Planeti Blu
Toka me atmosferën dhe oqeanet, me biosferën e ndërlikuar, me oksidimin e përcaktuar të kores së saj, me shtretërit e pasur të Silicit, me shkëmbinjtë e ngurtë apo/dhe metamorfikë, me shtretërit e pasur të akujve, shkretëtirat, pyjet, tundrat, fushat me bar, liqenet me ujë të ëmbël, shtretërit e naftës dhe të qymyrit, vullkanet, kafshët, bimët, fushat magnetike, relievi i fundoqeanit dhe magmat e saj lëvizëse..., përbën një sistem të ndërlikuar dhe tepër mahnitës (admirues).
J. S. Ljuis, gjeolog amerikan 54
Nëse do të kryenim një udhëtim në Sistemin Diellor do të përballeshim me një tabllo interesante. Të supozojmë se e filluam udhëtimin nga fundi i sistemit planetar dhe atje do të hasnim planetin Pluton. Ky trup qiellor i vogël është një vend shumë "i ftohtë". Përafërsisht -238°C!... Në këtë të ftohtë ngrirës brenda planetit zë vend edhe atmosfera e tij tepër e mprehtë. Atmosfera, vetëm kur planeti zotëron një orbitë ekliptike dhe në periudha kur është më afër Diellit, është në gjendje të gaztë. Pjesën tjetër të kohës atmosfera e tij kthehet në një masë akulli. Shkurtimisht Plutoni është një grumbull akulli i vdekur (i pa jetë).
Tek përparojmë drejt qendrës së Sistemit Diellor ndalesa tjetër do të jetë Neptuni. Edhe ky planet është mjaft "i ftohtë". Temperatura në sipërfaqe është rreth -218°C. Atmosfera, e cila përbëhet nga hidrogjeni, heliumi dhe gazet metan, është helmuese për njeriun. Erërat që fryjnë në sipërfaqe të planetit përngjajnë me furtunat e tmerrshme, të cilat arrijnë një shpejtësi 2.000 km në orë.
Planeti tjetër do të jetë Urani. Ai është një "planet i gaztë" me një strukturë të përbërë nga shkëmbinj dhe akuj të shumtë. Temperatura atmosferike është mesatarisht -214°C. Atmosfera e përbërë nga hidrogjeni, heliumi dhe metani nuk është aspak e përshtatshme për jetë.
"Allahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to më të vërtetë ka fakte për besimtarët". (Ankebut, 44) |
Ndërsa vazhdojmë udhëtimin arrijmë te Saturni. Ky planet, i dyti për nga madhësia në Sistemin Diellor njihet nga unazat që e rrethojnë. Këto të fundit përbëhen prej gazit, akullit dhe copa shkëmbinjsh. Interesante është edhe struktura e këtij planeti. Saturni me kuptimin e plotë të fjalës është një planet i gaztë: 75% të vëllimit të tij e zë hidrogjeni dhe 25% heliumi. Dendësia është akoma më e ulët se ajo e ujit. Për këtë arsye, nëse do të kërkojmë të ulim një anije kozmike në Saturn, duhet ta projektonim në formën e një gomoneje në mënyrë që të notonte. Temperatura sërish është tmerrësisht e ulët: -178°C.
Duke përparuar drejt, arrijmë te planeti më i madh i Sistemit Diellor, Jupiteri. Jupiteri me, një përmasë 318 herë më të madhe se Toka, është edhe ky një planet i gaztë. Është e vështirë të bësh dallim mes atmosferës, sipërfaqes dhe strukturës së brendshme të këtij planeti dhe po aq e vështirë është të përcaktosh një "temperaturë atmosferike" për të. Por në pjesët e sipërme të tij duke e quajtur si atmosferë, temperatura është -143°C. Ekzistenca e njollave të mëdha të kuqe në sipërfaqe të tij, nga vëzhgimet e bëra nga Toka dihet që prej afërsisht 300 vjetësh. Këto njolla të kuqe u zbuluan në shekullin tonë se nuk ishin gjë tjetër veçse furtuna 2 herë më të mëdha se Toka. Shkurtimisht Jupiteri është një planet ku nuk gjendet më e vogla pjesë toke, ku mbizotëron një i ftohtë ngrirës, ku përjetohen furtuna të tmerrshme që zgjasin me qindra vite me radhë dhe me një fushë magnetike që mund të vrasë çdo gjallesë.
