Proporcioni i shiut
Një nga informacionet e dhëna në Kur'an rreth shiut është se ai bie në Tokë në sasinë e duhur. Kjo përmendet në suren ez-Zuhruf si më poshtë: Dhe është Ai që lëshon nga qielli ujë me masë. Ne i japim me të jetë një toke të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngriheni (nga vdekja) (Sure Ez-Zuhruf: 11)
Në tokë, uji qarkullon sipas një "mase" të caktuar. Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Kjo sasi e përcaktuar e shiut është zbuluar përsëri nga kërkimet e sotme moderne. Është vlerësuar se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milion ton ujë nga Toka. Kjo sasi shkon në 513 trilion ton në vit. Ky numër është i njëjtë me sasinë e shiut që bie në Tokë në një vit. Kjo do të thotë se uji qarkullon vazhdimisht në një cikël të ekulibruar, në një "masë" të caktuar. Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Sikur njerëzit të përdornin të gjithë teknologjinë e mundshme, nuk do të mundnin të riprodhojnë këtë cikël artificialisht. Një shmangie sado e vogël e këtij ekuilibri do të sillte shumë shpejt një çrregullim të madh ekologjik që do t'i jepte fund jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit në të njëjtën sasi ashtu siç na u zbulua dhe nga Kur'ani. Proporcioni i rënies së shiut nuk ka të bëjë thjesht me sasinë e tij, por gjithashtu edhe me shpejtësinë e rënies së pikave të shiut. Shpejtësia e pikave të shiut, pavarësisht nga madhësia e tyre, nuk e kalon një limit të caktuar. Filip Lenard, një fizikant gjerman fitues i çmimit Nobel, përcaktoi se shpejtësia me të cilën bien pikat e shiut rritet sipas diametrit deri në një madhësi 4,5 mm. Megjithatë, për pika më të mëdha, shpejtësia e rënies nuk rritet më shumë se 8 metër për sekondë.Kjo për shkak të formës së pikave, e cila bën të rritet rezistenca e tyre ndaj ajrit gjë që pengon rritjen e shpejtësisë së tyre. Siç mund të shihet, në Kur'an tërhiqet vëmendja ndaj një rregullimi delikat të shiut i cili nuk ka mundur të dihet 1400 vjet më parë.
Ibn al-Haytham, "shkencëtari i parë" i planetit Isak Njutoni, sipas asaj çka është pranuar botërisht, është fizikani më i famshëm i të gjitha kohërave. E hënë, 09 Shkurt 2009
Ai është ati i padiskutueshëm i optikës moderne, ose të paktën këtë kemi mësuar në shkollë përmes teksteve të mbushura me eksperimentet e tij me lentet e prizmat, studimet për natyrën e dritës dhe reflektimin e saj, apo shpërbërjen e dritës në shtatë ngjyrat e ylberit. Megjithatë, e vërteta është në këtë rast në ngjyrën gri dhe sipas disa zbulimeve të fundit, sigurisht që Njutoni në fushën e optikës është i famshëm, por dijen ai e ka bazuar në atë të një gjiganti të shkencës që ka jetuar 700 vjet para tij. Bëhet fjalë për një shkencëtar të madh e të denjë të renditet përkrah Njutonit. Ai ka lindur në vitin 965 në Irakun e sotëm dhe mbante emrin al-Hassan Ibn al-Haytham. Pjesa më e madhe e atyre që jetojnë në Perëndim nuk ia kanë dëgjuar as emrin, por për specialistët e fushës së fizikës ai është një emër i rëndësishëm, që së fundi ka marrë një vlerësim të veçantë mes shkencëtarëve dhe mendimtarëve të ëdhenj arabë. Sipas asaj çka na ëson historiografia zyrtare, sigurisht ajo që merret me shkencën, në eriudhën kohore nga fundi i Greqisë së Lashtë deri në Epokën e Rilindjes, nuk pati asnjë lloj zhvillimi të veçantë në shkencë, apo ndonjë përparim të dukshëm të fushave të saj. Por fakti që Evropa Perëndimore po përjetonte Epokën e Errësirës nuk do të thotë se një situatë e tillë ishte edhe gjetkë. Në fakt, periudha mes shekullit të 9-të dhe 13-të përbën për shkencën e vendeve arabe të ashtuquajturën Epoka e Artë. Përparime të mëdha e të dukshme u bënë në shkencën e matematikës, astronomisë, mjekësisë, fizikës, kimisë e filozofisë. Mes emrave të shquar të asaj periudhe është edhe ai i Ibn al-Haytham. Ai konsiderohet si ati i metodave moderne shkencore.
Ato kanë të bëjnë me mënyrat e reja të vrojtimit të fenomeneve, marrjes së dijes, apo edhe ballafaqimit e krahasimit të së vjetrës me të renë bazuar në mbledhjen e informacioneve më të fundit përmes vëzhgimit dhe matjes që pasohen nga formulime e testime të hipotezave që dalin si pasojë.
