E diel, 22/12/2024, 03:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Kurani dhe karakteristikat ndijimore e lekurës
Kurani dhe karakteristikat ndijimore e lekurës
 

 
Dr. Taxhata Taxhasun: "La ilahe il Allah, Muhamedun resulullah ”

Ky person shqiptoi dëshminë islame (shehadetin) dhe deklaroi se ka pranuar Islamin. Kjo ndodhi gjatë konferencës së tetë mjeksore, mbajtur në Rijad të Arabisë Saudite. Ai është profesor Taxhata Taxhasun, drejtues i Departamentit të Anatomisë dhe Embriologjisë  në Universitetin Shang Mai në Tajland. Ai tani gjithashtu është dekani i fakultetit të mjeksisë në këtë universitet. 

Ne i paraqitëm profesor Taxhata Taxhasunit disa ajete kuranore dhe hadithe profetike, të cilat kishin të bënin me specialitetin e tij në fushën e anatomisë. Ai tha: "Edhe ne kemi në librat tona të shenjta budiste, citate që përshkruajnë në mënyrë të përpiktë etapat embriologjike." Ne i thamë atij  se ishim shumë të interesuar t’i shihnim këto përshkrime dhe të mësonim diçka rreth tyre. Profesori na premtoi se do të na i sillte ato pas një viti. Kur erdhi pas një viti për të taktuar studentët e mjekësisë, në universitetin e mbretit Abdulaziz, ia kërkuam citatet që na kishte premtuar, por profesori kërkoi falje, duke thënë se unë u premtova duke mos e verifikuar këtë gjë, por pas kërkimeve dhe hulumtimeve që bëra, pashë se në librat budistë nuk kishte citate, të cilat flasin për etapat embriologjike. 

Pas kësaj ne i ofruam profesorit ligjëratën e shkruar nga doktor Kith Mur, me titull: "Përputhshmëria mes embriologjisë dhe asaj që është thënë në Kuran dhe Sunet". Kur e pyetëm se a e njihni prof. Kith Mur, na u përgjigj se prof. Mur është ndër dijetarët më të mëdhenj botërorë në këtë fushë. Pasi e lexoi ligjëratën e tij, u befasua.

Ne i bëmë prof. Taxhasonit disa pyetje në fushën e anatomisë, disa prej të cilave kishin të bënin me djegiet e lëkurës. Ai tha: "Nëse djegia e lëkurës është e thellë shkakton humbjen e çdo lloj ndieshmërie." I thamë se me siguri ju intereson të dini, se në librin e shenjtë, në Kuranin famëlartë, para më shumë se 1400 vitesh, është aluduar mbi këtë, ku thuhet se pabesimtarët, në Ditën e Ringjalljes, do të dënohen me dënim në ferr dhe sa herë që t'u digjen lëkurët, Allahu do t'ua ripërtërijë atyre lëkurën, në mënyrë që ta ndiejnë ndëshkimin. Këtu pra, aludohet në atë se qendra e ndjeshmërisë së diegieve ndodhet në lëkurë. Teksti kuranor në lidhje me këtë thotë:

”Vërtet ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hedhim në zjarr. Sa herë që atyre t’u digien lëkurët, ne ua ndërrojmë me lëkurë të tjera, që ta shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Mënçur.” (En Nisa,56)

 A pajtoheni se kjo që është thënë para 1400 vitesh në Kuranin e shenjtë, ka të bëjë me indet natyrore që gjenden në lëkurë dhe me ndjeshmërinë e saj?

