Projektimi në ujë
Si të gjitha pretendimet e tjera të ateistëve edhe kjo rrjedh nga një injorancë e thellë ndaj Filozofisë Natyrore. Nëse në rruzullin tokësor do të kishte një sipërfaqe sa gjysma e të sotmes të mbuluar me ujë, atëherë edhe avullimi i tij do të ishte sa gjysma e avullimit të ta-nishëm, kështu që edhe ne do të zotëronim vetëm gjysmën e atyre lumejve për të vaditur tokat sepse sasia e avullimit të ujit është në raport të drejtë me gjerësinë e sipërfaqes nga ku avullon. Prandaj edhe Krijuesi Intelegjent e ka sistemuar në atë mënyrë që detet të kenë një shtrirje të mjaftueshme për të siguruar avullimin e nevojshëm të ujit për tokën.
Xhon Rei 76, natyralist anglez i shek. 18-të.
Pjesa më e madhe e rruzullit tokësor është e mbuluar nga uji. Oqeanet dhe detet përbëjnë 3/4e të gjithë sipërfaqes së Tokës. Përsëri edhe në atë pjesë të mbetur tokësore ka liqenj dhe lumenj të pamumërt. Bora që mbulon majat e larta të maleve është përsëri ujë por në një gjendje të ngurtë. Një përqindje e konsiderueshme e ujit gjendet edhe në qiell; në çdonjërën prej reve gjenden me mijëra, ndonjëherë me miliona tonelata ujë. Pjesa më e madhe e këtij uji na zbret herë pas here pika-pika në formën e shiut. Edhe në përbërjen e ajrit, të cilin thithim, sigurisht që gjendet një sasi e caktuar avulli uji.
Shkurtimisht mund të themi lehtësisht, "kudo që të hedhim sytë në rruzullin tokësor shohim ujë". Mund të shkohet edhe më tej ku mund të themi se "edhe brenda dhomës ku gjendemi tani gjendet një masë uji afërsisht 40-50 litra". Vallë, a arrini të shikoni një masë të tillë uji? Shikoni me kujdes dhe do ta dalloni. Do të mjaftojë të shkëputni sytë prej rreshtave e t'i hidhni një sy duarve, krahëve, këmbëve, trupit tuaj. Sepse kjo masë uji 40-50 lt jeni ju!
Kjo masë uji jeni ju, sepse pothuajse 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Në brendësi të qelizave tuaja më tepër se çdo gjë ka ujë. Po ashtu edhe pjesa më e madhe e gjakut që qarkullon në trupin tuaj përbëhet nga uji. Jo vetëm ju, por te të gjithë njerëzit dhe gjallesat, pjesën më të madhe të trupit të tyre e përbën uji. Siç shihet një jetë pa ujë nuk mund të jetë absolutisht e mundur.
Uji është projektuar pikërisht për të qenë bazë e jetës dhe është një lëndë që me të gjitha vetitë e tij kimike dhe fizike është krijuar posaçërisht për jetën.
Përshtatshmëria e ujit
Biokimisti i njohur A. E. Nid'ham në librin e tij me titull "The Uniqueness of Biological Materials (Unikaliteti i Materieve Biologjike)" tregon se për formimin e jetës është e domosdoshme ekzistenca e materialeve të lëngëta. Nëse ligjet e universit do të lejonin vetëm ekzistencën e materieve të ngurta e të gazta, jeta nuk do të shfaqej kurrë. Sepse atomet e lëndëve të ngurta janë shumë të ndërthurur dhe të qëndrueshëm me njëri-tjetrin dhe kurrë nuk mund të lejojnë procese molekulare dinamike të domosdoshme për të formuar organizma të gjalla. Në gaze atomet nuk kanë stabilitet dhe enden të lirë, e kështu që në një strukturë të tillë nuk është e mundur të kryhen ato mekanizma të komplikuara të organizmave të gjalla.
Shkurtimisht, për t'u zhvilluar proceset e duhura për jetën është e domosdoshme ekzistenca e një mjeti të lëngët. I vetmi lëng ideal është uji.
Zotërimi i veçorive jashtëzakonisht të përshtatshme për jetën, i ujit që prej kohësh i pat tërhequr vëmendjen shkencëtarëve. Puna e parë e imtësishme mbi këtë temë është libri i natyralistit anglez Uilliam Ueuell, i botuar në vitin 1832 me titull "Astronomy and General Physics Considered with Reference to Natural Theology (Astronomia dhe Fizika e Përgjithshme nën Referimet e Teologjisë Natyrore). Ueuell shqyrtoi më tepër veçantitë termale të ujit dhe tregoi se disa veçori termale të tij, të cilat reagojnë në kundërshtim me ligjet e përgjithshme të natyrës, janë argumente mbi krijimin posaçërisht për jetën të kësaj lënde.
