E diel, 22/12/2024, 14:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i gjithësisë

Masa e rruzullit tokësor dhe fusha magnetike

Masa e rruzullit tokësor dhe fusha magnetike

Largësia e Tokës nga Dielli ka një rëndësi të madhe si për nga shpejtësia rrotulluese e Tokës por edhe në format e relievit të saj. Nëse do ta krahasojmë Tokën me Mërkurin, i cili është vetëm sa 8% e masës së Tokës apo me Jupiterin, i cili ka një masë 318 herë më të madhe se Toka, do të vërejmë se planetet mund të zotërojnë përmasa të ndryshme. Vallë midis këtyre planeteve me masa nga më të ndryshmet, madhësia e Tokës është përcaktuar rastësisht?

Jo! Ndërsa studiojmë cilësitë e rruzullit tokësor shohim se ky trup qiellor është pikërisht në atë madhësi që duhet të jetë. Gjeologët amerikanë Pres dhe Siver mbi këtë anë "të përshtatshmërisë" së Tokës na vënë në dijeni se:

"Madhësia e Tokës është aq sa duhet të jetë. Nëse do të ishte më e vogël forca tërheqëse e saj do të zvogëlohej shumë dhe nuk do të mund të mbante në ekuilibër atmosferën, e nëse do të ishte më e madhe këtë radhë forca tërheqëse e Tokës do të rritej aq shumë sa me tërheqjen që do t'i bënte disa gazeve helmuese do ta kthente atë në një atmosferë vdekjeprurëse...".58

Përveç madhësisë së saj, edhe struktura e brendshme e Tokës zotëron një projektim të veçantë për jetën. Në saje të shtresave në këtë strukturë të brendshme të saj Toka ka një fushë magnetike dhe kjo fushë është shumë e rëndësishme për jetën. Pres dhe Siver e shpjegojnë kështu këtë çështje:

"Bërthama e Tokës është e ekuilibruar me një delikatesë shumë të madhe dhe është një motor nxehtësie i ushqyer nga radioaktiviteti... Nëse ky motor do të punonte më ngadalë, kontinentet nuk do të arrinin të kishin strukturën e sotme... Hekuri nuk do të shkrihej kurrë dhe nuk do të zbriste në bërthamën e lëngët e kështu që nuk do të formohej kurrë fusha magnetike e Tokës... Nëse Toka do të kishte më tepër lëndë djegëse radioaktive dhe meqë do të kishte një motor nxehtësie më të shpejtë, retë vulkanike do të ishin aq të trasha sa të na mbulonin të tërë Diellin, dendësia atmosferike do të rritej tej mase dhe sipërfaqja e Tokës do të përfshihej pothuajse çdo ditë nga shpërthime vullkanike dhe tërmete të njëpasnjëshme".59


Në bërthamë të Tokës gjenden një lloj "motori nxehtësie". Ky është programuar në një mënyrë kaq të përsosur që edhe të jetë i fortë për të formuar fushën magnetike për mbrojtjen e Tokës por edhe ekuilibrues për ta mbajtur në lëvizje koren e Tokës pa e mbytur atë në llavë.

Fusha magnetike për të cilën folën, Pres dhe Siver, ka një rëndësi të madhe për jetën tonë. Kjo fushë ashtu siç e cilësuam edhe më sipër, shkaktohet nga struktura e bërthamës së rruzullit tokësor. Bërthama përmban elemente të rëndë që zotërojnë veti magnetike si hekuri dhe nikeli. Thelbi i kësaj bërthame është i ngurtë dhe pjesa tjetër është e lëngët. Të dyja këto shtresa të bërthamës lëvizin vazhdimisht rreth njëra-tjetrës. Kjo lëvizje ndikon në një lloj magnetizmi mbi këto metale të rëndë duke krijuar një fushë magnetike. Toka me anë të kësaj fushe, e cila shtrihet edhe më tej atmosferës është e mbrojtur nga çdo lloj rreziku që mund të vijë nga hapësira. Rrezet kozmike vdekjeprurëse të rrezatuara nga yjet përtej Diellit nuk mund ta përshkojnë dot këtë mburojë mbrojtëse rreth Tokës. Sidomos Brezat Van Allen, të cilat përshkruajnë rrathë magnetikë në një largësi dhjetëra-mijëra kilometra larg Tokës, e mbrojnë atë nga energjitë vrasëse.

