E martë, 19/03/2024, 07:06
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Krijimi i gjithësisë

Krijimi i Universit nga Mosekzistenca

Krijimi i Universit nga Mosekzistenca

 

 

Në formën e saj standarte, teoria e Big Bengut
pohon se universi ka filluar me zgjerimin e
menjëhershëm të të gjitha pjesëve. Po si arritën
të zgjeroheshin në të njëjtin çast, të sinkronizuar
të gjitha pjesët e universit? Kush ua dha
komandën atyre?

 

 

Andrei Linde, profesor kozmologjie 2 

 

 

 

 

 

Një shekull më parë, krijimi i universit ishte një koncept që injorohej nga një pjesë e mirë e astronomëve. Shkak për këtë ishte koncepti i gabuar i shkencës së shekullit të 19-të ku pranohej gjerësisht ekzistenca e gjithësisë që nga pafundësia. Shumica e shkencëtarëve që studionin mbi universin duke supozuar se ndodheshin përballë me një masë lëndësh, e cila meqë ekzistonte që në infinit as nuk e merrnin mundimin ta kalonin ndërmendje për një "krijim" të universit, pra, për ekzistencën e një fillimi (të tij).

 


Filozofi gjerman Imanuel Kant ishte i pari person që pohoi "universin e pafundëm" në Kohët e Reja. Megjithatë zbulimet shkencore vleftësuan pohimin e Kantit.

Idea mbi "ekzistencën në pafundësi" (vazhdueshmëri) ka hyrë në Perëndim së bashku me filozofinë materialiste. Kjo filozofi, e cila i ka rrënjët te Grekët e lashtë, mbron idenë se nuk ka ekzistencë tjetër veç materies dhe se universi ekziston që nga pafundësia dhe do të vazhdojë deri në pafundësi. Kjo filozofi mbijetoi në forma të ndryshme gjatë sundimit roman dhe në Perandorinë e Vonë Romane dhe në Mesjetë, materializmi pësoi një rënie si rezultat i influencës së Kishës Katolike dhe filozofëve të krishterë. Por pas Rilindjes mes shkencëtarëve dhe filozofëve perëndimorë filloi të lindte një kuriozitet për burimet filozofike të Greqisë së lashtë. Kështu pra, filloi përqafimi i materializmit në këtë periudhë.

 

Ishte filozofi i shquar gjerman Imanuel Kant ai që gjatë Iluminizmit Evropian ka pranuar dhe mbrojtur materializmin. Kanti deklaronte se universi ka ekzistuar vazhdimisht dhe brenda kësaj pafundësie çdo probabilitet duhet të shihet si i mundshëm. Ndjekësit e Kantit idenë mbi një univers të pafund vazhduan ta mbronin së bashku (bashkangjitur) me materializmin. Qysh nga fillimi i sheku-llit të 19-të edhe teza se nuk ekziston një zanafillë e universit, pra, e krijimit në një çast filloi të përqafohej gjerësisht. Kjo ideologji, e cila u përvetësua me këmbë-ngulje të madhe edhe nga materialistë dialektikë si Karl Marksi dhe Frederik Engels, arriti të avancojë deri në shekullin e 20-të.

 

Ideja në fjalë për një univers të pafund në çdo periudhë ka qenë e lidhur fort me ateizmin. Nuk është e vështirë për ta kuptuar pse? Sepse ekzistenca e një zanafille për universin flet për krijimin e tij nga Zoti dhe e vetmja rrugë për t'iu kundërvënë kësaj ishte dalja në skenë me pretendimin se universi ka ekzistuar gjithmonë. Një nga ata, të cilët e përvetësuan me këmbëngulje këtë ideologji ishte Xhorxh Policer, i cili me librat që shkroi në shekullin e 20-të u bë një mbrojtës i njohur i materializmit dhe marksizmit. Në librin e tij me titull: "Parimet themelore të filozofisë", Policer duke u bazuar në modelin e "universit të përhershëm" i del kundra (krijimit) në këtë mënyrë:

 

"Universi është diçka e pakrijuar. Në qoftë se do të ishte e kundërta, atëherë duhet të jetë i krijuar nga Zoti në një çast të vetëm dhe duhet të jetë krijuar nga asgjëja, pra, mosekzistenca. Për të pranuar krijimin, para së gjithash duhet të pranojmë, idenë e një çasti kur universi akoma nuk ekzistonte, dhe më pas çdo gjë u krijua nga hiçi. Kjo është diçka që shkenca nuk mund ta pranojë".3 

 

Policer ishte kundra krijimit, duke mbrojtur idenë e pafundësisë së universit, mendonte se shkenca përparonte në anën e tij. Në fakt shkenca pa kaluar shumë kohë demostroi me të vërtetë se universi ka një fillim. Dhe ashtu siç e kishte deklaruar Policeri vetë, nëse ka një krijim atëherë duhet të ketë gjithashtu një Krijues.

