E diel, 22/12/2024, 20:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i gjithësisë

Rrëzimi i Evolucionit

Rrëzimi i Evolucionit



Pyetja është kjo: A mund të më thoni një gjë të vetme në
lidhje me evolucionin, një gjë me të vërtetë reale? Këtë
pyetje ua drejtova të gjithë ekipit të gjeologjisë në
muzeun e Historisë së Natyrës dhe përgjigja që mora
ishte një qetësi e plotë... Më pas kuptova faktin se të
gjithë jetën time e kalova nën mashtrimin se evolucioni
ishte një e vërtetë e qartë.
106

Kolin Paterson, ish/palentolog i Muzeut Historia e
Natyrës, Angli dhe autori i librit Evolution (Evolucioni)

Gjatë gjithë librit vazhdimisht kemi analizuar natyrën inorganike, pra, trupat qiellorë, dritën, atomet, elementet etj. Përfundimi që nxorrëm nga këto studime është se universi nuk mund të jetë kurrë një fryt i rastësisë. Në të kundërt, çdo detaj i universit është shenjë e qartë e një krijimi të epërm. Materializmi, i cili mundohet të refuzojë të vërtetën e këtij krijimi në univers nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim jashtëshkencor.

Pavleftësia në këtë mënyrë e materializmit i lë pa baza të gjitha ato teori që mbështeten në këtë filozofi. Në krye të tyre vjen darvinizmi, dmth, teoria e evolucionit. Kjo teori, e cila pretendon formimin e rastësishëm të materies organike dhe inorganike, me argumentimin shkencor të krijimit të universit prej Allahut, është shembull plotësisht. Këtë gjë astrofizikanti amerikan Hjuxh Ros e shpreh si më poshtë:

"Ateizmi, darvinizmi dhe të gjithë "-izmat" e lindura si zgjatime të këtyre filozofive që nga shekulli i 18-të e deri në shekullin e 20-të i patën mbështetur supozimet e tyre të gabuara në pretendimin se universi ekziston që nga pafundësia. Unikaliteti i Big Bengut na ballafaqoi me një Qëllim, i cili zuri vend (mbizotëroi) pas universit dhe ky Qëllim u bë burimi i çdo gjëje duke përfshirë edhe jetën".107

Allahu është krijuesi dhe Ai që e ka sistemuar universin deri në detajet më të hollësishme. Atëherë nuk është aspak e mundur që të jetë e drejtë teoria e evolucionit, e cila mbron tezën se jeta është fryt i rastësisë dhe nuk është e krijuar nga Zoti.


Çarls Darvini

Faktikisht tek shqyrtojmë teorinë e evolucionit shohim se kjo teori refuzohet nga zbulimet shkencore. Projektimi në organizma është më i ndërlikuar dhe më goditës se projektimi i botës inorganike që studiuam gjatë gjithë librit. Psh, mund të analizojmë imtësisht se në çfarë ekuilibresh delikate janë sistemuar atomet në botën inorganike, ndërsa këta atome në botën organike mund t'i vëzhgojmë se si kanë arritur të krijojnë relacione mes njëri-tjetrit me një projektim kaq të ndërlikuar si dhe mekanizmat e jashtëzakonshme strukturale të proteinave, enzimave dhe qelizave.

Ja pra, ky projektim i jashtzakonshëm në qeniet e gjalla në fund të shekullit të 20-të e ka bërë të pavlefshëm darvinizmin.

Këtë temë le ta vazhdojmë ta shtjellojmë më imtësisht në disa punime tona të tjera. Për shkak të rëndësisë e pamë me vend të bëjmë një përmbledhje.