Është llogaritur se retë plazmike janë të barabarta me 100 milion bomba atomike si ajo e hedhur në Hiroshimë. Në të njëjtën mënyrë edhe rrezet kozmike mund të jenë po aq të fuqishme. Por fusha magnetike e Tokës lejon kalimin e vetëm të 0.1 % të këtyre rrezeve vdekjeprurëse dhe kjo përqindje, e cila përbën vetëm një të mijtën e këtyre rrezeve thithet prej atmosferës. Për të prodhuar një fushë të tillë magnetike është e nevojshme një rrymë energjie elektrike prej 1 mili-ard amperësh. Kjo do të ishte përafërsisht e njëjtë me energjinë elektrike të përgjithshme të prodhuar gjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Në qoftë se nuk do të ekzistonte një mburojë e tillë e Tokës, jeta në mënyrë të vazhdueshme do të shkatërrohej dhe mbase nuk do të ekzistonte fare. Siç deklaruan Pres dhe Siver, meqë bërthama e rruzullit tokësor është pikërisht aq sa duhet të jetë, Toka në këtë mënyrë arrin që të mbrohet.

E thënë ndryshe, në qiell, ashtu siç na tërheq vëmendjen edhe një ajet i Kuranit: "Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurtë por ata zmbrapsen prej atyre argumenteve" (Enbija, 32); ekziston një mburojë (çati) mbrojtëse e krijuar kjo posaçërisht për ne.

 

Përshtatshmëria e Atmosferës

Toka, siç e pamë deri tani zotëron një temperaturë të duhur, përmasa të duhura dhe shtresa të ndryshme mbrojtëse të posaçme për jetën. Por nuk janë vetëm këto kushtet e mjaftueshme për të mundësuar jetën e gjallesave në tokë. Një kusht tjetër me rëndësi jetike është edhe struktura e atmosferës. Një shembull për këtë është edhe "përshtatja e atmosferës së lehtë", të cilën e rastisim shpesh herë nëpër filma. Njerëz, të cilët me anë të një anijeje kozmike i afrohen një planeti të largët, mund të shohin pa zbritur në të nëse atmosfera e tij është e përshtatshme për frymëmarrje apo jo. Në përgjithësi rastisin atmosfera të përshtatshme. Ky skenar na lë të kuptojmë sikur njeriu mund të gjejë rastësisht dhe me lehtësi atmosfera të përshtatshme. Në fakt nëse do të bënim një udhëtim në thellësi të universit me këto anije kozmike, do të ishte pothuajse e pamundur të gjendet një atmosferë e përshtatshme në një planet tjetër. Sepse atmosfera e Tokës është një përzierje (komponim) e jashtëzakonshme e projektuar kjo duke plotësuar kushte të veçanta e shumë të domosdoshme për jetën.

Atmosfera e Tokës përbëhet nga përzierja e 77% azot, 21% oksigjen, 1% dioksid karboni dhe nga disa gaze të tjerë si argoni. Le të fillojmë me gazin më të rëndësishëm, oksigjenin. Oksigjeni është shumë i rëndësishëm sepse si njerëzit edhe gjallesat e tjera, të cilat zotërojnë një organizëm të ndërlikuar, shumica e reaksioneve kimike që përdorin për të fituar energji realizohen në saje të oksigjenit. Komponimet karbonike hyjnë në reaksion me oksigjenin dhe si rezultat shtijmë në dorë ujë, dioksid karboni dhe energji. Në këtë reaksion shfaqen paketëzat energjike, të cilat përdorin qelizat tona dhe që quhen ATP (adenozin trifosfat). Pikërisht edhe ne për këtë gjë e ndiejmë të nevojshme praninë e vazhdueshme të oksigjenit dhe për të përmbushur këtë nevojë kryejmë frymëmarrje.


Do të mjaftonte vetëm një rritje prej 5% të oksigjenit në atmosferë që të shkaktonte djegien e pjesës më të madhe të pyjeve mbi tokë.

