Kur'ani mahnit shkencën
All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin famëmadh thotë:
"Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni" (El Mulk, 23)
Teknologjia e trupit tonë është më superiore se teknologjia që njerëzimi e ka prodhuar duke përdorur mbledhjen e informacioneve, eksperiencën dhe mundësitë. Sot, duke studiuar veshin e njeriut, duke parë këtë vepër madhështore të konstruktuar, qartë shohim Konstruktorin absolut
Në shikim të parë veshi duket i thjeshtë, por pas laprës së veshit gjendet një strukturë fiziomorfologjike e përsosur dhe tejet delikate, e cila do të turpëronte edhe inxhinjerinë më inventive. Duke vepruar bashkërisht, struktura e veshit të jashtëm, të mesëm dhe të brendshëm kryejnë operacione në largësi mahnitëse dhe virtuoze. Shkaku që kemi dy vesh është se ato formojnë një sistem stereo i cili e mundëson identifikimin e vendit nga i cili vie zëri dhe që të njohim se a lëviz ai burim. Veprimi i përpunimit të zërit me vesh dhe qendrën në tru është aq preciz sa që zëri që formohet afër njërit vesh e pastaj te veshi tjetër, mund të njihet si zëra të ndryshme kur intervali në mes tyre është i vogël, siç është 30 mikrosekonda. Virtuoziteti i veshit të njeriut është mahnitës dhe i pabesueshëm. Njeriu mund të dëgjojë zërin e mushkonjës jashtë dritares, edhe pse forca e zërit të saj e cila arrin te veshi ynë nuk është më e madhe se një kuadrahonth vat. Sikur 100 kësi zëra (100.000.000.000.000.000) do të kombinoheshin, duke u kthyer në energji elektrike, energjia do të mjaftonte për një llambë për lexim. Senziviteti i veshit është mahnitës. Lëvizja e mëmbranës timpanike në ngacmimin e dëgjimit minimal të zërit me frekuencë 1.000 Hz është afro e 1.000 milion pjesë të centrimetrit, shumë më e vogël se diametri i atomit të hidrogjenit. Lëvizjet e mëmbranës basilare në ngacmime të njejta janë njëqind herë më të vogla-përafërsisht sa madhësia e bërthamës së atomit. Kjo paraqet limitin e fundit të performansës. Sikur të rritej më tepër senzitiviteti i veshit, do të ishim të vetëdijshëm në bombardimin konstant të membranës timpanike me molekulat e ajrit. Por edhe me limitin ekzistues, është interesantë se ne nuk e dëgjojmë rrjedhën e gjakut tonë nëpër enët e vogla të gjakut në membranën e timpanit. Kjo ndodhë sepse veshi ka aftësi të injorojë signalet të cilët janë në mënyrë konstante prezent. Kështu veshi, gjithashtu e bën njeriun qenjen më muzikale. Pa asnjë ushtrim muzikorë jemi në gjendje të dallojmë tonin A në piano nga toni identik i violinës. Mund të dallojmë edhe kombinimin e notave të ndryshme muzikore, karakteristike për secilin instrument i cili prodhon nota. Veshi është në gjendje të hudhë zhurmën duke zgjedhur njëkohësisht vetëm një zë të ngjajshem. Bile edhe gjatë gjumit veshi vazhdon të funksionojë me mundësi të pabesueshme, sepse truri është në mundësi të interpretoj dhe zgjedhë signalet që ia përcjellë truri. Kështu që njeriu mund të flejë i qetë në mes të komunikacionit të zhurmshëm dhe në zhurmën e televizorëve në fqinjësi por njëkohësisht të zgjohet në një zë të lehtë të orës. Qeni që lehë, goma e makinës në lëvizje,hapat-të gjithë mund të identifikohen. Në realitet veshi normal mund të dalloj afro 400.000 zëra. Veshët, pos kësaj që janë një sistem stereofonik të dëgjimit me një siguri të lartë, janë poashtu përgjegjës për mbatjen e baraspeshës së trupit. Kjo është e siguruar me ndihmën e dy sistemeve të vendosur në veshin e brendshëm. Prej të gjithë organeve të trupit, pak janë ata që mund të arrijnë shumë në hapsirë kaq të vogël, sa veshi. Sikur inxhinjeri do të mund të kopjonte funksionet e veshit, do t’i duhej përafërsisht një inç kub të sistemit dëgjues i cili do të përfshinte prezencën e rezistuesit me indukcion, analizatorin mekanik me mundësi të gjëra, reale mobile, drejtues shumë kanalesh për transmetimin e energjisë mekanike në atë elektrike, sistem për mbajtjen e bilansit hidraulik delikat dhe sistem komunikativ dy drejtimesh. Por edhe nëse do të kishte sukses, nuk do të arrihej funksioni mahnitës i veshit. Shumë shpezë dhe kafshë kanë mësuar që njëra tjetrës t’ia përcjellin signalet e tyre me zërat e tyre, signalet e njohjes dhe kujdesit. Por, vetëm ne njerëzit kemi mësuar t’i lidhim mendimet abstrakte me zëra, duke lidhur fjalët dhe prodhuar gjuhët që mund t’i përdorim