 

Rrëzimi shkencor i Darvinizmit

Teoria e evolucionit edhe pse është një doktrinë, e cila shtrihet qysh nga Grekët e Vjetër, në shekullin e 19-të u përqafua gjerësisht. Progresi më i rëndësishëm që e futi teorinë në aktualitetin e botës së shkencës është botimi në vitin 1859 i librit Origjina e Llojeve. Në këtë libër Darvini del kundra së vërtetës se speciet e gjalla të ndryshme në tokë janë të krijuara veç e veç nga ana e Allahut. Sipas Darvinit të gjitha gjallesat vijnë nga një stërgjysh i përbashkët dhe janë dife-rencuar në ndryshime të vogla brenda kushteve dhe kohe të përcaktuar. Teoria e Darvinit nuk mbështetet në asnjë zbulim shkencor objektiv: Ashtu siç rrëfehet edhe në kapitullin me titull "Vështirësitë e teorisë" në të njëjtin libër, teoria linte hapësira të mëdha përballë pyetjeve shumë të rëndësishme.

Darvini shpresonte që vështirësitë që i dilnin përpara teorisë me zhvillimin e shkencës do të kapërceheshin dhe zbulimet e reja shkencore do ta forconin edhe më tepër, gjë të cilën e deklaronte shpesh në libër. Por shkenca përparonte plotësisht në të kundërt të shpresave të Darvinit, të gjitha hipotezat themelore të teorisë i la një nga një të pambështetura.

Disfata e darvinizmit përballë shkencës mund të analizohet në tre tituj bazë:

1) Teoria nuk shpjegon kurrë se si ka filluar fillimisht jeta në tokë.

2) Teoria, e cila na parashtron "mekanizmat e evoluimit" nuk mbështetet në asnjë zbulim shkencor që të tregojë realisht ndikimin e tyre evolucionar.

3) Regjistrimet e fosileve na shfaqin një tabllo të kundërt me hetimet e teorisë së evolucionit.

Le të shtjellojmë në linja kryesore këto tre tituj bazë.

 

Shkalla e parë e pakapërcyeshme: Origjina e jetës

Teoria e evolucionit pretendonte se të gjitha speciet rrjedhin nga një qelizë e vetme e gjallë e shfaqur në një botë primitive përafërsisht para 3.8 miliard vjetësh. Pyetjet që nuk mund të shpjegojë teoria janë se si është e mundur që një qelizë e vetme të ndërtojë me miliona specie të gjalla të komplikuara dhe nëse me të vërtetë të ketë ndodhur diçka e tillë, përse këto shenja (gjurmë) nuk gjenden të regjistruara në zbulimet e fosileve. Por para së gjithash duhet të ndalojë në shkallën e parë që pretendohet prej procesit të evoluimit. Si u shfaq ajo "qelizë e parë" për të cilën flitet?

Teoria e evolucionit, ngaqë e refuzon krijimin dhe nuk pranon asnjë ndërhyrje të mbinatyrshme, supozon se ajo qelizë e parë është shfaqur brenda disa ligjeve të natyrës ashtu spontanisht në mënyrë aksidentale pa asnjë projektim, plan apo sistem. Dmth, sipas teorisë lëndët inorganike si rrjedhim i rastësisë duhen të kenë nxjerrë në dritë një qelizë të gjallë. Por kjo është një hipotezë, e cila bie ndesh me ligjet më themelore biologjike që njihen.

 

"Jeta rrjedh nga jeta"


Lui Pastër me eksperimentet që kreu e bëri të pavlefshëm pretendimin mbi "formimin e jetës nga materiet inorganike", bazë kjo e teorisë së evolucionit.

Darvini në librin e tij nuk ka folur fare mbi origjinën e jetës sepse koncepti primitiv në periudhën e tij supozonte që gjallesat zotërojnë një konstrukt shumë elementar. Sipas teorisë me titull "gjeneracioni spontan" që besohej që në Mesjetë, besojnë se lëndët inorganike duke u bashkuar mund të formojnë një qenie të gja-llë. Në këtë periudhë ekzistonte shumë i përhapur mendimi se buburrecat formohen nga tepricat e ushqimeve dhe minjtë nga gruri. Për të demostruar diçka të tillë janë bërë eksperimente të çuditshme. Një leckë e ndotur dhe me pak grurë të vendosur mbi të në një cep dhe në cepin tjetër dijetari duke pritur që pas një farë kohe të formoheshin minj.