Komentet më të gjera mbi përshtatshmërinë e ujit për jetën erdhën pothuajse një shekull më vonë pas librit të Ueuell nga profesori në degën e kimisë biologjike të Universitetit të Harvardit, Lorenc Henderson. Ky i fundit në librin e tij me titull "The Fitness of Evironment (Përshtatshmëria e Mjedisit)" që më pas do të cilësohej si "vepra më e rëndësishme shkencore e çerekut (25-vjeçarit) të parë të shekullit 20-të", ka rezervuar një vend të veçantë për ujin. Henderson në këtë libër arriti në përfundime të rëndësishme përreth ambientit natyror të Tokës:
"Mjedisi ynë, me veçoritë themelore të tij (pra, në aspektin e veçorive kimike dhe fizike të hidrosferës me proceset fiziko-kimike dhe kimikatet e ndryshme që përmbajnë gjallesat) është ai mjedis që mund të ishte më i përshtatshëm për jetën".77
Veçoritë e jashtëzakondshme termale të ujit
Një nga temat që ka të bëjë me librin e Hendersonit është veçoritë termale të ujit. Ai na tërheq vëmendjen se veçoritë termale të ujit janë interesante në 5 drejtime të veçanta. Këto mund t'i radhisim:
1- Siç dihet të gjitha lëndët kur humbasin nxehtësi, tkurren. Edhe lëngjet që njihen, me rënien e temperaturës tkurren dhe humbasin vëllim. Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+4oC) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur ngrin, bymehet edhe më tepër. Për këtë arsye gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët. Pra, akulli në vend që të notojë në ujë sipas ligjeve faktikisht "normale" të fizikës duhet të fundoset në fund të tij.
2- Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit tërhiqet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur ndodh e kundërta e kësaj, jepet nxehtësi jashtë. Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e quajmë "nxehtësia e fshehur".78Të gjitha lëngjet zotërojnë nxehtësi të fshehur. Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta e të gjithave. Në temperatura normale vetëm amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin.
3- "Kapaciteti termal" i ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur për të rritur një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet.
4- Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe.
5- Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët.
Mbase të pesta pikat e mësipërme qëndrojnë si veçori teknike-fizike prandaj mbase bëheni kuriozë të dini se ç'rëndësi përbëjnë këto. Këto kanë secila nga një rëndësi shumë të madhe, sepse jetesa në tokë dhe padyshim jeta jonë është e mundur në saje të qenies ekzaktësisht të tilla të veçorive të mësipërme.
Le t'i hedhim një sy, një nga një këtyre veçorive.
Ndikimi i ngrirjes nga lart
Në të kundërt me lëngjet e tjera uji, kur ngrin bymehet. Kjo është edhe arsyeja që akulli noton në sipërfaqe të ujit. |
Veçoria e ujit e përmendur lart në pikën e parë, përbën një rëndësi të veçantë për sa i përket deteve. Po të mos ekzistonte një veçori e tillë e ujit, pjesa më e madhe e ujit mbi tokë do të ngrinte plotësisht dhe nuk do të mbeste shpresë jete as në liqene e as në dete.
Le ta shpjegojmë më me detaje këtë fakt. Në shumë vende në Tokë temperatura gjatë ditëve të ftohta të dimrit zbret poshtë 0°C. Ky i ftohtë natyrisht që ndikon edhe detet edhe liqenet dhe kështu që masat e ujit fillojnë e ftohen. Shtresat e ftohta zhyten drejt fundit duke nxjerrë në sipërfaqe shtresa më të ngrohta por që edhe këto me ndikimin e këtij ajri të ftohtë, ftohen dhe zhyten drejt fundit. Kur nxehtësia arrin në 4°C ky ekuilibër ndryshon. Këtë radhë në çdo ulje të nxehtësisë uji bymehet dhe rrjedhimisht bëhet më i lehtë. Kështu që temperatura prej 4°C qëndron më në fund dhe lart saj vazhdon me radhë 3°C, 2°C... Në temperaturën 0°C në sipërfaqe të ujit fillon ngrirja. Por këtu vetëm sipërfaqja është e ngrirë sepse ajo shtresë uji prej 4°C që qëndron nën sipërfaqe është e domosdoshme për të siguruar jetesën peshqve dhe gjallesave të tjera nënujore.
