E shtunë, 20/04/2024, 11:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 8
Vizitorë: 8
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Namazi, i dobishëm për shtatzënën, i dëmshëm për femrën me cikël mujor
Namazi, i dobishëm për shtatzënën, i dëmshëm për femrën me cikël mujor
 

 
Studimet mjekësore bashkëkohore vërtetojnë se sporti dhe lëvizjet trupore, siç është edhe namazi, janë shumë të dobishme për gra shtatzëna, por i dëmtojnë tepër gratë gjatë ciklit mujor. Femrës që fal namaz, kur bie në ruku dhe në sexhde, i rritet lëvizja e gjakut në mitër, duke shtuar edhe faktin se qelizat e mitrës dhe të vezores janë të ngjashme me qelizat e mëlçisë, të cilat tërheqin shumë gjak. S'do mend se mitra e shtatzënës ka nevojë për shumë gjak në mënyrë që të ushqejë embrionin si dhe të pastrojë ndyrësirat nga gjaku i tij. Femra shtatzënë, kur fal namazin, e ndihmon atë në çuarjen e gjakut të shumtë tek embrioni.

Ndërsa femra me cikël mujor, nëse fal namazin, shkakton lëvizjen e gjakut me shumicë në mitrën e saj, gjë që çon në humbjen dhe zbritjen e tij në gjakun e menstruacionit.
Sasia e gjakut dhe e lëngjeve të humbura nga trupi i femrës gjatë ditëve të ciklit vlerësohet rreth 24 ml gjak, gjithashtu aq edhe të lëngjeve.

Sikur femra të falte namazin gjatë ciklit, ai do bëhej shkaktar për shkatërrimin e sistemit të imunizuar në trupin e saj, për faktin se rruazat e bardha të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në imunitet, humben përmes gjakut të humbur të menstruacioneve nga trupi.

Gjakderdhja, në përgjithësi, shton mundësitë e infektimit nga sëmundjet. Ndërsa gratë me cikël mujor, Allahu i Lartësuar i ka ruajtur nga infektimet me përqendrimin e rruazave të bardha të gjakut në mitër gjatë periudhës mujore në mënyrë që të kryejnë ruajtjen dhe mbrojtjen kundër sëmundjeve.
Nëse femra me menstruacione falet gjatë asaj periudhe, ajo humb shumë gjak dhe bashkë me të humb edhe rruazat e bardha. Si pasojë, pothuajse të gjitha gjymtyrët e trupit të saj, si mëlçia, shpretka, gjëndra limfatike, truri i ekspozohen sëmundjeve. Këtu shfaqet urtësia e ndalimit të namazit për gratë gjatë periudhës së menstruacioneve derisa ato të pastrohen, ashtu siç është cilësuar Kurani, se ajo është periudhë e dëmshme dhe e neveritshme, duke shtuar edhe faktin se lëvizja e trupit, sidomos gjatë sexhdes dhe rukusë, rrit rrjedhjen e gjakut në mitër dhe lehtëson humbjen e tij më kot duke shtuar edhe atë se shkakton mungesën e kripërave minerale nga trupi.

Gjatë periudhës së menstruacioneve mjekët këshillojnë për pushim dhe marrje të ushqimit, në mënyrë që trupi të mos humbë gjakun dhe të gjitha kripërat minerale të çmuara.
Këtu gjithashtu vihet në pah urtësia e ndalimit të agjërimit për gratë gjatë menstruacioneve.
 

Përgatiti: Almedin Ejupi

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/03/2010)
Klikime: 3718 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 2
2 arrita  
0
selam alejkum te nderuar kam nje pyetje deri tek ju tash am filluar ti agjeroj 6 ditet ramazan sot ishte dita e 2 e agjerimit pas ketyre do te agjeroj dhe borxhin qe kam mirepo disa me thon se deri te enjten ndersa disa tjer thuajn se esht deri ne javen tjeter dhe un vet e di se ka koh deri nje muaj ju lutem pres pergjigje nga ju faleminderit paqja dhe meshira e allahut qofshin mbi ju.

1 qenan krasniqi  
0
selam alejkum e nderuar redaksi kam nje pytje sa eshti i dobishem namazi gjat shtatzanis dhe se a demton foshnjen gjat faljes se namazit ju faleminderit allahu ju shperbleft

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024