Mendohej se të zënit e mishit krimba ishte një argument që jeta rridhte prej lëndëve inorganike. Por më vonë do të kuptohej se ato krimba mbi mishin nuk formoheshin aksidentalisht por nga larvat që nuk shihen me sy të cilat silleshin dhe liheshin nga mizat.

Në periudhën që Darvini ka shkruajtur librin "Origjina e Llojeve", besimi se bakteriet formoheshin nga lëndë inorganike në botën e shkencës së asaj kohe, shihej si një pranim i përhapur gjerësisht.

Por vetëm pas 5 vjetësh pas botimit të librit të Darvinit, biologu i shquar francez Lui Pastër e zhduku plotësisht këtë besim, i cili formon bazat e evoluimit. Në përfundimin që nxori pas shumë studimeve dhe ekperimenteve të gjata që bëri, i përkufizoi kështu: "Pretendimet se lëndët inorganike mund të formojnë jetë tani e tutje u varrosën plotësisht në histori".108

Mbrojtësit e teorisë së evolucionit, këmbëngulën për një kohë të gjatë përballë zbulimeve të Pastërit. Shkenca që përparonte duke nxjerrë në dritë ndërtimin me një përbërje komplekse të qelizës së gjallë, e qartësoi edhe më tepër pavleftësinë e pretendimeve mbi vetëformimin e jetës spontanisht.

  Ndërtimi i ndërlikuar i jetës

Njëri nga faktet që e bën të pavlefshëm teorinë e evolucionit është struktura tepër e ndërlikuar e gjallesave. Molekula e ADN-së që merr pjesë në bërthamën e qelizave të gjalla është shembull i kësaj. ADN është një bankë informacioni ku zënë vend të gjitha shifrat e veçorive fizike përkatëse të një gjallese. Nëse do të hidhnim në një fletë ADN-në e njeriut, llogaritet se do të formohej një enciklopedi me afërsisht 900 volume. Sigurisht që një informacion i tillë i jashtëzakonshëm, në mënyrë të prerë e bën të pavlefshëm konceptin e rastësisë.

Shkaku kryesor që çështja mbi origjinën e jetës e teorisë së evolucionit ka hyrë në një dilemë të tillë, është konstrukti i pabesueshëm i përbërë i atyre gjallesave që supozoheshin me ndërtim elementar. Qeliza e gjallë është akoma më e përbërë se të gjitha ato produkte teknologjike që njeriu arrin të bëjë. Edhe nëse përdorim laboratorin më të përparuar të botës, duke grupuar komponime inorganike nuk mund të arrihet të përfitohet një qelizë e gjallë.

Kushtet që duhen të krijohen për shfaqjen e qelizës janë aq të shumta sa kurrë nuk mund të shpjegohen me spontanitet. Molekula e ADN-së, e cila merr pjesë në bërthamën e qelizës dhe fsheh informacionet gjenetike, është një bankë informacionesh e pabesueshme. Informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut nëse do ta hidhnim në letër, llogaritet se do të nevojitej të krijohej një bibliotekë me 900 volume me nga 500 faqe. Probabiliteti për proteinat që janë përbërësit bazë të qelizës, si sintezë e spontanitetit për një proteinë mesatarisht 500 aminoacidesh është 1 në 10950. Në matematikë probabilitetet më të vogla se 1050 paraprakisht quhen "të pamundur".

Padyshim nëse është e pamundur dalja në shesh e jetës aksidentalisht do të na duhet të besojmë se jeta është "e krijuar" në një formë të mbinatyrshme. Synimi kryesor i këtij realiteti është që të anullojë haptazi çdo vlerë të teorisë së evolucionit, e cila mohon krijimin. Profesori i Astronomisë dhe Matematikës së Aplikuar në Universitetin e Kardifit, Çandra Uikramasinge, si një shkencëtar, i cili për gjatë 10 vjetëve besonte se jeta s'është e krijuar, e shpjegon në këtë mënyrë këtë të vërtetë me të cilën u përball si përfundim i zbulimeve të shkencës:

"Gjatë gjithë studimeve të mia si një shkencëtar, kam qëndruar statik me një larje truri shumë zotëruese dhe këmbëngulëse që shkenca kurrë nuk do të pajtohet me nocionin e krijimit të vetëdijshëm. Këtë koncept duhej që ta mohonim me vrull... Por tani, përba-llë shpjegimit gjë që na detyron besimin në Zot, nuk mund të gjej asnjë argument për ta hedhur poshtë... Ne jemi mësuar të arsyetojmë me një mentalitet të hapur dhe tani përgjigjja e vetme e logjikshme që mund të sillet mbi ekzistencën e jetës në tokë është në konkluzionin se ajo është e krijuar dhe nuk ekzistojnë komponente të rastësishëm".113

 

Mekanizmat imagjinare të evolucionit

Pika e dytë e madhe që e bën teorinë e Darvinit të pavlefshme është shpje-gimi i "mekanizmave të evoluimit", të cilat na parashtrohen si dy koncepte që nuk zotërojnë asnjë forcë evoluese.

Darvini hipotezën e shfaqur të evolucionit e mbështeti të gjithën në mekanizmin e "seleksionit natyror". Rëndësia që i jepte këtij mekanizmi mund të kuptohej fare lehtë edhe nga titulli i librit "Origjina e Llojeve, me rrugën e seleksionimit natyror..."

Seleksion natyror do të thotë përzgjedhje e natyrës. Kjo mbështetej në logjikën se, të përfshirë nga lufta për mbijetesë, në natyrë do të mbesin në jetë vetëm ato gjallesa, të cilat i përshtaten më së miri kushteve natyrore dhe fizike. Psh, në një kope sorkadhesh që kërcënohet prej kafshëve të ndryshme grabitqare, do të mbesin në jetë vetëm ato sorkadhe që vrapojnë më tepër. Kështu që kopeja e sorkadheve do të përbëhej nga individë (pjesëtarë) të fortë dhe të shpejtë. Sigurisht që ky mekanizëm nuk mund të ndërhyjë në evoluimin e sorkadheve e t'i kthejë ato në kafshë të tjera psh, në kuaj.

Për këtë qëllim mekanizmi i seleksionit natyror nuk zotëron asnjë forcë evoluese. Edhe Darvini ishte në dijeni të këtij realiteti dhe në librin e tij "Origjina e Llojeve" u detyrua të thonte se po nuk u formuan ndryshime të dobishme e të shëndosha, seleksioni natyror s'bën dot asgjë.114

 

Ndikimi i Lamarkut

Si mund të formohen këto ndryshime të dobishme? Darvini brenda konceptit të periudhës që ka jetuar në atë shkencë primitive, kësaj pyetjeje u mundua t'i përgjigjej duke iu mbështetur Lamarkut. Sipas Lamarkut, biologut francez, i cili ka jetuar para Darvinit, gjallesat ia përcjellin brezit pasardhës të gjitha ndryshimet fizike, të cilat i kanë kaluar gjatë jetës së tyre. Si përfundim i këtyre cilësive, të cilat akumulohen brez pas brezi, dalin në pah specie të reja. Psh, sipas Lamarkut gjirafat kanë evoluar nga sorkadhet në përpjekje për të arritur gjethet e pemëve të larta, nga brezi në brez kanë pësuar një zgjatim të qafës.

Edhe Darvini ka dhënë shembuj të ngjashëm në librin e tij ku pretendon se disa arinj për të gjetur ushqim në thellësi të detit janë shndërruar në balena.115

Por me zbulimet e Mendelit dhe me zhvillimin së tepërmi të ligjeve të trashëgimisë, të cilat u saktësuan nga shkenca e gjenetikës në shekullin e 20-të, u shemb plotësisht legjenda e përcjelljes të karakteristikave të fituara në brezat pasardhës. Kështu që seleksioni natyror mbeti "i vetëm" dhe i gjithi pa një mekanizëm efektiv.