Në saje të veçorisë së ngrirjes nga lart edhe pse sipërfaqet e deteve mbulohen nga shtresa akulli, ato (detet) mbesin gjithmonë të lëngët. Nëse uji nuk do të zotëronte një veçori të tillë "të jashtëzakondshme", detet do të ngrinin pothuajse plotësisht dhe jeta nëndetare do të bëhej e pamundur. |
Në këtë kuadër edhe veçoria e pikës së pestë luan një rol tepër të rëndësishëm: kjo veçori është përcjellshmëria e ulët termale e akullit dhe borës. Pra, akulli përcjell shumë pak të ftohtët e ajrit nëpër shtresat e mëposhtme të ujit. Kështu që edhe kur temperatura jashtë arrin deri në -50°C, shtresa e akullit mbi sipërfaqe të ujit nuk i kalon 1 apo 2 metra. Për këtë arsye edhe fokat, pinguinët dhe kafshët e tjera polare mund të arrijnë të depërtojnë lehtësisht në ujë.)
Çdo të ndodhte po të mos ishte me të vërtetë kështu? Çdo të ndodhte nëse uji ashtu si të gjitha lëngjet e tjera do të sillej "normal" ku në paralel me humbjen e nxehtësisë të rritej dendësia e tij dhe akulli të binte në fund?
Në një rast të tillë në oqeane, dete e liqene, ngrirja do të fillonte nga poshtë. Kur ngrirja të fillonte nga poshtë, në sipërfaqe nuk do të ekzistonte një shtresë për të penguar të ftohtët dhe do të vazhdonte të ndikonte gjithmonë e më lart. Kështu që pjesa më e madhe e oqeaneve, deteve dhe liqeneve do të ktheheshin në gjendjen e një mase gjigande akulli. Mbi sipërfaqen e deteve do të mbeste një shtresë e hollë uji prej disa metrash dhe, edhe nëse do të rritej temperatura e ajrit, akulli në fund nuk do të mundej të shpërbëhej kurrë. Në detet e një bote të tillë nuk do të jetonin dot gjallesat nënujore. Në një sistem ekologjik ku detet janë "të vdekur" nuk mund të jetë e mundur po ashtu edhe jeta e gjallesave tokësore. Shkurtimisht Toka do të ishte një planet i pajetë nëse uji do të sillej "normalisht".
Pyetjes se përse uji nuk sillet "normal", pra, që deri në 4° C tkurret e më pas menjëherë fillon e bymehet, nuk mund t'i përgjigjet asnjë.
Të ftohesh duke djersitur
Pika e dytë dhe e tretë, te radhitja e mësipërme e veçorive termale të ujit, pra, nxehtësia e fshehtë e ujit dhe kapaciteti termal që është më i lartë se në të gjitha lëngjet, është shumë e rëndësishme për ne. Kjo veçori është çelësi themelor i një procesi shumë të rëndësishëm të trupit tonë që shumica e njerëzve nuk e dinë se përse vlen. Ky është procesi i djersitjes.
Me të vërtetë, përse vlen djersitja?
Për të shpjeguar këtë duhet që këtë temë ta nisim nga fillimi. Të gjithë gjitarët kanë pothuajse të njëjtën nxehtësi trupore. Kjo nxehtësi që ndryshon nga 35°-40°C, te njerëzit është 37°C. Kjo është një nxehtësi shumë e ndjeshme dhe sigurisht që duhet të mbahet e fiksuar. Me uljen e disa gradëve të temperaturës së trupit ndodhemi ballë për ballë me rrezikun e ngrirjes. Me ngritjen e saj disa gradë trupi ynë fillon dhe plogështohet dhe humbet fuqitë. Në rritjen e temperaturës së trupit në mbi 40°C do të thotë rrezik vdekjeje për ne.
Shkurtimisht nxehtësia e trupit tonë zotëron një ekuilibër aq delikat sa lejon vetëm luhatje të vogla temperature.
Veçoritë termale të ujit me anë të djersitjes na shpëtojnë nga nxehtësia e tepërt e formuar në trup. |
Në këtë pikë trupi ynë ka një problem të rëndësishëm: Është vazhdimisht në lëvizje. Të gjitha lëvizjet fizike duke përfshirë edhe vendosjen në punë të makinerive, kërkojnë një prodhim të caktuar energjie. Prodhimi i energjisë gjithmonë çliron nxehtësi. Këtë nxehtësi mund ta ndjeni lehtësisht. Lëreni mënjanë librin dhe vraponi 10 km poshtë një dielli të nxehtë e do ta ndjeni shumë dukshëm se trupi juaj është nxehur.
Por përsëri nuk jemi tepër të nxehur.