 

 

 

Zgjerimi i Universit dhe Zbulimi i Big Bengut

 

Vitet 1920 do të ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e astronomisë moderne. Në vitin 1922 fizikanti rus Aleksandër Fridman arriti të përllogarisë se sipas Teorisë së Relativitetit të Ajnshtajnit, struktura e universit nuk ishte statike (e palëvizshme) dhe do të ishte e mjaftueshme edhe një impuls i vogël të shkaktonte zgjerim apo tkurrje (të saj). I pari person që arriti të tregojë rëndësinë e zgjidhjes së Fridmanit, ishte astronomi belg Xhorxh Lëmetrë. I bazuar në këto kalkulime, Lëmetrë deklaroi se universi kishte një fillim dhe që prej asaj zanafille vazhdon në mënyrë konseguente të zgjerohet. Përveç kësaj bëri të ditur se do të arrihej të llo-garitej edhe masa e mbetur e rrezatimit që prej kësaj pikënisjeje.

 


Edvin Habëll zbuloi se universi po zgjerohej. Me këtë rast ai gjeti fakte për "Big Bengun", një ngjarje kataklizmike, zbulimi i së cilës i detyroi shkencëtarët të braktisin idenë e një universi të pafundëm dhe të përjetshëm.

Llogaritjet teorike të këtyre shkencëtarëve nuk tërhoqën vëmendje në atë kohë por me shfaqjen e një argumenti bindës gjatë viteve 1929, si rezultat i vëzhgimeve të shumta, ranë si një bombë në botën e shkencës. Po atë vit në qendrën vëzhguese "Kalifornia Maunt Uillson", astronomi amerikan Edvin Habëll bëri një nga zbulimet më të mëdha në historinë e astronomisë. Habëll duke studiuar qiellin me anën e një teleskopi gjigand, zbuloi se drita e yjeve çdo ditë e më tepër përthyhej drejt ngjyrës së kuqe, fundit të spektrit dhe kjo ka lidhje të drejtëpërdrejtë me distancën e yjeve nga toka. Ky zbulim tronditi të gjitha bazat e modeleve të një universi të qëndrueshëm të supozuara deri në atë kohë.

 

Sipas ligjeve të njohura të fizikës, spektri i rrezeve të dritës, të cilat lëvizin drejt pikës së vëzhgimit kthehen në vjollcë, ndërsa spektri i atyre rrezeve të dritës, të cilat largohen prej pikës së vëzhgimit anojnë drejt së kuqes. (E njëjtë kjo me ho-llimin e zërit të sirenës së trenit, i cili i largohet vëzhguesit.) Vëzhgimi i Habllit tregon se sipas këtij ligji, trupat qiellorë në mënyrë të vazhdueshme largohen prej nesh.

 

Pa kaluar shumë kohë Habëll, zbuloi diçka tjetër shumë të rëndësishme: galaktikat dhe yjet nuk largoheshin vetëm prej nesh por edhe nga njëri-tjetri. Përballë një universi ku çdo trup qiellor, në të cilin distancohen nga njëri-tjetri, i vetmi përfundim që mund të arrihet është se universi është në "zgjerim" të përhershëm.

 

Ky ishte një zbulim për të cilin Xhorxh Lëmetrë pati "profetizuar" pak kohë më parë, dhe një nga mendjet më të shquara të shekullit, pati shprehur diçka në lidhje me këtë 15 vjet më parë se ai. Në vitin 1915 Albert Ajnshtajn me anë të përllogaritjeve të përfituara nga Teoria e përgjithshme e Relativitetit arriti në përfundimin se universi është një strukturë jo-statike (kështu duke i paraprirë përfundimeve të Fridmanit dhe Lëmetrit). Por i habitur përballë këtij zbulimi Ajnshtajni, ekuacioneve të tij i shtoi edhe një faktor të ri, të cilin e emërtoi "konstante kozmologjike" që "të dilte një përgjigje e drejtë" sepse në atë kohë astronomët thonin se universi është statik dhe ai kërkoi që teoria t'i përshtatej këtij modeli. Vite më vonë konstanten kozmologjike do ta përkufizonte si, gabimi më i madh i karrierës së tij.