si mjet komunikimi me përvojën e kaluar të ideve dhe planet për ardhmëri. Sot në botë kemi shumë gjuhë (afro 6000). Le të krahasojmë cilësinë dhe teknologjinë e lartë prezente në vesh dhe në tru, me teknologjinë e prodhuar nga njeriu. Ashtu si në rastin e imazheve, janë shpenzuar dekada duke u përpjekur të gjenerohen zëra të ngjajshëm me origjinalin. Rezultatet e këtyre zbulimeve janë magnetofonët, sisteme zanore me siguri të lartë, sisteme të analizimit dhe përpunimit të tingujve me anë të ndarjes së tyre sipas frekuencave. Me gjithë këtë teknologji të lartë të mijëra ekspertëve që punojnë pa pra, nuk ka mundur të prodhohet një pajisje e tillë e cila do ta arrinte cilësinë e perceptimit të tingullit si veshi. Mendoni për sistemet e teknologjisë së lartë "Hi Fi”, që janë prodhuar nga kompanitë më me emër në industrinë e muzikës. Edhe në këto pajisje zëri i regjistruar humb diçka nga cilësitë e tij, sepse kur ju e hapni pajisjen, dëgjoni gjithmonë një tingull të caktuar para se të fillojë të dëgjohet muzika. Është e qartë se veshi dhe të gjitha pjesët e tjera të trupit të njeriut, janë produkt i krijimit madhështorë. Andaj është e qartë se përgjegjësia jonë themelore e përdorimit të veshit, syrit dhe trurit për të parë ekzistencën e All-llahut, fuqinë dhe dijen e Tij të pafund. Duke u shërbyer me begatitë e shqisave dhe aftësitë hulumtuese të universit të pafund, do të mësojmë edhe më shumë për ligjet fizike që drejtojnë ato. Dimë se ato ligje janë fikse dhe konsistuese, dhe që vlejnë për çdo pikë të universit. Kjo shkon në favor të faktit që është një Krijues dhe sistemi i Tij është i pandryshuar siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:
"…Në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim”. (Ahzab, 62)
Imazhi i fituar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë, sa që nuk ka arritur as teknologjia e shekullit tonë. Për shembull shikoni në librin që po e lexoni, pastaj ngritni kokën dhe shikoni përreth. A keni parë imazhe kaq të mprehta dhe të qarta në një vend tjetër? Edhe televizioni me ekranin më të avancuar në botë nuk mund të sigurojë imazhe kaq të mprehta. Për më shumë se 100 vjet, mijëra inxhinjerë janë munduar të prodhojnë një televizor tredimenzional, i cili do të mund të arrinte cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të shpikin një sistem Tv tredimensional, por ai nuk mund të shihet pa u vendosur një palë syze speciale. dhe për këtë All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famëmadh thotë
"A nuk i dhamë Ne atij dy sy?” (El Beled, 8)
Tërë syri, si organ periferik i receptorit optik, mund të krahsohet me aparatin fotografik (por është afro 3.000 herë më i ndieshëm se kamera më precize), ku pjesa e parme e tejdukshme i lëshon dhe i thyen rrezet e dritës, pikërisht sikurse sistemi i thjerrzave që i drejton fytyrat e oblektit në film. Rrezet e dritës, si dhunti e All-llahut të madhërishëm i ngacmojnë kunjëzat dhe thupërzat me intenzitet të mjaftueshëm. Ky ngacmim që shkaktohet nga proceset biokimike, përcillet nëpërmjet nervit optik deri në pjesët kortikale të trurit. Me ndihmën e kunjëzave pranohet drita e ditës (me ngjyrë) ndërsa me ndihmën e thupërzave drita e muzgut (bardh e zi). Numri i atyre arrin në 130 milion. Është vërtetuar se gjatë procesit të të parit, d.m.th. ngacmimit të thupërzave, funksioni ityre është i idhur për një materie speciale, e cila gjendet në to dhe quhet purpuri i të parit (rodopsinë) për krijimin e së cilës nevoitet vitamina A. Kur drita bie në thupërza rodopsina absorbon energjinë e dritës, duke e transformuar në lumirodopsinë. Energjia e absorbuar nga drita i jep lumirodopsinës sasi të madhe të energjisë së lirë. Nga kjo, në pjesë të sekondës lumirodopsina ndahet në metarodopsinë i cili është i paqendrueshëm dhe ndahet në retinën dhe skotopsinë. Skotopsina shkakton potencial elektrik lokal i cili vepron direkt në mëmbranën e thupërzave duke shkaktuar potencial receptor. Impulset përcillen deri te qelizat ganglionale, të cilat transmetojnë impulset nervore çdo 5 sekonda, bile edhe kur retina ndodhet në errësirë të plotë. Para të gjitha këtyre fenomeneve dhe mrekullive të panumërta të Krijuesit të përsosur, nuk na mbetet tjetër, vetëm ta lavdërojmë dhe ta falenderojmë nga thellësia e zemrës duke e kujtuar versetin Kur’anor:
"I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!” (El Muminun, 14)
Argumentet e urtësisë së jashtëzakonshme janë të dukshme në çdo gjë të gjallë që njeriu vëzhgon. Urtësia, plani dhe projektimi i jashtëzakonshëm që mbizotërojnë në gjithë natyrën, pasqyrojnë pa asnjë dyshim ekzistencën e Krijuesit që sundon gjithçka. Ky është All-llahu i hirëmadh i cili i ka pajisur të gjitha gjallesat me karakteristika të jashtëzakonshme, duke i treguar njeriut shenjat e qarta të ekzistencës dhe të fuqisë së Tij. All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:
"Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash) të ngjajshëm?!" (Merjem, 65)
Ja, kështu All-llahu i madhërishëm na ka lajmëruar se shprehja për Qenjen e lartë hyjnore "All-llah” nuk i vihet askujt prej njerëzve, por është e posaçme vetëm për Qenjen e Tij Fisnike. Në këtë mënyrë All-llahu i madhërishëm e provokoi mbarë njerëzimin në një qështje me mundësi zgjedhjeje, ngase emri është në kompetencën e njeriut pët ta zgjedhur. Edhe pse në këtë ekzistencë jetojnë besimtarë, pabesimtarë, djaj, exhinë, njerëz e të tjerë. A mos ke dëgjuar për dike se e ka quajtur veten me emrin All-llah, apo e ka emërtuar të birin me emrin All-llah? Jo kjo kurrë nuk ka ndodhur, e as që do të ndodhë ndonjëherë, ngase All-llahu i madhërishëm e ka bërë të posaqëm këtë emër vetëm për Qenien e Tij Fisnike. Askush prej njerëzve nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Madje as ata njerëz që pretenduan se janë zotër si Faraoni, Nemrudi etj. nuk patën guxim e as që u shkoi ndërmend ta quajnë veten me emrin All-llah ! Psikologu danez Vander Hoven, paraqiti hulumtimin e tij në ndikimin e fjalës "All-llah” te pacientët dhe të personat e shëndoshë. Profesori danez vërtetoi zbulimin e tij në bazë të studimeve të bëra të një numër i madh pacientësh në periudhën tre vjeçare. Disa nga pacientët e tij ishin jo musliman, të tjerët musliman. Rrezultati ishte i shkelqyer e sidomos tek ata që vuanin nga ankthi dhe depresioni. Psikologu në fjalë kishte thënë se muslimanët të cilët rregullisht e lexojnë Kur’anin janë në gjendje të mbrohen nga sëmundjet psikike. Ja si e ka shpjeguar psikologu në fjalë veprimin e secilës shkronjë të fjalës "All-llah” në shërimin e sëmundjeve psikike. Në studimin e tij shkencëtari i lartëpërmendur ka theksuar se me rastin e leximit të shkronjës së parë "A” lirohet sistemi respirator duke kontrolluar frymëmarjen. Leximi i konsonantit velar "L” gjuha duhet lehtë ta prek qiellzën duke bërë një pauzë të shkurtër, e lehtëson procesin e frymëmarjes. Ndërsa leximi i shkronjës së fundit "H” mundëson lidhjen në mes të mushkërive dhe zemrës, dhe kjo lidhje kontrollon ritmin e zemrës. Pra, theksimi i fjalës "All-llah” vën barazbeshën e sistemit kardiorespirator. Kur’ani famëmadh ka qenë dhe do të jetë mrekullia më e madhe, ngase në çdo kohë zbulohen begatitë, fshehtësitë dhe depot e pafund të tij. Ai gjithnjë paraqet risi dhe freski për besimtarët, ilaç trupor dhe shpirtëror, siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:
"Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët” (El Isra, 82)
Dr Ahmed El Kadi në qytetin Panama Siti të Floridës, vërteton ndikimin e Kur’anit fisnik në organizmin enjeriut. Eksperimentin e tij e bëri në grpin e muslimanëve, jomuslimanëve dhe të shurdhëve, duke matur pulsin, tensionin e gjakut, shkallën e djersitjes, temperaturën e lëkurës, EKG, EEG dhe EMNG. Hulumtimet vërtetuan te besimtarët arritjen e qetësisë gjatë leximit të Kur’anit në 97% të ekzaminuarve. Ndërsa te grupet tjera qetësia u arrit në 60% të ekzaminuarve. Rezultatet e këtij hulumtimi përputhën me atë që All-llahu i madhërishëm ka thënë në Kur’anin fisnik para 14 shekujve:
"All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues”. (Ez Zumer, 23)
Në këtë verset Kur’anor vërehet se leximi i Kur’anit vepron në lëkurën dhe zemrën e njeriut, të ciën e ka vërtetuar hulumtimi i lartëpërmenduar. Ekzistojnë versete të shumta që vërtetojnë që Kur’ani vepron duke qetësuar shpirtin, zemrën dhe sistemin nervorë. All-llahu i Gjithëfuqishëm i drejtohet mbarë njerëzimit duke u thënë:
"O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”. (Junus, 57)
