E premte, 29/03/2024, 10:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Psikologjia e të mirës dhe të keqes nga aspekti kur'anor dhe shkencor
Psikologjia e të mirës dhe të keqes nga aspekti kur'anor dhe shkencor
 
 
 
Dr. Ali F. Iljazi
 
A thua, edhe këtë kemi mundur ta bëjmë? Si nuk kemi ditur? Çfarë na ka penguar që në tërësi të zhvillojmë potencialet personale? Çfarë më ka frikësuar në meditim më të thellë?! - këto janë vetëm disa prej pyetjeve të cilat do të tingëllojnë në kokën e njerëzve atë ditë kur bijën perdet e iluzioneve nga sytë.

Njëra prej gjërave më të rënda në botën tjetër do të jetë njohuria e njeriut për mos shfrytëzimin e potencialit shumë të madh mendor i cili ka qenë i fshehur me mjeshtri prapa teknikave jo të zotëruara mendore si dhe lënien anash të shpirtit në rrënjët e negativizmit të cilin e ka ngulfatur bota e robëruar. Këtë dëshpërim do ta përjetoi edhe i varfri i cili tek pas kalimit nga kjo botë do të kuptoj se gjatë tërë jetës së tij të mjerë nën dërrasat e kasolles së tij kanë qenë të fshehur margaritarët më të çmuar të cilët nuk ka mundur t'i arrij.

Allahu i Madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë:

"Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt". (Fussilet, 34)

Ky verset kuranor qartë thekson se e mira dhe e keqja janë kategori të ndryshme si dhe ekziston luftë e përhershme në mes të mirës e të keqës.

Verseti kuronor, gjithashtu, trajton të përditshmen njerëzore në një mënyrë reale duke skicuar ekzistimin e armiqësisë në mes njerëzve si një gjë të rëndomtë.

Meqë ky fakt i qartë i formave të ndryshme të armiqësisë në mes njerëzve është një konstantë historike, atëherë Kur'ani fisnik i qaset këtij fenomeni në mënyrë delikate.

"...Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt". (Fussilet, 34)

Përmbajtjet në zemrat dhe mendjet tona jo vetëm që mund t'i ndryshojmë detajet e fizionomisë sonë sikur vijat e fytyrës apo ngjyrën e flokëve, por gjithsesi kontribuojnë edhe në atmosferën e tërësishëm të shoqërisë ku jetojnë, dhe këtë me llojin e energjisë e cila rrezaton nga ne duke vërshuar mjedisin tonë.

Nëse ne në shumë forma të vogla të së keqes së përditshme të mjedisit, zemërngushtë përgjigjemi me të njëjtën masë d.m.th. me të keqe, ne bëhemi reflektor të thatë të energjisë së huaj dhe kontribuojnë forcave të së keqes në përhapjen e tyre.

Me fjalë tjera, nëse në zili reagojmë me zili, në xhelozi, me xhelozi, në të keqe, me të keqe, etj. Ne pajtohemi me rolin e pjesëve të caktuara të pasqyrës pa vetëdije e cila reflekton elementet me të cilët ballafaqohemi, duke shprehur në mënyrë pasive imazhin e shtrembëruar të botës.

Allahu i Madhërishëm, njeriut ia tërheqë vërejtjen në rrezikun lëshimit në vibracionet e trurit të pasioneve të ulëta të njeriut, andaj këshillon, në versetin e cituar në fillim, në kthimin e të keqes me të kundërtën e saj. Me këtë arrihen shumë dobi.

  • Njeriu demonstron humanizmin e tij nëpërmes përzgjedhjes dhe vendosmërisë së tij, duke mbajtur të drejtën e tij, të bëhet ndryshe nga mjedisi dominues.
  • Me kthimin me të mirë në forma të ndryshme të keqes së përditshme pasive, njeriu mbron qenien e tij nga mendimet negative dhe ndjenjat duke u larguar në këtë mënyrë nga ngulfatja në atmosferën e ndotur të urrejtjes, hakmarrjes, xhelozisë, gjegjësisht nga elementet të cilat frenojnë zhvillimin e shëndoshë të individit;
  • Mënjanon racionalizimin e sjelljeve të pa dëshiruara personale;
  • Ndërpritet zinxhiri i negativizmit dhe kështu tjetri mësohet me bisedë dhe veprim kualitativ;
  • Njeriu lëshon një kozmos të errët të marrëdhënieve ndër njerëzore;
  • Forcon shpirtin dhe intelektin individual ngase çdo fitore kundër pasioneve të ulëta pasuron pushtetin subtil dhe ndjenjën e fitores;
  • Njeriu në këtë mënyrë sillet në përputhshmëri me para materien (ujin) nga i cili u krijua, e jo në nivelin e zjarrit që i takon llojit njerëzor.

