E enjte, 18/04/2024, 11:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Nga mrekullia numerike në Kuran
Nga mrekullia numerike në Kuran
 


Allahu i Lartësuar ka përmendur në Kuran shumë gjëra, pastaj dijetarët kur i kanë studiuar kanë gjetur një ngjashmëri të çuditshme në këtë.

Fjala ‘El bahër’ -deti, është përmendur në Kuran 32 herë.

Fjala ‘El berr’ -toka” është përmendur 13 herë.

Është përmendur fjala ‘dete’ (do të thotë ujra) 32 herë, kurse fjala tokë (do të thotë e thatë) në Kuran përmendet 13 herë.

Nëse ne i mbledhim numrin e fjalës dete të përmendur në Kuran dhe numrin e fjalëve toka, atëherë arrin numrin 45.

Nëse e bëjmë një përpjestim të thjeshtë në këtë formë:

1. Numrin e përgjithshëm të fjalës dete e pjestojmë me numrin e përgjithshëm të fjlëve toka dhe dete dhe atë e shumëzojmë me 100%.

32 : 45 x 100% =71<11111111111%

2. Numrin e përgjithshëm të fjalës tokë e pjestojmë me numrin e përgjithshëm të fjalëve tokë dhe dete e shumëzojmë me 100%.

13 : 45 x 100% = 28, 88888888889 %

Dhe kështu me këtë përpjestim të thjeshtë arrijmë një rezultat që është një mrekulli (muxhize) tek e cila ka arritur shek.XIV, pasi njohuritë shkencore vërtetojnë se:

Përqindja e ujit në glob është =71,11111111111%

Kurse përqindja e tokës së thatë në globin e botës është =28,88888888889%

Nëse e mbledhim njërin numër me tjetrin arrijmë shumën 100%.
Kjo shumë është realisht edhe përqindja e globit në përgjithësi.

Çfarë themi për këtë mrekulli? A është kjo rastësi?
Kush ia mësoi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) të gjithë këtë? Kush e mësoi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) i cili ishte analfabet në moshën dyzetëvjeçare?

Prandaj themi se Ai nuk flet sipas dëshirës "Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili)” (Nexhm, 3-5)

Prandaj le të bëjmë sexhde ndaj Zotit tonë për falënderim pasi jemi nga muslimanët, nga ata që bartin këtë libër të madh. Unë ju them se kjo është një nga mrekullitë numerike në Kuranin Famëlartë, e jo e tëra.
Ekzistojnë libra të shumtë ku sqarojnë mrekullitë numerike, astronomike, mjeksore, gjeologjike, logjike,…etj.

Përktheu: Alaudin Abazi
19.05.2006
 
Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/01/2010)
Klikime: 936 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 trimnor  
0
shum mir e keni ba se qeveria jon veq per veti e per te varfur nuk menojn

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024