Edhe në hadithe të shumta të Muhammedit a.s. keni argument në veprimin e bukur të Kur’anit fisnik. Muslimi transmeton në Sahihun e tij thënien e Muhammedit s.a.v.s. që ka thënë: "Nuk mbledhen njerëzit në ndonjë shtëpi të All-llahut që lexojnë Kur’an dhe e studiojnë në mes vete, e të mos lëshohet siguria (qetësia) dhe i mbulon mëshira, i rrethojnë melekët dhe All-llahu do t’i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai”. Pra, a ka gjë më të bukur se Kur’ani ? A ka gjë më të bukur se versetet i tij? A ka argument më të fuqishëm të All-llahut se Kur’ani famëmadh i cili është dhe mbetet mrekulli e përherë në duart tona deri në Ditën e Gjykimit.
"Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim)”. (Ez Zumer, 27)
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron dhe thotë:
"Pasha agimin kur ai shkrep (frymon)” (El Tekvir, 18)
"Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur”. (El Isra, 78)
Kur’ani famëmadh inkurajon të fjeturit heret dhe zgjimin që në agim. Në një hadith thuhet: "Popullit tim i është dhënë bereqet në mëngjes herët”. Ndërsa në hadithin tjetër thotë: "Dy rekatet e namazit të sabahut kanë më shumë vlera se dunjaja e çka në të” Pra në Kur’anin fisnik All-llahu i madhërishëm betohet në agimin që frymon. Shikimi i agimit që vërehet me zemër të hapur, ai me të vërtetë frymon. Në këto skena kosmike të paraqitura me bukuri, shkelqim dhe elegancë u dhurohen ndjenjave të fundit njerëzor. Këto paraqitje kosmike njeriu intelektual i pranon me ndenja poetike. Në këtë mënyrë shpirti njerëzor lidhet me shpirtin kosmik nëpërmjet shprehjes së bukur dhe inspirative, kështu shpirti kosmik rrjedhë në shpirtin njerëzor fshehtësitë e tia duke reflektuar Fuqinë Hyjnore e cila qendron pas, dhe e cila fletë sinqerisht për të vërtetën e besimit. Të mirat që përfiton njeriu nga të zgjuarit heret në mëngjes janë: përqindja e ozonit në ajër është më e lartë në agim. Ky gaz ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe gjallëron aktivitetin mendorë, duke bërë që kulmi i aktivitetit mendorë dhe fizik i njeriut të jetë herët në mëngjes. Rrezet e diellit në lindjen e tyre janë përafërsisht në ngjyrë të kuqe, dhe është i njohur tashmë ndikimi stimulus për nervat, për aktivitet fiziologjik të organizmit të njeriut. Zgjimi herët në mëngjes parapëngon paraqitjen e krizave hipertenzive dhe sëmundjeve trombembolike. Shkencërisht është vërtetuar sasia më e lartë e kortizonit në gjak ndodhet në mëngjes, duke arritur nivelin 72-75 mikrogram në 100ml. plazmë. Por gjendja më e ulët e tij haset në mbrëmje, ku arrin në nivelin në më pak se 7 mikrogram në 100 ml. plazmë. Dihet se kortizoni është substancë "magjike” që rritë aktivitetin e organizmit. Kortizoni vepron në qelizat e organizmit dhe në procesin e imunitetin. Gjithashtu kortizoni parandalon reaksionin inflamator në proceset alergjike. Rol të veçantë kortizoni luan në gjendjet e stresit, niveli i të cilit rritet në gjak. All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famemadh thotë:
"Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin)”. (En Nahl, 14)
Peshku në të gjitha llojet e tij është një ushqim i mirë për njeriun, që në kohët e lashta. Përmban sasira të mëdha proteinash. Vaji i peshkut është burimi më i pasur i vitaminave të tretshme në yndyrna, më e rëndësishmja e të cilave vitamina A, vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për rritjen e eshtrave dhe kundër sëmundjes së rakitizmit tek fëmijët. Peshku është një burim i mirë i kalciumit. Sasia e zvogëluar e kalciumit shkakton spasme muskujsh (tetonia), zgjerimin e zemrës (dilatimi) si dhe rritjen e permeabilitetit të mëmbranës së qelizave nervore. Peshku është burim kryesorë i jodit, i cili është lënda e domosdoshme për funksionimin e gjëndrës tiroide. Sasia e jodit në organizëm është 14 mg. Jodi është i rëndësishëm për formimin e tiroksinës i cili e mban në nivel intenzitetin e metabolizmit në qeliza. Peshku përmban edhe fosfor, i cili luan rol të rëndësishëm në proceset metabolike të organizmit. Eshtrat përmbajnë sasi të mëdha të kalcium fosfatit. Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se: 100gr. peshk përmban 16% proteina, 9% yndyrna, 20gr kalcium, 29gr hekur, 0.5gr fosfor dhe disa vitamina B. Peshku përbën ushqimin kryesorë për një numër të madh njerëzish. Për këtë All-llahu, Krijuesi i Urtë i favorizon krijesat e Tij, duke bërë që në ujërat e lumenjve dhe të detrave të gjendet një burim i pashtershëm ushqimi.
"Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani”. (En Nahl, 5)
Me siguri njeriu nuk mund të vazhdojë me jetë normale, nëse i mungon ushqimit të tij mishi, që është ushqimi më i pasur me proteina. Mishi karakterizohet nga fakti se, yndyrnat që ndodhen në të kanë fuqi kalorike të lartë, po ashtu ësht i pasur me hekur, fosfor, vitaminë B, dhe vitamnë A. 100 gr. mish e furnizojnë trupin merreth 5% të nevojave të tij për proteina. Proteinat përmabajnë 10 deri në 20% të masës qelizore. Nukleo proteinët e bërthamës dhe citoplazmës qelizore janë genet që kontrollojnë tërë funksionin e qelizës dhe përcjelljen e dukurive trashëguese. Enzimet e përbërë nga proteinat katalizojnë reaksionet kimike ne qelizë, pra ato kontrollojnë funksionet metabolike në qelizë. Rroli kryesorë i albumineve është mbajtja e shtypjes koloido-osmotike, i cili parapengon humbjen e plasmës nga kapilarët. Melçia e kafshëve është një depo për shumë lëndë ushqyese dhe shumë vitamina, veqanërisht A,D,B, proteina dhe hekur. Për këtë arsye ajo përdoret për kurimin e anemisë së rëndë. Ndërsa truri i kafshëve është i pasur me fosfor, i domosdoshëm për punën dhe vitalitetin e nervave, si dhe me elemente të tjera, si bakri dhe zinku. Mungesa e bakrit shkakton anemi mikrocitare. Zinku është pjesë përbërëse e enzimit Karboanhidraza e cila gjindet në sasi të madhe në rruazat e kuqe. Ky enzim është përgjegjës për lidhjen e shpejtë të karbon dioksidit me ujë në rruazat e kuqe dhe kapilarët periferik, si dhe për lirimin e shpejtë të karbon dioksidit nga kapilarët e gjakut të mushkërive në hojëza. Zinku është pjesë përbërëse e dehidrogenazës laktike si dhe përbërës i disa peptidazave që janë të rëndësishme për tretjen e proteinave në aparatin digjestiv. Zink ka mjaftë edhe në pankreas dhe shumë lehtë lidhet me insulinën. Mungesa e proteinave për një kohë të gjatë shkakton sëmundje si: - Ulja e mesatarës së rritjes - Deshtimi dhe çrregullimi i procesit digjestiv - Inaktiviteti i mëlqisë - Anemia - Nefropatia - Ngecje mendore - Të ëjntura të gjeneralizuara Në Kur’anin famëmadh një kaptinë e quajtur "Milingona” tërheq vëmendjen e njeriut për të llogjikuar dhe medituar në madhështinë e Krijuesit të Gjithëfuqishëm, në krijimin e këtij insekti për të cilin Kur’ani thotë:
"O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur". (En Neml, 18
Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se milingona përgjason me njeriun në zakone. Ato ndërtojnë qytete, hapin rrugë nëntokësore, depozitojnë ushqimin në depot ë veçanta. Fiset e milingonave i shpallin luftë njëra-tjetrës dhe fitimtari merr robër lufte. Pa dyshim që milingonat kanë një qytetërim të quditshëm specific. Ekzistojnë disa lloje milingonash që merren me mbjelljen e barërave për ushqim dhe gjuajnë lloje të caktuara krimbash dhe lavrash. Ushtarët (e milingonave të bardha) janë më të mëdhenjë se milingonat punëtore dhe kokat e tyre janë më të mëdha dhe më të forta. Kur qyteti sulmohet nga milingonat tjera, ushtarët mblidhen në hyrje të tij, ngjiten sipër njëra-tjetrës, duke formuar një mur të gjalë
Milingonat jetojnë në shoqëri me shumë insekte. Janë gjendur rreth 2000 lloje insektesh të ndryshme brenda vendbanimeve të milingonave. Milingonave u pëlqen një substancë e ëmbël (vesa e mjaltit) që e marrin nga gjethet dhe drunjtë e pemëve. Organizimi i mirë i punës së milingonave ka arritur deri aty sa të ndërtojnë dhoma të veçanta për ”insektet e nektarit” që ruajnë. Kokrra e grurit nëse lihet në fole, do të rritet e do të mbijë, gjë që do të shkatrronte folenë e saj. Por milingona e ndanë kokrrën e grurit në dy apo katër pjesë duke e prishur kështu embrionin e saj. Kush e udhëzoi milingonën të mësonte këto gjëra?! Pa dyshim Krijuesi i Gjithëfuqishëm, siç e përshkruan verseti Kur’anor:
"Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi, Dhe i cili përcaktoi e orientoi” (El A’ëla, 1-3)