 

E vërteta mbi zgjerimin e universit, të cilën na e parashtroi Habëll, më pas do të lindte një model të ri për universin. Nëse universi është në zmadhim nëse do të kthehemi pak në kohë (në të shkuarën) do të konstatojmë një univers më të vogël, e nëse shkojmë më tej do të vërejmë "vetëm një pikë".

 

Duke iu mbështetur matjeve të bëra, kjo pikë, e cila përfshinte të gjithë materien e universit, do të kishte një vëllim zero për shkak të forcës të madhe tërheqëse (gravitetit). Kështu që universi duhet të jetë shfaqur me shpërthimin e kësaj pike me vëllim zero. Ky shpërthim u quajt "Big Beng" (Shpërthimi i Madh) dhe ekzistenca e tij në mënyrë të përsëritur pohohet nga faktet e vërejtura.

 

Big Beng tregoi një të vërtetë shumë të madhe: Të thuash që diçka ka zero volum është njësoj sikur të thuash është "Hiç". I gjithë universi është krijuar nga ky "hiç". Dhe për më tepër ky univers ka një fillim në të kundërt me pikëpamjen e materialistëve që mbështesin se "universi ka ekzistuar nga pafundësia".

 

 

 

Hipoteza e "gjendjes së qëndrueshme" (palëvizshme)

 

Teoria e Big Bengut për shkak të argumentave të forta që sillte, filloi të pranohej gjerësisht nga bota e shkencës. Por astronomët, të cilët ishin të vendosur në mbështetje të filozofisë materialiste dhe mbi idenë e kësaj filozofie mbi një "univers të pafund", vazhdonin t'i rezistonin Big Bengut dhe të mbanin në këmbë ideologjinë e tyre. Shkakun e kësaj përçapjeje kuptohet fare qartë në fjalët e fizikantit të shquar Artur Edington, i cili thotë: "Në mënyrë filozofike idea për fi-llimin e menjëhershëm të këtij rregulli të tanishëm natyror më duket shumë e neveritshme".4 

 

Një tjetër astronom që kundërshtoi teorinë e Big Bengut, ishte Fredi Hoil. Ky i fundit aty nga mesi i shekullit të 20-të nxorri një model të ri, pasues i filozofisë së universit të pafund të shekullit të 19-të, me emrin gjendje e palëvizshme "Steady-state". Hoil e pranoi faktin e pakundërshtueshëm të zgjerimit të universit dhe propozoi diçka të re se universi është i pafundëm në të dyja, dimensionin dhe kohën e tij. Sipas këtij modeli me zgjerimin e universit materia në sasi të duhura, në mënyrë spontane filloi të ekzistonte vetvetiu për ta mbajtur universin në gjendje të palëvizshme. Qëllimi i vetëm i dukshëm i kësaj teorie është mbështetja e dogmës së "materies që ekziston që në pafundësinë e kohës", e cila është baza e filozofisë materialiste, kjo teori e Big Bengut është plotësisht e kundërta sepse mbron që universi ka një fillim. Përkrahësit e teorisë së gjendjes së palëvizshme i rezistuan për një kohë të gjatë Big Bengut. Por megjithatë shkenca përparonte kundra tyre.

 

 

 

Triumfi i Big Bengut

 


Gjendja e sër Artur Edingtonit që "idea për fillimin e menjëhershëm të këtij rregulli të tanishëm natyror më duket shumë e neveritshme" është një pranim i shqetësimit që solli Big Bengu për materialistët.

Në vitin 1948 Xhorxh Gamov duke i avancuar më tej llogaritjet e Xhorxh Lëmetrit, hodhi një tezë të re mbi Big Bengun. Nëse universi është formuar me një shpërthim kataklizmik, padyshim që duhet të ketë lënë pas një përqindje të caktuar të rrezatimit. Dhe mbi të gjitha ky rrezatim duhet të jetë përhapur në raport të njëjtë në të gjithë universin.

