E diel, 22/12/2024, 07:38
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Pasha fikun dhe ullirin!
 
Pasha fikun dhe ullirin!
 
Image
„Pasha fikun dhe ullirin“, fillon sureja e Kur’anit Kerim „Tin“ ku All-llahu i Lartësuar betohet në këto të mira dhe begati që i dhuroi njerëzimit.

    All-llahu [subhanehu ve teala] i përmend dhe betohet në to në Kur’anin Kerim dhe dihet se Ai i Lartësuari betohet vetëm në diçka të rëndësishme.

        Njëherë Ebu Derda [radijallahu anhu] ia kishte ofruar të Dërguarit të All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] një pjatë me fiq të freskët,  kurse Ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte kthyer kah të tjerët duke i ftuar që të hanë së bashku me të. Me këtë rast u kishte thënë:“Sikur të përmendja ndonjë pemë që bie nga Xhenneti, do të thoja se është kjo pemë, sepse pemët e Xhennetit nuk kanë berthamë“. Dhe kishte shtuar edhe këtë: "Hani nga kjo pemë se kjo i pengon hemorroidet, shëron njerëzit leshtor dhe ndihmon në rastet me artrit ( lat. Arthrolithiasis)“.

        Ka disa lloje të fiqve, kurse lloji më i mirë është fiku i bardhë, i cili duhet të piqet dhe të qërohet para se të hahet. Fiku (arab. Tin; lat. Ficus carica) është një fryt i këndshëm  në vete përmban ngrohtësi dhe është shumë ushqyes. Pema e fikut është nga familja e trumzës. Gadishulli Arabik, veçanërisht pjesa jugore e tij, është i pasur me fiq, për shkak të tokës pjellore. Përdoret  i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyrna. Fiqtë e njomë kanë mjaft vitaminë C, provitaminë A, vitamin B1, hekur, kalcium, phosphor, klor, magnezium, bakër.  Në 100 gr. fiq gjinden 270 kalori.

        Ngrënia e fiqve shëron zërin e ngjizur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion  të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet nga mukusi (jarga) i njelmët. Gjithashtu shëron problemet me kollë kronike.

        Ngrënia e fiqve të freskët e pengon zhvillimin e urinës toksine, ndihmon në nxjerrjen jashtë të shtresimeve (sedimenteve) të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur të veshkëve.

        Megjithatë ngrënia e tepërt e fiqve nxit krijimin e morrave.

        Nga ana tjetër është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup. Për atë shkak këshillohet të mos përdoret prej atyre që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase i jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënien e flokëve, mënjanon erën e rëndë të gojës. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove. Gjethet e njoma të fikut kanë veti  terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës. Merren 1-2 gjethe të freskëta dhe zihen në 200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i fituar pihet në mbrëmje para gjumit ose në mëngjes në lukth të zbrazët.

        Lus All-llahun [subhanehu ve teala] të pranojë këtë vepër që është thjesht vetëm për hir të Tij dhe për asgjë tjetër.

        Falemnderimi i takon All-llahut, Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet  tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët.

(Inshall-llah vazhdon me përshkrimin e ullirit)

 

        Përgatiti:
       
Suzana Hasani
        18 Maj 2007
--------------------------------
Literatura e përdorur:
1.  „Thesare në Kur’an” – Saimir Bulku, Orjeta Deda (Bulku)
2.  „Mjekësia e të Dërguarit Muhammed s.a.v.s.“ - Ibn-Kajjim el- Xhevzi  (Dr. sci. Ali  F. Iljazi)
3.  „Mjekësia profetike“ – Imam Xhelaluddin es – Sujuti (Dr. sci. Ali  F. Iljazi)
4. „ Mjekësia e Muhammedit s.a.v.s.“- Imam Xhelaluddin es – Sujuti ( Muhammed Bajrami)

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 1024 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 Graniti  
0
me pelqej shum ky sqarim per nje pem qe ndoshta nuk ja dim vleren e vertet, jo vetem Fikut por edhe shume te tjerave, do te doja te dij edhe per tjerat begati.. faleminderit

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024