 

Regjistrat e Fosileve:
S'ka ndonjë shenjë nga format kalimtare (ndërklasore)


Teoria e evolucionit mbron tezën se speciet e gjalla kanë evoluar nga njëri-tjetri ngadalë dhe me ndryshime të vogëla. Faktikisht regjistrat e fosileve e përgënjeshtërojnë haptazikëtë pretendim. Psh. në epokën Kembriane e cila filloi 530 milion vjet më parë, janë shfaqur me dhjetra specie të gjalla të ndryshme nga njëra-tjetra njëkohësisht. Gjallesat të cilat i përkasin kësaj apoke të përshkruara në tabllon e mësipërme zotërojnë një strukturë tepër të komplikuar. Ky fakt, i cili në gjuhën gjeologjike emërohet si "Shpërthimi Kembrianik", është një argument i qartë i krijimit.

Regjistrat e fosileve janë treguesi më i qartë se skenari që pretendohet nga teoria evolucionit nuk është përjetua r kurrë.

Sipas teorisë, të gjitha gjallesat janë evoluar nga njëra-tjetra. Një specie, e cila ekzistonte më parë me kalimin e kohës do të kthehej në një urë kalimi për formimin e një specieje tjetër dhe në këtë mënyrë evoluimi, kanë dalur në dritë të gjitha speciet e tjera. Sipas teorisë, ky transformim përfshin një kohë të gjatë prej qindra, miliona vjetësh dhe ka përparuar shkallë-shkallë.

Brenda këtij intervali të gjatë transformimi që supozohet, duhet të jenë formuar dhe jetuar "specie kalimtare".

Psh, në të kaluarën duhet të ketë ekzistuar një qenie gjysëm peshk - gjysëm zvarranik që edhe pse mbart akoma karakteristikat e peshkut në një anë ka përfituar veçori zvarranike. Ose përkrah cilësive zvarranike duhen të kenë dalur edhe disa zogj-zvarranikë që kanë ndihmuar në evoluimin e këtyre specieve. E meqë kjo është një periudhë transformimi duhet të jetë një qenie me mangësira, të gjymtuara dhe me një sërë defektesh. Evolucionistët këto qenie teorike që besojnë të kenë jetuar në të kaluarën i quajnë "forma ndërmjetëse-kalimtare".

Nëse me të vërtetë në të kaluarën qenie të tilla do të kenë jetuar, llojet (larmia) dhe numri i tyre do të ishin me miliona madje me miliarda. Kështu që absolutisht mbetjet e këtyre qenieve të çuditshme do të haseshin nëpër regjistrat e fosileve. Darvini në librin e tij këtë e shpjegon kështu:

"Nëse teoria ime është e vërtetë, me siguri që duhet të kenë jetuar llojet e panumërta ndërmjetëse-kalimtare që lidhin llojet me njëra-tjetrën... Dhe argumentet për to, që me të vërtetë të kenë ekzistuar mund të faktohen vetëm nga regjistrat e fosileve të gjetura".117

 

Shpresat e shembura të Darvinit

Nga mesi i shekullit të 19-të e deri më sot edhe pse janë bërë shumë kërkime intensive fosilesh, kurrë nuk janë rastisur këto forma ndërmjetëse dhe kalimtare. Të gjitha zbulimet që shtihen në dorë nga gërmimet dhe kërkimet e bëra, në të kundërt të pritjeve të evolucionistëve, tregojnë se në tokë qeniet janë shfaqur spontanisht të përsosura dhe pa mangësira.

Paleontologu (shkencëtar fosilesh) i njohur anglez Derek W. Ager, edhe pse ishte një evolucionist, iu desh të rrëfehej në këtë formë mbi këtë realitet:

"Problemi ynë është ky: Tek analizojmë me detaje regjistrat e fosileve qoftë në nivelin klasor apo të llojeve, hasim vazhdimisht po me të njëjtën të vërtetë: Shohim grupe që nuk janë të zhvilluara me evoluim të pjesshëm por janë të formuara (krijuara) në një çast në sipërfaqe të tokës".118


Regjistrat e fosileve janë një pengesë e madhe për teorinë e evolucionit. Sepse me të dhënat që na shfaqin tregojnë se midis specieve të gjalla nuk ka asnjë formë kalimtare dhe se janë shfaqur individualisht dhe spontanisht. Ky fakt është provë se të gjitha speciet janë të krijuara veç e veç.