Një prej bukurive të Kur'anit fisnik qëndron në atë që i thyen iluzionet në copëza. Krijuesi i botëve edhe pse ofron një program praktik konkret për destruksionin e negativitetit i cili ngulfat njerëzimin, nuk lëshon pa e theksuar me precizitet një nuancë në llojin e miqësisë të cilën e arrijmë duke e kthyer të keqen me të mirë.

Kjo nuancë vërehet në shprehjen origjinale kuranore: ke ennehu velijjun hamim d.m.th. si me qenë mik i sinqertë (intim, i afërt, i dashur).

Metoda e kthimit të keqes me të mirë vepron në realitet në dy kahe. Në mënyrë preventive për vete dhe në mënyrë regjerenative për të keqin i cili bie në mat pozicion me potezin e pa pritur duke marrë rolin e ri sikur me qenë mik i ngushtë - i afërt.

Sa i rëndësishëm është ky proces dhe jo krejtësisht i thjeshtë dhe i lehtë, Allahu i Madhërishëm thekson në versetin kuranor vijues:

"Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë". (Fussilet, 35)

Kur Allahu i Plotfuqishëm diç e quan të madhe, atëherë kjo ka super vlerë dhe meriton secilin atom të vëmendjes sonë.

Metoda e kthimit të keqes me të mirë, bartë dobi të madhe psikologjike për atë që e praktikon d.m.th. e begaton individin me kënaqësi të brendshme produktive për shkak të aftësisë së neutralizimit të keqes duke i dhënë predispozita të pa parapara për zhvillim intelektual dhe shpirtëror.

Por, këtë e cila me të madhe varet nga fuqia e durimit mund të arrij vetëm shpirti i butë dhe intelekti subtil.

Këtu është me rëndësi të theksohet që islami nuk preferon pacifizmin e thatë dhe as kthimin e faqes tjetër për pranimin pasiv të goditjes kur është në pyetje nderi, feja, jeta, pasuria, shteti, etj.

Aisha r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

"Përqeshni satirat e Kurejshëve, sepse kjo u vjen më rënd se goditjet me shtiza". (Muslimi)

Muhammedi a.s. e ka pasur poetin e tij Hasan bin Thabitin të cilin e përdorte në luftën psikologjike - verbale kundër kurejshëve.

Kur Pejgamberi s.a.v.s. e ftonte Hasanin për tu përgjigjur në konstruksionet gjuhësore të armikut, ai thoshte: "Tani është koha ta thirrni këtë luan i cili godet me bisht fuqishëm".

Aisha r.a. ka thënë: "Kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.: "Hasani i ka nënçmuar me ironi dhe i ka kënaqur besimtarët dhe veten". (Muslimi)

Myslimani duhet të jetë më i butë se trëndafili dhe më i fortë se guri dhe në bazë të vlerësimit personal të vendos cilën anë të medaljes do ta tregoj në situata të caktuara. Në mjedisin armiqësor (sikur tek ne), nuk kalon imazhi i njeriut të butë i cili mezi i flet 30 fjalë në minutë, han fasule thatë dhe flenë i qetë pasi që beson që për betejë nevojiten dy veta. Në këto vende është më mirë të kultivojmë imazhin e personit i cili di p.sh. 300 fjalë në minutë, han mish të ..... dhe përballon me trimëri goditjet e mjedisit.

 

MBROJTJA NGA ILUZIONISTËT

 

Në vijim Krijuesi i Gjithëdijshëm emërton edhe pengesën kryesore në rrugën e arritjes së kësaj lumturie të madhe, duke na mësuar të notojmë nëpër rrjedhat negative të jetës:

"E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtet Ai është dëgjuesi, i dijshmi!" (Fussilet, 36)