Fjala e gjelbërt përmendet në shumë versete të Kur’anit fisnik, veçanarisht në ato që përshkruajnë gjendjen e banorëve të Xhennetit dhe kënaqësitë që rrethojnë ata. Rikujtojmë versetet duke medituar:
"Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura” (Er Rrahman, 76)
"Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër dhe të mëndafshit të trashë” (El Insan, 21)
"…ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë…” (El Kehf, 31)
Psikologët kanë konstatuar se ndikimi i ngjyrës te njeriu është teper i madh. Janë kryer eksperimente të shumta që bëjnë të qartë se, ngjyra ndikon në reagimin apo vetëpërmbajtjen e njeriut, dhe e bëjnë atë të ndihet i gëzuar apo i trishtuar, të ketë të ftohtë apo të nxehtë, madje ndikon edhe në personalitetin e njeriut dhe në këndvështrimin e tij për jetën. Muhammedi a.s. ka thënë: "Shikimi në gjelbërim dhe ujë qetëson syrin” Sot spitalet dekorojnë ngjyrën e mureve që ndihmon për shërimin e të sëmurëve. Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanë bërë të qartë se: ngjyra e verdhë - gjallëron sistemin nervor; ngjyra e kuqe e mbyllur - qetëson nervat; ngjyra blu e bën njeriun të ndien ftohtë; ngjyra e kuqe e bën njeriun të ndien ngrohtësi. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirtë dhe në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër. Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër në psikën e njeriut është në Londër në urën "Blak Fajar” që njihej si "ura e vetëvrasjeve”, pasi që pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhin mbi të. Ndryshuan ngjyrën nga e zeza në atë të gjelbër. si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3. Pra, kudo përreth nesh shihet urtësia e All-llahut të Gjithëfuqishëm në krijimin e bimëve dhe pemëve me ngjyrë të gjelbër. All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:
" …All-llahu i do ata që pastrohen” (Et Teube, 108) " "…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që që duan të pastrohen” (El Bekare, 222)
Një nga veçoritë kryesore të Islamit është pastërtia, nga e cila buron forca trupore, shëndeti dhe gjallëria. Një prej atyre që e kanë përqafuar Islamin në perëndim thotë: "Edhe sikur të mos kishte në Islam asgjë tjetër, veç pastërtisë, ajo do të mjaftonte”. All-llahu i Gjithëdijshëm në Kur’anin e lavdueshëm thotë:
"O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, dhe lani këmbët deri te nyjet”. (El Maide, 6)
Nga dobitë e shumta ta avdesit të vërtetuara shkencërisht po cekim. - parandalimi i transmetimit të shumë sëmundjeve bakteriale që përcillen nëpërmjet lëkurës dhe ndotjes së duarve - aktivizimi i qarkullimit të gjakut duke fërkuar gjymtyrët - parandalimi i sëmundjes së sinusëve - ndjenja e freskësisë trupore e shpirtërore - parandalimi i sëmundjeve të lëkurës. Dobitë e larjes së trupit, veçanarishtë pas marrëdhënieve intime janë: - aktivizimi itrupit dhe menjanimi i plogështisë - pakësimi i kongjestimit të gjakut në lëkurë dhe në organët gjenitale, gjë që e përcjellë gjakun në organet vitale të trupit si zemra e truri - larja siguron normalizimin e funksioneve të lëkurës, më të rëndësishmët e të cilave janë: përqimi i ndjeshmërisë, rregullimi i temperaturës dhe mbrojtja e organizmit. - larja siguron pastrimin e lëkurës nga djersa dhe sekrecionet yndyrore. Për këtë All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:
"… Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!...” (El Maide, 6)
"E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu”. (El Bekare, 222)
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:
"Dhe rrobat tua pastroi!” (El Mudethir, 4)
