E martë, 19/03/2024, 05:23
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i gjithësisë

Për qiellin plot rrugë
Për qiellin plot rrugë
 
 
Dijetarët ngritën çështjen e formës së univerzit: çfarë është forma e univerzit tonë në të cilin jetojmë ne? pas zbulimit përfunduan se galaksia jonë nuk është i vetmi në univerz, gjithësia është e mbushur me galaktika, dhe se këto galaktika janë të veshura me atë që duken si fijet e pëlhurës!

Fotot e univerzit që tregojnë lavdërimin e Allahut xh.sh.



Galaktika(Kashta e Kumtrit)rruga e qumështit është ; koleksion i mundshëm që përmban më shumë se 100 mijë Milion yje, ndërsa galaktika jonë është galaktikë e kashtës së kumtrit dhe përmban yje me numër të madh, po qe se ne shikojmë natën në qiellin e hapur që i përket kësaj galaktike, mirëpo kjo galaktikë nuk është e vetme në univerz por ka më shumë se 400 mijë Milion galaktika tjera

Këto galaktika janë të vendosura siç e menduan shkencëtarët , do të thotë të rastit, në besimin se ata janë depozituar rastësisht dhe nuk ka një sistem që i lidh ato, mirëpo pas disa viteve shkencëtarët e SHBA-ve, Kandasë dhe Gjermanisë studiuan këtë proces në mënyrë më gjigande që ka ndodhur ndonjëher, qëllimi i këtij procesi ishte njohje e formës së univerzit, por për këtë detyrë ishte i nevojshëm të dizajnohet një Kompjuter i sofistikuar që quhet superkompjuter.



Super kompjuteri është një pajisje gjigande që peshon më shumë se 100mijë KG. Kjo pajisje kërkon një ndërtesë të madhe dhe kushton shumë, për tu habitur nga ky aparat dalin informata apo të dhëna që i kryen për një sekondë gjë të cilën kompjuterit të thjeshtë i duhen 10 mijë vjet, pra paramendone këtë pajisje të cilin shkencëtarët e quajtën superkompjuter. Shkencëtarë kanë prezantuar një numër të madh rreth kësaj galaktike dhe te dhëna përafërsisht më shumë se 100mijë million galaktika, poashtu te dhëna rreth tymit në univerz dhe lëndë të zezë në univerz, ky kompjuter gjigand edhe pse posedon shpejtësi të madhe ka marrur kohë një muaj të plotë për të dhënë këto informacione dhë foton që zbriti i ngjante pikërisht si shtrati i merimangës.



Në shikim të parë dhe fijet që ka kjo fotografi tregon që galaktikat nuk janë të vendosura rastësisht por janë të rreshtuar me fije të gjata dhe precize ku një fije arrin kohëzgjatjen qindra milion vjet drite, shkencëtarët kur panë këtë foto kuptuan se qëndron fije të fortë në qiell dhe e quajtën thurje kozmike.

Pastaj shkencëtarët filluan të studiojnë më detalisht këto fije dhe publikuan publikime të shumta ndër to më kryesorja është; "Si enden (thurrje plot rrugë) fijet në strukturën kozmike”. Shkencëtarët përdorën fjalin "Weave” po të njëjtën fjalë Kur’anore "el hubuk” që don të thotë plotë rrugë, thurje, endje ku thotë Allahu xh.sh në ajetin 7 e kaptinës Dharijat

Për qiellin plot rrugë

Imam Zemehsherij Allahu e mëshiroftë thotë ; Për qiellin plot rrugë.

Nëse ka gjetur për të qepur pelhuren, atij i thuhet sa bukur e ke qepur( Ka krijuar këtë strukturë Allahu xh.sh dhe i ka dhënë plotë rrugë )

Imam Kurtubi thotë; a nuk e sheh nëse ka qep dhe ka bashkuar me perin, atij i thuhet ka thurur veshjen.