Iblisi me pasuesit e tij vepron ditë e natë. Që nga momenti i kundërvënies së njeriut, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë paqe në këtë luftë shumë shekullore, ndërsa ai vetit i ka dhënë detyrë t'i infektojë njerëzit me mendime të këqija dhe ndjenja të ulëta, duke lëshuar potencialin njerëzor në shkallë të ulët. Veprimi i tij, pa dyshim nuk është sporadik, por me një sistem të qartë, arma e të cilit më e shpeshta është vesvesja d.m.th. konstruksioni gjuhësor që ka për qëllim të përçaj të ekstravertët dhe t'i pasivizoj introvertët, duke i futur të parët në betejë ndërsa të dytët duke i lënë pasiv në margjinat e shoqërisë. Në këtë mënyrë Iblisi fiton në hapësirë dhe nuk ka kundërshtarë të vërtetë në luftën të cilën e udhëheqë me precizitet. Nga konstruksionet gjuhësore (vesvese) të tij, askush nuk është tërësisht i kursyer, ndërsa njerëzit më së shpeshti i njohin në dialogjet e brendshme personale në formë mendimesh të përcjella me frikë apo me pikëllim (depresion) të thellë.

Kjo frikë iracionale sjellë njerëzit në shumë vlerësime të këqija të cilat shkaktojnë gabime seriale , ndërsa pikëllimi i thellë pasivizon njerëzit duke iu shkapërderdhur dëshirën dhe elanin e tyre për jetë në molekula të imta të shkumës detare.

Iblisi shumë shpesh shfrytëzon njerëzit nga rrethi ynë dhe nëpërmes gojës së tyre mundohet që gjeneratat në zhvillim t'i infektoj me frikësime iracionale, duke hedhur në veshët e tyre konstruksione gjuhësore të cilat do ta tronditin vet besimin duke i argëtuar me dilema të rrejshme apo duke i vënë thjeshtë në gjumë. Ky mjeshtër i iluzioneve dhe gënjeshtrave i ka zhvilluar teknikat e mashtrimit deri në nivelin e vetëmbrojtjes d.m.th. kur nuk është imun në gënjeshtrat personale.

"(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë". (El A'raf, 16)

Iblisi në versetin e cituar i drejtohet Krijuesit në mënyrë interesante duke zgjedhur fjalët: "Për shkak se më humbe mua," zbulon qartë mënyrën me të cilën funksionon aparati i tij kognitiv. Pra, Iblisi, nuk u mallkua për shkak të një fjale që e tha me lehtësi, por për shkak të mënyrës tërësisht destruktive të menduarit, përplot racionalizëm subjektiv të sjelljeve personale, projektimit të padrejtë të dobësive tek të tjerët dhe ngjashëm. Të gjithë këto mekanizma mbrojtës me të cilët shërbehet e bëjnë të pamundur dhe të pakuptueshëm.

Gjithmonë duhet studiuar me kujdes fjalët e Iblisit të cilat i thotë, e të cilat Krijuesi me precizitet i dokumenton në Kur'an.

Këto argumente zbulojnë mënyrën e të menduarit i cili mund të jetë i përfaqësuar tërësisht në kokën e secilit person, bile edhe praktikantit të rregullt të islamit, e që ai nuk është fare i vetëdijshëm.

Jo rrallë ndodhë, që njeriu imazhin e jashtëm e interpreton në përputhshmëri me gjendjen e tij psikike (shqetësimin), dhe projekton imazhin e brendshëm të tij në faktorët e jashtëm duke racionalizuar në këtë mënyrë veset negative personale. Dhe mu kjo është ajo që e bëri Iblisi, për të cilën jemi të informuar nga verseti i mëparshëm d.m.th., subjektivisht e akuzoi Allahun e Madhërishëm që Ai ka shkaktuar dobësinë dhe gabimet e tij (Për shkak se më humbe mua,) , kështu arsyeton të këqijat e tija (...me siguri do tu zë pusi...), për ta ruajtur paraqitjen narcisoide për vete me çdo kusht.

Shumë njerëz kalojnë nëpër të njëjtin proces për çdo ditë. Me fjalë tjera këta duhet të gënjejnë vetëdijen e tyre për të bërë krime. P.sh. shumë serb, para vrasjeve, masakrimeve dhe dhunimeve në Bosnje dhe Kosovë, kanë bindur veten se nëse nuk i bëjnë këto gjëra, të tjerët do t'ua bëjnë atyre dhe kështu kanë gënjyer vetëdijen e tyre për ta ruajtur imazhin e tyre kinse janë një popull normal me sjellje normale.