Pastërtia e rrobave është kusht për vlefshmërinë e namazit dhe adhurimeve të tjera. Është e njohur vlera e rrobeve për mbrojtjen e njeriut nga të ftohurit dhe nga burimet e ndotjeve bakteriale. Islami ka një pozicion të qartë në ruajtjen e mjedisit. Qëllimi i ruajtjes së mjedisit është të krijohen kushte optimale për një ndërveprim harmonik mes njeriut dhe mjedisit, si një tërësi e vetme, pasi ndotja nga individi që ka karakter lokal, heret a vonë shëndrohet në një ndotje të përgjithshme të mjedisit. All-llahu i Plotfuqishëm në Kur’anin famëmadh përkujton:
"E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!" (El Bekare, 11)
Teknologjia e sotme e shfajëson veten e saj para botës, se po përpiqet ta zhvillojë dhe të krijojë mirëqenie në emër të një jete sa më komode, ndërsa njerëzit janë të detyruar të thithin helmin e fabrikave dhe të sakrifikojnë, duke vënë në rrezik vetë ekzistencën e tyre, duke prishur rendin dhe ekuilibrin në Tokë. Ruajtja e mjedisit, pra, nuk është vetëm bindje ndaj rregullave Kur’anore, por një çështje jetike për të gjithë banorët e planetit tonë. Zhvillimi gjithnjë e më i madhë i industrisë pa aplikimin e masave mbrojtëse të përshtatshme shpie te ndotja e madhe e ajrit dhe e ujit, që e rrezikon së tepërmi shëndetin e njeriut. Sot, njerëzimi duhet që, sa më shpejtë, me tërë diturinë dhe forcën, të angazhohet në luftë kundër shfarosjes së llojeve biologjike, dhe çdo gjëje tjetër që është e lidhur me prishjen e barazpeshës ekologjike botërore. All-llahu i Plotëfuqishëm krijoi qiejt e tokën dhe i fali bukurinë mahnitëse. Ia nënshtroi të gjitha këto njeriut, të cilit i dha mendjen, që t’i shfrytëzojë për të mirën e tij. Njeriu tani mund të zgjedhë: ose ta kultivojë dhe ta zhvillojë nukurinë e natyrës, dhe t’i kontribuojë prosperitetit të vet, ose ta shëmtojë bukurinë e natyrës, dhe t’i ndihmojë kështu shkatërrimin e tij. Planet ynë – Toka, për çdo ditë po merr një dukje tjetër, duke i ngjarë një gruaje plakë me grim, port ë vrazhdë, të mjerë, në të cilën gjithnjë e më pakë ka vende për jëtë të qetë. Është fatal fakti se sot në botë, sipas statistikave çdo vit hidhen në ajër 200 milion tonë dioksid sulfuri, i cili në bashkëveprim me avullin e ujit shndërrohet në thartira të njohura si "shi thartor”. Po ashtu çdo vit në dete dhe oqeane hidhen 1.500 kilometra kubë ujë të ndotur industrial. Radio nukleidet që lirohen nga 417 reaktorë atomikë gati e kanë mbuluar qiellin tonë. Rreziku i zhdukjes së mbështjellësit të ozonit, i cili e mbronë botën e gjallë në tokë nga rrezet ultravjollcë, është gjithnjë e më i madhë. Edhe mbeturinat e ndryshme industriale, gazrat e liruara nga automjetet ndotin vazhdimisht mjedisin, ushqimin dhe ujin me plumb, zhivë, arsen, kadmium, fosfat, me materie të ndryshme radioactive dhe materie të tjera helmuese. Përveç industrisë, në ndotjen e mjedisit marrin pjesë plehrat kimike dhe mjete të tjera mbrojtëse kimike, të cilat sot përdoren shumë në bujqësi. Bota sot njeh afro 4 milion substanca kimike, prej të cilave 60 mijë përdoren në bujqësi. Shkenca bashkëkohore informon se 250 mijë substanca kimike janë potenciale mutagjene (deformojnë gjenet). Këto janë substanca kimike që shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme (ireverzibile) në vetitë trashëguese-gjenetike tek njerëzit. All-llahu i madhërishëm për këtë tërheq vërejtjen në Kur’anin famëmadh:
"E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)! Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë”. (El Bekare, 11-12)
Është një betim i vetëm në Kur’anin fisnik, për të cilin All-llahu i madhërishëm thotë se është një betim i madh. Nga teksti Kur’anor vërehet zakonisht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për madhështinë e këtij betimi. Vetë fakti se kemi të bëjmë me betim madhështorë, regon se në të duhet përqëndruar posaqërisht vëmendjen për shkak të rëndësisë së tij shumë të madhe. Betimi në vete përmban diçka kolosale, sepse nga Ai varet vetë ekzistimi i Gjithësisë. Pozita e yjeve tregon zakonisht rendin dhe harmoninë e kozmosit. Tani të shohim si tingëllon ky betim i madh në gjuhen e Kur’anit famëmadh:
"Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve. E ai është betim i madh, sikur ta dini!” (Vakia, 75-76)
Kuptimi i këtij betimi është përcaktuar me tri fjalë. Këto fjalë janë: mevaki, nuxhum dhe adhim. Të fillojmë shpjegimin e këtyre fjalive me rend te kundërt: Adhim, d.m.th. i madh, madhështor, i fuqishëm, kolosal, i jashtëzakonshëm Nuxhum, është shumësi i fjalës nexhm, që d.m.th.yjet. Mevaki, ëhstë shumësi i fjalës mevaki’a dhe kjo fjalë është përkthyer në shumë mënyra. Kështu Feti Mehdiu e kupton mevaki si "perëndim i yjeve”, Sherif Ahmeti si "shuarje e yjeve”, Hasan Nahi si "çasti i perëndimit të yjeve”. Por mevaki nuk e tregon kohën kur ka ndodhur diçka (mevakit-njësi vakti), por përkundrazi vendin ku ndodh diçka. Po t’i shfletojmë fjalorët e gjuhës arabe, do të shohim se mevaki do të thotë: vend, lokacion, pozicion, pozitë. Duke pasur parasyshë këtë, përkthimi i versetit Kur’anor është:
"Por jo! Betohem në pozitat e yjeve. Dhe vërtetë, ky është betim madhështor sikur ta dini!” (Vakia, 75-76)
Pozitën e ndonjë objekti në univera (yjet, galaktikat, mjegullnajat) i përcaktojmë me dy koordinata: rektascenzionin dhe deklinacionin. Për shikuesit nga Toka, ndryshimi i pozitës së yjeve është i pandërperë; yjet "rrëshqasin” nga lindja në perëndim, për tu paraqitur përsëri në lindje. Por ky është vetëm ndryshim imagjinativ i pozitës. Kjo është evidente edhe gjatë stinëve të vitit. Mirëpo yjet kanë edhe lëvizjet e tyre, të cilat në krahasim me diellin, janë më të shpejta për disa dhjetra km/s. Këto lëvizje mund të vërehen vetëm në intervale të gjata kohore. Duhet ditur se ekzistojnë yje që dalin dhe humbasin çdo ditë (cirkumpolare), por gjithashtu ekzistojnë yje që muk dalin kurrë (anticirkumpolare). Ekzistojnë gjithashtu yje, që për shkak të pozitës që kan në qiell, ne nuk i shohim kurrë. Këta janë yjet e qiellit jugor. Duke marrë parasysh largësinë e pabesueshme të yjeve, ata na duken të palëvizshëm. Në realitet nuk është kështu. Hapësira në mes të yjeve rritet për çdo sekondë, ndërsa Universi është në zgjërim e sipër. Yjësia e Virgjëreshës për çdo sekondë është për 1.200 km të tjera larg prej nësh. Yjësia e Ujorit largohet nga Toka 60 km. në sekondë. Pozita e yjëve, graviteti dhe barazpesha kozmike janë në lidhje të ngushtë, prandaj nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim në pozitën e ndonjë ylli e të mos shprehet në hapsirën përreth tij. Mirëpo, secili ndryshim në kozmos është i sinkronizuar dhe i harmonizuar, prandaj për këtë nuk kemi pasoja në përmasa katastrofash. Sot është e mundur që në bazë të lëvizjes së yjeve të përcaktohet vjetërsia e tyre, paraqitja dhe zhvillimi i galaktikave në gjendjen dhe formën e tanishme. Sot astronomët, përveç nevojës që të dinë në cilën pjesë të qiellit t’i drejtojnë teleskopët e tyre dhe të shikojnë galaktikat e zbehta të largëta dhe pozitën e vërtetë të yjeve, për mbajtjen e kursit të satelitëve artificialë, ata kanë nevojë të dinë dhe të sigurojnë ndihmën e nevojshme për drejtimin e sondave kozmike. Yjet lëvizin me sigari pak kah ne, pak larg nesh me shpejtësi radiale. Për shkak të lëvizjeve të tyre, yjet nuk kanë vend të njejtë. Astronomët e ardhshëm të cilët do të vijnë pas nesh, do të shohin qiellin ndryshe nga ne, dhe ndoshta do t’i ndryshojnë emrat e yjeve! Kështu, dituria e tanishme mbi lëvizjen e yjeve, mundëson të kemi njohuri për të ardhmen dhe për të kaluaren e kupëz qiellore. Kur’ani herë-herë përdor ndonjë fjalë të cilën bashkëkohësit nuk janë në gjendje ta kuptojnë apo ta shpjegojnë, por All-llahu i madhërishëm e di që breznitë e ardhshme do ta zbulojnë dhe do ta shpjegojnë, siç e përshkruan verseti Kur’anor në vijim.
"Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë”. (Fussilet, 53)
Klubi Kulturor
Përgatitën grup studentësh
|