Të gjitha qeniet e gjalla pa patur asnjë formë kalimtare me njëra-tjetrën nëpër regjistra fosilesh, kanë dalë në pah në një çast të vetëm në formë të përsosur. Këto janë krejtësisht e kundërta çka pretendonte Darvini. Njëkohësisht ky është një argument i fortë që tregon se këto qenie të gjalla janë të krijuara. Shpjegimi i vetëm për ekzistencën e një qenieje të gjallë, e cila nuk ka evoluar nga një stërgjysh i saj por e dalë në pah papritur e përsosur, është se ajo qenie është e krijuar. Ky realitet pohohet edhe nga ana e biologut të njohur evolucionist Dugllas Futujama:

Krijimi dhe evolucioni janë dy shpjegimet e vetme që mund të bëhen rreth origjinës së qenieve të gjalla. Qeniet ose janë shfaqur në tokë plotësisht të përsosura dhe pa mangësira ose ka ndodhur ndryshe. E nëse nuk ka ndodhur kështu në saje të një periudhe transformimi duhet të ketë dalë në dritë duke evoluar nga ato specie, të cilat ekzistonin më parë (gjë që nuk po mundim ta vërtetojmë). Por nëse janë shfaqur perfekte e të përsosura, atëherë duhet të jenë të krijuara nga ana e një mendjeje që zotëron forcë të pafund".119

Faktikisht fosilet tregojnë se njerëzit janë shfaqur në tokë në një mënyrë të përsosur dhe pa mangësira. Pra, në të kundërt me ç'prentendonte Darvini, "origjina e llojeve" është krijim e jo evoluim.

 

Përralla e evolimit të Njeriut

Tema, e cila sillet më tepër në aktualitet nga ana e atyre që mbështesin teorinë e evolucionit është origjina e njeriut. Darvinizmi pretendon se njeriu i sotëm ka evoluar nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Gjatë këtij procesi evolues, i cili mendohet të ketë filluar 4-5 milion vjet më parë, thuhet se ekzistonin disa "forma kalimtare" midis njeriut modern dhe stërgjyshëve të tij. Sipas këtij skenari krejtësisht të fantazuar, "kategoritë" bazë janë katër:

1- Australopitekët

2- Homo habilis

3- Homo erektus

4- Homo sapiens

Evolucionistët e quajnë të ashtuquajturin stërgjyshin e parë të njeriut dhe majmunëve Australopitek, që do të thotë "majmuni i jugut". Këto nuk janë gjë tjetër veçse një specie e vjetër majmunësh të disa llojeve të zhdukura. Punimet tepër të gjera të anatomistëve të njohur si në Angli ashtu edhe në Amerikë, të Lord Solly Zukerman dhe Prof. Çarl Oksnard mbi shembujt e Australopitekëve do të nxirrnin se kjo ishte vetëm një racë e konsumuar majmunësh dhe që nuk kishin asnjë lidhje me njeriun.120

Fazën tjetër të evolucionit të njeriut evolucionistët do ta klasifikonin si "homo", pra njeri. Sipas pretendimit ato gjallesa që marrin pjesë në serinë homo janë më të zhvilluar se Ausralopitekët. Evolucionistët duke i vendosur këto fosile të gjallesave të ndryshme formuan tabelën e një evoluimi imagjinar. Kjo tabelë është imagjinare sepse me të vërtetë kurrë nuk është vërtetuar një lidhje evoluese midis këtyre klasave. Ernst Mayr, një nga mbështetësit më të rëndësishëm të teorisë së evolucionit të shekullit të 20-të pranon se "me të vërtetë ka humbur zin-xhiri që zgjatet për te Homo sapiens".121

