E diel, 22/12/2024, 03:25
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 9
Vizitorë: 9
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Kurani për trurin
 
Kurani për trurin
 
 
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran duke treguar për një njeri jobesimtar i cili e ka ndaluar Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të falet në Qabe "Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballë. Floku rrenacak, mëkatar." (Alak, 15-16)
 
Pse në Kuran është përshkruar pjesa e përparme e kokës si diçka që gënjen dhe bën mëkate? Pse në Kuran është thënë se ai personi gënjen dhe bën mëkate? Ku qëndron lidhja e pjesës së përparme të kokës me gënjeshtrën dhe mëkatin.
 
Nëse e shikojmë kafkën nga pjesa e përparme e kokës do të shohim pjesën e përparme të trurit. Por, ç'na thotë fiziologjija për funksionin e kësaj pjese. Libri me titullin "Fillet e anatomisë dhe fiziologjisë për këtë pjesë të trurit thotë: "Motivimi si dhe parashikimi i lëvizjes zbatohet në pjesën e poshtme të kafkës të ashtuquajtur truri i përparëm. (shiko foton nr.1)
 
Ky është regjioni i palcës membranore i cili kryen funksionin e asocimit. Lidhur me lidhjen e trurit me motivacionin, kjo pjesë e përparme gjithashtu konsiderohet qëndër funksionale për agresion apo sulm. Pra, kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për planifikim, motivim dhe inicim për sjellje të mirë dhe të keqe dhe është pëgjegjëse për shprehjen e gënjeshtërt dhe të vërtetë.
 
Duke marrë parasysh këtë, është e arsyeshme ta përshkruajmë pjesën e përparme të kokës si dhe pjesën e cila bën mëkat në qoftëse gënjen, pra siç që është thënë në Kuran "…flokësh mbi ballin… " Sipas profesorit Keith Mur, shkencëtarët deri te ky zbulim, për funksionin e pjesës së përparme të trurit, kanë ardhur në vitet e fundit te viteve 60-të.
 
Fjala arabe e cila është e përdorur në Kuran është "nasijeh” që do të thotë pjesë e përparme e kokës. Fotot dhe sqarimi tyre janë shkëputurr nga libri me titull "A Brief Ilustrated Guide to Understanding Islam” nga grup autorësh.
 
Përktheu: Semir Alija
Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/01/2010)
Klikime: 1360 | Ranguar: 1.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024