 

Ky argument që duhej të vërtetohej, pa kaluar shumë kohë u gjend. Në vitin 1965, dy kërkues Arno Penzias dhe Robert Uillson si përfundim i një rastësie, zbuluan këto rrezatime (valë) të panjohura. Ky rrezatim, të cilin e quajtën "Sfondi Kozmik i Rrezatimit" ishte i ndryshëm nga rrezatimet që reflektoheshin nga çdo vend i hapësirës për uniformitetin e jashtëzakonshëm. E shprehur ndryshe ky nuk ishte një rrezatim me origjinë të lokalizuar, pra, nuk kishte një burim të përcaktuar dhe ishte i përhapur gjithandej. Kështu që shumë shpejt u zbulua se këto rrezatime i takonin mbetjeve të periudhës së Big Bengut që vazhdojnë që nga çasti i parë i shpërthimit të madh. Gjithashtu Gamovi nxorri se frekuenca e rrezatimeve ishte shumë e afërt me vlerën e parashikuar nga shkencëtarët më parë. Penzia dhe Uillson fituan edhe çmimin Nobel për zbulimin e tyre.

 

Në 1989, Xhorxh Smut me ekipin e tij të NASA's hodhën në hapësirë "Satelitin e Zbulimit të Rrezatimit të Sfondit Kozmik" (COBE). Me aparatet e ndjeshme të vendosura në këtë anije kozmike u deshën vetëm 8 minuta për të detektuar dhe pohuar matjet e Penzias dhe Uillsonit. Konkluzionet vërtetuan rezultatet e mbetjeve të trysnisë dhe nxehtësisë prej shpërthimit të madh në fillim të universit. Shumica e shkencëtarëve pohuan se COBE në mënyrë të sukseshme kishte kapur mbetjet e Big Bengut.

 


Rrezatimi kozmik i zbuluar nga Penzia dhe Uillson shikohet si një fakt i pakundërshtueshëm për Big Bengun nga bota shkencore.

Shumë fakte të reja për Big Bengun po dilnin. Një argument tjetër i rëndësishëm i Big Bengut ishte sasia e gazeve të hidrogjenit dhe heliumit në hapësirë. Me matjet e bëra në ditët tona kuptohet se raporti hidrogjen-helium në univers përputhet plotësisht me raportin teorik të llogaritjeve të mbetjes së hidrogjen-helium nga Big Bengu. Kjo na drejton në atë se në teorinë e gjendjes së palëvizshme nëse universi pa një fillim vjen nga infiniti dhe nuk ka fillim, hidrogjeni në univers do të digjej plotësisht dhe do të kthehej në helium. I mbështetur nga fakte të mjaftueshme Big Bengu u pranua në mënyrë të prerë nga shkenca. Sipas një shkrimi në numrin e Tetorit 1994 të revistës "Scientific American" shënon se modeli i Big Bengut është i vetmi që merr parasysh zgjerimin e vazhdueshëm dhe siste-matik të universit dhe përfundime të tjera observuese.

 

Denis Shama, i cili për një kohë të gjatë së bashku me Fred Hoil, përkrahu teorinë e gjendjes së palëvizshme, u shpreh në këtë mënyrë mbi argumentat e njëpasnjëshme të Big Bengut:

 

"Edhe unë si gjithë ato që përkrahnin teorinë e gjendjes së palëvizshme u fërkuan për një kohë të gjatë me argumentat bindëse... Një rol të rëndësishëm luaja dhe unë por jo se i besoja vërtetësisë por vetëm se do të doja që "gjëndja e palëvizshme" të ishte e vërtetë. Kundra argumenteve mora pjesë përkrah Fredit për të gjetur përgji-gje për këto zbulime armike. Por me grumbullimin e më tepër të argumenteve, e kuptova që nuk kishte më kuptim të vazhdoja të luaja rolin dhe mendova se tashmë duhet lënë mënjanë "gjëndja e palëvizshme".5 

 

 

 

Kush e krijoi universin nga mosekzistenca?

 

Me triumfin e Big Bengut, edhe dogma themelore e materialistëve, nocioni mbi "universin e pafund" u varros në faqet e historisë. Atëherë çfarë ishte ajo forcë që krijoi universin me një shpërthim të madh në mosekzistencë?