Duke futur në zinxhirin e lidhjes formën "Austrolopitek>Homo habilis> Homo erektus> Homo sapiens", evolucionistët nënkuptojnë se secila prej këtyre specieve është paraardhëse e njëra-tjetrës. Zbulimet e fundit të paleo-antropologëve kanë treguar se Austrolopiteku, Homo habilis dhe Homo erektus kanë ekzistuar në pjesë të ndryshme të botës në të njëjtën periudhë.122Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si Homo erektus ka ekzistuar deri në kohët moderne. Homo sapiens, Neandertali dhe Homo sapiens sapiens (njeriu modern) kanë bashkëjetuar në të njëjtën zonë.123Kjo situatë tregon qartë pavlefshmërinë e thënies se ata janë paraardhësit e njëri-tjetrit.


Nuk ekziston asnjë mbetje fosile që të mbështesë përrallën e evoluimit të njeriut. Në të kundërt, regjistrat e fosileve tregojnë se në mes njerëzve dhe majmunëve ekziston një kufi i pakapërcyeshëm. Përpara këtij fakti evolucionistët i lidhën shpresat pas disa vizatimeve dhe maketeve të fantazuar. Mbetjeve të fosileve u hidhnin (mvishnin) maskat që dëshironin dhe formonin fytyra imagjinare gjysëm-majmun e gjysëm-njeri.

Stefan Xhei Guld, një nga paleontologët e Universitetit Harvard edhe pse personalisht ishte një evolucionist, këtë qorrsokak ku ka hyrë teoria darviniste e shpjegon kështu:

"Çdo të ndodhte me pemën tonë racore nëse në një mënyrë paralele me njëra-tjetrën ekzistojnë tre vija të ndryshme hominidësh (humanësh)? Është e qartë se këto nuk rrjedhin nga njëri-tjetri. Aq më tepër që kur i krahasojmë këto njëri me tjetrin nuk vërejmë asnjë rrymë për një zhvillim evolucionar".124

Shkurtimisht, skenari i evoluimit të njeriut, i cili mundohet të mbahet në këmbë me anë të një propogande boshe me anë të medias apo me anë të disa vizatimeve të gjallesave imagjinare gjysëm njeri-gjysëm majmun që zenë vend nëpër librat e shkollës, s'është gjë tjetër veçse një tregim që nuk ka baza shkencore.

Shkencëtari i mirënjohur dhe i nderuar i Anglisë, Lord Solli Zukerman, i cili për vite me radhë ka bërë studime të imta mbi këtë çështje sidomos mbi fosilet e Australopitekut ka bërë punime gjatë 15 vjetëve dhe, edhe pse është një evolucionist ka arritur në përfundimin se nuk ekziston ndonjë pemë racore që zgjatet nga majmuni te njeriu.

Zukerman ka bërë edhe një "shkallë shkencore", ai ka bërë disa vlerësime mbi degët e shkencës dhe i klasifikon ato si shkencore apo jashtëshkencore. Sipas kësaj tablloje të tij degët e shkencës, të cilat mund të quhen më "shkencore" - të cilat mbështeten në të dhëna konkrete - janë fizika dhe kimia. Më pas këto ndiqen nga biologjia dhe shkencat sociale. Nga ana tjetër ajo pjesë, e cila mund të quhet si jashtëshkencore, sipas Zukerman, janë telepatia, shqisa e gjashtë, koncepti "perceptim përtej ndjesisë" si dhe "evolucioni i njeriut". Këtë gjë e shpjegon si më poshtë:

"Duke dalur jashtë trajektores të së vërtetës objektive, e duke kaluar në këto fusha, të cilat i konceptojmë si shkenca biologjike - pra, perceptimet përtej ndjesisë dhe komentimi i historisë së fosileve të njeriut -, shohim se për atë që i beson teorisë së evolucionit çdo gjë është e mundur. Aq sa është e mundur që në të njëjtën kohë të mbrojnë dy gjykime kontradiktore me njëra-tjetrën".125

Ja pra, përralla e evolucionit të njeriut rrjedh nga komentimi me paragjykime i disa fosileve të gjetura nga disa njerëz që i besojnë verbërisht teorisë së evolucionit.