Njësia e nxehtësisë është kaloria. Një njeri normal kur vrapon një rrugë 10 km për një orë, çliron një nxehtësi përafërsisht 1.000 kalori. Nëse kjo nxehtësi nuk do të nxirret nga trupi gjatë vrapimit, nxehtësia trupore e atij personi do të rritet aq shumë sa do të hynte në koma që në kilometrin e parë.
Ky rrezik kaq i madh parandalohet nga dy veçori që zotëron uji.
E para, e këtyre veçorive është kapaciteti i lartë termal i ujit. Pra, për të rri-tur temperaturën e ujit kërkohen kalori shumë të larta. Për këtë arsye trupi ynë që përbëhet nga 70% ujë nuk ngrohet lehtësisht. Psh, një punë që do të rriste tempera-turën e trupit tonë 10°C, nëse trupi ynë në vend të ujit do të përbëhej prej alkolit, temperatura jonë do të rritej 20°C. Lëndët e tjera janë akoma më keq dhe do të pësonin një rritje: kripa 50°C, hekuri 100°C, plumbi 300°C. Por kapaciteti i lartë termal i ujit na mbron nga ky ndryshim tmerrësisht i lartë i nxehtësisë.
Ashtu siç e cilësuam edhe në fillim edhe një rritje prej 10°C është përsëri vdekjeprurëse për ne. Për të parandaluar këtë hyn në reaksion veçoria tjetër e ujit, lartësia e nxehtësisë së fshehtë.
Trupi ynë përdor mekanizmin e djersitjes për të freskuar veten kundrejt nxehtësisë së çliruar përgjatë një pune. Uji që përhapet në lëkurë gjatë djersitjes, avullon me shpejtësi. Gjatë këtij avullimi për shkak se nxehtësia e fshehtë është e lartë, ndjen nevojën e një temperature të lartë. Këtë nxehtësi e largon prej trupit tonë dhe kështu që arrin ta ftohë atë. Kjo ftohje është aq efikase sa që ndonjëherë mund edhe të mërdhihim.
Si rrjedhojë vrapuesi i 10 kilometrave që folëm më sipër në saje të avullimit të vetëm një litre djersë, e ul temperaturën e trupit 6°C. Sa më tepër energji të konsumohet aq më tepër rritet dhe temperatura dhe si kundërpërgjigje trupi do të djersitet-ftohet më tepër. Në krye të faktorëve që mundësojnë këtë sistem termostatik kaq të mahnitshëm në trupin tonë, vijnë veçoritë termale të ujit. Asnjë lëng tjetër nuk djersin më mirë se sa uji. Nëse në vend të tij do të përdornim lëngje të tjera, psh, alkool, temperatura nuk do të ulej 6°C, por vetëm 2.2°C. Amoniaku mund të sigurojë një ulje prej vetëm 3.6°C.
Qëndron edhe një anë tjetër e rëndësishme e çështjes. Nëse nxehtësia e formuar brenda në trup nuk do të transportohej në sipërfaqe, dmth, lëkurë, të dyja këto veçori të ujit dhe sistemi i djersitjes nuk do të vlenin për asgjë. Për këtë arsye struktura e trupit tonë duhet që ta përcjellë shumë shpejt nxehtësinë. Këtu hyn në proces një veçori tjetër e ujit. Uji, në të kundërt të të gjithë lëngjeve, zotëron një përcjellshmëri të lartë termale, pra, zotëron aftësinë e përcjellshmërisë të nxehtësisë. Në saje të kësaj veçorie trupi e nxjerr jashtë shumë shpejt nxehtësinë e lartë të formuar në të. (Ata damarë që janë afër lëkurës fryhen dhe prandaj ne skuqemi kur nxehemi.) Në qoftë se veçoritë përcjellëse termale të ujit do të ishin disa herë më të ulta, do të ulej shumë edhe nxjerrja jashtë në sipërfaqe e nxehtësisë së pro-dhuar në trup dhe kjo për gjitarët, të cilët janë gjallesa me struktura tej mase të ndërlikuara do të thotë pamundësi për të jetuar.
Të gjitha këto tregojnë se këto tre veçori të veçanta termale të ujit kanë një qëllim të përbashkët, u shërbëjnë për freskim organizmave të ndërlikuara si njerëzit. Uji është një lëng i përzgjedhur pikërisht për këtë punë.
Një botë me klimë të butë
Pesë veçoritë e ndryshme termale të ujit, të cilat na tërhoqën vëmendjen në librin e Hendersonit, në të njëjtën kohë luajnë edhe një rol të rëndësishëm që Toka të ketë një klimë të butë dhe të ekuilibruar.