Ana interesante është se përqindja e oksigjenit në ajër, të cilën e thithim, është e llogaritur me një saktësi të mahnitshme. Mbi këtë aspekt Majkëll Denton shkruan:

"A do të mundte atmosfera jonë të mbante më tepër oksigjen dhe kjo a do të arrinte të mbështeste jetën? Jo! Oksigjeni është një element tepër reaktiv. Përqindja e oksi-gjenit që gjendet në atmosferë, pra 21%, është pikërisht në atë pikë ideale që për sigurinë e jetës nuk duhet të kapërcehet. Çdo 1% oksigjen që shtohet mbi 21 përqindëshin, do të krijojë një probabilitet prej 70% më tepër që një rrufe të shkaktojë zjarr ndër pyje".60

Po për të njëjtën çështje biokimisti anglez Xheims Lovelok shkruan:

"Vetëm një pjesë e vogël e ushqimeve vegjetariane do të mundet të mbijetojë prej ndryshimit të vlerave të oksigjenit në një kuotë prej 25%, e cila do të shkaktonte fatkeqësi të mëdha natyrore, zjarre të mëdha, të cilat do të asgjësonin plotësisht pyjet tropikale dhe tundrat arktike... Përqindja e tanishme e oksigjenit është një pikë (numerike) ku ekuilibrohen shumë mirë rreziku me dobinë".61

Ekuilibrimi i përqindjes së oksigjenit në atmosferë realizohet në saje të sistemit të "riqarkullimit". Kafshët vazhdimisht konsumojnë oksigjen dhe prodhojnë dioksid karboni, helmues për to. Bimët në të kundërt, me kthimin e dioksidit të karbonit në oksigjen jetëdhënës, sigurojnë vazhdimësinë e jetës organike. Në këtë mënyrë nga lulet çdo ditë sigurohet me miliarda tonelata oksigjen për atmosferën.

Këto dy grupe gjallesash, pra, bimët dhe kafshët nëse do të realizonin të njëjtin reaksion, Toka në një kohë fare të shkurtër do të kthehej në një planet të shkretë. Në rastin që edhe kafshët do të prodhonin oksigjen ashtu si bimët, atmosfera do të fitonte një veti "djegëse" dhe shkëndija më e vogël do të shkaktonte zjarre gjigande prej ku e gjithë bota do të shpërthente si bombul gazi. Nga ana tjetër, nëse do të prodhonin që të dyja dioksid karboni, oksigjeni në atmosferë do të konsumohej me shpejtësi dhe pas një kohe të shkurtër edhe pse arrijnë të ma-rrin frymë, gjallesat do të fillonin të vdisnin duke u mbytur (nga mungesa e oksi-gjenit).

Faktikisht ekuilibrimi në atmosferë është krijuar në mënyrë aq të përsosur saqë oksigjeni në të kufizohet në atë përqindje ideale për jetën dhe qëndron me shprehjen e Lovelok, "në një pikë numerike ku ekuilibrohet shumë mirë rreziku me dobinë".

Një aspekt tjetër i përsosmërisë së ekuilibrit të atmosferës është dendësia e saj ideale për të na mundësuar frymëmarrjen.

 

Atmosfera dhe Frymëmarrja

Ne marrim frymë në çdo çast të jetës tonë. Mushkëritë vazhdimisht thithin ajër dhe në të njëjtën kohë po të njëjtin ajër e kthejnë mbrapsht. Këtë e bëjmë aq shpesh sa mendojmë se është një gjë "normale". Faktikisht ky është një proces shumë i ndërlikuar.

Sistemi ynë trupor është programuar në atë mënyrë që tek marrim frymë nuk është e nevojshme të mendojmë për të. Tek ecim, vrapojmë, lexojmë një libër, bile edhe kur flejmë vazhdimisht llogaritet se sa frymë duhet të marrim dhe në li-dhje me këtë funksionojnë mushkëritë. Arsyeja për të cilën ne kemi kaq shumë nevojë për frymëmarrje është sigurimi i energjisë, të cilën e përfitojmë në saje të reaksioneve që vazhdimisht i mundëson oksigjeni, për ato miliarda funksione të veçanta që realizohen çdo sekondë në trupin tonë.

Për të lexuar këtë shkrim tani, duhet që vazhdimisht të ushqehen me oksi-gjen ato miliona qeliza në shtresën e retinës së syrit. Nëse do të ulej përqindja e oksigjenit në gjak do të na "errësohej shikimi". Në të njëjtën mënyrë të gjithë muskujt e trupit, tërësia e qelizave që përbëjnë këto muskuj, përfitojnë energji duke "djegur" komponente karbonike, dmth, duke futur në reaksion oksigjenin. Ndërsa përfitohet një energji e tillë në trup shfaqet dioksidi i karbonit, i cili duhet të nxirret jashtë.

