Rezultate mahnitëse të shërimit me mjaltë
Rrjeti informativ CNN ka publikuar një raport lidhur me rezultatet mahnitëse të shërimit me mjaltë. Këtu deshëm të sjellim shkrimin ashtu siç është, me shpresë se do të kemi dobi.
Çikago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CNN)- Një studim mjekësor bashkëkohor ka konstatuar se shërimi tradicional duke i dhënë fëmijëve të goditur me kollë një lugë mjaltë vërtet lë ndikim të pritur dhe u ndihmon për gjumë pa ndonjë vështirësi dhe kjo metodë i tejkalon ilaçet bashkëkohore me lëndë të përbëra me një përqindje të lartë.
Gjithashtu përvoja, e cila mbështetet në raportet e prindërve të cilët paraqitën gjendjen shëndetësore të fëmijëve, të tyre ka vërtetuar se mjalti ka sjellë rezultate shumë më të favorshme krahas të gjitha mjekimeve të tjera, duke krijuar një shtresë preventive dhe qetësuese mbi fytin e ndjeshëm të fëmijëve, gjë që lehtëson kollën e tyre.
Dr. Ajan Bull, mjek kryesues i studimit në Universitetin Pennsylvania, komenton rreth rezultateve të hulumtimit, i cili me shaka thotë: "Shumë prej familjeve do të mbështeten në rezultatet e këtij studimi dhe do të pranojnë se gjyshet kanë qenë në të vërtetën."
Ky studim vjen në kohën kur qarqet mjekësore paralajmërojnë nga ndikimet e liga të medikamenteve të gripit dhe të kollës së fëmijëve, të cilët janë nën moshën gjashtëvjçeare. Në këtë kontekst, disa qarqe shëndetësore amerikane dhe perëndimore kanë marrë iniciativën e tërheqjes së një numri të madh të atyre medikamenteve nga tregjet.
Një numër pediatërsh, të cilët u informuan rreth studimit, konfirmuan se këto informata do t'i përcjellin te kujdestarët e fëmijëve të cilët dëshirojnë t'u japin fëmijëve të tyre ilaçe zëvendësuese, duke i paralajmëruar ata për mosdhënien e mjaltit foshnjave të cilat nuk i kanë mbushur një vit, për shkak të mundësisë së helmimit në raste të rralla.
Studimi ka përfshirë 105 fëmijë të goditur me infeksionin në fyt, ndarja e të cilëve është bërë në tre grupe. Grupit të parë i është ofruar mjalti, grupit të dytë ilaç me shijen e mjaltit, përderisa grupit të tretë i është ofruar një ilaç tjetër sipas përshkrimit të Associated Press. Aplikacionet të cilat janë mbledhur pas përfundimit të provës kanë shfaqur se fëmijët të cilët kanë marrë mjaltë kanë treguar rezultate më të mira sa i përket kollës gjatë gjumit. Thuhet se studimi i cili do të publikohet në njërën prej revistave shkencore amerikane muajin e ardhshëm është financuar nga "Këshilli Kombëtar për mjaltin", në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë amerikane.
Lexues të nderuar! Të vërtetën e ka thënë Allahu i Lartësuar kur thotë në Librin e Tij Famëmadh: "Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin." (Nahl. 68-69)
Ndërsa i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: "Shërimi është në tri gjëra: lëshimi i gjakut përmes prerjes së lëkurës pas hedhjes së kupave (hixhami), të ushqyerit me mjaltë, dhe djegia e lëkurës për shërim (kauterizimi me zjarr), por djegien e lëkurës (kauterizimin) ia ndaloj umetit tim.” Shënon Buhariu.
Përshtati: Almedin Ejupi 31.5.2009
Referenca: Rrjeti informativ CNN, 12/4/2007 http://arabic.cnn.com/2007/scitech/12/4/honey.coughs/index.html
|