Masa e madhe e ujit nëpër dete siguron barazpeshën e temperaturës në Tokë. Për këtë arsye në zona afër detit sidomos në bregdet, ndryshimi i temperaturës mes natës dhe ditës është e vogël. Në një kohë kur në ato zona shkretëtire të largëta prej ujit ndryshimi i temperaturës mes natës dhe ditës mund të arrijë deri në 40° C. |
Qenia më e lartë e nxehtësisë së fshehtë dhe kapacitetit termal të ujit se sa lëngjet e tjera, siguron ngrohjen dhe ftohjen më të vonuar të deteve se sa Toka. Për këtë arsye temperatura e vendit më të ngrohtë me atë më të ftohtë lëviz 140° C, kurse temperatura ndër dete nuk lëviz më tepër se 15°-20° C. E njëjta gjë vërehet edhe në temperaturat ndërmjet ditës e natës. Në një vend të thatë në tokë ndryshimi i temperaturës mes ditës dhe natës arrin deri në 20°-30° C, kurse mbi det kjo ndryshon më e tepërta vetëm disa gradë. Jo vetëm detet por edhe avullimi i ujit në atmosferë siguron një ekuilibrim shumë të madh. Ndryshimi i nxehtësisë midis natës dhe ditës është më i madh në shkretëtirë ku avullimi i ujit është zero dhe më i vogël aty ku avullimi i ujit është i madh.
Në saje të këtyre karakteristikave termale që i përkasin vetëm ujit, ndryshimet e temperaturës mes ditës e natës, mes dimrit e verës lejohen deri në ato kufinj që mund t'i durojë njeriu dhe gjallesat e tjera. Nëse përqindja e pjesës së mbuluar me ujë e rruzullit do të ishte më e vogël në krahasim me pjesën e tokës, do të rritej shumë ndryshimi i temperaturës mes ditës dhe natës, pjesa më e madhe e tokës do të kthehej në shkretëtirë dhe jeta do të bëhej e pamundur apo më e pakta do të vështirësohej shumë. Apo veçoritë termale të ujit të kishin vlera disi më ndryshe, përsëri do të na paraqitej një planet i pavolitshëm për jetë.
Hendersoni pasi shqyrtoi imtësisht të gjitha këto veçori të ujit bëri një koment të tillë:
"Duke i përmbledhur fjalët, kjo veçori e ujit mbart një rëndësi të madhe në tre aspekte. Fillimisht është i dobishëm për të ekuilibruar dhe sistemuar temperaturën në Tokë. E dyta siguron në një mënyrë të përsosur ekuilibrin e nxehtësisë në trupat e qenieve të gjalla. E treta mbështet qarkullimin meteorologjik. Të gjitha këto realizohen në një harmoni të lartë dhe për këtë drejtim, asnjë lëndë tjetër nuk mund të krahasohet me ujin".79
Tensioni i lartë në sipërfaqe
Të gjitha veçoritë e ujit që prekëm deri tani kishin të bënin me nxehtësinë (termale). Uji ka edhe disa veçori të tjera fizike të rëndësishme ku edhe këto janë po aq të përshtatshme për jetën.
Njëra nga këto është tensioni i lartë i sipërfaqes së tij. Për shkak se tensioni i sipërfaqes së tij është shumë i lartë, përjetohen një sërë dukurish interesante fizike. Psh, një gotë me ujë mund të mbarti pa derdhur një masë uji pak më të madhe se vëllimi i gotës. Apo një gjilpërë metali nëse vendoset me kujdes parale-lisht me sipërfaqen e ujit noton mbi të pa u zhytur. Kjo shkaktohet prej tërheqjes që ndodh mes molekulave të ujit.
Tensioni i sipërfaqes së ujit është pothuajse më i lartë nga të gjitha lëngjet e tjera dhe ka një ndikim biologjik të rëndësishëm. Në krye të këtyre vjen ndikimi te bimët.
A keni menduar si arrijnë bimët të tërheqin lart nëpër gjethe ujë që gjendet disa metra në thellësi të tokës pa patur asnjë pompë, sistem muskular etj? Përgjigja e kësaj është tensioni sipërfaqësor i ujit. Kanalet nëpër damarë dhe rrënjët te bimët janë të projektuara në atë mënyrë që të përfitojnë nga ky tension. Këto damarë, të cilët tek ngjitesh lart fillojnë e rrallohen shkaktojnë "ngjitjen" lart të ujit.
Ajo që e mundëson këtë projektim kaq fantastik, është tensioni i lartë i sipërfaqes së ujit që folëm pak më parë. Nëse tensioni i sipërfaqes së tij do të jetë më i ulët, aq sa është për të gjithë lëngjet e tjerë, në mënyrë fiziologjike jeta e bimëve të tokës do të bëhej e pamundur.