Ja pra, për këtë gjë marrim frymë. Në çastin që thithim ajër përafërsisht 300 milion dhomëza të vogëla në mushkëritë tona mbushen me oksigjen. Kapilarët të ngjitura në muret e këtyre dhomëzave e thithin menjëherë këtë oksigjen dhe pas zemrës e dërgojnë atë në të gjithë trupin. Këto kapilarë duke e tërhequr brenda në gjak oksigjenin, në të njëjtën kohë nxjerrin dioksidin e karbonit si mbeturinë. Me anë të këtij procesi, i cili nuk zgjat më tepër se gjysëm sekonde, thithim brenda vetes ajrin e pastër (oksigjenin) dhe lëshojmë jashtë ajrin e pa pastër (me dioksid karboni).

Mund të mendoni, pse në mushkëritë tona ndodhen 300 milionë dhomëza. Arsyeja për këtë është për të ngritur në maksimum sipërfaqen me të cilën mushkëria kontakton me ajrin. Kjo sipërfaqe e dendur në saje të dhomëzave është aq e madhe sa nëse këtë e nxjerrim nga mushkëria dhe e hapim në një sipërfaqe të sheshtë zë vend sa një fushë tenisi.

T'ju tërheqim vëmendjen këtu në një pikë: Ky është një projektim shumë i mrekullueshëm që në një vend kaq të ngushtë brenda në mushkëri këto dhomëza dhe kanalet lidhëse mes tyre të arrijnë përfitimin maksimal të oksigjenit. Ky projektim është i lidhur ngushtë me plotësimin e një kushti: Duhen të arrihen vlera të përshtatshme të dendësisë, qarkullimit (paqëndrueshmëri, rrjedhshmëri, ndryshim ivazhdueshëm) dhe trysnisë së ajrit për të qarkulluar lehtësisht nëpër këto kanale.

Trysnia e ajrit ështe 760 mm Hg. Dendësia e tij në nivel të detit është përafërsisht 1 gram/litër. Ndërsa qarkullimi i ajrit në sipërfaqe të detit është 50 herë më i madh se i ujit. Këto vlera që mund të quhen shifra të parëndësishme, janë shumë jetike për sa i përket jetës sonë. Sepse "për të mundësuar jetën e gjallesave, të cilat marrin frymë veçoritë karakteristike të përgjithshme të atmosferës-dendësia, qarkullimi, trysnia- janë të domosdoshme të jenë në vlera shumë të ngjashme me ato që zotërojnë në këtë çast".62

Tek marrim frymë, mushkëritë tona përdorin një energji përballë forcës që quhet "rezistenca e ajrit". Kjo rezistencë është gjendja statike që tregon ajri ndaj lëvizshmërisë. Por është e dobët për shkak të vetive të tjera të atmosferës, kështu që mushkëritë tona me lehtësi marrin dhe nxjerrin frymë jashtë. Në rast se kjo rezistencë mund të rritet do të shkaktojë vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Kjo mund të shpjegohet me një shembull të tillë: Është e lehtë të tërhiqet ujë me anë të një shiringe (gjilpëre, injektori), por po me të njëjtën shiringë është e vështirë të tërhiqet një sasi mjalti. Sepse mjalti zotëron një qarkullim më të ngadaltë dhe një dendësi më të madhe se uji.

Ja pra, edhe dendësia, qarkullimi apo trysnia e ajrit nëse ndryshon pak në vlera, frymëmarrja jonë do të vështirësohet ashtu si tërheqja e mjaltit me një shiri-ngë. Nëse do të mendojmë "të zgjerojmë shiringën", pra, të zgjerojmë kanalet e mushkërive, do të jetë propozim i gabuar. Atëherë ajo sipërfaqe e mushkërisë që do të kontaktojë me ajrin do të ulet në minimum dhe do të humbi atë strukturë të duhur për të përballuar nevojat e trupit për oksigjen. Është kusht që vlerat e dendësisë, qarkullimit dhe trysnisë të jenë medoemos në kufinjtë e caktuar dhe vlerat që zotëron ajri që thithim janë pikërisht në këtë interval të ngushtë të vlerave.