Pas Jupiterit vjen Marsi. Atmosfera e Marsit është një përzierje helmuese që përmban sasi të konsiderueshme dioksidi karboni. Në sipërfaqe të planetit nuk gjendet absolutisht ujë. Në sipërfaqe të tij na tërheqin vëmendjen kratere gjigandë, të cilët janë shfaqur me përplasjen e meteorëve të mëdhenj mbi të. Mbi sipërfaqen e tij fryjnë erëra të fuqishme dhe furtuna rëre, të cilat zgjasin me muaj. Temperatura është afërsisht -53°C. Edhe pse për të janë bërë shumë spekulime, Marsi është një planet pa jetë.
Duke e lënë mënjanë Planetin Blu që na shfaqet, kalojmë tek Afërdita. Në të kundërt me të ftohtët që pllakosnin planetet e tjerë, në Afërditë mbizotëron një i nxehtë djegës. Temperatura në sipërfaqe arrin në 450°C. Kjo është një temperaturë që mjafton për të shkrirë edhe plumbin. Një veçori tjetër tmerruese e tij është atmosfera e rëndë që formohet nga një shtresë e dendur dioksidi karboni. Trysnia atmosferike arrin deri në 90 atmosferë. Kjo është e njëjtë me trysninë e ujit 1 km thellë në det. Veçanërisht, në atmosferën e Afërditës gjendet edhe një cipë kilometra e gjerë acidi sulfurik. Për këtë arsye vazhdimisht në planet bien shira acide vdekjeprurëse. Në një ambient të tillë që të përkujton ferrin, nuk mund të jetojë asnjë gjallesë.
Edhe Marsi, i cili është një nga planetet e Sistemit Diellor që ka karakteristika më të përafërta me Tokën, faktikisht është aq i thatë dhe një grumbull shkëmbinjsh të pajetë që kurrë nuk mund të krahasohen me Tokën. |
Nëse vazhdojmë akoma drejt Diellit do të arrijmë në planetin Mërkur, në krye të sistemit. Karakteristika më interesante e Mërkurit është rrotullimi jashtëzakonisht i ngadaltë rreth vetes. Shpejtësia e rrotullimit rreth boshtit të tij është aq e ngadaltë sa edhe vetë rrotullimi i tij rreth Diellit. Nëse kryen dy rrotullime rreth Diellit planeti arrin të plotësojë vetëm tre rrotullime rreth vetes. Pra, dy vite janë të barabarta me tre ditë. Zgjatja kaq e madhe e ditës dhe e natës, duke e skuqur njërën anë tjetrën e ngrin. Për këtë arsye ndryshimi i temperaturës së ditës nga nata është afro 1.000°C. Sigurisht që një mjedis i tillë nuk mund të strehojë kurrë gjallesa.
Shkurtimisht, 8 prej 9 planeteve (bashkangjitur këtu edhe 54 satelitë, të cilët nuk i përmendëm) nuk janë trupa qiellorë të përshtatshëm për të jetuar. Çdonjëri prej tyre është i pajetë dhe një grumbull gazi, akulli dhe shkëmbinjsh.
Ndryshe nga të gjithë këto është vetëm Planeti Blu, të cilin e kaluam pa folur rreth tij. Që prej atmosferës e deri në format e relievit, nga temperatura në fushën magnetike, nga elementet deri te largësia nga Dielli, me të gjithë ekuilibret e tij është i krijuar posaçërisht për jetën.