Një ndikim tjetër i tensionit të lartë të sipërfaqes së ujit është shkatërrimi i shkëmbinjve. Uji në saje të këtij tensioni të lartë i përshkon shkëmbijtë deri në thellë-si të çarjeve (krisjeve) të tyre. Më pas koha ftohet dhe uji ngrin. Ky ujë, i cili ngrin dhe kthehet në akull për shkak të bymimit të tij i sforcon shumë shkëmbinjtë dhe me kalimin e kohës i shpërbën ato. Kjo siguron për natyrën përfitimin e mi-neraleve brenda në shkëmbinj dhe në të njëjtën kohë ka një rëndësi jetike mbi formimin e tokës në brigje.
Veçoritë kimike të ujit
Bimët janë programuar në atë mënyrë që të përfitojnë nga tensioni i lartë i sipërfaqes së ujit. Në saje të ndikimit ngjitës të këtij tensioni uji arrihet të shpihet me metra të tëra lart nëpër gjethe. |
Pranë veçorive fizike të ujit, po aq ideale për jetën janë edhe veçoritë e tij kimike. Në krye të këtyre veçorive është vetia tretëse e ujit. Pothuajse të gjitha substancat kimike treten në ujë lehtësisht.
Një ndikim i rëndësishëm i kësaj për jetën është derdhja nëpër dete me anë të lumenjve të mineraleve të panumërta dhe kimikateve të ngjashëm me ato të tretura në ujë. Në këtë formë është përllogaritur se nëpër dete transportohen përafërsisht 5 miliard ton kimikate në vit. Këto të fundit janë shumë të domosdoshme për jetën në ujë.
Uji pothuajse të gjitha reaksionet kimike i përshpejton, për këtë arsye ai është një katalizues shumë i mirë. Një veçori tjetër kimike e ujit është reaktiviteti ideal i tij. Uji nuk është një përbërje si acidi sulfurik që është tepër reaktiv e për këtë arsye ka veti shkatërruese mbi lëndët por as edhe lëndë si argoni që të jetë aq statik sa të mos hyjë në asnjë reaksion. Ashtu siç deklaron edhe Majkëll Denton "niveli i hyrjes në reaksion të ujit është vlera më e përshtatshme që mund të ketë për detyrat e tij biologjike apo gjeologjike".80
Përshtatshmëria e veçorive kimike të ujit me jetën në çdo studim të bërë rreth tyre na shfaqet më e detajuar. Profesori i njohur i biofizikës në Universitetin Jeil, Harold Morovic, bën këtë koment mbi këtë temë:
"Me kërkimet e bëra në vitet e fundit u kuptua edhe një veçori tjetër e ujit që nuk dihej më parë. U vëzhgua se kjo veçori (përcjellshmëria e protoneve) është një karakteristikë e veçantë vetëm e ujit dhe me transferimin biologjiko-energjik përbën një rëndësi të madhe për sa i përket burimit të jetës. Me shtimin e dijeve tona rritet edhe admirimi ynë i madh ndaj përshtatshmërisë së përsosur të natyrës (me jetën)".81.
Vlera ideale e rrjedhshmërisë së ujit
Kur themi lëng, gjëja e parë që na shkon ndërmend është një lëndë tepër e rrjedhshme. Në të vërtetë lëngjet kanë rrjedhshmëri të ndryshme. Psh, mes katra-nit, glicerinës, vajit të ullirit dhe acidit sulfurik ka diferenca gjigande. Nëse këto lëngje do të krahasoheshin me ujin do të shfaqeshin diferenca akoma më të mëdha. Sepse uji është 10 miliard herë më i rrjedhshëm se katrani, njëmijë herë se glicerina, njëqind herë se vaji i ullirit dhe 25 herë më i rrjedhshëm se acidi sulfurik.
Ashtu siç mund të vërehet edhe në krahasimet e mësipërme, uji zotëron një rrjedhshmëri tepër të lartë. Nëse do të lenim mënjanë eterin dhe hidrogjenin e lëngshëm forma normale e të cilëve është e gaztë, mund të themi lehtësisht se uji është lëngu me rrjedhshmëri më të madhe.