Majkëll Denton rreth kësaj çështjeje bën këtë koment:

"Është e qartë se nëse dendësia apo viskoziteti (gjendja statike) i ajrit do të ishte disi më e madhe, rezistenca e tij do të rritej shumë dhe do të ishte e pamundur të projektohej një aparat frymëmarrjeje për të siguruar përqindjen e oksigjenit që i nevojitet një gjallese... Duke krahasuar përqindjet e mundshme të trysnisë atmosferike dhe të oksigjenit, tek kërkojmë vlera numerike të përshtatshme për jetë, përballemi me një interval shumë të kufizuar. Tërësia e të gjithë kushteve tejmase të shumta të domosdoshme për jetën realizohen në këtë interval të shkurtër - dhe vendi i atmosferës në këtë interval - padyshim që është një përshtatje e jashtëzakonshme".63

Vlerat numerike të atmosferës janë të rëndësishme jo vetëm për frymëmarr-jen tonë por edhe për qenien blu të planetit tonë. Nëse trysnia atmosferike do të zvogëlohej sa 1/5 e vlerave të sotme, avulli në det do të rritej shumë dhe ky avull uji, i cili në atmosferë do të arrijë në raporte shumë të larta duke formuar mbi tokë një "ndikim sere", do ta rriste tejmase temperaturën e planetit. Nëse trysnia atmosferike do të ishte edhe një herë më e madhe se vlera e sotme në këtë rast përqindja e avullit të ujit në atmosferë do të ulej shumë dhe i gjithë rruzulli tokësor do të kthehej në shkretëtirë.

Të gjithë këto ekuilibre tregojnë edhe një herë se si veçoritë e tjera të tokës edhe ato atmosferike janë krijuar posaçërisht për të mundësuar jetën e njeriut. Këto fakte, të cilat na i shfaq shkenca provojnë se universi nuk është një grumbull materiesh të rastësishme dhe të pakontrolluara. Sigurisht që ekziston një Krijues, i cili zotëron të gjithë universin, i cili i jep formë materies sipas vullnetit të Vet dhe që mban nën pushtetin e Tij galaktikat, yjet dhe planetet.

Ky Krijues Suprem, ashtu siç mësojmë edhe nga Kurani, është Allahu, Zot i të gjithë universit.

Ky planet blu ku ne jetojmë, është organizuar e sistemuar posaçërisht për jetën tonë siç shprehet edhe në Kuran "Tokën e sheshoi për njeriun" (Naziat, 30), duke deklaruar haptazi se Toka është e krijuar nga Allahu posaçërisht për njeriun. Në disa ajete të tjera deklarohet:

"Allahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është Allahu, Zoti juaj i lartë, pra, është Allahu, Zot i botëve"! (Gafir, 64)

"Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm tek Ai është e ardhmja". (Mulk, 15)

 

Lista e ekuilibreve që mundësojnë jetën

Ajo që prekëm deri këtu është vetëm një pjesë e atyre ekuilibreve të domosdoshëm për jetën në Tokë. Tek studiojmë mbi rruzullin tokësor mund të formojmë një listë mbi "ekuilibret e domosdoshëm për jetën" aq të gjatë sa do të na duket sikur nuk ka për të mbaruar kurrë. Psh, astronomi amerikan Hjuxh Ros ka bërë një listë të tijën në lidhje me përshtatshmërinë e Tokës për jetën duke i radhitur në këto paragrafe.

 

Forca Tërheqëse e Tokës:

-Nëse do të ishte më e madhe: Atmosfera e Tokës do të akumulonte sasi të mëdha amoniaku dhe metani, e cila do të ishte negative për jetën.

-Nëse do të ishte më e vogël: Atmosfera e Tokës do të humbte sasira të mëdha uji që do ta bënte të pamundur jetesën.

 

Largësia nga Dielli:

-Nëse do të ishte më e madhe: Planeti do të ftohej shumë duke krijuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë dhe planeti do të hynte në epokën e akullit.

-Nëse do të ishte më e vogël: Planeti do të skuqej nga rrezet e Diellit duke shkaktuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit në atmosferë, gjë që do ta bënte të pamundur jetesën në të.

 

Trashësia e Kores së Tokës:

-Nëse do të ishte më e madhe: Do të transportohej nga atmosfera për në koren e Tokës më tepër oksigjen.

-Nëse do të ishte më e vogël: Do të kishte aq lëvizje vullkanike sa do ta bënin të pamundur jetesën në planet.