 

Pa dyshim që kjo pyetje tregon (shfaq) atë të vërtetë, të cilën nuk e pëlqen Artur Edington dhe materialistë të tjerë, pra, ekzistencën e një Krijuesi. Filozofi i shquar ateist Antoni Flu për këtë ka thënë:

 

"Thonë se shpifjet i bëjnë mirë gjendjes shpirtërore të njeriut. Unë do të rrëfehem: Modeli i Big Bengut është shumë shqetësues për sa i përket një ateisti. Sepse shkenca ka vërtetuar një pretendim të përkrahur nga burime fetare: Tezën mbi ekzistencën e një zanafille të universit. Unë i besoj akoma ateizmit por duhet të theksoj se nuk është fare e lehtë dhe e qetë të mbrohet përballë Big Bengut".6 

 

Shumë shkencëtarë të tjerë që nuk e kishin detyruar veten në besimin e verbër në ateizëm, sot në krijimin e universit e pranojnë ekzistencën e një Krijuesi, zotërues të një force të pafund, pra, Allahun. Psh, astrofizikanti i njohur amerikan Hjuxh Ros shpjegon ekzistencën e Krijuesit përtej dimensioneve të universit në këtë mënyrë:

 

"Koha është dimensioni ku shfaqen ngjarjet. Në qoftë se materia është e shfaqur së bashku me shpërthimin, atëherë shkaku i ekzistencës së universit duhet të jetë një fenomen plotësisht i pavarur nga dimensioni kohor dhe ai i vendit. Kjo na tregon se krijuesi është mbi të gjitha dimensionet e universit. Në të njëjtën kohë tregon se Zoti nuk është universi në vetvete dhe nuk përmbledh atë apo të jetë një forcë e tij (universit).7 

 

 

Ankesat dhe pavleftësitë (mangësitë) ndaj krijimit

 

Siç e studiuam deri në këtë pikë, Big Beng do të thotë krijimi i universit nga mosekzistenca, pra, pohim i hapur i krijimit të qëllimshëm. Për këtë shkak fizikantët dhe astronomët, të cilët e kishin përvetësuar ideologjinë materialiste, u mun-duan të sillnin disa shpjegime alternative për t'i dalë kundra këtij realiteti. Një nga këto ishte dhe teoria e "gjendjes së palëvizshme", të cilën e prekëm në faqet e mësipërme ku thamë se kjo teori ishte një përçapje e pashpresë e disa shkencëtarëve, të cilët "në mënyrë filozofike shqetësoheshin nga idea e krijimit të universit".

 

Dy alternativat e tjera, të cilat materialistët u munduan t'i sillnin ishin mo-dele që e pranonin Big Bengun por që mundoheshin ta komentonin jashtë krijimit. I pari ishte "modeli i oshilacionit (hapje-mbylljes) të universit" dhe i dyti ishte "modeli kuantum i universit". Tani le të analizojmë hollësisht këto teori dhe të shpjegojmë pavleftësitë e tyre.

 

"Modeli i oshilacionit të universit"u shfaq si tezë nga ata astronomë, të cilët nuk e pranonin dot Big Bengun si fillimin e universit. Në këtë model pretendohet se pas Big Bengut universi u mblodh përsëri në vetvete, pra, në një pikë të vetme dhe më pas shpërtheu përsëri dhe u mblodh përsëri në një pikë të tillë. Kështu me këtë rutinë vazhdon deri në pafundësi. Përsëri sipas këtij modeli edhe para Big Bengut ka patur shpërthime deri në pafundësi. Pra, sipas teorisë, universi dhe materia ekzistonin që nga pafundësia por që me kalimin e kohës përjetonin shpërthime dhe tkurrje (mbledhje në një pikë) herë pas here. Edhe universi ku ne jetojmë është një prej atyre universeve të këtij cikli.

 

Ajo që bënë ata që parashtruan këtë model ishte thellimi i tyre mbi Big Bengun duke shkruar një skenar për ta kthyer atë në një teori që mbron pafundësinë e universit. Por ky ishte një skenar jashtëshkencor, sepse kërkimet e 15-20 viteve të fundit na tregojnë se ky model i oshilacionit të universit është i pamundshëm. Sepse edhe sikur universi të tkurret e të mblidhet në vetvete, nuk ekziston asnjë forcë fizike që të kushtëzojë një tkurrje kaq të madhe dhe duke e kthyer përsëri atë mbrapsht, me një shpërthim tjetër të madh, ta ndërtojë atë përsëri.8 

 

Faktori më i madh, i cili miraton pavlefshmërinë e këtij modeli është se edhe sikur universi me oshilacion të vazhdueshëm të ekzistojë, ky mekanizëm nuk do të vazhdonte në pafundësi. Sepse llogaritjet tregojnë se këto "universe të njëpasnjëshëm" do t'i transferonin pasuesit një sasi entropie. Pra, energjia në çdo univers sa do të vinte e do të bëhej më e padobishme, pra, sasia e energjisë ekzistuese do të ishte më e vogël dhe çdo univers që do të hapej sërish do të zotëronte një hapje më të ngadaltë dhe një sipërfaqe më të madhe. Dhe nëse do të ktheheshim pas në kohë do të përballeshim me universe më të vegjël dhe përsëri kjo do të kyçej në një "univers fillestar". E nëse do të ekzistonin universe të këtillë përsëri duhet që në fillim të jenë krijuar nga mosekzistenca.9 

 

Shkurtimisht modeli i "oshilacionit" të pafund të universit është një fantazi që fizikisht nuk është e mundur të realizohet.