Rrjedhshmëria e lartë e ujit përbën për ne një rëndësi jetike. Nëse rrjedhshmëria e tij do të ishte disi më e ulët transportimi i gjakut nga ana e kapilarëve do të ishte e pamundur. Psh, kjo rrjetë kaq e dendur dhe e ndërlikuar e damarëve në mëlçi që shihni pranë, nuk do të formohej kurrë. |
Çfarë rëndësie ka për ne kjo rrjedhshmëri e tij? A do të ndryshonte ndonjë gjë për ne, nëse ky lëng jetik do të ishte më pak apo më tepër i rrjedhshëm? Majkëll Denton i jep një përgjigje të tillë këtyre pyetjeve:
"Nëse rrjedhshmëria e ujit do të ishte pak më e lartë, uji do të humbiste patjetër cilësinë e tij si baza më e rëndësishme për jetën. Psh, nëse rrjedhshmëria e tij do të ishte sa e hidrogjenit të lëngshëm, struktura mbrojtëse e gjallesave përballë forcave shkatërruese do të mbeste e pafuqishme dhe pre' e lëvizjeve akoma më të dhunshme... Do të jetë e pamundur mbështetja nga ana e ujit e strukturës delikate të molekulave dhe struktura tepër e ndjeshme e qelizës organike nuk do mund të jetonte (më gjatë)...
Nëse rrjedhshmëria e ujit do të ishte pak më e ulët, kontrolli i makromolekulave (si proteinat, enzimat) dhe veçanërisht i strukturave tepër të veçanta si mitokondritë dhe organelet e vogla do të ishte e pamundur. Në të njëjtën mënyrë do të bëhej e pamundur edhe ndarje-shumimi i qelizave. Praktikisht të gjitha aplikimet jetësore në qelizë do të ngriheshin dhe do të ishte e pamundur formimi i një qelize organike në atë strukturë të njohur për ne. Zhvillimi i atyre organizmave të larta, të cilat janë të lidhura me aftësitë lëvizëse dhe rrëshqitëse të qelizës gjatë embriogjenezës (zhvi-llimi në mitrën e nënës), nëse uji do të ishte sado pak më i vishkullt nuk do të realizoheshin kurrë.82
Rrjedhshmëria e ujit është e rëndësishme jo vetëm në pikëpamjen e aktivitetit brenda në qelizë por në të njëjtën kohë edhe për sistemin e qarkullimit të gjakut.
Rrjedhshmëria e lartë e ujit është tepër e domosdoshme për të gjitha qeniet e gjalla. Edhe bimët ashtu siç shihet edhe te gjethja pranë, e transportojnë ujin me anë të kapilarëve tepër të hollë. |
Të gjitha qelizat që zotërojnë një trup sa 1/4 e milimetrit zotërojnë një sistem qarkullimi të centralizuar. Shkaku për këtë është se pas kësaj madhësie nuk është e mundur shpërndarja e drejtëpërdrejtë e oksigjenit apo/dhe e ushqimit në qelizë me anë të "difuzionit". Brenda trupit ka qeliza të shumta prandaj në mënyrë të vazhdueshme me anë të disa "kanaleve" duhet të pompohet për në këto qeliza energjia dhe ajri i marrë nga jashtë dhe me anë të disa "kanaleve" të tjerë duhet të mblidhen mbetjet e tyre nëpër qeliza. Këto kanale janë damarët. Zemra është pompa që siguron rrjedhshmërinë nëpër damarë. Ajo që rrjedh nëpër damarë është ai lëng që ne e njohim si gjak, i cili faktikisht në bazë përbëhet nga uji. (Nëse do t'i hiqnim qelizave të gjakut proteinat dhe hormonet ajo që mbetet është plazma, 95% të së cilës e përbën uji.)
Ja pra, për këtë arsye rrjedhshmëria e ujit është shumë e rëndësishme për punën sa më efektive të sistemit të qarkullimit. Psh, nëse uji do të kishte një rrjedhshmëri të ngjashme me të katranit, sigurisht që asnjë lloj zemre nuk do të mund ta pomponte. Bile edhe një ujë i ngjashëm me vajin e ullirit, i cili ka një rrjedhshmëri 100 milion më të lartë se katrani, edhe sikur të arrihej të pompohej nga zemra, nuk do të arrinte të depërtonte nëpër kapilarë ose do të haste vështirësi tepër të madhe në qarkullimin e tij nëpër to.
Le të thellohemi pak më tepër mbi kapilarët. Detyra e kapilarëve është që të transportojnë në të gjitha qelizat e mbarë trupit, sasinë e duhur të oksigjenit, energjisë, ushqimeve dhe hormoneve. Një qelizë për të përfituar lëndët e nevojshme prej kapilarëve, duhet që përafërsisht të jetë në një largësi 50 mikron larg tij. (1mikron është 1/1000 e milimetrit.) Ato qeliza, të cilat pozicionohen në një largësi më të madhe se kjo rrezikohen të vdesin nga të paushqyerit.
