Hudhër edhe për mbrojtjen e kockave
Do keni problem me erën e gojës, por nëse hani hudhra, qepë dhe presh, do jeni më të mbrojtur nga format më të zakonshme të artritit. Studimi është realizuar nga disa profesorë të një universiteti britanik. Ja edhe një këshillë tjetër. Një gotë qumësht është një mënyrë e mirë për të larguar erën e gojës.
Artriti është sëmundje, e cila sulmon gratë tri herë më shpesh sesa meshkujt, më shpesh në moshën 20 - 40 vjeç. Shenjat janë: dhembja, të ënjturit dhe ndezja e nyjave. Mund të shërohet vetëm me barna, mirëpo disa rregulla në ushqim mund të ndihmojnë lehtësimin e të ënjturit dhe ndezjes së nyjave, kështu që dhembjet mund të lehtësohen me përdorimin e më pak barnave.
Është kryesore, që të kufizohet konsumimi i yndyrave me prejardhje kafshësh, sepse ato nëpërmjet reaksioneve të ndryshme kimike, përshpejtojnë prodhimin e substancave të dëmshme. Kur është fjala për llojin e posaçëm të artritit, duhet hequr mishi nga ushqimi, sepse përmban numër të shtuar të thartirave nukleide, shpërbërja e të cilave shkakton në trupin tonë krijimin e thartirave urinare, qëndrimi i të cilave përshpejton paraqitjen e artritit në nyja.