Një paralajmërim ndaj mashtrimit të "Adaptacionit"
Sipërfaqja e tmerrshme e Afërditës. Temperatura në sipërfaqe të Afërditës arrin deri në 450o C. Kjo nxehtësi do të mjaftonte për të shkrirë edhe plumbin. Sipërfaqia e këtij pla-neti përngjan me një top zjarri të mbuluar nga llava. Atmosfera e mbushur me shtresa acidi sulfurik, shkakton shira të vazhdueshëm acidë. Trysnia atmosferike është e barazvlefshme me trysninë e ujit 1 km thellë në det. |
Në këtë pjesë do të studiojmë se Toka është një planet i zgjedhur posaçë-risht për jetën dhe të gjitha veçoritë e saj janë formuluar për këtë qëllim. Por para kësaj do të ishte e dobishme për të kuptuar më mirë këtë çështje të bënim një kujtesë. Kjo është një kujtesë për ata, të cilët janë mësuar të supozojnë si të vërtetë shkencore teorinë e evolucionit dhe për ato, të cilët mbrojnë me ngulm konceptin e "adaptacionit".
Adaptacion do të thotë përshtatje. Teoria e evolucionit, e cila mbron tezën ndër koinçidenca se të gjitha gjallesat rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët, e përdor shpesh këtë koncept. Evolucionistët pretendojnë se gjallesat duke iu përshtatur ambientit ku jetojnë vazhdimisht janë transformuar në të tjera specie (lloje). Pavleftësinë e këtij pretendimi e kemi studiuar në punimet tona të mëparshme. Mekanizmat për t'iu përshtatur kushteve të ndryshme të natyrës funksionojnë brenda kufinjve të caktuar dhe asnjëherë nuk mund të transformojnë një specie në një tjetër.55(Shihe kreun te "Rrëzimi i Evolucionit"). Faktikisht koncepti i evolucionit me adaptacion është mbetje e një botëkuptimi të një shkence primitive që nga periudha e Lamarkut dhe që është refuzuar shpesh prej zbulimeve shkencore.
Edhe pse nuk mbështetet në baza shkencore idea e adaptacionit indoktrinohet shpejt te njerëzit. Këtyre personave nëse u thuhet se Toka është një planet i krijuar posaçërisht për jetën e tyre, menjëherë fillojnë të thonë se "në këtë planet të tilla kushte jetese janë shfaqur, ashtu siç zhvillohen kushte të tjera në planete të tjerë". Psh, në Tokë jetojnë njerëz si ne, ndërsa në planetet e tjerë si Plutoni, mendojnë se jetojnë specie të vogëla e të gjelbërta, të cilat në vend të ujit pijnë acid sulfurik dhe në vend të oksigjenit thithin helium dhe ku djersisin në një temperaturë 238°C. Pamjet e këtyre specieve të vogla imagjinare, të cilat u xhiruan në studiot e Hollywood-it si filma shkencorë, ushqejnë vazhdimish imagjinatën e këtyre personave.
Në fakt, në themel të kësaj imagjinate shtrihet injoranca. Prandaj ato evolucionistë, të cilët njohin biologjinë dhe biokiminë nuk i mbështesin fantazi të tilla. Ata e dinë shumë mirë që jeta mund të ekzistojë vetëm atëherë kur sigurohen elementë dhe kushte të caktuara. Ata, të cilët mbështesin përrallën rreth asaj specieje të gjelbërt janë pothuajse në çdo kohë ato persona, të cilët i besojnë verbërisht nocionit të evolucionit e që nuk e kanë as më të voglën njohuri mbi biologjinë dhe biokiminë por që këtë padituri të tyre e mbulojnë me inkurajimin që i japin këto skenare të trilluara.
Për këtë arsye, për të mos rënë në kurthin e mashtrimit të adaptacionit në fjalë, le të theksojmë se: Jeta mund të ekzistojë vetëm nëse i sigurohen elemente dhe kushte të caktuara. Modeli i jetës reale shkencore është "një jetë me bazë karbonin" dhe shkencëtarët kanë arritur në përfundimin e përbashkët se në asnjë pikë tjetër të universit nuk mund të ketë jetë fizike.
Karboni është elementi i gjashtë i tabelës periodike. Ky atom është baza e jetës në Tokë sepse të gjitha molekulat themelore organike (si aminoacidet, proteinat, acidet nukleike) formohen nga kombinimet e karbonit me disa atome të tjerë. Karboni duke u bashkuar me atome të tjerë, si hidrogjeni, oksigjeni dhe azoti nxjerr në pah me miliona lloje të ndryshme proteinash në trupin tonë. Nuk ka asnjë element tjetër që të zerë vendin e karbonit; sepse siç do të shpjegojmë edhe në krerët vijues, asnjë element tjetër nuk zotëron veçorinë e krijimit të një larmie të tillë lidhjesh kimike nga të cilat varet jeta jonë.