 

"Modeli kuantum i universit", ishte modeli i dytë i paraqitur për një shpje-gim jashtëkrijimit për Big Bengun. Ata që mbronin këtë tezë e patën bazuar skenarin e tyre në vëzhgimin e bërë në fizikën nënatomike (kuantumit). Në fizikën e kuantumit u vëzhgua se copëzat nënatomike formoheshin dhe zhdukeshin spontanisht brenda në vakum. Këtë vëzhgim disa prej fizikantëve e komentuan se materia fillon dhe krijohet në nivelin kuantum dhe se "kjo cilësi i takon materies në vetvete", po kështu edhe në krijimin e universit nga mosekzistenca është një veti që i përket lëndës, duke u munduar të tregonin këtë dukuri si një pjesë e li-gjeve të natyrës. Brenda modelit të kuantumit, universi ynë interpretohet si një copëz nënatomike në një (univers) më të madh.

 

Në fakt përshkrimi i bërë fizikës së kuantumit në asnjë mënyrë nuk ka li-dhje dhe nuk mund të jetë një shpjegim mbi krijimin e universit. Uilliam Lein Kreg, shkrimtar i librit "Big Beng, Theism and Atheism" (Shpërthimi i madh, Teizmi-besimi në një Zot- dhe Ateizmi) këtë temë e shpjegon si më poshtë:

 

"Vakumi kuantum mekanik me copëzat, të cilat valëzonin (dukeshin e zhdukeshin) në të vërtetë është shumë larg "vakumit" real e nuk do të thotë hapësirë boshe. Në një model kuantumi të tillë, copëzat, të cilat vazhdimisht duken e zhduken marrin energji nga (vetë) ky boshllëk për të siguruar këtë ekzistencë të tyre të shkurtër. Kjo nuk është një hapësirë boshe dhe për këtë shkak edhe copëzat e materies nuk u krijuan nga hiçi".10 

 

Dmth, edhe në fizikën e kuantumit materia nuk u krijua nga mosekzistenca, vetëm se energjia përreth në mënyrë spontane kthehet në materie e më pas me shpërbërjen e kësaj materieje kthehet sërish në energji. Shkurtimisht këtu nuk jemi përballë një krijimi në mosekzistencë.

 

Por ashtu si në degët e tjera të shkencës edhe në fizikë ka nga ato shkencëtarë ateistë, të cilët pa i vënë re disa pika dhe detaje kritike i kalojnë pa i përfillur këto të vërteta për shkak të pikëpamjeve të tyre materialiste. Sepse për to nxjerrja dhe shpjegimi i të vërtetave shkencore mbart një rëndësi jetike për qëndrimin në këmbë të materializmit, dmth, ateizmit.

 

Modeli i universit kuantum, të cilin e shtjelluam më sipër, do të refuzohej nga shumica e shkencëtarëve: me shprehjen e fizikantit të njohur C. J. Isham "për arësye të vështirësive vdekjeprurëse të dala përpara teorisë, modeli kuantum i universit nuk u përqafua gjerësisht".11Aq sa ky model sot është braktisur edhe nga fizikantët R. Brout dhe Ph. Shpindel, të cilët ishin ata që e shfaqën për herë të parë këtë.12 

 


Stefan Hauking ashtu si shkencëtarët e tjerë materialistë, të cilët përpiqen të sjellin shpjegime jashtëkrijuese për Big Bengun shfaq disa koncepte të mbështetura në imagjinatë dhe kontradikta.

Një version i modelit kuantum i njohur shumë këto vitet e fundit, vjen nga fizikanti i njohur botëror Stefan Hauking. Ky i fundit, në modelin e përmbledhur në librin "Historia e shkurtër e kohës", pretendon se Big Bengu nuk të lë të kuptosh krijim nga mosekzistenca. Përballë realitetit se përpara Big Bengut nuk ka patur kohë, propozoi konceptin "kohë imagjinare". Sipas tij Big Bengu ka patur vetëm një interval 10-43 sekonda "kohë imagjinare" dhe koha reale është formuar pas saj. Shpresa e Hauking ishin vetëm që të kundështonte atë koncept të pakohësisë para Big Bengut.