Ja pra, për këtë shkak trupi i njeriut është krijuar në një mënyrë që kapilarët si një rrjetë e vërtetë t'i mbulojnë të gjithë trupin. Gjatësia e përgjithshme e përafërsisht 5 milion kapilarëve të trupit tonë është 950 km. Në disa gjitarë brenda një sipërfaqe muskuloze prej 1 cm2 gjenden 3000 kapilarë. Nëse do të sillnim së bashku 10 mijë nga më të vegjlit, të gjithë së bashku nuk do të ishin më të trashë se maja e një lapsi plumbi. Diametri i këtyre kapilarëve ndryshon nga 3-5 mikron.
Sigurisht që qarkullimi i gjakut brenda këtyre damarëve kaq të hollë pa u bllokuar dhe pa u ngadalësuar arrihet të kryhet vetëm në saje të rrjedhshmërisë së lartë të ujit. Majkëll Denton tregon se qoftë edhe vlera pak më të ulta të rrjedhshmërisë së ujit, do ta kthenin sistemin e qarkullimit të gjakut në një sistem të pavlefshëm:
"Sistemi kapilar arrin të punojë vetëm nëse lëngu që qarkullon në të zotëron një rrjedhshmëri të lartë. Kjo rrjedhshmëri është shumë e rëndësishme sepse lëvizja brenda në damar, e lëngut, është e lidhur në raport të drejtë me rrjedhshmërinë e tij... Këtu arrijmë të evidentojmë qartësisht se nëse rrjedhshmëria e ujit të jetë vetëm pak herë më e madhe, për të siguruar qarkullimin e gjakut nëpër kapilarë do të duhej një presion tepër i lartë pompimi dhe çdonjëri prej sistemeve kapilarë do të ishte i pamundur të funksiononte.
Nëse rrjedhshmëria e ujit do të ishte më e ulët dhe diametri i kapilarëve në vend të 3 mikron me doemos duhet të jetë 10 mikron. Këto kapilarë për të çuar përqindjen e duhur të oksigjenit dhe glukozës, do të mbulonin pothuajse të gjitha ato inde muskulare që duhet të ushqejnë. Është e qartë (se në këtë gjendje) do të ishte e pamundur ose do të kufizohej tej mase projektimi i formave të gjëra (makroskopike) jetësore.
Në këtë aspekt, uji për të qenë një bazë e përshtatshme për jetën duhet me doemos të ruajë vlerat e sotme të rrjedhshmërisë së tij".83
E thënë ndryshe, ashtu si të gjitha veçoritë e tjera të ujit dhe rrjedhshmëria e tij është në vlerat më ideale për jetën. Rrjedhshmëria e lëngjeve ndryshon në diferenca miliarda herë të ndryshme. Dhe, uji mes këtyre miliarda vlerash, është krijuar pikërisht në ato vlera të përshtatshme për jetën.
Përfundimi
Gjithçka që prekëm që nga fillimi i kreut e deri këtu mbi veçoritë termale, veçoritë kimike dhe fizike dhe vlerat e rrjedhshmërisë së ujit, tregojnë se janë pikërisht në ato vlera favorizuese për jetën. Uji është aq harmonik me jetën tonë saqë ndonjëherë për të mbrojtur këtë përshtatshmëri, për disa ligje të natyrës janë krijuar edhe përjashtime. Shembulli më i bukur për këtë është se në të kundërt të lëngjeve të tjerë, menjëherë pas uljes së temperaturës në + 4° C fillon e bymehet duke mundësuar akullin të qëndrojë në sipërfaqe të ujit.
Uji ka një përshtatshmëri për jetën tonë, të pakrahasueshme me asnjë lëng tjetër. Aq më tepër që pjesa më e madhe e një planeti si Toka i përshtatshëm për jetë, me të gjitha kushtet e tjera (temperatura, drita, fusha elekromagnetike, atmosfera, relievi etj), është e mbushur pikërisht në sasi të duhura uji për të favorizuar jetën. Është fare e qartë se të gjitha këto nuk janë të krijuara rastësisht dhe se në to evidentohet një projektim i vullnetshëm.
E thënë ndryshe, të gjitha veçoritë fizike dhe kimike të ujit tregojnë se ky lëng është krijuar posaçërisht për të mbështetur jetën njerëzore në Tokë. Kjo e fundit, e cila është krijuar posaçërisht për jetën në të, u bë më energjike me krijimin e ujit si bazë pikërisht për jetën e njeriut.
Më e rëndësishme këtu është se ky fakt, i cili u zbulua nga shkenca moderne është deklaruar 14 shekuj më parë nga Kurani, i cili i është zbritur njerëzimit si udhërrëfyes për to. Allahu deklaron në Kuran rreth ujit kështu:
"Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë). Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron". (Nahl, 10-11)
|