Prandaj nëse do të ketë jetë në një planet tjetër në univers, kjo duhet të jetë medoemos një jetë me "bazë karbonin".56
Jeta me bazë karbonin ka disa kushte të pandryshueshme. Psh, përbërjet me bazë karbonin (psh, proteinat) mund të krijohen vetëm në kufinj të caktuar temperature. Proteinat fillojnë të shkatërrohen në temperatura më të larta se 120°C dhe të ngrijnë në temperatura më të ulëta se -20°C. Për të bërë të mundur një jetë me bazë karbonin duhet të jenë në kufinj shumë të ngushtë dhe të caktuar jo vetëm temperatura por edhe faktorë si forca tërheqëse e Tokës, përbërësit atmosferikë, fuqia magnetike etj. E nëse prishet qoftë njëri prej këtyre kufinjve, psh, nëse luhatjet e temperaturës i kalojnë 120°C, atëherë mbi tokë nuk do të kishte jetë.
Për këtë arsye as në Tokë e as në ndonjë planet tjetër nuk mund të ekzistojnë qenie të shembullit të specieve të gjelbërta që përmendëm më sipër. Jeta mund të ekzistojë në ambiente të tilla ku plotësohen shumë kushte të posaçme dhe të caktuara. E thënë ndryshe, gjallesat mund të ekzistojnë në një ambient të krijuar posaçërisht për to.
Toka është një ambient i projektuar posaçërisht për këtë qëllim.
Temperatura e Tokës
Toka ndryshe nga të gjitha trupat e tjerë qiellorë që dihen, zotëron një atmosferë, temperaturë dhe sipërfaqe të përshtatshme për jetën. Në 63 trupat e tjerë qiellorë të Sistemit Diellor nuk ka shenja uji, bazë ky për jetën. Ndërsa në Tokë 3/4 e saj janë të mbuluara nga uji. |
Kushtet më të domosdoshme për jetën në Tokë në shikim të parë janë atmosfera dhe temperatura. Planeti Blu zotëron një atmosferë të përshtatshme për frymëmarrje dhe vlera temperature për të lejuar një llojshmëri të madhe gjallesash të ndërlikuara dhe veçanërisht për jetën njerëzore. Këto dy faktorë kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri janë shfaqur si rezultat i plotësimit të kushteve ideale për secilin.
Njëra nga këto është largësia e Tokës nga Dielli. Sigurisht që Toka po të ishte afër Diellit sa ç'është Afërdita apo larg tij sa ç'është Jupiteri, nuk do të kishte vle-rat e duhura të temperaturës për të mundësuar jetën. Molekulat organike me bazë karbonin, ashtu siç e cilësuam pak më parë mund të formohen vetëm midis kufi-njve të temperaturës 120°C dhe -20°C. I vetmi planet, i cili zotëron vlera të tilla tempetature në Sistemin Diellor është Toka.
Kur mendojmë universin në tërësi shohim se është një fakt që këto kufinj temperature, të cilat janë të domosdoshme për jetën, nuk mund t'i gjejmë kudo. Sepse temperaturat në univers ndryshojnë nga temperaturat e tmerrshme me mili-arda gradë të yjeve më të nxehtë deri në pikën zero absolute që është - 273.15°C. Në këtë raport gjigand të temperaturës është shumë e vështirë për të përcaktuar intervalin e temperaturës që të lejojë jetën me bazë karbonin. Vetëm Toka zotëron plotësisht këtë interval të duhur të temperaturës.