Shembullin e serbëve mund ta krahasojmë me shembullin e Iblisit, për të parë sa kanë cilësi të përbashkëta në sjelljen e tyre. Edhe Iblisi, sikurse shumica e serbëve, janë detyruar të gënjejnë për ta ruajtur imazhin e lartë për personalitetin e tyre. Iblisi mos bindjen e tij ndaj Allahut të Madhërishëm e arsyeton p.sh. me të metat e Ademit a.s. si krijesë nga balta:

"...A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?" (El Isra, 61)

Por, në realitet, ky arsyetim ishte vetëm paravan prapa të cilit fshihej narcizoizmi i tij dhe bindja personale që është i përkryer dhe me këtë jashtë çdo kritike. Nëse një profil i këtillë i personave pranojnë se një pjesë e personalitetit të tyre është për tu kritikuar, atëherë vetëdija e tyre do t'i shtynte të ndryshonin, por meqë procesi i ndryshimit të personalitetit është mjaft i gjatë dhe i dhembshëm, atëherë ata shërbehen me metoda të ndryshme të racionalizmit si sedativ për kontroll dhe vënie në gjumë të vetëdijes së tyre personale. Për këtë mund të themi se secili person pa vetëkritikë të shprehur, është i ekspozuar rrezikut nga ndryshimet patologjike të psikes.

Mu për këtë Kur'ani potencon si shembull më eklatant të keqen e Iblisit, duke na pasqyruar bindshëm proceset e tij mendore si rrënjë e fatkeqësive dhe anomalive shoqërore. Dhe natyrisht, ndryshimi në mes miqve të Allahut dhe pasuesve të Iblisit nuk është aq në pamje sa në mënyrën e të menduarit i cili formëson realitetin e brendshëm dhe të jashtëm të njeriut. Këtë ndryshim e njohim qoftë në marrjen e përgjegjësisë për gabimet tona, me vetëkritikën reale, me gatishmërinë për ndryshime pozitive, pa marrë parasysh moshën dhe mjedisin , ose në anën tjetër, nëpërmes ikjes nga realiteti, racionalizmi, ngatërrimi i shkaqeve dhe pasojave, hakmarrjes së padrejtë, forma të ndryshme të vetëmbrojtjes, etj.

 

ENERGJIA NEGATIVE NË PUSI

Me qenë mysliman apo myslimane nuk do të thotë të shkosh për rreth duke bërë vepra të mira, por të kesh vizion të qartë dhe afatgjatë dhe cak me rol personal të kuptuarit qartë për vendin dhe kohën ku jetojmë.

Aspekti moral dhe humanitar i islamit është vetëm një segment i cili fisnikëron mozaikun e personalitetit islam, i cili është jo komplet nëse ky mozaik nuk është i kompozuar me harmoni në një imazh të madh historik me role konstruktive të qartësuara.

Në atë moment kur ummeti u bë përmbledhje e njerëzve indiferent të preokupuar me shpëtimin individual pa vetëdije kolektive proaktive e cila nënkupton gabimet historike personale si dhe gatishmërinë që krahas me këtë kuptim të ndryshohen - myslimanët kanë përfunduar si gjah i copëtuar në barqet e ujqve kolonial botëror.

Ebu Dherri r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ju do ta pushtoni Egjiptin. Ai vend shërbehet me hirat. Kur ta pushtoni silluni mirë me banorët e tij, sepse ata kanë të drejtë në mbrojtjen e lidhjes familjare. Por, kur sheh se aty dy njerëz kacafyten për vendin e vendosjes së tjegullës, largohu nga ai vend".

Ka thënë (Ebu Dherri r.a.): "Kam parë Abdurrahman b. Shurahbil b. Hasenin dhe vëllain e tij duke u zënë për vendin e vendosjes së një tjegulle dhe e kam lëshuar Egjiptin". (Transmeton Muslimi)

Hadithi i cituar gufon me urtësi dhe udhëzime, e ne me këtë rast do ta vendosim nën llupë.

Ajo që bie veçanërisht në sy është mënyra me të cilën Pejgamberi s.a.v.s. i ka sensibilizuar bashkëkohësit e tij duke u tërhequr vëmendjen, në shikim të parë në një fenomen të parëndësishëm duke i udhëzuar në aksione konkrete.

Reformatorë të vërtetë nuk ka pa senzibilitet të stërholluar të cilët vërejnë lëvizjet më të vogla në shoqëri dhe krahas kësaj veprojnë me kohë dhe në mënyrë konstruktive. Pejgamberi s.a.v.s. informon Ebu Dherrin r.a. që gjenerata e tij në të ardhmen e afërt do ta pushtoj një shtet të ri, e përkujton për të drejtat e banorëve të atij shteti dhe ia kushtëzoi lëshimin e saj kur sheh një fenomen interesant.