Pikërisht këto janë edhe mënyrat që ne përdorim sot, ndërsa merremi me shkencë. Ajo çka kemi mësuar deri më tani është fakti se metoda të tilla shkencore që përdoren edhe në ditët tona u konceptuan dhe e vendosën në shekullin e 17-të nga Rene Dekart dhe Fransis Bekon. Për disa shkencëtarë e studiues të tjerë nuk ka pikë dyshimi se ato, për së pari, u krijuan dhe u formëzuan nga vetë Ibn al-Haytham.
Në fakt, duke u nisur nga premisat e tij, shpesh konsiderohet si "shkencëtari i parë në botë". Ai ishte i pari që na ka dhënë një përshkrim të qartë të mënyrës së të parit. Provoi, eksperimentalisht, për shembull, se e ashtuquajtura teori e emetimit (sipas së cilës drita del nga sytë tanë dhe ndriçon objektet që ne shohim) që mendohej si e saktë nga mendimtarë të shquar si Platoni, Euklidi dhe Ptolemeu, ishte një teori e gabuar dhe se ajo e sakta do të ishte që ne shohim për shkak të dritës që hyn nga jashtë në sytë tanë.
Kjo është një teori që ka vlerë edhe sot. Ai bëri edhe diçka që shkencëtarët para tij ishin përpjekur ta arrinin, por pa rezultat dhe kjo ishte përdorimi i matematikës për të përshkruar dhe provuar procesin e sipërpërmendur. Kështu, ai mund të konsiderohet me plotë gojën si shkencëtari i parë i fizikës teorike.
Ai është, ndoshta, më i njohuri për zbulimin e ligjeve të përthyerjes së dritës. Ibn al-Haytham kreu edhe eksperimentet e para për shpërbërjen e dritës në ngjyra të ndryshme dhe u mor me studimin e hijeve, ylberit e eklipseve, si dhe vëzhgoi mënyrën e përthyerjes së rrezeve të diellit në atmosferën tonë. Ai bëri edhe një vlerësim shumë të saktë për dendësinë e atmosferës dhe lartësinë e saj. Sipas tij, ajo ishte 100 kilometra. Sikurse edhe pjesa më e madhe e shkencëtarëve, edhe Ibn al-Haytham kishte nevojë që të përqendrohej, për shumë kohë në dispozicion dhe izolim, pasi ndryshe nuk mund të punonte me traktatet dhe eksperimentet, përfshi edhe punën e tij të madhe për optikën.
Gjatë jetës së tij ai u burgos në Egjipt, pasi dështoi në përpjekjen e zgjidhjes së një problemi për përballimin e shpërthimit të ujërave të lumit Nil në sezonin e prurjeve të mëdha. Kjo detyrë i ishte vënë nga kalifi i Kajros, i cili në përfundim e burgosi për mosmarrjen e rezultateve të duhura. Kur ishte ende në Basra, Ibn al-Haytham u shpreh se e dinte zgjidhjen e problemit të përmbytjes së Nilit, por me të mbërritur në Kajro ai e kuptoi menjëherë që skema që kishte konceptuar, pa e parë vetë situatën, ishte jo e përshtatshme nga ana praktike. Por në vend që të probpranonte gabimin për pakorrektësinë e llogaritjeve para kalifit të egër e gjakatar, ai vendosi që të shtirej si i çmendur për të shmangur dënimin, gjë që nuk funksionoi dhe atë e dënuan me arrest shtëpie, çka në vetvete përbënte edhe rastin e artë për të qenë i qetë dhe i vetëm mes librave e eksperimenteve të tij. Lirimi i tij u bë vetëm pas vdekjes së kalifit. Pas kësaj u kthye në Irak, ku hartoi edhe 100 punime të tjera në lidhje me tema të ndryshme të matematikës e fizikës. Punët e këtij shkencëtari janë të shumta dhe së fundi janë zbuluar edhe dorëshkrime të vyera të tij, që duhen studiuar e përpunuar, por që padyshim e bëjnë një nga shkencëtarët e parë dhe më të famshëm të shkencës së fizikës së të gjitha kohërave.
Ndër to është edhe një material të cilin duket se shkencëtari ka zbuluar të ashtuquajturën mekanika qiellore, që merret me shpjegimin e orbitave të planetëve.
Pikërisht përmes kësaj metode dolën në dritë edhe zbulimet e shkencëtarëve të famshëm evropianë, duke filluar që nga Galileo Galilei, Koperniku, Kepleri, apo Njutoni. Me pak fjalë, fizika aktuale perëndimore i ka një borxh jashtëzakonisht të madh arabit qëjetoi 1000 vjet më parë./gazetashqip/
|