 

Faktikisht "koha imagjinare", "numri i njerëzve imagjinarë në dhomë" apo "numri i makinave imagjinare në rrugë", janë koncepte të barazvlefshëm me zero, pra, hapësirë boshe. Ai është duke bërë vetëm një lojë fjalësh me këtë gjë. Hauking pretendon se me ekuacionet e ndërtuara me faktorin kohë imagjinare janë të drejta, por në të vërtetë kjo nuk ka asnjë lidhje.

 

Matematicieni i njohur Sër Herbert Dingëll probabilitetin për të treguar si të drejta gjërat që nuk ekzistojnë e shpjegon:

 

"Në gjuhën e matematikës ne themi aq gënjeshtra sa dhe të vërteta, dhe mbrenda kufinj-ve të matematikës nuk ke asnjë shans t'i dallosh këto nga njëra-tjetra. Veçimi i tyre mund të arrihet vetëm jashtë matematikës me logjikë apo me eksperimente; duke arritur të analizohet mundësia e relacioneve midis rezultatit matematikor dhe reaksionit korrespondent fizik".13 

 

Shkurtimisht në matematikë çdo rezultat teorik nuk kushtëzon domosdoshmërinë që të ketë pasojë reale. Ja pra, dhe Hauking duke përdorur këtë veçori subjektive të matematikës prodhon hipoteza, të cilat nuk mund të korrespondojnë me realitetin. Po çfarë mund të jetë arsyeja e përpjekjeve të tij? Përgjigjen mund ta gjejmë sërish te fjalët e tij. Në shumicën e rasteve Hauking modelet e universit, të cilat na i parashtron si alternativa të Big Bengut, pohon se këto janë hedhur "për të asgjësuar krijimin hyjnor".14 

 

Të gjitha këto tregojnë se alternativat që iu ofruan Big Bengut; teoria e gjendjes së palëvizshme, modeli i oshilacionit të universit, modeli kuantum i universit dhe përpjekjet e modelit të Haukingut, rrjedhin të gjitha vetëm nga paragjykimet e ideologjisë materialiste. Zbulimet shkencore tregojnë haptazi se teoria e Big Bengut është e vërtetë dhe kjo shpjegon "krijimin në mosekzistencë". Dhe ky është një demostrim i hapur i krijimit të universit në mosekzistencë nga ana e Zotit por që materialistët këtë nuk e pranojnë dot.

 

Një shembull i kësaj replike drejtuar Big Bengut është cituar në një shkrim nga Xhon Madoks, editor i një nga revistave të njohura shkencore materialiste, Nature. Madoksi në editorialin e tij me titull (Down with the Big Bang) "Poshtë Big Bengu" ka deklaruar se "Big Bengu nuk mund të pranohet ideologjikisht" sepse "teologët me Big Bengun kanë gjetur një mbështetje të fortë në idenë e krijimit" dhe se në 10 vitet e ardhshëm do ta hedhim poshtë Big Bengun.15 

 

Disa materialistë iu afruan çështjes me maturi. Psh, fizikanti materialist anglez H. P. Lipson, "edhe pse nuk e dëshiron diçka të tillë" e pranon krijimin si një e vërtetë shkencore në këtë mënyrë:

 

"Për mua duhet ta kapërcejmë këtë pikë dhe duhet me doemos ta miratojmë shpje-gimin e vetëm të pranueshëm, krijimin. Unë e di që kjo do të vijë repulsive (shtytëse) së bashku me mua edhe shumë fizikantëve të tjerë por nëse argumentet eksperimentale e mbështesin një teori, nuk mund ta refuzojmë këtë vetem pse nuk na pëlqen neve".16 

 

Si përfundim shkenca ka arritur në këtë të vërtetë: Materia dhe koha janë të krijuara nga ana e një Krijuesi që zotëron forcë të pafundme dhe i pavarur nga këto të dyja. Krijuesi i universit ku jetojmë, zotërues i një force, dijeje dhe inteli-gjence të pafund, është Allahu.

 

 

 

Shenjat e Kuranit

 

Modeli i Big Bengut me ndihmën që i dha njerëzimit të njohë universin rea-lizoi një funksion tjetër të rëndësishëm. Me shprehjen e filozofit ateist Antoni Flu që me Big Bengun "shkenca miratoi një pretendim të përkrahur nga burimet fetare".