Gjeologët amerikanë Frank Pres dhe Rajmond Siver na tërheqin vëmendjen mbi temperaturën e sipërfaqes së tokës. Sipas deklaratave të tyre "jeta është e mundur vetëm në një interval shumë të kufizuar të temperaturës!..." dhe këto kufinj formojnë pothuajse një pjesë prej vetëm 1% midis temperaturës së Diellit dhe zeros absolute. Edhe temperatura e Tokës është pikërisht në këtë interval të ngushtë.57
Shumë faktorë krejtësisht të ndryshëm siç janë largësia midis Diellit dhe Tokës, shpejtësia e rrotullimit të planetit, pjerrësia e aksit të tij, dhe relievi gjeografik i sipërfaqes; të gjitha këto kombinohen për të siguruar që bota jonë të ngrohet në mënyrën më të mirë për të cilën ka nevojë jeta dhe që kjo ngrohje të shpërndahet në mënyrë të përshtatshme. |
Temperatura e Tokës, e cila është ideale, sigurisht që ka lidhje ngushtë me distancën Diell-Tokë dhe nxehtësinë që përhapin rrezet e Diellit mbi Tokë. Sipas llogaritjeve, energjia e Diellit që mbërrin në Tokë sikur të ishte vetëm 10 % më e vogël, në sipërfaqen e Tokës do të formoheshin shtresa akujsh me trashësi disa metra. Me ngritjen pak të temperaturës, të gjitha gjallesat do të vdisnin nga nxehtësia.
E rëndësishme është edhe shpërndarja e kësaj temperature ideale të Tokës në mënyrë të ekuilibruar në të gjithë planetin. Dhe për t'u arritur një ekuilibër i tillë janë marrë disa masa të posaçme.
Psh, plani i pjerrët prej 23° 27' i Tokës, pengon nxehtësinë e tepërt, e cila mund të krijojë pengesa në formimin e atmosferës midis ekuatorit dhe poleve. Po të mos ekzistonte një plan i tillë pjerrësie ndryshimi i nxehtësisë midis territoreve polare dhe ekuatorit do të rritej shumë dhe do të bëhej i pamundur krijimi i një atmosfere të përshtatshme për të jetuar.
Shpejtësia e rrotullimit të Tokës rreth vetes ndihmon përhapjen e ekuilibruar të temperaturës. Toka plotëson rrotullimin e plotë rreth vetes brenda 24 orëve dhe për këtë arsye netët dhe ditët zgjasin pak. Ngaqë zgjasin në periudha të shkurtra kohore, edhe ndryshimi midis temperaturave të tyre është i vogël. Rëndësinë e këtij ekuilibri mund ta vërejme tek e krahasojmë me Mërkurin ku një ditë ishte pothuajse sa një vit dhe ndryshimi i temperaturës mes ditës dhe natës arrinte 1.000°C.
Po ashtu edhe relievi i sipërfaqes së rruzullit tokësor ndihmon në përhapjen e ekuilibruar të temperaturës. Ndryshimi i temperaturës mes poleve dhe ekuatorit arrin deri në 100°C. Nëse ky raport i temperaturave do të realizohej në një sipërfaqe të parregullt gjeografike, Tokën do ta shkatërronin furtuna që do të arrinin një shpejtësi 1.000 km/orë. Sipërfaqja e Tokës është e mbushur plot me ba-rriera gjeografike, të cilat bllokojnë rrymat e mundshme të fuqishme të ajrit. Ky reliev i sipërfaqes së tokës, pra, vargmalet, fillon nga Himalajat në Kinë (Uralet në Azinë e Mesme) vazhdon me Taurus në Anadoll dhe deri në Alpet në Evropë, të cilat bashkohen me oqeanin Atlantik në perëndim dhe atë Paqësor në lindje. Në oqeane, ajo temperaturë e tepërt që formohet nga ajri apo nga uji në Ekuator, qarkullohet në rryma të ndryshme drejt poleve për të krijuar një ekuilibër ndërmjet tyre.
Në të njëjtën kohë ekzistojnë edhe një sërë sistemesh automatike, të cilët vazhdimisht ekuilibrojnë atmosferën e rruzullit tokësor. Psh, kur një zonë nxehet shumë aty rritet avullimi dhe shtohen retë. Këto re (një pjesë e të cilave) pasqyrojnë mbrapsht një pjesë të rrezeve të Diellit dhe kështu pengojnë nxehjen e tepërt të temperaturës dhe të sipërfaqes aty.
|