Rrëzimi Shkencor i Materializmit
Materializmi nuk mund të pretendojë më tepër, jetëgjatësinë e tij si filozofi shkencore.
Artur Këstler, Filozof i njohur 1
Si u krijua ky univers i paskajshëm ku ne jetojmë? Si u shfaq ekuilibri, harmonia dhe organizimi në këtë univers? Si arriti bota ku ne jetojmë të bëhej një strehë kaq e sigurtë për ne?
Këto pyetje që në agim të historisë së njerëzimit kanë tërhequr vëmendjen e shumë mendimtarëve. Mes tyre ka patur edhe shkencëtarë dhe/apo filozofë, të cilët kanë kanë studiuar dhe analizuar të bazuar në logjikë dhe arsye (prakticizëm) këto pyetje dhe kanë arritur në përfundimin e përbashkët se: Përsosmëria e rre-gullit dhe projektimit në univers janë një tregues i qartë për ekzistencën e një Krijuesi Suprem, Zotërues i gjithësisë.
Kjo është e një e vërtetë e padiskutuar e që mund të arrihet duke vënë në punë inteligjencën tonë. Këtë realitet Allahu e ka deklaruar para 14 shekujsh në librin e Tij, Kuranin, të cilin e zbriti si udhëzim për njerëzimin. Aty njoftohemi edhe mbi krijimin e universit nga mosekzistenca, organizimin e tij për një qëllim të veçantë dhe krijimin e të gjitha sistemeve dhe ekuilibreve në univers për të mundësuar jetesën njerëzore.
Në një ajet të Kuranit, Allahu i fton njerëzit të arsyetojnë mbi këtë aspekt në vargun pasues:
"A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi". (Naziat, 27- 30)
Përsëri duke iu mbështetur thënieve në Kuran, njeriu duhet të dëshmojë krijimin prej Zotit, të të gjithë sistemeve dhe ekuilibreve në univers për të (njeriun), të thellohet mbi këtë realitet dhe të nxjerri mësim prej vëzhgimeve të tij:
"Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj); ka fakte për një popull që di të marrë përvojë". (Nahl, 13)
Në një tjetër ajet të Kuranit thuhet:
"Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj, i tërë sundimi është i Tij, e ata që i luteni në vend të Tij, nuk zotërojnë as sa një cipë (e hurmave, fije)". (Fatir, 13)
Këtë të vërtetë, të cilën e mësojmë nga Kurani e pranojnë edhe shumë shkencëtarë të konfirmuar, themelues të astronomisë moderne. Emra si Galilei, Kepler, Njutoni duke zbuluar strukturën e ndërtimit të universit, projektimin e Sistemit Diellor, ligjet e fizikës dhe ekuilibre të ndryshëm e kanë kuptuar më së miri se të gjitha këto janë të krijuara nga Zoti.
Materializmi: Argumenti i rremë i shekullit të 20-të
E vërteta e krijimit, të cilën e shpjeguam deri tani, refuzohet që prej kohësh të hershme prej një pikëpamjeje filozofike, e ashtuquajtur materializëm. Kjo filozofi, e cila fillimisht është shfaqur te Grekët e vjetër dhe më pas u pranua prej kulturash apo/dhe personash të ndryshëm, hedh tezën se materia ekziston që në infinit. Duke pohuar se universi rrjedh nga pafundësia paraprakisht mohonin krijimin e saj nga Zoti.
Materialistët ashtu siç hipotezojnë që universi ekziston që në infinitet, pretendojnë se në gjithësi nuk ekziston qëllim dhe projektim. Ata pohojnë se të gjitha ekuilibret, harmonia dhe rregulli janë vepër vetëm e koinçidencës (rastësisë). Ky pretendim mbi "rastësinë" është përdorur më pas edhe si përgjigje ndaj pyetjes se si u shfaqën gjallesat. Teoria e evolucionit apo e thirrur ndryshe Darvinizëm, është një tjetër zbatim i materializmit mbi natyrën.
