E diel, 22/12/2024, 14:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Krijimi i njeriut [17]
Krijimi i gjithësisë [27]
Krijesa të mrekullueshme [18]
Mjeshtëria e Allahut në ngjyra [11]
Tema tjera shkencore [74]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Kurani dhe shkenca » Tema tjera shkencore

Hudhra, kur dhe si duhet ta përdorim kundër sëmundjeve?
Hudhra, kur dhe si duhet ta përdorim kundër sëmundjeve?
 
Allium sativum L. e njohur si hudhra është bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë të fortë e të djeg dhe që përdoret si ushqim apo si bimë mjekësore. Por, në të dyja rastet shpesh hudhra shmanget, pikërisht për shkak të erës. Ky është një veprim jo i drejtë për shëndetin, sidomos nëse organizmi vuan nga disa lloj sëmundjesh, të cilat ne do t i radhisim në shkrimin e mëposhtëm.


Kur dhe si ta përdorim?

Përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në USA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelpinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 përqind.
 
 Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive.
 
 Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë holandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s e konsumojnë këtë produkt. Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet pasur një kujdes të jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.


Këshilla mjekësore

Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz, që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelpinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë.
 
 Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelpinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit.
 
 Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteresh dhe mund t i shkatërrojnë ato. Shumë e dobishme është hudhra edhe për të sëmurët, që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj ose lëngu që përftohet gjatë shtypjes, lehtëson rrugët e frymëmarrjes dhe qetëson të sëmurin. Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë luftimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, duke zëvendësuar kështu edhe antibiotikët.

Sëmundjet
Mjekësia moderne ka njohur aftësinë, që me anë të hudhrës dhe kurave, që e kanë në përbërje, të shërojnë sëmundje të ndryshme, siç janë artero-skleroza, tensioni i lartë i gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut, problemet e zemrës

Kallot
I zbusni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë, aq sa të durojë këmba. Pastaj i fshini dhe e pastroni dhe vendin ku ka kallo vendosni 1 fetë limoni, mbi të vendosni 2-3 thelpinj hudhre të shtypur dhe pak kripë të hollë gjelle nga darka deri në mëngjes, për 10 net rresht.

Përdorimi
Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe kur ajo përdoret e thatë. Nëse përdoret në gatim këshillohet që mos të skuqet shumë, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatë skuqjes humbet me shijen e vajit.

Përbërësit
Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 përqind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit

Paketë këshillash
Të sëmurët, që vuajnë nga tensioni i ulët, nuk duhet të hanë hudhër
Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelpinj hudhre në ditë kundër sëmundjeve
Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën
Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit
Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat, që ajo përmban
Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë
Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj
Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat, që kalbin lëndën organike
Kategori: Tema tjera shkencore | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 1874 | Komentet: 3 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 3
3 nexhat  
0
edi qe Hudhra ose siq e quam ne hudra eshte e mire te perdoret per shendetin ton por eshte qudi se njerzit thojn qe pot vjen hera hudhra e mu ma merr menja qe per ket arsy perdoret pak hudhra eshte mir qe njerzit ta kuptojn dhe ta durojn ket er

2 myrvete  
0
Allahue u sherblefte me xhenete se na ndron e keshiloni me vepfaqen tuje . Jeni shuem te mier !

1 juna  
0
uauuu

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024