 

Shpejtësia e Rrotullimit të Tokës rreth vetes:

-Nëse do të ishte më e madhe: Erërat atmosferike do të fitonin shpejtësi të mëdha, tufanet dhe ciklonet do ta bënin të pamundur jetesën.

-Nëse do të ishte më e vogël: Ndryshimi i temperaturës midis ditës dhe natës do të ishte shumë i madh.

 

Forca Tërheqëse midis Hënës:

-Nëse do të ishte më e madhe: Forca tërheqëse e fuqishme e Hënës do të ndihej shumë efektive mbi kushtet atmosferike, rrotullimin e Tokës rreth vetes dhe mbi baticat e zbaticat në dete.

-Nëse do të ishte më e vogël: Do të shkaktonte ndryshime negative të klimës për jetën.

 

Fusha Magnetike e Tokës:

-Nëse do të ishte më e madhe: Do të formoheshin furtuna të fuqishme elektromagnetike.

-Nëse do të ishte më e vogël: Do të hiqej ajo mburojë e Tokës kundrejt Erërave të Diellit dhe rrezatimit të dëmshëm të tij.

 

Albedo: (Rrezet e Diellit që reflektojnë në sipërfaqe të Tokës, përqindja e rrezeve të Diellit që arrijnë deri në sipërfaqe të Tokës)

-Nëse do të ishte më e madhe: Me një shpejtësi të rrufeshme do të hynim në epokën e akullit.

-Nëse do të ishte më e vogël: Pasojat "serë" do ta rrisnin shumë nxehtësinë ku Toka fillimisht do të mbetej poshtë ujit nga shkrirja e akullnajave dhe më pas do të nxehej tej mase.

 

Përqindja e Oksigjenit dhe e Azotit në Atmosferë:

-Nëse do të ishte më e madhe: Funksionet jetësore do të shpejtësoheshin negativisht.

-Nëse do të ishte më e vogël: Funksionet jetësore do të ngadalësoheshin negativisht

 

Përqindja e Ujit dhe Dioksidit të Karbonit në Atmosferë:

-Nëse do të ishte më e madhe: Atmosfera do të ngrohej tej mase.

-Nëse do të ishte më e vogël: Temperatura atmosferike do të ulej.

 

Trashësia e Shtresës së Ozonit:

-Nëse do të ishte më e madhe: Temperatura në rruzullin tokësor do të ulej.

-Nëse do të ishte më e vogël: Rruzulli tokësor do të nxehej shumë dhe do të mbetej i pambrojtur përballë rrezeve të dëmshme ultravjollcë të Diellit.

 

Lëvizjet Sizmike (Tërmetet):

-Nëse do të ishin më të mëdha: Do të ishte një shkatërrim i vazhdueshëm për gjallesat.

-Nëse do të ishin më të vogla: Lëndët ushqimore në fund të oqeanit nuk do të përziheshin në ujë, gjë që do të ndikonte negativisht në jetën në oqeane dhe dete, si rrjedhojë edhe në të gjitha gjallesat e Tokës.64

Këto që numëruam deri këtu janë vetëm një pjesë e atyre ekuilibreve aq delikatë aq të domosdoshëm për të formuar dhe mundësuar jetën në Tokë. Madje vetëm këto që u radhitën këtu do të mjaftonin për të demostruar se universi dhe Toka kurrë nuk mund të arrijnë të formohen si fryt i rastësisë dhe i zhvillimit të ngjarjeve aksidentale njëra pas tjetrës.

Të gjithë këto informacione kanë cilësinë të konfirmojnë edhe një herë një fakt të qartë. Ai, që ka krijuar në mënyrë të përsosur të gjithë universin, yjet, plane-tet, malet dhe detet, që i jep jetë njeriut dhe të gjitha gjallesave, që i mjafton fuqia të krijojë çdo gjë nga mosekzistenca, që krijimet e Tij i vë nën urdhrat e njeriut e që zotëron një forcë dhe fuqi të pafund, është Allahu. Allahu, këtë krijim të Tijin të përsosur një ajet të Kuranit e tregon si më poshtë:

"A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! Ngriti kurorën e tij dhe e përsosi atë. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi. Dhe prej saj nxorri ujin e saj dhe kullotat e saj. Kurse kodrat ia përforcoi. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja". (Naziat, 27-33)

Kategori: Krijimi i gjithësisë | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/09/2009)
Klikime: 6547 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024