E shprehëm edhe më parë se kishte edhe nga ata persona, themelues të shkencës moderne, të cilët besonin në krijimin e universit nga Zoti. Në shekullin e 19-të ndodhi një ndryshim në këtë qëndrim të botës së shkencës. Materializmi, në mënyrë të paramenduar u fut në kalendarin e shkencave moderne prej grupeve të ndryshme. Kjo filozofi gjeti mbështetje të gjerë dhe u përhap shumë shpejt në botën e shkencës edhe për shkak të kushteve sociale e politike të shek. të 19-të.
Megjithatë, zbulimet e shkencës moderne e demostrojnë në mënyrë të padiskutueshme shumë qartë pavleftësinë dhe fallcitetin e materializmit në fjalë.
Zbulimet shkencore të shekullit 20-të
Le të kujtojmë edhe një herë dy pohimet themelore të materializmit rreth universit:
Universi ekziston që nga pafundësia, pra, nuk ka as fillim as fund, ai nuk është i krijuar.
Me anullimin që i bëri shkenca materia-lizmit dëshmoi edhe një herë mbi krijim e universit nga Allahu. Mbi këtë temë revista e mirënjohur Newsweek në numrin e botuar më 27 Korrik 1998 në kopertinën e saj, i dha titullin "Shkenca gjeti Zotin". |
Çdo gjë në univers është thjesht fryt i rastësisë dhe jo një plan apo projektim me një vizion të qëllimtë.
Të dy këto nocione të materialistëve si rrjedhojë e një shkence primitive të shekullit të 19-të, të mbrojtura me shumë ngulm, u shembën plotësisht nga ana e zbulimeve shkencore të shekullit pasardhës.
Fillimisht në harresë mbetën pretendimet mbi ekzistencën që në infinit të universit. Që në vitet 1920 kishte një mori faktesh që kjo s'mund të ishte e vërtetë. Shkencëtarët tashmë ishin të sigurtë për krijimin e tij nga mosekzistenca e shkaktuar kjo prej një "Shpërthimi të Madh" (Big Beng). Me fjalë të tjera universi nuk ka ekzistuar në pafundësi por përfundimisht është krijuar nga Zoti.
Ajo që shkenca gjunjëzoi së dyti në shek. e 20-të ishte pretendimi "i rastësisë", të krijimit të gjithësisë në mënyrë aksidentale dhe e paprojektuar. Kërkimet e bëra që prej viteve 1960-të, treguan se të gjitha ekuilibret fizike ishin të përllogaritura (programuara) në një mënyrë shumë të ndërlidhur që të bëjnë të mundshme jetën njerëzore. Me thellimin e kërkimeve, u gjetën një nga një ligjet fizike, kimike dhe biologjike në univers, forcat themelore si ato të rëndesës dhe të elektromagnetizmit, strukturën në tërësi të atomeve dhe elementëve përbërës të universit, të programuara këto me atë saktësi për të mundësuar jetën e qenieve njerëzore. Sot shkencëtarët perëndimorë këtë projektim të jashtëzakonshëm e quajnë "Parim Human" (Anthropic Principle). Pra, çdo detaj në univers është projektuar me shumë kujdes që të bëjë të mundshme jetën e njeriut.
Shkurtimisht në ditët tona materializmi është refuzuar dhe shembur plotësisht nga shkenca moderne. I pozicionuar si vizion shkencor dominues për shekullin e 19-të, materializmi u përmbys në shekullin e 20-të, duke pësuar një humbje përfundimtare.
Është shumë e natyrshme të ndodhte kështu. Ashtu siç deklaron edhe Allahu: "Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan...". (Sad 27), është një supozim i gabuar që universi të jetë i krijuar pa një qëllim të caktuar. Është e pashmangshme për çdo tezë të hedhur mbështetur mbi këto supozime, të falimentojë përballë realitetit qysh në fillim.
Krijimi është një fakt. Në këtë libër këto të vërteta do t'i analizojmë së bashku me argumentet përkatëse. Të gjithë ne do të shohim disfatën që pësoi materializmi përballë shkencës dhe do të bëhemi dëshmitarë për krijimin e universit prej Allahut me një forcë krijuese superiore dhe të përsosur.
|