 

Një besim materialist

Ajo çfarë kemi analizuar deri këtu tregon se teoria e evolucionit është një hipotezë, e cila bie ndesh me zbulimet e qarta të shkencës. Pretendimi i teorisë në lidhje me origjinën e jetës është në kundërshtim me fjalën e fundit të shkencës. Mekanizmat evoluese që parashtron nuk përmbajnë asnjë efekt evolucionar dhe po ashtu edhe fosilet tregojnë se format e evolucionit janë një koncept që bie ndesh me zbulimet dhe që na duhet ta hedhim poshtë, ashtu si gjatë gjithë historisë shumë mendime si një kozmos me qendër tokën janë nxjerrë jashtë aktualitetit të shkencës.

Për fat të keq teoria evolucionit po mbahet në aktualitet me shumë këmbëngulje, aq sa disa njerëz kritikimin e teorisë mundohen ta shëmbëllejnë si "sulm ndaj shkencës". E pse ndodh kjo?...

Shkaku i kësaj tablloje është se për disa ambiente, teoria e evolucionit përbën një besim dogmatik që kurrë s'mund të braktiset nga to. Këto rrethe janë të lidhura ngushtë e qorrazi me filozofinë materialiste të Darvinit dhe këtë e përkrahin vetëm se kjo ideologji i jep një shpjegim materialist natyrës, të cilën e pranojnë edhe haptazi.

Richard Levontin, një gjenetist i njohur nga Universiteti i Harvardit si një evolucionist i mirëfilltë e shpjegon kështu që "fillimisht është materialist e më pas shkencëtar":

"Ne kemi një besim në materializëm, një besim "a priori" (të pranuar më parë, të supozuar të vërtetë). Ajo që ne na detyron t'i sjellim botës një shpjegim materialist nuk janë metodat e shkencës apo kushtet e saj. Përkundrazi, për shkak të lidhjes sonë "a priori" me materializmin spekulohen koncepte dhe metoda kërkimi që na detyrojnë një shpjegim materialist për botën. Arsyeja që materializmi është absolutisht i vërtetë (për ne) nuk mund të lejojë të hyjë në skenë një shpjegim hyjnor".126

Këto fjalë tregojnë haptazi që (teoria e evolucionit) është një dogmë e he-dhur nga Darvini për hir të lidhjes ngushtë me filozofinë materialiste. Për këtë arsye besohet se jeta është krijuar nga materia (lënda) inorganike e pavullnetshme. Me miliona qenie të gjalla të ndryshme si zogjtë, peshqit, gjirafat, luanët, insektet, pemët, lulet, balenat dhe njerëzit, me ndikimet e veta brenda lëndës, dmth, me shiun që bie, me rrufetë, pranojnë që formohen brenda lëndës inorganike. Në të vërtetë kjo është një tezë në kundërshtim me logjikën si dhe me shkencën por darvinistët mbrojtjen e kësaj teze, e vazhdojnë për të "mos lejuar hyrjen në skenë të një shpjegimi hyjnor".

Çdokush që origjinën e jetës nuk e sheh me një paragjykim materialist (por me vetë arsyen e tij), do të vështrojë këtë të vërtetë të qartë: Të gjitha qeniet janë vepër e një krijuesi që zotëron mendje, dije dhe fuqi të epërme. Ky Krijues, i cili krijoi nga mosekzistenca të gjithë universin, i dha formë dhe krijoi gjallesat, është Allahu.

(Engjëjt) Thanë: "Ti je pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që Ti na mësove. Vërtetë, Ti je i gjithëdijshëmi, i urti!"
(Bekara 32)

"Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyjat dhe Ai me fuqinë e Tij mund t'i bashkojë kurdo që të dëshirojë."
(Shura 29)

Kategori: Krijimi i gjithësisë | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/09/2009)
Klikime: 1537 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024