Imam ibn Kethiri Allahu e mëshirfotë ka një komentim shum të bukur që i përshtatet qind për qind asaj që e thojnë shkencëtarët e perëndimit; ; Për qiellin plot rrugë.

Është thurur(qepur) me shumë yje



Shkencëtarët kanë folur gjatë për këtë strukturë, nëse shikojmë këtë strukturë kozmike do të vërejmë që cdo fije ka të vendosur mijëra galaktika dhe mos të harrojmë një galaktikë posedon qindra miliona yje, në foto ku duket si një pikë e vogël e që nuk shihet qartë.

Shohim pikat e vogla të rreshtuar me fije precise dhe çdo fije arrin ditancën qindra million vjet dritë.

Dmth. Ketu kemi shumë kate njëra mbi tjetrën, dhe verëjmë që Allahu xh.sh përsosi cdo send; (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai hollësisht është i njohur se çka punoni. Neml 88.

Një vit dritë; është një distancë prej një viti të plotë, drita udhëton me një shpejtësi që arrin 300 mijë km.në sekondë,galaktika jonë që përmban më shumë se 100 mije million yje dhe që të arrihen këto I duhet qindra million vjet, natyrisht në këtë kozmos që shihet ndërsa pas asaj e din vetëm Allahu xh,sh



Nëse shikojmë dhe studiojmë fjalën që përmendet në Ajetin "Ves Semai Dhatil Hubuk” Për qiellin plot rrugë.

Fjala( el hubuk-Plotë rrugë) merr shumë kuptime: Shtrëngim, e fortë, përfundimtare.

Fjalia el Hubuk ka ardhur në shumës (plotë rrugë) dhe jo njëjës, Allahu xh.sh nuk ka thënë :”Ves Semai dhatil Habike” Për qiellin që është një rrugë” por ka thënë plotë rrugë e që është shumësi i fjalës rrugë. Për këtë arsye Allahu xh.sh ka dhënë shumësin e fjalës me shumë kuptime të strukturës. Struktura mund të jetë përfundimtare , e hollë, e dobët, e fortë, pjesëruar, koherencë, mirëpi fjala El Hubuk nënkupton (thurje)Struktura arbitrare, qe don të thotë me mjeshtëri e ka përsosur këtë thurje, për këtë edhe shkencëtarët e thanë që kjo thurje kozmike nuk është thurje e thjeshtë, por është thurje e fortë që ka shtrënguar fijet shumë fort.

Në këtë fjalë të Allahut xh.sh na del një mrekulli e madhe, shkencëtarët përdorin dhe mënyra tjera që të arrisin te rezultati apo përfundimi I njëjtë.



Truri nervor i njeriut dhe Struktura(thurja) kozmike

Nga gjërat më interesante është se po qe se sjellim një shembull dhe foton e trurit të njeriut edhe maksimizojmë qelizat e trurit nervor vërejmë se fotoja na rezulton që i ngjanë thurjes të kozmosit, kjo na tregon se është një Krijues: All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.Zumer-62

Pse e përmend këtë të vërtetë Allahu xh.sh në Librin madhështor?

E dijmë që shkencëtarët nxitojnë drejt zbulimit e të fshehtave të gjithësisë dhe motivi i tyre është dashuria e kureshtjes dhe njohuris, mirëpo në Kur’an nuk mund të gjejmë ndonjë ajet të vetëm pa pasur prapa vetes ndonjë qëllim të madh,nëse ne shikojmë në serin e ajeteve ku thotë Allahu xh.sh:

7. Për qiellin plot rrugë.

8. Ju gjendeni në një thënie kontradiktore,

9. Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.

10. Mallkuar qofshin gënjeshtarët

Fjala ne ajetin e fundit që përmendet El Ifk dmth: gënjështër, që nënkupton për ata të cilët trillojnë gënjeshtra për Allahun xh,sh dhe se ky Libër nuk është nga Allahu xh.sh. Pas këtyre ajeteve Allahu xh.sh thotë:

20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.

21. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?

22. E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet. Dharijat.

23. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.

Këtu kemi arritur te objektivi i kësaj të vërtete universale: , kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni. Dmth: O ju Ateistë dhe Skeptik në Librin e Allahu xh.sh ashtu njëjtë siç nuk dyshoni në pamjen e kësaj strukture (thurje) dhe ashtu siç nuk dyshoni kur ju flisni, poashtu dhe duhet ta dini dhe të vërtetoni se këto janë fjali të Allahut xh.sh, sepse nuk është e mundur për një njeri të parashikojë strukturën(thurjen) e kozmosit para 14 shekujve.

Abdu Daim El Kuhejl

Përshtati dhe përgatiti nga Arabishtja:

Shefket Bafqari



------------------------------------------------------------------



[1] E Papantonopoulos, The Physics of the Early Universe, Springer,2005.

[2] Volker Springel, Professor Carlos Frenk, Professor Simon White, Millennium Simulation – the largest ever model of the Universe, University of Durham, 2005.

[3] Matts Roos, Introduction to Cosmology, John Wiley and Sons, 2003.

[4] Robert Sanders, "Dark matter" forms dense clumps in ghost universe, University of California, 05 November 2003.

[5] Michael Rowan-Robinson, Cosmology, Oxford University Press, 1996.

[6] Malcolm S. Longair, The Cosmic Century, Cambridge University Press, 2006.

[7] Klapdor-Kleingrothaus, Dark Matter in Astro- And Particle Physics, Springer, 2003.

[8] Neil J C Spooner, Vitaly Kudryavtsev, The Identification of Dark Matter, World Scientific, 2001.

[9] The Age of the Universe, Dark Matter, and Structure Formation, Colloquium on the Age of the Universe St, National Academies Press, 1998.

[10] N Katherine Hayles, Cosmic Web, Cornell University Press, 1984.

[11] Robert A. Simcoe, The Cosmic Web, Americanscientist, Volume: 92 Number: 1 Page: 30, 1.30. 2004.

[12] Maggie McKee, Washington DC, Mini-galaxies may reveal dark matter stream, New Scientist, 12 January 2006.

[13] David Wands, A brief history of cosmology, www-history.mcs.st-andrews.ac.uk, March 1997.

[14] Our own Galaxy - the Milky Way, University of Cambridge, www.cam.ac.uk.

[15] BBC News Onlin, Supercomputer to simulate bomb tests, news.bbc.co.uk, 30 June, 2000.

[16] Palle Møller, Johan Fynbo, Bjarne Thomsen, A Glimpse of the Very Early Universal Web, European Southern Observatory, 18 May 2001.

[17] Tim Radford, A duplicate universe, trapped in a computer, www.guardian.co.uk, June 2, 2005.

[18] Biggest ever cosmos simulation, news.bbc.co.uk, 1 June, 2005.

[19] Heather Hasan, How Mathematical Models, Computer Simulations and Exploration Can Be Used To Study The Universe, p134, The Rosen Publishing Group, 2005.

[20] Manolis Plionis, Spiros Cotsakis, Modern Theoretical and Observational Cosmology, Springer, 2002.

[21] J. Richard Bond, Lev Kofman & Dmitry Pogosyan, How filaments of galaxies are woven into the cosmic web, Nature 380, 603 - 606 ,18 April 1996.

[22] Gemini, Subaru & Keck, Discover large-scale funneling of matter onto a massive distant galaxy cluster, www.gemini.edu, 30 June 2004.
Kategori: Krijimi i gjithësisë | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/06/2010)
Klikime: 2519 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 Refet  
0
Esselamu Alejkum:
Lidhje me ket ajet plot rruge mund te shtojm edhe krim vrimat ne universe shiqo detalet ne artikullin qe bera PARA disa vitesh....
http://www.refet-astronomi.blogspot.com/
shpresoj se nuk jam gabim.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024