E martë, 23/04/2024, 09:51
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Misvaku - Ilaç preventiv për dhëmbë
Misvaku - Ilaç preventiv për dhëmbë
Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve...

 

Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s..

Misvaku është shkop i cili përdoret për masazhën e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe "judlik", që mund të përkthehet në kuptimin "masazhë" (që d.m.th. masazha e brendisë së gojës).

Lloji më i mirë i misvakut është druri "arak" (Salvadora persica). Misvaku i Pejgamberit s.a.v.s. ka qenë nga ky dru. Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobët (baktericid) me aromë natyrale të freskët.

Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimik se çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbë.

Sikur brusha për dhëmbë, misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thehet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibil. Palca e misvakut formësohet në formë të përshtatshme duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve, njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.

Pejgamberi s.a.v.s. para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t'i pastruar dhëmbët dhe gojës duke i dhënë aromë të këndshme.

Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak."

Ngecjet e ushqimit në mes dhëmbëve ofrojnë mjedis ideal për zhvillimin e milion bakterieve që mund të shkaktojnë sëmundje qelbuese të mishit të dhëmbëve dhe cistë. Në rastet më të rënda mund të vijë deri te inflamimi i maksilës ose mandibulës.

Bakteriet gjithashu prodhojnë enzime të dëmshme që tretin kalciumin nga dhëmbët duke shkaktuar karies. Në raste serioze, bakteriet krijojnë gazra që shkaktojnë kundërmim nga goja. Para pak kohësh studimet zbuluan që misvaku posedon minerale natyrore që mbysin mikrobët dhe mënjanojnë pllakëzat.

Pejgamberi s.a.v.s. e kishte zakon të fërkojë misvakun me gjuhën, dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve.

Ebu Musa el-Esh'ariu r.a. ka thënë: "E kam vizituar Pejgamberin s.a.v.s. ndërsa misvakun e kishte në majën e gjuhës."

PËRBËRËSIT KIMIK TË MISVAKUT

Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë:

1.
Inkibitorët e acidit antibakterial. Këta janë materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakdedhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegët, ngase në të është gjetur substanca e ngjajshme me senfin, i cili lufton qelbosjet në sojë dhe shkatërron bakteriet.
2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. asocacioni dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.
3. Vajëra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe gojës aromë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.
4. Enzimet që pengojnë krijimin e pllakëzave që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.
5. Përbërësit që parapengojnë qelbosjen dhe bakteriet, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e bakterieve në gojë.

Disa shkencëtarë kanë zbuluar se përdorimi i brushës së thatë shkakton dëmtimin e shpejtë të dhëmbëve, ndërsa brusha e lagësht zbut dëmtimin e dhëmbëve. Për këtë misvaku duhet lagur para përdorimit. Nëse nuk ka alternativë, mjafton pështyma për ta lagur drurin. Misvaku gjithashtu përmban kemikale që shtojnë sasinë e pështymës në
gojë e cila ofron mbrojtje natyrale dhe pastrim.


Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (18/10/2009)
Klikime: 1363 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024