Prof. Taxhason tha: "Po. Pajtohem se kjo ka të bëjë me qendrën e ndjeshmërisë së diegieve, sepse ne vargun kuranor thuhet se kur dikush bën mëkat, do të dënohet në botën tjetër dhe, pasi të digjet lëkura, Allahu do t'i krijojë atij lëkurë të re, që të ndiejë përsëri dhimbje dhe kjo gjë do të përsëritet vazhdimisht. Kjo do të thotë, se që para 1400 vitesh në Kuranin e shenjtë aludohet në atë se qendra e ndjeshmërisë gjendet në lëkurë."
Është e vërtetë se lëkura është qendra e ndjeshmërisë së djegieve. Nëse ajo digjet plotësisht, ndjeshmëria humbet. Prandaj Allahu i Madhëruar në Ditën e Gjykimit do t'i dënojë pabesimtarët me ripërtëritjen e lëkurës, sa herë që të digjet ajo.
Allahu i Madhëruar, në Kuranin famëlartë, thotë:

"Vërtet ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hedhim në zjarr. Sa herë që atyre t'u digjen lëkurët, Ne ua ndërrojmë me lëkurë të tjera, që ta shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Mënçur (En Nisa, 56)

Kështu ne prof. Taxhasunit i përmendëm disa vargje kuranore dhe thënie të profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe e pyetëm atë:

A është e mundur që Muhammedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) këto njohuri t'i ketë marrë nga ndonjë burim njerëzor?

Profesori u përgjigj se një gjë e tillë s'është e mundur!

E pyetëm se nga i mori këto dije? Ai vazhdoi dhe tha: "Ju pyes unë juve se nga i mori Muhamedi këto njohuri?!”

Ne i thamë: "Nga Allahu i Madhëruar.” Ai tha: "Kush është Allahu?” Ne i thamë: "Allahu është Krijuesi i gjithësisë. Urtësia tregon të urtin, dija në këtë univers tregon se është dhënë nga i Gjithëdituri, përkryeshmëria e universit tregon se është vepër e Gjithënjohësit, Mëshira dëshmon se është dhënë nga Mëshiruesi. Rregulli unik dhe sistemi i përkryer i universit dëshmon, se është vepër e një Krijuesi të Vetëm, të Lartësuar dhe Madhështor."

Prof. Taxhasun u pajtua me tërë këto që thamë. Më pas ai u kthye në vendin e tij, ku mbajti shumë ligjërata mbi këtë fenomen, të cilin e njohu dhe e studioi. Më pas më njoftoi se disa studentë pas ligjëratave që mbajti ai, kanë pranuar fenë islame. Pastaj erdhi koha e simpoziumit të 8-të të mjekësisë, në Arabinë Saudite. Në sallën e madhe e cila ishte caktuar për mbajtjen e simpoziumit shkencor, me titull: " Fenomeni shkencor në Kuran dhe në Sunet", ai gjatë katër ditëve dëgjoi një numër profesorësh muslimanë, dhe jomuslimanë, të cilët ligjëruan mbi fenomenin shkencor në Kuran dhe në Sunet. Në fund të këtyre ligjëratave, prof. Taxhata Taxhasun u ngrit dhe tha: "Gjatë 3 viteve të fundit u thellova në studimin e përkthimin e Kuranit të shenjtë.  Vitin e kaluar prof. Muvaz më dha ligjëratën e prof. Ez Zendanit dhe prof. Kith Mur, duke kërkuar nga unë që t'i përkthej ato në gjuhën tajlandeze dhe t'u mbaj disa ligjërata muslimanëve në Tajlandë. Unë iu përgjigja kërkesës së tij. Këtë mund ta shihni në kasetën që ia dhashë atij, e cila përmban studimet e mia dhe atë që kam kuptuar nga konteksti i thënieve. Unë besoj vërtetë se çdo gjë që është përmendur në Kuran para 1400 vjetësh është e vërtetë e qëndrueshme dhe mund të shpjegohet përmes shkencës. Pejgamberi Muhamed s'dinte të shkruante dhe të lexonte. S'ka dyshim se ai është i Dërguari i Zotit, i cili na solli të Vërtetën. Kjo e vërtetë atij iu dha përmes shpalljes nga Krijuesi, Gjithënjohësi i çdo gjëje. Ky Krijues s'ka dyshim se është Allahu.
Prandaj besoj se erdhi koha që të deklaroj se s'ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij".

Ai Kurani nuk është vetëm se mesazh përkujtues për gjithë botën. Sigurisht që ju do ta mësoni të vërtetën e tij shumë shpejt. Suretu Sad 87 - 88.

 

Abdulmexhid Zendani

Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/03/2010)
Klikime: 923 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024