 

Kjo e vertetë e mbrojtur nga burimet fetare është realiteti i krijimit të universit nga mosekzistenca. Para se shkenca të bënte zbulimet e saj, Zoti e pati deklaruar në librat e tij hyjnorë të zbritura si udhëzim për njerëzinë. Në secilin prej librave të Tij hyjnorë si Teurati, Ungjilli dhe Kurani, ka informuar se universi dhe të gjitha materiet janë të krijuara spontanisht nga Zoti.

 

Mes këtyre burimeve hyjnore, Kurani, i cili nuk ka pësuar asnjë ndryshim na informon edhe mbi krijimin nga mosekzistenca por edhe mbi çështjen e mënyrës së krijimit, këto informata të zbuluara 14 shekuj me parë janë plotësisht paralele me zbulimet e shkencës moderne të shek. 20-të.

 

Fillimisht në Kuran informohemi për "mosekzistencën" në "krijimin" e këtij universi si vijon:

 

"Ai (Allahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën...". (Enam, 101)

 

14 shekuj para nesh, në një kohë kur dijet e njerëzve mbi universin ishin shumë të cekëta, na deklarohet një aspekt tjetër në Kuran, ashtu siç e parashtron edhe teoria e Big Bengut, i gjithë universi ka dalë në pah nga veçimi dhe zgjerimi i një vëllimi shumë të vogël, i cili ishte i mbledhur:

 

"A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë"? (Enbija, 30)

 

Në origjinalin arabisht të ajetit të mësipërm jo pa qëllim është zgjedhur një fjalë e veçantë. Fjala ratk në ajet u përkthye "të ngjitura me njëra-tjetrën". Kuptimi në fjalorët arabisht është "të ndërthurura me njëra-tjetrën, të pandara, të shkrira në njëra-tjetrën". Pra, është një fjalë që përdoret për dy lëndë, të cilat formojnë një masë (tërësi). Shprehja në ajet "i ndamë" është folja fatk, e cila ka kuptimin e shkëputjes së një sendi nga gjendja ratk duke e copëzuar dhe e shpërndarë. Psh, kjo folje përdoret edhe te rasti i çarjes së farës nga filizi dhe dalja e saj nga toka.

 

Me këtë informacion le t'i hedhim një sy përsëri ajetit. Aty flitet për një gjendje ratk të qiellit dhe tokës. Më pas këto të dyja u ndanë me foljen fatk. Pra, kanë dalë në pah duke çarë (përshkuar) njëra-tjetrën. Faktikisht mund të kujtojmë gjendjen e parë të Big Bengut ku shohim një pikë të quajtur "veza kozmike" që përfshinte të gjitha materiet e universit. E thënë ndryshe çdo gjë "qiejt dhe toka" ishin në një gjendje ratk brenda kësaj pike. Më pas kjo vezë kozmike ka shpërthyer furishëm dhe me këtë (direktim) materiet u bënë fatk, pra, dolën jashtë dhe formuan të gjithë universin.

 

Një tjetër e vërtetë e deklaruar në Kuran është zgjerimi i universit, i cili arriti të zbulohej nga shkenca vetëm në vitin 1920. Kurani, këtë aspekt, i cili për herë të parë doli me vëzhgimet e animit në të kuqe të spektrit të dritës së yjeve nga ana e Habëll, e tregon kështu:

 

"Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë". (Dharijatë, 47)

 

Me pak fjalë, në një anë zbulimet e shkencës moderne zhvlerësojnë dogmën materialiste, nga ana tjetër vërtetojnë saktësinë e informacioneve të ajeteve të Kuranit. Sepse universi në të kundërt nga ç'e kujtojnë materialistët, me një sërë aksidentesh brenda në materie; është krijuar nga Zoti dhe informatat e ardhura nga Ai, padyshim që janë dijet më të drejta mbi origjinën e universit.

Kategori: Krijimi i gjithësisë | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/09/2009)
Klikime: 3326 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2 zeqir  
0
eshte e vertet se universi dhe gjithqka qe na rrethon eshte e krijuar nga allahu

1 abdullah  
0
shume e bukur mashaALLAH ALLAHU IU A SHPERBLEFT ATIJ QE I KA PERMBLEDH FAKTET SE UNIVERSI ESHTE KRIJUAR NGA ALLAHU.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024