshkruhet niveli i kripësisë që të definohet kripësia e ujit të detit. Pra, kjo është ajo që thuhet ne Kur'an.
Fjala "uxhaz", e cila paraqitet në Kur'an për ta përshkruar ujin e kripur, d.m.th. se kalohet kufiri, e kjo është ajo që e gjejmë të uji i detit, niveli i pakufishëm i kripës. Për atë shkak për ne është e qartë pse Allahu xh.sh. ujin e kripur e përshkruan edhe si të hidhur.
Kur'ani është libër i parë i cili zbulon cilësinë e dezinfektimit nga shiu, ose ujin e destiluar, dhe kjo karakteristik nuk është përmendur vetëm kur është në pyetje uji i cili lëshohet nga qielli. Kurani saktësisht bën dallim ndërmjet ujit të pastër, të ëmbël dhe të njelmët, dhe të gjitha terminet i vëndon në vendin e duhur.
Le të jetë Allahu i Lartësuar, çdo fjali në Librin e Tij padyshim është me përgjegjësi. Pyetja e cila ju parashtrohet skeptikëve kur janë në pyetje muxhizet (mrekullitë) shkencore të Kur'anit është: Nëse Kur'ani është prodhim i mendjes së njeriut, a do të ishte e mundur të bëjë dallim ndërmjet termineve që i theksuam më lartë para XIV shekujsh. Evidente është se Kur'ani flet për këto specifika shumë shekuj më përpara para se fizika dhe kimia ti vërtetoj. Kur'ani është libër i parë i cili bën sqarimin e llojeve të ndryshme të ujërave që gjenden në natyrë, dhe kjo është sqaruar në mënyrë të përkryer dhe është material vërtetimi se nga e ka prejardhjen ky Libër.
.
Përktheu nga boshnjakishtja: Enes CERMENIKA
|