Pyetjet që duhet parashtruar në këtë rast janë:

  • Përse është problematik fenomeni i dy njerëzve të cilët zihen për vendin e një tjegulle?
  • Përse ky fenomen është i rrezikshëm deri në këtë shkallë që Pejgamberi s.a.v.s., e këshillon Ebu Dherrin r.a. që të largohet në mënyrë radikale nga vendi ku jetojnë këta dy njerëz?

Hadithi qartë udhëzon në rrezikun nga njerëzit të cilët imponojnë tema margjinale dhe krijojnë nga këto çështje të mëdha.

Dëmi i cili fshihet në këtë qasje jetësore udhëzon në mosekzistimin e qartë të vizionit përmbledhës te këta njerëz.

Gatishmëria e tyre në imtësia, rreth temave të cilat nuk kanë asnjë vlerë kreative, deri te kundërthëniet e rënda tregojnë në shpirtrat e mbyllur dhe të dezorientuar që përhapin energji negative në përputhshmëri me nivelin mizeral të vibracioneve të tyre trunore. Çdo përpjekje jashtë institucionale i ngritjes së nivelit të menduarit dhe interesimit të tyre është i gjykuar në mos sukses. Temat e vdekura janë sikurse topi i vdekur në tenis, i cili bie pas rrjetës dhe këshillohet lëshimi i tyre me qëllim të kursimit të energjisë e cila nuk ka perspektivë.

Paraqitja e njerëzve që merren me tema margjinale janë shenja që tregojnë në ekzistimin e katastrofës më të madhe dhe ndaj saj duhet sjellur sikurse ndaj idesë së ndërtimit të shtëpisë buzë greminës.

Katastrofa e tërë situatës rrjedhë nga gërshetimi i gabuar i diagnozave të vendosura, mosekzistimit të vizionit të qartë, mos shfrytëzimi i situatës dhe humbja e kohës kolektive dhe potencialit.

Rezultat i këtij gërshetimi është pa shpresa, dëshpërimi, izolimi, eskepizmi, misticizmi dhe shumë forma tjera të pa mendjes.

KONKLUDIM

Metoda e kthimit të keqes me të mirë, në kontekstin e marrëdhënieve ndër myslimane, zbutë armiqësinë mu sikurse gjellëbërësi i cili me mjeshtëri shton një sasi të caktuar të sheqerit gjellës, pasi që më parë i ka shtuar uthull, dhe në këtë mënyrë e zbutë ashpërsinë e saj, i harmonizon të gjithë elementet e tenxheres në specialitet i cili ka shije të mirë, ushqen dhe të bën të lumtur.

KËNDI PËR MEDITIM

  • Meqë peshorja kuranore për suksesin e njeriut është përmbledhur në versetin:

"Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten". (Esh Shems, 9)

-si ta ruani shpirtin tuaj nga negativizmat bashkëkohorë?

2. Si ta pastrojmë shpirtin tonë nga mëkatet?

3. Në çfarë mënyre dini në mënyrë të drejtë të definoni konkretisht armikun në vend dhe kohë ku jetoni dhe nga e keni filluar këtë luftë?

4. Në çfarë mënyre revitalizoni vlerat islame dhe ku i shihni në mënyrë konkrete frytet e punës suaj?

5. Çfarë bëni në diskreditimin e filozofisë perëndimore dhe margjinalizimin e ndikimit të saj negativ kulturor?

6. A mendoni se ende vetëm hoxha (kleriku) ka të drejtë dhe ka rol ekskluziv të shpjegimit të islamit dhe athua respekti juaj është aq i ulët sa pa krenari dhe turp lejoni që në mes jush dhe burimit - islamit keni terxhuman (përkthyes) në të cilët bazoheni mu sikur invalidi që mbështetet në thupra të shtrembëruara?

7. Nëse ndiheni që imamët tuaj të pa talentuar dhe të përgjumshëm çdo xhuma iu malltretojnë nga mimberi me konstruksione gjuhësore të privuara nga cilësitë analitike dhe aftësi komparative, iu marrin kohën tuaj të vlefshme duke iu shpjeguar në detale datat e njohura historike, pa qartësi për nxitjet e mjedisit dhe kohës në fazën konkrete, si do të silleni në këtë lloj dëmi duke respektuar metodën e kthimit të keqes me të mirë?

8. A mendoni se duhet ndryshuar imamët apo xhemati?

Përgjigjet tuaja i presim javën e ardhshme por, ato le të jenë konstruktive dhe qëllim mira. Allahu iu shpërbleftë!

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 1535 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024